Komuna i “rehaton” qentë endecakë

Para disa muajsh një grumbull i qenve endacakë, e bënë për spital një vajzë në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës. Një dëshmitar kishte deklaruar se dhjetëra qenë që iu vërsulën vajzës. Prindi i viktimës e kishte fajësuar komunën e Prishtinës për mos zgjidhjen e problemit me qenët endacak.

Periskopi.com Lajme

“Në qoftë se Komuna nuk ndërmerr diçka për eliminimin e qenve endacakë, do të organizohemi vet për vrasjen e qenve”, kishte thënë ai.

E që këto probleme të minimizohen në kryeqytet, Komuna e Prishtinës, ka shpallur tender për Trajtimin e qenëve endacak në Prishtinë, shkruan Gazeta Monitor.

Komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti po planifikon që të bëjë zënien e 600 qenëve me indekson dhe anastetik, zënien e 100 qenëve të tjerë me kafaz si dhe kontrollimin shëndetësor të rreth 200 qenëve me trajtim veterinar i cili dot ë ndiqet në gjashtë faza.

Tenderi do t’i kushtoj komunës së Prishtinës rreth 1 mijë euro dhe pritet të zgjasë 4 muaj. Tenderi do të jetë i hapur deri më 16 dhjetor të këtij Viti.

Qentë endacakë rrezikojnë jetën e një 12 vjeçari nga Gjilani

I riu 12 vjeçar, Denis Syla nga Gjilani, ka pësuar lëndime deri sa ikte për të shpëtuar nga qentë endacakë, të cilët e kishin sulmuar.

Periskopi.com Lajme

Denisi tha për televizionin publik se derisa po kthehej në shtëpi, është sulmuar nga qentë dhe duke ikur nga ta, ka rrëshqitur dhe ka qarë këmbën, ndërsa tani është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Babai i 12-vjeçarit thotë se është shokuar nga ky rast, ndërsa kritikon autoritetet që nuk po ndërmerr askush asgjë ndaj qenve endacakë, të cilën rrezikojnë jetën e të gjithëve, e në veçanti të fëmijëve.

Mjekët kanë thënë se gjendja shëndetësore e pacientit është stabile.