A është ky brezi i ri i kriminelëve shqiptarë? Shikoni si e hedhin qenin nga ura (Video, +18)

Në një video të publikuar nga jetaoshqef tregohet një nga mizoritë e shumta që njerëzit në këtë shtet janë mësuar të bëjnë ditë pas dite.

Periskopi.com Lajme

 

Pamjet tregojnë qartë se si djemtë rrëmbejnë qenin, e kapin nga pjesa e lëkurës dhe e hedhin nga një urë, e cila ka një lartësi të konsiderueshme.

Mesazhdërguesi nuk ka dhënë detaje se në cilën urë është kryer kjo mizori ndaj kafshë së gjorë, e cila është hedhur si të qe një qenie e pashpirt në atë ujë të akullt dhe nga ajo lartësi e madhe. Ata shkruajnë vetëm që pamjet janë filmuar në Shijak.

Njerëzit mund të kenë 100 halle dhe me të drejtë mund të thonë që “nuk bëhet qameti, ku e kemi mendjen ne e çfarë na tregoni ju, apo këtu po vdesin njerëzit përditë e askush nuk po reagon, jo më të bëhet nami për një qen”, por nëse nuk doni që nesër apo pasnesër këta fëmijë të sotshëm t’ju hedhin juve si qen nga ndonjë urë, nëse nuk doni të rrisim mes nesh një brez kriminelësh, mirë është të reagojmë që sot, që të mos bëhemi pishman nesër.

E në fund të fundit, mirë që nuk i ndihmojnë dot qentë endacakë duke iu gjetur një strehë, por përse duhet t’i trajtojnë në këtë mënyrë të tmerrshme e mizore? Dikush duhet të ngrejë zërin, dikush duhet të reagojë, pasi kjo nuk është fytyra e të ardhmes së këtij vendi.

 

Kjo instruktore e surfingut po i befason të gjithë

Periskopi.com Video