A po kthehen serbët në institucionet e Kosovës

Kanë kaluar më shumë se 3 muaj që kur kryeministri Isa Mustafa emëroi si ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiqin, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

Por puna e saj si ministre u ndërpre vetëm pas dy takimeve zyrtare që pati në këtë ministri. Pas kësaj, ajo nuk u pa më dhe pothuajse askush nuk flet për prezencën e saj në ministri.

Përkundër insistimit të KTV-së për të marrë një qëndrim nga ministrja serbe, kontakti me të ka qenë i pamundur.

Jevtiq, në një prononcim për mediat në gjuhën serbe, as nuk e ka mohuar e as pohuar se ajo ka dalë në vendin e saj të punës.

“Së shpejti do t’i merrni vesh të gjitha detajet,” është përgjigjur Jevtiq.

Se pjesëtarët e Listës Serbe gradualisht po kthehen në institucionet e Kosovës, duke i dhënë fund kështu bojkotit, e tregon edhe pjesëmarrja deputetit të Listës Serbe Sllobodan Petroviq, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Petroviq mori pjesë në këtë asamble me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, në krye të të cilit ishte Xhavit Haliti.

 

Kelmendi tregon përse nuk po e dërgojnë projektligjin e FSK-së në Kuvend (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi i ftuar në emisionin Kontakt të Tribuna Channel ka thënë qeveria nuk po e dërgon projektligjin e FSK-së në Kuvend për arsyen se nuk dëshirojnë t’i tregojnë ndërkombëtarëve që bëjmë hapa të shkurtra.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, çdo hap pa bashkësinë ndërkombëtare është i dëmshëm për Kosovën.

Zyrtari i LDK-së ka thënë se qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të pakapërcyshme dhe se do të veprojnë në trajtë vertikale me miqtë ndërkombëtarë.

 

Mirtohet projektligji për shoqëritë tregtare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës miratoi projektligjin për shoqërinë tregtare, i cili është i paraparë me planin kombëtar për MSA dhe do të ketë ndikim pozitiv në bërjen e biznesit.

Periskopi.com Lajme

 

Ministrja e Tregtisë, Hikmete Bajrami tha se ky projektligj do të ketë ndikim në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe është i paraparë në planin kombëtar për MSA- në.

Qeveria po ashtu ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes për financimin shtesë për projektin për bujqësi dhe zhvillim rural në mes të Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim në vlerë prej 20 milionë euro.

Po ashtu, Qeveria miratoi propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100 mijë eurove për funksionalizimin e Programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxhaj tha se duhet bërë ndarja e mjeteve financiare për kompensim të viktimave të krimit të kategorive të veprave penale të caktuara si vrasje dhe disa vepra tjera. Ndërkaq ministri i Financave, Avdullah Hoti njoftoi kabinetin qeveritar mbi performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar -shkurt 2017.

Me këtë rast u bë e ditur se të hyrat janar shkurt kanë shënuar rritje modeste prej 1.3 për qind krahasuar me vitin paraprak, ndërsa të hyrat vetanake në nivelin lokal janë rritur prej 6.2 për qind. Sa i përket shpenzimeve janë pothuajse të njëjta me ato të vitit të kaluar.

Të hënën priten ndryshime të rëndësishme në Qeverinë e Shqipërisë

Pas dorëheqjes – ende jo zyrtare – të ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri, të cilën e raportuan mediat atje, të hënën priten ndryshime të mëdha në Qeverinë e Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Sipas asaj që shkruan portali i televizionit Top Channel, ndryshimet në Qeverinë e Edi Ramës, nuk kanë të bëjnë me ofrimin e një kompromis për kërkesat e opozitës, simpatizantët e së cilës ende po vazhdojnë të qëndrojnë në çadra, njofton Klani

Burime të Top Channel pranë kryeministrit Edi Rama kanë thënë se “të hënën në Qeveri do të ketë ndryshime të rëndësishme, por këto ndryshime nuk çojnë në një qeveri teknike dhe se kabineti mbetet politik”.

Ndërkohë që protesta e opozitës vazhdon, e bashkë me të edhe kërkesa e Lulzim Bashës për krijimin e një qeverie teknike, si kusht që partitë opozitare të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas të njëjtave burime, në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve me udhëheqësit e fushatës në çdo qark, Edi Rama ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me nivelin e mobilizimit të tyre dhe se kjo mund të çojë në lirimin nga detyra të ministrave që janë njëkohësisht drejtues politikë në qarqe, për t’u fokusuar me kohë të plotë në angazhimin elektoral.

Qeveria kundër Presidencës, ushtria në bashkëpunim me SHBA-në dhe NATO-n

Pas iniciativës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për ta transformuar FSK-në në ushtri, Qeveria e Kosovës ka thënë se është e vendosur që Kosova të ketë ushtri, porse atë do ta arrijë në bashkëpunim me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe NATO-n.

Periskopi.com Lajme

Sipas një njoftimi të lëshuar nga ana e Qeverisë, katër ditë pasi presidenti Thaçi bëri publike nismën e tij, thuhet se Lista Serbe nuk do të mundë ta pengojë formimin e ushtrisë së Kosovës.

Lidhur me këtë nismë ka reaguar edhe qeveria e Serbisë, e cila e ka cilësuar si sukses të sajin kundërshtimin e NATO-s që të mos bëhet ushtria pa amandamentim kushtetues.  Nga ana tjetër analistët politikë në Kosovë konsiderojnë se ushtria nuk mund të bëhet pa koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare. Ata madje nismën e Thaçit për ta kthyer FSK-në në ushtri nëpërmjet një ligji të ri (pa ndryshime kushtetuese) e cilësojnë si të rrezikshme.

 

Quni e quan të papranueshme që Thaçi foli me Vuçiqin por jo me Mustafën për Ushtrinë

Anton Quni, deputeti i LDK-së, e ka quajtur të papranueshëm dhe të lëndueshëm faktin që presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq menjëherë pas iniciativës për transformim të FSK-së në Ushtri dhe një gjë të tillë nuk e ka bërë me kryeministrin e vendit Isa Mustafa.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se ky është gabim i presidentit dhe ai është dashur të konsultohet jo vetëm me kryeministrin Mustafa, por edhe me ekspertë të shumtë për çështjen e Ushtrisë.

“Nga deklarata e Thaçit para mediave lidhur me këtë temë ai ka thirrur në një unitet që të përkrahin idenë për iniciativën e tij. Kjo është që në start e lëndueshme kur dihet fakti që nuk e ka konsultuar fare kryeministrin Mustafa, por ka biseduar me kryeministrin e Serbisë Vuçiq. Kjo është absolutisht e papranueshme. Ka qenë e rrugës që të flasë jo vetëm me kryeministrin, ministrin, por edhe me shumë ekspertë që të kërkojë zgjidhje sepse është iniciativë me interes të lartë nacional”, ka thënë Quni në Interaktiv të KTV-së.

Ai po ashtu ka thënë se Thaçi mund të marrë merita për krijimin e Ushtrisë, por sipas Qunit, me rëndësi është që vetëm të bëhet Ushtria. “Megjithatë, duhet Ushtri që nuk kundërshtohet nga partnerët strategjikë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se Thaçi në deklaratën e tij për media të mërkurën kishte thënë se Vuçiqit i ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për askënd.

“Për më tepër, unë si president duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për reagime të tilla, qysh dje kam zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, për t’i komunikuar atij vendimin tim dhe për t’i bërë të qartë se FSK-ja, as në mandatin e saj të tanishëm dhe as në mandatin e saj të ri, të cilin shpresoj se do ta marrë shumë shpejt, nuk paraqet asnjë kërcënim as për Serbinë dhe as për asnjë shtet tjetër kudo në botë”, kishte thënë ai.

Qeveria thërret për nesër mbledhje, s’e përfshinë FSK-në

Ndërkohë, kujtojmë se Qeveria e Kosovës, ka thirrur për nesër mbledhjen e saj të rregullt, mirëpo, në rend të ditës nuk është futur edhe projektligji për misionin ushtarak të FSK-së.

Periskopi.com Lajme

Rendi i ditës që u është shpërndarë ministrave, nuk figuron diskutimi për një çështje të tillë, kanë thënë për Kohavisionin burimet e saj brenda kabinetit qeveritar.

Megjithatë, sipas këtyre burimeve, rendi i ditës edhe mund të ndryshojë deri nesër.

Ministri i Isa Mustafës thotë se ka buxhet për themelimin e Ushtrisë, por….

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti i Kosovës nuk paraqet ndonjë pengesë që të bëhet transformimi i FSK’së në Ushtri.

Periskopi.com Lajme

Ministri i LDK’së ka thënë se buxheti është përgatitur në marrëveshje me partnerët që e mbështesin avancimin e FSK’së.

“Buxheti për FSK për 2017 dhe në vitet në vijim është përgatitur në konsultim të ngushtë dhe me dakordim me partnerët që na mbështesin në avancimin e FSK’së drejt Forcave të Armatosura të Kosovës. Buxheti për 2017 reflekton planin strategjik të FSK’së”, ka shkruar Ministri Hoti në rrjetin social Facebook.

“Buxheti nuk paraqet pengesë për transformimin e FSK’së në forca të armatosura, por, ky transformim do të bëhet me mbështetje të miqve tanë, përfshirë edhe mbështetjen financiare për avancimin e kësaj force drejt standardeve të NATO’s”, tha ai.

Demarkacioni, rrezikon koalicionin qeverisës

Periskopi.com Video

BDI vendosi, Osmani: Do të jemi pjesë e Qeverisë së re

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë së re me LSDM. Ky vendim është miratuar mbrëmë në mbledhjen e kryesisë qendrore, ndërsa ai është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj, Bujar Osmani, informon INA.

Periskopi.com Lajme

Ai ka sqaruar se partia e tyre ka sqaruar dilemat që të jetë ose jo në qeveri dhe se pas debateve është vendosur se BDI përveç përkrahjes së liderit të LSDM, Zoran Zaev për marrjen e mandatit, ajo do të jetë edhe pjesë e Qeverisë së re.

Njëkohësisht Osmani theksoi se BDI  si subjekt politik është e hapur për hetimin e aktiviteteve të saj që nga themelimi i saj dhe se angazhimi i saj bazohet në reforma në drejtësi.

Osmani ka përmendur tani programin zgjedhor që kanë pasur gjatë zgjedhjeve të njohur si përbetimet e BDI-së, ndërsa nuk ka përmendur platformën e partive shqiptare. Vendimi për hyrje në qeveri ka të bëjë me respektimin e vullnetit të shqiptarëve. (INA)

Gënjen Hajredin Kuçi, thotë se nuk votoi matjen e territorit por shikojani dorën (Foto)

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar sot pas mbledhjes së Qeverisë, se nuk mori pjesë në votim të raportit të Komisionit për Matjen e Territorit, i cili u prezantua sot në mbledhjen e Qeverisë nga Hivzi Islami.

Periskopi.com Lajme

Kuçi në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se ai nuk mori pjesë në votim për shkak të qëndrimeve të tij personale dhe profesionale lidhur me çështjen e demarkacionit.

“Ashtu kam vlerësuar që duhet të votoj dhe është në përputhje me qëndrimet e mia personale dhe profesionale që i kam thënë edhe më herët, si dhe në kuadër të ligjit dhe rregullave demokratike”, ka  thënë Kuçi.

Por, Periskopi ua sjell fotografinë e çastit kur ai ka ngritur dorën, madje jo pak.

Mustafa e aprovoi matjen e territorit, nuk tregon kur dërgohet në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar sërish, pas disa orësh që Qeveria ka aprovuar Raportin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se raporti konstatoi se sipërfaqja e Kosovës nuk ka ndryshuar për asnjë metër katror si pasojë e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Sipas tij, ky Raport është një dëshmi për këtë gjeneratë dhe për gjeneratat e ardhshme se Kosova nuk kemi humbur territor dhe, po ashtu, në mënyrë të qartë tregon përkushtimin e kësaj Qeverie që të pasqyrojë faktet e drejta para qytetarëve tanë dhe për ta mbrojtur dhe dëshmuar çdo pëllëmbë të këtij vendi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka bërë pazare me territorin e saj për liberalizim të vizave, ashtu siç nuk do të lejojë të cenohet asnjë pëllëmbë e këtij territori. Për mua si Kryeministër i Kosovës është me rënësi të veçantë se Komisioni i ekspertëve ka konstatuar të vërtetën për territorin e Kosovës. Mbetem shumë i përkushtuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të ratifikojë Marrëveshjen për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, sepse e konsideroj tepër të dobishme për vendin dhe qytetarët tanë, por vendimi për këtë i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës në një proces të ardhshëm. IM”, shkruan Mustafa./ Periskopi

 

Qeveria miraton raportin e Komisionit për Matjen e Territorit

Qeveria e Kosovës e ka votuar dhe miratuar raportin e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Raportin në Qeveri dhe rezultatet e dalura nga ky raport i ka prezantuar kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe kryetari i Komisionit për Matjen e Territorit, Hivzi Islami.

Ai ka thënë se matja është kryer në mënyrë profesionale dhe se kundërshtarët e këtij komisioni dhe metodave të tij janë injorantë e mediokër.

Tash pas miratimit të këtij raporti, pritet që qeveria ta procedojë për t’u votuar në Kuvend.

Në këto çaste, në Qeverinë e Kosovës po shqyrtohet raporti i Komisionit për Matjen e Territorit

Qeveria e Kosovës po diskon raportin hartografik të Komisionit për matjen e territorit.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i këtij Komisioni, Hivzi Islami, tha se e kanë matur territorin e Kosovës e jo të shteteve tjera, sikurse bënë, siç tha ai, dy studentët e tij që ia futën barutin Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa tha se komisioni ka pasur për detyrë ta mat territorin para datës 25 gusht të vitit 2015.

Kryetari i Komisionit, kryeakademiku Hivzi Islami ka prezantuar raportin duke thënë se injorantët e keqpërdorën shkencën dhe u vunë në shërbim të politikave ditore.

Islami tha se komisioni pati përgjegjësi të madhe dhe punoi pa ndikime politike.

Por gjatë punës, Islami tha se pati shantazhe ndaj anëtarëve njëri prej të cilëve, u detyrua të japë dorëheqje në fund të procesit.

Sipas tij, Komisioni nuk pati kompetencë të ndajë kufij të rinj. Islami tha se madhësia e territorit është 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë.

Limaj ia përmend disa gjëra Thaçit, Mustafës e Veselit

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova ende ka mijëra të pagjetur derisa pushtetarët shkojnë dhe puthen në dialogun e Brukselit.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, këta pushtetar janë kthyer në kërcenin për vendin sepse fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre.

Në përvjetorin e tretë të themelimit të Nismës për Kosovën, Limaj tha para simpatizantëve se ata ishin nismëtar të bashkimit të opozitës, ishin ata që nuk lëshuan pe dhe se deputetët e Nismës në Kuvend nuk pranuan shantazheve e joshjes duke i qëndruar besnik parimeve të veta.

Fatmir Limaj ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Kadri Veselit, për të cilët ka thënë se e kanë venë në rrezik Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten.

Ka thënë se NISMA s’do të lejojë të bëhet pazare me Shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se Shteti aktualisht është pa udhëheqës.

“Kosova ka mbetur pa Zot, pa drejtues. Luhet me vendin tonë. Shkohet e bisedohet pa asnjë kusht me xhelatin tonë”, ka thënë Limaj.

Ish-Ministri i Transportit ka thënë se Qeveria e Kosovës s’do të mbahet mend për asnjë punë të mirë që e kanë bërë për Shtetin.

“Për Asociacionin, Gjykatën Speciale, Demarkacionin. Për këto gjëra do të mbahet mend kjo Qeveri”, ka shtuar ai.

“Fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre individual. Janë të gatshëm të bëjnë pazar me Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten”, ka shtuar ai.

Limaj shtoi se jo rastësisht kanë vënë slloganin “Ne mbajmë fjalën”, sepse ata mbajnë fjalën dhe nuk i thejnë parimet e tyre në dëm të Kosovës.

Njëri nga themeluesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka thënë që drejtuesit e kësaj partie kanë mbajt fjalën e dhënë dhe i qëndruan besnik Kosovës, përderisa uroi trevjetorin e partisë.

“Kosovës i duhen social-demokratët për t’u garantuar lirinë, drejtësinë dhe solidaritetin. Ka shumë punë për t’u bërë, për të jetësuar me dinjitet atë që e krijuam me flijimin e shumë gjeneratave” ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Mustafa thotë se Serbisë po i konvenon të mbajë peng mosformimin e Asociacionit

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa, ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me, siç thuhet në njoftimin zyrtar për media, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të biseduar me ministrat dhe deputetët e Listës Serbe, në mënyrë që të hartohet statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ashtu siç është e paraparë me Marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel dhe vendimin e nxjerr nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

 

“Dëshiroj t’ju njoftoj që ne kemi pasur disa aktivitete së bashku edhe me zëvendëskryeministrin Kuçi veçmas dhe me ministren për Dialog, sa i përket plotësimit të detyrimeve që Kosova i ka për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Si kryeministër, kam tentuar tri herë t’i thërras përfaqësuesit e Listës Serbe në zyrën time, deputetë të kësaj liste, ministrat dhe ekipin menaxhues, e cila rezulton mbi bazën e Marrëveshjes që është nënshkruar në Bruksel, për të filluar procesin e hartimit të statutit, ashtu siç është paraparë me këto marrëveshje dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për të proceduar me këto çështje, me këtë obligim, i cili është obligim yni”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Mustafa ka shtuar tutje se është vlerësuar mbi bazën e këtyre marrëveshjeve, “se statuti duhet të hartohet dhe punët duhet të bëhen në Kosovë, këtu, sepse ne kemi marrë përgjegjësinë për atë”.

“Kemi pritur dhe presim që përfaqësuesit serbë të kyçen në këtë proces, sepse është një proces i cili gjeneron nga një marrëveshje që ne e kemi arrit në Bruksel. Dëshiroj edhe njëherë në Qeveri të theksoj gatishmërinë tonë që ne në çdo moment të punojmë në këtë proces, të punojmë mbi bazën e marrëveshjeve, mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojmë edhe Brukselin, edhe partnerët tanë të tjerë, se ne jemi të gatshëm që ta përmbushim këtë detyrim që e kemi marrë. Detyrimet i përmbushim në partneritet të plotë me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri ka thënë se janë të interesuar që të krijojnë kushte që përfaqësuesit serbë në Kuvend, si deputetë, të kthehen në Kuvend, të punojnë, edhe ata në Qeveri të punojnë.

“Por natyrisht se mbetet përgjegjësi e tyre dhe po ashtu është problem edhe i ndikimit të Serbisë që ata po e prolongojnë këtë. Në qoftë se kjo vazhdon të prolongohet në këtë formë, kjo tregon se ata nuk janë të interesuar shumë për këtë çështje që e hapin para nesh, por interesimi për me mbajt peng këtë çështje, si duket është më tepër i Serbisë, por nuk është në asnjë rast interesim i Kosovës, sepse jemi në gjendje që në çdo moment të përmbushim detyrimet tona, ashtu siç i kemi marrë në Bruksel dhe ashtu siç i kemi nënshkruar marrëveshjet dhe siç kanë vendosur organet më të larta kushtetuese në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa.

Krijohet grup ndërministror për të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit i gëzuar

Nën kryesimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është mbajtur sot takimi konstituiv i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Qëllimi i krijimit të këtij grupi është koordinimi i procesit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, zhvillimi i politikave dhe monitorimi i zbatimit të legjislacionit të kësaj fushe.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë në krijimin dhe promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

“Konstatoj se Republika e Kosovës çdo ditë e më tepër është duke treguar një qasje pozitive dhe proaktive në ndërtimin e politikave të barazisë, në stimulimin e zgjidhjeve të cilat sigurojnë dhe promovojnë diversitetin dhe krijimin e mundësive të barabarta dhe trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnik, fetar, ose dallim tjetër”, tha kryeministri.

Duke u bazuar edhe në obligimet të cilat dalin nga Marrëveshja Stabilizim Asociimit dhe dokumenteve tjera për aderim në Bashkimin Evropian, kryeministri Mustafa tha se Kosova po angazhohet të respektojë dhe të promovojë të drejtat dhe instrumentet ndërkombëtare që ndërlidhen me të drejtat e njeriut, liritë e tyre themelore, si dhe me mbrojtjen e personave që ju përkasin grupeve të ndjeshme dhe atyre që nuk janë shumicë, pa diskriminim mbi çfarëdo baze.

“Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe të pacenueshme, dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës, të cilat garantohen me ligje dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se zbatimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, është vendimtar për të siguruar demokracinë dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës, prandaj edhe qeverisja e lirë, demokracia e mirëfilltë dhe sundimi i ligjit ndërlidhen ngushtë me sigurimin, respektimin, mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut”, tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Mustafa tha se me aprovimin e pakove të ligjeve nga fusha e të drejtave të njeriut, siç është Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligji për Avokatin e Popullit dhe Ligji për Barazinë Gjinore, është kompletuar dhe është avancuar dukshëm korniza ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Ky legjislacion është në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe tani ajo që mbetet tek ne është vetëm që të punojmë në zbatimin e këtij legjislacioni. Përfitoj nga rasti që të falënderoj të gjithë autoritetet kompetente për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që veprojnë në Kosovë, të falënderoj po ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë bashkëpunuar me ne në mënyrë shumë aktive dhe kanë mundësuar që ne të trajtojmë në formë bazike këtë çështje. Ne kemi disa prioritete të Qeverisë në fushën e të drejtave të njeriut, mirëpo mekanizmat tonë qeveritarë, kryesisht në të ardhmen do të punojmë në forcimin dhe bashkërenditjen në fushat e të drejtave të njeriut, në raportimin para Kuvendit për zbatimin e të drejtave të njeriut, zbatimin e pakove të ligjeve të cilave iu referova edhe më parë, në përditësimin e strategjive nga këto fusha, sepse ato meritojnë që gjithmonë të avancohen dhe përditësohen, si dhe monitorimin dhe në bashkërenditjen e buxhetimit, që është një faktor mjaft i rëndësishëm në realizmin e detyrave tona në këtë fushë. Unë jam i bindur se me një koordinim të përbashkët ne do të arrijmë objektivat tona. Prandaj, dëshiroj të falënderoj edhe ministrat që marrin pjesë në këtë takim, edhe Avokatin e Popullit që është shumë aktiv në këtë fushë dhe dëshiroj që t’ju siguroj se ne do të bashkëpunojmë fuqishëm që të realizojmë këtë objektiv që është i rëndësishëm për vendin tonë dhe për zhvillimin e demokracisë në të ardhmen”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, shprehu bindjen se ky mekanizëm do të jetë mundësi e mirë për të ngritur shqetësimet për moszbatimet eventuale të rekomandimeve që nxjerr Avokati i Popullit për institucionet publike, por gjithashtu edhe një mundësi e hapur për kontributin e organizatave joqeveritare që të bashkëpunojnë nga afër me institucionet publike.

“Shpresat e mia për një punë të mirëfilltë të këtij grupi ndërministror janë të mëdha. Shpresojmë se bashkërisht do ta fuqizojmë këtë mekanizëm në mënyrë që të zbatohen rekomandimet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut”, tha z. Jashari.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, theksoi se Ministria që ai drejton po punon jo vetëm në luftimin e radikalizmit, por edhe në trafikimin me qenie njerëzore.

“Krahas adresimit dhe luftimit të radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe trajtimit të problematikës së luftëtarëve të huaj, Ministria e Punëve të Brendshme me intensitet dhe përkushtim të njëjtë vazhdon ta adresojë çështjen e trafikimit me qenie njerëzore”, tha ministri Hyseni.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e nevojshme buxhetore për Avokatin e Popullit, por edhe për institucionet tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut.

“Po bëjmë të gjitha përpjekjet që të sigurojmë mbështetje të nevojshme buxhetore për institucionin e Avokatit të Popullit, por edhe të institucioneve tjera që lidhen me të drejtat e njeriut, në veçanti Zyrën për Qeverisje të Mirë, Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, por edhe institucione të caktuara që prekin çështjen e të drejtave të njeriut. Me gjithë kufizimet buxhetore që kemi pasur, kemi qenë të përkushtuar që të plotësojmë kërkesat buxhetore, në veçanti te institucioni i Avokatit të Popullit, si bartësi kryesor për mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, tha ministri Hoti.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, foli për punën që po bëhet nga kjo Ministri.

“Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, është emëruar nga Qeveria, Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe janë përgatitur edhe draftet e udhëzimeve administrative. Ministria e Drejtësisë, ka hartuar Draft-Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje 2016-2020, e cila së shpejti do të dërgohet në Qeveri për miratim. Kjo strategji trajton edhe fenomenin e dhunës në familje”, tha zëvendësministri Dushi./ Periskopi

Qeveria miraton vendimin për reciprocitet në tabela, me KS edhe pesë vjet

Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të 132-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fusha e përgjegjësisë së saj kushtetuese dhe ligjore.

Periskopi.com Lajme

Në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë, thuhet se Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për miratimin e “Aranzhimeve lidhur me finalizimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të vitit 2011”, të arritur më 14 shtator 2016, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Përmes kësaj marrëveshje vendoset reciprociteti në tabelat e automjeteve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë dhe njëherësh largohen nga përdorimi tabelat ‘Prova’ që pala serbe njëanshëm i kishte aplikuar ndaj tabelave ‘RKS’ të Kosovës. Kjo marrëveshje largon tabelat ilegale që ende në disa vende gjenden në Kosovë, duke zbatuar masa stimuluese të kohëzgjatjes së validitetit të tabelave ‘KS’ edhe për pesë vjet”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas këtij njoftimi, largimi i tabelave ilegale do të zgjasë 12 muaj prej fillimit të zbatimit të vendimit, ndërsa në fund të kësaj periudhe nuk do të lejohen më në qarkullim tabelat e tilla ilegale.

“Kjo marrëveshje mbështet pajisjen me dokumente të shtetësisë dhe të gjendjes civile për qytetarët që janë në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës, për çfarë arsye edhe Qeveria ka hapur zyrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil në katër komunat veriore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa njoftoi kabinetin se vendimi për dokumentet që duhet për marrjen e shtetësisë së Kosovës nuk është sjell sot në Qeveri, meqenëse duhet të sqarohet dhe harmonizohet nga zyrat ligjore, por ky vendim do të vije në Qeveri si pikë e veçantë e diskutimit.

“Një vendim i cili është dashur të vije sa i përket dokumenteve të marrjes së shtetësisë, sot nuk e kemi sjell në Qeveri sepse ka mbetur që zyra ligjore ta sqarojë dhe ta harmonizojë tërësisht në suazat ligjore. Çështjet tjera të Marrëveshjes janë çështje për të cilat konsideroj se Qeveria mund të marrë vendim sot, sepse nuk ka vërejtje sa i përket çështjeve tjera, por vetëm sa i përket shtetësisë mbetet që ne ta sjellim si pikë të veçantë në Qeveri, sa të kemi sqarime në mes të zyrave ligjore, në mënyrë që të jetë krejtësisht në harmoni me ligjet, me Kushtetutën dhe të jetë e zbatueshme për ne”, citohet të ketë thënë Mustafa.

“Vendimi është miratuar në Aranzhimet lidhur me finalizimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të vitit 2011, të arritur më 14 shtator 2016 me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet të gjitha zotimet e përcaktuara me këto aranzhime. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Regjistrimin Civil, në bashkëpunim me kabinetin e ministres pa portofol që të bëjnë zbatimin e këtij vendimi, sipas përgjegjësive të tyre. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit”, tha më tej Mustafa.

Kabineti qeveritar ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes dypalëshe në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Tajlandës lidhur me “heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe Zyrtare” , si dhe Marrëveshjes dypalëshe në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Hondurasit lidhur me “heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike, Zyrtare, të Shërbimit dhe të Zakonshme ose të atyre aktuale” . Qëllimi i këtyre dy marrëveshjeve është që të forcohen marrëdhëniet bilaterale me këto dy vende, ndërsa si nisma, ato bien në kompetencat të ratifikimit nga ana e Presidentit të Republikës.

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës “SPARK” të Holandës për mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit “IBCM” në Mitrovicë, duke obliguar njëkohësisht MASHT-in që të zhvilloj procedurat edhe të opinionit ligjor lidhur me veprimet e mëtutjeshme dhe që pas konsultave juridike të gjendet baza e qëndrueshme ligjore.

Në këtë mënyrë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të vazhdojë kontaktet me këtë institucion holandez, në mënyrë që në fazat e mëtejme të ketë një përafrim sa i përket statusit ligjor të Kolegjit në Mitrovicë, dhe që ky institucion të mos pushojë dhe të vazhdojë punën edhe më tutje.

Në të ndryshme, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar ka informuar kabinetin qeveritar me kontratën për mbështetje të buxhetit të sektorit nga Komisioni Evropian, që ndërlidhet me Reformën e Administratës Publike. Asistenca buxhetore pritet të jetë në nivelin deri në 22 milionë euro. Pas negocimit, do të bëhet një plan veprimi ose dinamika e zbatimit, duke detajuar edhe obligimet që do të dalin për raportimet e rregullta nga institucionet përgjegjëse.

Kryeministri Mustafa ka potencuar nevojën që ekziston në adresimin e drejtë të Reformës në Administratë Publike.

“Duhet të dinamizojmë pak përcaktimin tonë që e kemi bërë edhe sa i përket thjeshtëzimit të agjencive për të cilat kemi biseduar dhe unifikimit të organizimit. Plotësisht jam i bindur që kjo administratë që është e re tek ne, është e gatshme të punojë në bazë të kritereve të vendeve të Bashkimi Evropian”, tha kryeministri.

Në fund të mbledhjes, kryeministri Mustafa ka uruar kabinetin qeveritar dhe të gjithë qytetarët e Republikës, në 9 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

“Ju uroj 9-vjetorin e pavarësisë të gjithë juve, ju falënderoj për punën e madhe që e kemi bërë gjatë vitit të kaluar dhe po ashtu uroj që të punojmë edhe më shumë, në mënyrë që jubileun e dhjetëvjetorit ta presim me rezultate sa më të mëdha”, theksoi kryeministri Mustafa.

Qeveria aprovon Strategji prokurimi që s’premton ta zbatojë

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Strategjinë kombëtare të prokurimit publik për periudhën 2017-2021. Në dokument shprehet qëllimi që të adresohen katër probleme kryesore, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

 

Gazeta ka siguruar një kopje të kësaj strategjie, e cila përmban vizionin, objektivat, masat dhe hapat që Ekzekutivi dhe organet kryesore të prokurimit publik në Kosovë synojnë dhe planifikojnë t’i ndërmarrin dhe t’i arrijnë brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

“Sfida të ndryshme janë hasur në tërë procesin, duke filluar nga planifikimi deri te realizimi i projekteve”, thuhet në dokument. “Këto mund të çojnë në një situatë ku do të prokuroheshin mallra, shërbime dhe projekte kapitale të cilësisë jo të duhur dhe me kosto më të lartë”.

Kryeministri Mustafa njofton kabinetin e tij  për vlerësimet e fundit të Kosovës në aspektin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për dy vlerësime që ka marrë së fundi Kosova, i pari në Forumin Botëror të Investitorëve 2017 ku Qeveria e Kosovës fitoi çmimin “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë” si dhe vlerësimin e Fondacionit HERITAGE i cili ka renditur Kosovën në vendin e 46-të në botë dhe të 22-të në Evropë për sa i përket lirisë ekonomike.

Periskopi.com Lajme

“Dëshiroj po ashtu të përgëzoj Kosovën, Qeverinë apo Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për mirënjohjen që është dhënë si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”. Ky çmim na është dhënë në Forumin Botëror të Investitorëve 2017, që u mbajt në Stamboll”, tha Mustafa.

Ai tha se ky çmim, i pranuar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, është një prej vlerësimeve më të mëdha që vjen pas një periudhe të angazhimeve të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e mjedisit afarist dhe krijimit të politikave të favorshme të ndërmarrësisë.

“Kjo mirënjohje është marrë në një tubim prej 450 investitorëve nga 54 vende të botës, ku ne jemi vlerësuar si vendi më i suksesshëm dhe më i mirë”, u shpreh më tej kreu i ekzekutivit.

Kryeministri Mustafa foli edhe për vlerësimin që i është bërë Kosovës nga juria ndërkombëtare e Forumit si vendi më reformator sa i përket mbështetjes së ndërmarrjeve të reja (start-up).

“Juria ka marrë për bazë reformat sa i përket fillimit, përkatësisht regjistrimit të bizneseve, duke iu referuar raportit të fundit të Bankës Botërore ku Kosova është ngritur në vendin e 13-të në nivel botëror nga vendi i 47-së sa ishte një vit më parë. Po ashtu juria ndërkombëtare ka konstatuar se Kosova ka lehtësuar procedurat burokratike, ka thjeshtëzuar sistemin e tatimeve dhe ka ndërtuar një nga regjimet më të ulëta të taksave në Evropë, me 10 % tatim në të ardhura dhe me 0 % tatim në dividendë”, tha më tej shefi i Qeverisë.

Ai njoftoi edhe për një vlerësim tjetër që tha se i është bërë Kosovës.

“Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike. Sipas kësaj, dua t’ju njoftoj se Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe vendi i vendi 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi. Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues. Po ashtu dëshiroj të inkurajoj të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar për masat që edhe më tutje mund t’i ndërmarrim tek bizneset por edhe në fushat tjera, në mënyre që të gjithë ne të promovojmë rezultatet dhe të krijojmë sa më shumë kushte për investitorët e jashtëm”, tha Mustafa.