Florian Qehaja

Qehaja thotë se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Florian Qehaja, ka paralajmëruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet.

Periskopi.com Lajme

Ai ka treguar se kjo po bëhet duke e aplikuar instrumentin e ‘fuqisë së butë’ përmes disa organizatave vendore dhe të disa medieve të caktuara në rajon.

Sa i përket gjendjes së sigurisë në vend, në një intervistë për “Epoka e Re”, Qehaja ka thënë se krimi i organizuar, korrupsioni, obstruksionet nga Serbia dhe ekstremizmi i dhunshëm e radikalizmi janë rreziqet kryesore që i kanosen Kosovës.

Ndërsa rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ai ka përmendur pengesat politike që do të dalin gjatë këtij rrugëtimi.

‘Policia e Kosovës është absolutisht e gatshme të bëhet pjesë e Interpoli-it dhe e organizatave të tjera të sigurisë”, thotë ai.