Qemajl Minxhozi

Minxhozi i përgjigjet ministrit Hoxhaj: Edi Rama mbrojti interesin e Kosovës

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka dhënë përgjigje sa i përket deklaratave të ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, se kryeministri shqiptare Edi Rama ka folur në emër të Kosovës, duke thënë se ai ka mbrojtur vetëm interesin e Kosovës dhe asgjë më shumë.

Periskopi.com Lajme

Minxhozi, në RTV Dukagjini, ka thënë se këto janë deklarata kalimtare dhe të sportit.

Ai ka thënë se ndeshja Kosovë -Shqipëri do të jetë derbi lokal.

Ambasadori Minxhozi ka thënë se mbetet i befasuar nga reagimi i ministrit Hoxhaj, por që sipas tij duhet ndryshuar kjo qasje, ngase Bashkimi Evropian nuk kërkon debate të tilla, por zhvillim të vendeve.

Sa i përket bashkimit kombëtar Kosovë- Shqipëri, ambasadori Minxhozi ka thënë se vendet duhet të mbesin siç janë, por duhet angazhim në zhvillimin ekonomik.