Qemal Minxhozi

‘Shqiptarët kurrë s’kanë qenë më mirë’

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Festën e Flamurit e konsideron si festë bashkimi për të gjithë popullin, ndërsa thotë sesi shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë se që janë tani.

Periskopi.com Lajme

Në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Minxhozi thotë se shqiptarët duhet të kujdesen t’i heqin kufijtë e ndarjes nga mendja e tyre. Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria janë një trung, prandaj nuk e konsideron veten si të huaj në Prishtinë, por si në vendlindjen e tij.

“Nuk kanë qenë ndonjëherë më mirë (shqiptarët)… është koha e bashkimit kombëtar. Shqiptarët po flasin mes vete, shqiptarët po bëjnë projekte, shqiptarët po unifikojnë zërin e tyre si një faktor i rëndësishëm në familjen evropiane”, deklaroi Minxhozi, i cili foli edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilët tha se kësaj radhe nuk kanë qenë të lejuar të festojnë me dinjitet Festën e Flamurit. Minxhozi ka thënë se ata duhet të bëjnë më shumë për veten, mirëpo edhe të ndihmohen nga Shqipëria e Kosova.

Qemal Minxhozi

Ambasadori Minxhozi thotë se Bashkimi Kombëtar po ndodh çdo ditë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi thotë se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë po ndodh çdo ditë, edhe pse jo ai territorial.

Teuta GASHI Lajme

Në një intervistë për Periskopi.com tregon për aktivitetet që kanë organizuar gjithandej Kosovës në 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

I përkushtuar pas bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve, Minxhozi thotë se rreth 200 milionë euro bashkëpunime janë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Për Periskopi.com si thotë se duhet punojnë të gjithë për shtetin dhe nuk duhet shikuar kufijtë.

“Bashkim i kombëtar bëhet çdo ditë, kjo nënkupton jo Bashkim territoresh, sepse fatkeqësisht nuk ka qenë dëshirë e jona e as vendim i askujt prej nesh që janë kufij, po ka qenë vendim i historisë. Në duhet të punojmë për bashkimin ekonomik, dhe kjo ka filluar qysh moti e po zhvillohet shumë mirë”, thotë Minxhozi për Periskopin

Ai ka përmendur autostradën mes Kosovës dhe Shqipërisë e cila lehtëson zhvillimin ekonomik, ka përmendur autostradën energjetike dhe bashkëpunimin e bizneseve të të dyja vendeve.

Ka bashkëpunim, rreth 200 milionë euro bashkëpunime. Ka unifikim të standardeve dhee rritje të turizmit”, thotë ai.

Minxhozi në intervistën për Periskopi.com tha se ata që duhet të punojnë janë njerëzit, para se të mendojmë se këtë duhet ta bëjnë shtetet.

“Shteti është i yni, kufijtë nuk duhet parë, duhet shikojmë hapësira për bashkëpunim më shumë. Nuk duhet të kemi kufi imagjinar, nuk na pengon askush në bashkëpunim ekonomik. Të tjerat, muzikën, kulturën e vlerat i kemi të ndërsjella”, thotë Minxhozi për Periskopin

Ambasadori që ka më shumë se dy vite e gjysmë në Kosovë, thotë se janë pak njerëz në Shqipëri që nuk e kanë vizituar Kosovën, e atyre u rekomandon ta bëjnë patjetër.

Sipas tij, përveç tjerash, Kosova ka njerëz që janë shumë mikpritës.

Aktivitetet që Ambasada e Shqipërisë ka planifikuar për 28 nëntorin-Ditën e Pavarësisë, kanë filluar që nga 21 nëntori në Mitrovicë, pastaj në Istog, në Gjilan, Hani e Elezit, Prizren të shtunën, të dielën në Skenderaj, e të hënën përmbyllen në Prishtinë, ku janë të ftuar i gjithë kori diplomatik dhe krerët e institucioneve. / Periskopi

Qemal Minxhozi