Putini përqafon Trumpin shtatzënë!

Njujorkezët të cilët këto ditë kanë ecur rrugëve të qytetit, kanë hasur në një pamje që asesei nuk kanë mundur t’i shmangën.

Periskopi.com Fun

Një fotografi e varur në ndërtesat e Nju Jorkut shihet presidenti rus Vladimir Putin teksa përqafon presidentin amerikan Donald Trump i cili është paraqitur shtatzënë.

Kjo tingëllon çuditshëm, por në fakt është një fushatë që sipas autorit përçon një mesazh të fuqishëm. Ai thotë se përmes saj ai pretendon të përçojë dashuri dhe se dashuria mund urrejtjen.

Marrëdhëniet e Putinit dhe Trumpit, nëpër mediat amerikane por jo vetëm, ishin bërë frymëzim për dizajnuesin që krijojë fotografinë e kësaj fushate, transmeton lajmi.net.

Ai këtë fotografi qesharake e “pushtuar” nga dashuria e ka prezantuar pikërisht në ditën e të dashuruarve Shën Valentini (14 shkurt).

Ndër tjera autori ka thënë se njerëzit mund të qeshin me foton, duke e komentuar në mënyra të ndryshme, mirëpo kjo skenë për njujorkezët nuk ishte aspak qesharake.

Dashuria dhe urrejtja ishin moto e kësaj kampanje ku u përcoll me hashtag (#lovethroughthate).

Përplasen për herë të parë Trump dhe Putin, shkaktare Krimea

Rusia nuk do t’ia japë Krimenë përsëri Ukrainës! Ishte kjo deklarata e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në përgjigje të komenteve të Shtëpisë së Bardhë se Donald Trump pret që Moska të “rikthejë” gadishullin.

Periskopi.com Lajme

 

“Ne nuk do t’i rikthejmë territoret tona. Krimea është një territor i Federatës Ruse, “tha Zakharova në një konferencë për shtyp javore për çështjet aktuale të politikës së jashtme.

“The New York Post” shkruan se të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u tha gazetarëve se presidenti amerikan, Donald Trump  pret që Moska t’i “kthejë” Krimenë Ukrainës.

“Presidenti Trump e ka bërë shumë të qartë se ai pret që qeveria ruse për të de-eskalojë dhunën në Ukrainë dhe të rikthejë Krimenë  -tha Spicer – Në të njëjtën kohë, ai pret një bashkëpunim të plotë me Rusinë”

Putin viziton Hungarinë, protestuesit: Shko në shtëpi Vladimir! Nuk je i mirëpritur (Video)

"Ne nuk do të jemi koloni ruse", "Evropa nuk do të japë para për autokratët dhe" Shko në shtëpi Vladmir", ishin vetëm disa nga pankartat që tundnin protestuesit e inatosur për vizitën zyrtare të presidentit Putin në Budapest.

Periskopi.com Lajme

Demonstrata u organizua nga një parti politike opozitare.

Putin ka qenë i mirëpritur ngrohtësisht në Budapest nga kryeministri hungarez Viktor Orban.

Një protestues Hungarian tha or “Euronews”: “Unë nuk mendoj se ne duhet të afrohemi drejt Lindjes, drejt një vendi ku demokracia nuk funksionon.

“Në vend të kësaj ne duhet të lëvizim drejt demokracisë, por kjo nuk duket se është ajo që e po bëjmë momentalisht.”

 

Ky është momenti kur Trump bisedon në telefon me Putinin

Zyrtari për media i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spiecer ka publikuar një fotografi ku tregon Presidentin Donald Trump duke folur në telefon me Presidnetin rus Vladimir Putin.

Periskopi.com Lajme

Trump këtë thirrje të shumëpritur e bëri për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

Presidenti teksa bisedon shihet i rrethuar nga nënpresidneti Mike Pence, këshilltari për Siguri Kombëtare Micheal Flynn, këshilltari i Lartë Steve Bannon dhe shefi i Shtabit Reince Priebus, njofton Klan Kosova.

Trump në këtë të shtune është duke bërë një seri thirrjesh telefonike edhe me liderë te tjerë botërorë.

Jeta e Putinit si spiun, para se të ndryshonte historinë e Rusisë (Foto)

Çfarë saktësisht ka bërë në jetën e tij para se të bëhej president i Rusisë, në Gjermaninë Lindore, Vladimir Putin?

Periskopi.com Lajme

Në vilën ngjyrë gri, në rrugën piktoreske të Angelikastrase nr.4 në Dresden, në kodrën mbi lumin Elba, ai kaloi pjesën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, një i ri nga KGB-ja ishte njëri ndër spiunët e rekrutimit të gjermano-lindorëve.

vladimir-putin-time-magazine-e1485075817635

Emri i tij është Vladimir Vladimirovich Putin. Ai ka lindur në Leningrad në vitin 1952, në një familje të klasës punëtore. Në vitin 1970 ai u regjistrua në studime për drejtësi në Universitetin e qytetit të tij dhe ishte rekrutuar nga KGB-ja pesë vjet pasi diplomoi në universitet.

Disa vite i kaloi si spiun në Leningrad, ndërsa në fillim të viteve të tetëdhjeta ai ishte ftuar në Moskë për të marrë pjesë në një institut elite për trajnim të inteligjencës, transmeton gazetametro.net.

Pas kësaj, u transferua në Gjermaninë Lindore, kur ishte 32 vjeç ai e gjeti veten në Dresden, në kohën kur ky shtet ishte në qendër të Kremlinit, për shkak të pranisë së rreth 400.000 trupave sovjetike, për shkak të raketave të mesme ishte stacionuar atje si dhe për shkak të ndarjes së Berlinit i cili ishte një fushëbetejë e spiunëve më të mirë të asaj kohe.

sovjetski-savez-sssr-3-670x676

Në atë kohë, disa mijëra oficerë të KGB-s kishin dorëzuar disa raporte në selinë e vendosur në Karlhorstu që ndodhej jashtë Berlinit. Shërbimet sovjetike ishin përdorur edhe nga “Stasi” shërbim i sigurimit të Gjermanisë Lindore.

Çfarë saktësisht ka punuar Vladimir Putin, është ende fshehtësi dhe do të mbetet kështu ndoshta përgjithmonë.

Putin ishte trajnuar në rekrutimin e perëndimorëve, të tillë që kanë punuar në “IBM” dhe “Siemens”. Përveç kësaj, ai ishte i interesuar në elektronikën ushtarake dhe në përgjithësi për gjithçka çka ka pasur të bëjë me NATO’n. Thuhet se ai kishte mbajtur kontakte të mira me Gorbacov’in.

Në fund të qëndrimit të tij në KGB ai u emëruar nënkolonel, me ç’rast dha dorëheqje në vitin 1991 gjatë një grusht shteti të dështuar kundër Gorbacov’it.

vladimir_putin_in_kgb_uniform-670x1055

Kur muri i Berlinit u rrëzua, masa e qytetarëve u mblodhën në frontin e Dresden’it tek shtabi i KGB’së për të marrë dokumentet e kësaj agjencie, por Putin i shkatërroi ato në mënyrë që mos të bien në duar të armikut.

Në librin e tij ai e përshkruan këtë moment duke thënë se ishte duke i dërguar Moskës mesazhe të pafundme, ku kjo e fundit nuk i përgjigjej dhe ai thotë “Moska ishte e heshtur”.

Atëherë u zotua se Moska nuk do të jetë e heshtur dhe se ai do të jetë ai njeri që do të ndërrojë rrjedhën e historisë së këtij qyteti dhe shtetit të Rusisë./gazetametro.net

Putin ‘tradhton’ Trumpin

Kremlini njoftoi sot se presidenti rus, Vladimir Putin nuk synon të ndjekë betimin e Donald Trump, që bëhet sot presidenti i 45-të i SHBA-së, pas një fushate gjatë së cilës afërsia e tij me presidentin rus është përmendur shpesh.

Periskopi.com Lajme

“Nuk mendoj se ai parashikon të shohë ceremoninë drejtpërdrejtë, bëhet fjalë për një eveniment shumë të gjatë”, deklaroi për median zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitri Peskov. /Syri.net/

Një murale e presidentit rus Putin dhe presidentit amerikan Trump ku shkruhet “Kosova është Serbi” në një lagje në Beograd. Foto: Natalia Zaba/BIRN

Aktivisti serb përballet me akuza pas grindjes për muralin për Kosovën

Misha Vaçiq, një aktivist i Lëvizjes 1389 së ekstremit të djathtë dhe një nëpunës i Zyrës së Kosovës së qeverisë serbe, është akuzuar për kërcënim të një aktivisteje OJQ-je në Facebook.

Natalia Zaba/BIRN Lajme

Aktivisti djathtist serb Misha Vaçiq përballet me akuza për kërcënimet që dyshohet se i bëri Jelena Pajoviq van Reenen – një aktiviste e Fondacionit Shtëpia e Shoqërisë Civile – në një mosmarrëveshje në Facebook mbi një murale që u shfaq në Beograd.

Ajo i tha BIRN se ngriti akuza kundër Vaçiq më 12 dhjetor për shkak të rrezikut të sigurisë së saj personale të ardhur prej Vaçiq.

“Van Reenen lutju Zotit që asgjë të mos i ndodhë imazhit [të Vladimir Putin dhe Donald Trump]. Siç thonë fëmijët: “e dimë se ku jeton, e dimë se ku fle,” shkroi Vaçiq në Facebook më 8 dhjetor.

Ai iu përgjigj postimeve në të cilat Pajoviç van Reenen dënoi shfaqjen e një muraleje të presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të zgjedhur të SHBA përpara një kopshti dhe premtoi se do të qeraste këdo që vendoste ta mbulonte atë.

“Me këtë doja të tregoja se qytetarët e Beogradit të Ri nuk ndihen mirë me këtë,” tha ajo për BIRN.

Vaçiq tha për BIRN se megjithëse diskutimi i tij në Facebook me të nuk ishte i këndshëm, ai thjesht po i jepte asaj ca këshilla.

“Ajo nuk ka asnjë arsye pse të shqetësohet. Ishte thjesht këshilla ime miqësore, sepse njoh disa vendas dhe shumë njerëz i vlerësojnë këto murale dhe e kanë mjaft përzemër pikturimin e tyre; doja të shmangia çdo reagim të pakëndshëm,” tha Vaçiq për BIRN.

Vaçiq së fundmi u punësua nga Zyra për Kosovën e qeverisë serbe, gjë që shkaktoi shumë polemika mes OJQ-ve dhe grupit të të drejtave në dhjetor kur uebsajti Insajder publikoi lajmin se ai punonte për një zyrë qeveritare.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën më 23 dhjetor mohoi që Vaçiq punonte për departmentin e tij por një javë më vonë pranoi se Vaçiq ishte një punonjës.

Aktivisti i krahut të djathtë është i njohur për pjesëmarrje në veprime të tilla si Marshimi Vidovdan, një pelegrinazh 14-ditor nga Beogradi në Kosovë.

Më herët ai u përfshi në protesta të dhunshme kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 2008, ku ambasada e SHBA-së u godit nga zjarri.

Ai është përfshirë edhe në protesta në mbështetje të serbëve të akuzuar për krime lufte, përfshirë ish-liderët serbë të Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.

Në 2013, Gjykata e Shkallës së Parë në Beograd e dënoi atë me katër vite burg me kusht për diskriminim të komunitetit LGBT, për sulm ndaj një oficeri policie dhe posedim të një arme të paligjshme. Megjithatë në 2015, gjykata e reduktoi dënimin në dy vite.

Çështja aktuale po shqyrtohet nga prokuroria për krim të teknologjisë së lartë, por ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në kohën e publikimit.

Judita Popoviq, avokate e specializuar në kërcënimet online i tha BIRN se sapo akuzat dërgohen në prokurori, çështja shkon më parë në polici.

Pas hetimit të policisë, prokurori vendos nëse do të hapet një hetim ligjor. Sipas ligjit serb nuk ka afate përfundimtare për procedura të tilla. Ndëshkimi për fajtorët mund të përfshijë burg me kusht.

Shërbimet sekrete amerikane nxjerrin raportin: Putin ndihmoi në zgjedhjen e Trumpit president

Inteligjenca amerikane ka gjetur se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, shkruan CNN.

Periskopi.com Lajme

Sipas inteligjencës amerikane, Rusia nëpërmjet mënyrave të ndryshme ka promovuar mbështetjen për Donald Trump si dhe ka ndërmarrë një seri veprimesh për ta ‘lënduar’ fushatën elektorale të Hillary Clinton, shkruan tutje CNN.

Në mesin e aktiviteteve ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, kanë qenë edhe ndërhyrjet kibernetike./Periskopi

Thaçi i drejtohet Putinit nga Turqia: Nuk jemi armiq të Rusisë

Duke folur për qasjen e Rusisë në raport me Kosovën, presidenti Hashim Thaçi, nga Turqia, ka thënë se pret ndryshim në këtë drejtim.

Periskopi.com Lajme

Sipas Thaçit, marrëdhëniet e mira mes Moskës dhe Beogradit nuk janë pengesë që edhe Kosova dhe Rusia të kenë marrëdhënie korrekte dhe konstruktive, veçanërisht tani kur po punohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi në prag të fillimit të një procesi të rëndësishëm të pajtimit. Unë mendoj se është koha e duhur që edhe Moska të fillojë të reflektojë për Kosovën, të respektojë vullnetin e popullit të Kosovës dhe, në kohën që ata vlerësojnë, të marrin vendimin për njohjen e realitetit kosovar”, vlerësoi Thaçi, në një intervistë për Anadolu Agency.

Thaçi rikujton se Rusia ka qenë pjesë e të gjitha përkushtimeve ndërkombëtare për Kosovën, si në Rambuje, ashtu edhe si pjesë e KFOR-it.

“Gjithashtu ka marrë pjesë në procesin e negociatave në Vjenë, në ekipin e presidentit të Ahtisarit, si dhe ka zyrën ndërlidhëse në Kosovë. Prandaj Kosova nuk është vend armik i Rusisë. Kosova mund të luajë një rol dinamik të paqes dhe stabilitetit dhe mendoj se ndryshimi i qasjes nga Moska për Kosovën do të ishte kontribues pozitiv për rajonin gjithashtu”, vazhdoi Thaçi.

Thaçi vlerëson se tani është koha që raportet mes Kosovës dhe Rusisë të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe jo përmes linjave indirekte. Po ashtu, sipas Thaçit, tani është koha të hiqen paragjykimet dhe kjo do të ndihmojë Rusinë të kuptonte gjendjen në Kosovë dhe vendimin e drejtë që do të mund ta merrte për Kosovën.

“Kurrë në histori Rusisë nuk i ka ndodhur diçka e keqe nga Kosova. Prandaj, Kosova nuk e meriton këtë qasje të padrejtë të Rusisë ose ndëshkim”, shprehet Thaçi.

Putin: Ushtria ruse, më e fortë se çdo armik potencial

Gjatë takimit të fundvitit me shefat e Mbrojtjes dhe Sigurisë, presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se ushtria ruse sot mund të mposhtë çdo armik potencial. “Mund ta themi me siguri tashmë, se ne jemi më të fuqishëm se çdo agresor i mundshëm i yni. Askush nuk mund të na tejkalojë”, tha Putin.

Periskopi.com Lajme

Komentet e tij vijnë në fund të një viti, kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë mbetur të tendosura për shkak të luftës civile në Siri. Tensionet mes tyre nisën të përkeqësoheshin që prej aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe pas mbështetjes që Moska dha ndaj separatistëve në lindje të Ukrainës.

Marrëdhëniet shkuan në një pikë edhe më të ulët, pasi Rusia nisi vitin e kaluar një fushatë sulmesh ajrore në Siri në mbështetje të forcave besnike të presidentit Bashar al-Assad. Ndërkohë, si Rusia ashtu dhe vendet anëtare të NATO-s kanë zhvilluar një sërë stërvitjes ushtarake pranë kufijve rusë gjatë këtij viti. Kjo ka bërë që Rusia të këmbëngulë se do t’i përgjigjet çdo lloj kërcënimi në rritje nga ana e aleancës atlantiko-veriore.

Duke folur në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, Putin tha se Rusia duhet të jetë e shpejtë në “përshtatjen e planeve për të neutralizuar kërcënimet potenciale ndaj vendit tonë”.

Fjalimi i Putinit erdhi pasi ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu prezantoi raportin vjetor që lavdëronte arritjet e ushtrisë ruse në Siri dhe përpjekjet e vazhdueshme për të modernizuar ushtrinë.

Shoigu tha se Rusia ka siguruar kufijtë e saj me sistemet paralajmëruese antiraketore për herë të parë. Ai u ankua në lidhje me fluturimet e shpeshta të “drone”-ve të NATO-s në zonat kufitare, si dhe shpalli planet për të dërguar më shumë trupa në perëndim të Rusisë, në jugperëndim dhe në Arktik.

Analistët thonë se forcat ushtarake ruse mbeten gjithsesi më të dobëta materialisht sesa forcat ushtarake të NATO-s, megjithatë po fitojnë terren në aspektin teknologjik, falë edhe ndihmës “agresive” nën komandën e Putinit.

Igor Sutyagin, një ish-studiues i lartë në “think-tank”-un “Royal United Services Institute” të Londrës, tha se ushtria ruse nuk është më e fuqishmja në botë, por shtoi se performanca e saj është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht për shkak se Putin ka ushtruar më shumë kontroll ndaj ushtrisë së tij krahasuar me kombet e NATO-s.

“Mungesa e kufizimeve i bën ato të pajisur më mirë për luftim, – tha ai. – Ata janë më të fortë sepse, nëse Putin do të dojë t’i përdorë, ai nuk ka nevojë për të marrë këshilla. Atij nuk i duhet të dalë përpara Dumës ruse, siç ndodh me Capitol Hill-in”.

Me urdhër të Rusisë

Kush është Rex Tillerson, i emëruar ministër i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Periskopi.com Lajme

Me javë të tëra është spekuluar se kush do të jetë shef i ri i diplomacisë amerikane, kush do të mbajë postin mbase më të rëndësishëm në kabinetin e presidentit të zgjedhur Donald Trump. Si kandidatë potencial janë përmendur ish0guvernatori i Massachusetts, Mitt Romney, ish-kryetari i Neë Yorkut Rudy Giuliani, ish-shefi i CIA, David Petraeus, dhe senatori Bob Croker.

Të martën Trump vendosi: shefi i firmës së madhe të naftës Exxon Mobil, Rex Tillerson, do të jetë ministër i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tillerson është 64-vjeçar. Njëjtë si Trump edhe Tillerson nuk ka përvojë politike. Ai është që nga viti 2006 drejtor dhe shef i bordit të gjigantit të naftës nga Texasi. Exxon Mobil realizon një qarkullim vjetor prej 300 miliardë dollarë amerikanë. Vlera e aksioneve që Tillerson disponon në ndërmarrjen që drejton arrin në 218 milionë dollarë. Sipas «Neë York Times» ende nuk është e qartë se çfarë do të bëjë ai me këto aksione.

Nominimi i Rex Tillerson mund të ngjallë kundërshtime në Kongresin e SHBA-ve. Shumë anëtarë të Kongresit, pa marrë parasysh nëse janë demokratë apo republikanë, pritet të kundërshtojnë këtë emërim për shkak të afërsisë së Tillersonit me Rusinë. Tillerson kundërshton sanksionet e vendeve perëndimore kundër Rusisë, të cilat hynë në fuqi pasi Moska aneksoi Krimenë. Gjatë fushatës elektorale Trump kishte thënë se do të përmirësojë dukshëm marrëdhëniet me Rusinë. Në vitin 2013 ai është nderuar nga presidenti rus Vladimir Putin me «Urdhrin e Miqësisë» të Federatës Ruse. Në internet mund të gjenden shumë fotografi nga takimet mes Tillersonit dhe Putinit. Në një portret të Tillersonit gazeta gjermane «Süddeutsche Zeitung» shkruante të hënën: «Në kohëra normale Rex Tillerson mbase do të ishte një kandidat i mirë për postin e ministrit të Jashtëm amerikan. (…) Ai është një republikan i moderuar, i arsyeshëm, nuk është ideolog nacionalist si John Bolton, i cili pritet të bëhet zëvendësministër i Jashtëm. Tillerson nuk e mohon ndryshimin e klimës dhe angazhohet për tregti të lirë. Ai e njeh botën, ka jetuar në Rusi dhe në Lindjen e Afërt dhe ka bërë biznese gjithandej nëpër glob. Si drejtor i  koncernit të miliardave Exxon Mobil ai me gjasë ka krijuar më shumë përvojë në raport me qeveritë e huaja se shumë diplomatë profesionistë. Por kohërat nuk janë normale. Shikuar me sytë e Donald Trumpit të kesh një lidhje të mirë me Moskën ndoshta aktualisht është përparësi. Presidenti i ardhshëm në zgjedhje ka premtuar se dëshiron të bashkëpunojë me Rusinë. Ndoshta kjo ka luajtur rol në përzgjedhjen e Tillersonit».

Por të kesh një «Urdhër Miqësie» të Putinit në shumë vende të botës perëndimore është arsye të diskualifikohesh për postin e shefit të diplomacisë. Trump me gjasë mendon ndryshe – ndonëse edhe zëvendëspresidenti Mike Pence i kishte quajtur sulmet ajrore të Rusisë në Siri si kriminale dhe kishte paralajmëruar rezistencë kundër Putinit. Kundër emërimit të Tillerson kanë folur hapur senatorët John McCain dhe Lindsey Graham. Në një intervistë dhënë së fundi mediave amerikane McCain ka thënë: «Vladimir Putini është kriminel, vrasës dhe ekzekutor… dhe agjenti i KGB-së. Ai e ka vrarë (politikanin opozitar) Boris Nemcov nën hijen e Kremlinit. Ai e ka copëtuar Ukrainën. Ai ka qëlluar me armë precize ruse spitalet në Halep». Senatori Graham deklaroi: «Nuk e njoh këtë njeri, por le të themi kështu: kur dikush merr një Urdhër nga Kremlini, atëherë kemi shumë gjëra për t’i diskutuar. Kjo çështje më shqetëson».

Emërimi i Tillersonit vjen pas dyshimeve në rritje se Moska është përpjekur t’i manipulojë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gazetat kryesore amerikane kanë njoftuar javën që shkoi se CIA ka arritur në përfundimin se Rusia kishte tentuar të ndikojë në zgjedhje, duke i ndihmuar Trumpit. Presidenti i zgjedhur ka reaguar duke u tallur me shërbimin sekret të vendit të vet. Trump tha se ishte pikërisht CIA që kishte pretenduar se Sadam Huseini ka armë të shkatërrimit masiv.

Në mediat gjermane Trump vazhdon të kritikohet ashpër për shkak të mënyrës së komunikimit me publikun (140 shkronja në Tëitter për çdo problem, emërim, polemikë apo sfidë) dhe për naivitetin e madh ndaj Rusisë. Në një koment në numrin e së martës të «Süddeutsche Zeitung» thuhet: «Imazhi i Rusisë i presidentit të ardhshëm, siç është paralajmëruar në fushatën e tij elektorale dhe në përzgjedhjen e personelit, tregon pikësëpari një adhurim naiv për njeriun e fuqishëm në Moskë. Por pastaj shtrohet pyetja: përse Trump e injoron karakterin agresiv të politikës ruse. A frikësohet nga ndonjë shantazh apo ka një raport tjetër varësie? Me çdo fjalë, me çdo vepër Trump po minon besimin që bota dhe sidomos aleatët kanë në SHBA. Llafet e tij mendjelehta mbi armët bërthamore tregojnë për një padituri tronditëse mbi doktrinën nukleare, madje mund të merret me mend një garë e përsëritur e armatosjes. Premtimi për aleancë i Amerikës është bërë i pasigurt me Trumpin dhe i detyron partnerët europianë dhe aziatikë për të rivlerësuar sigurinë e tyre. Kështu Donald Trumpi po bëhet barrë ende pa e dhënë betimin. Ndoshta madje edhe rrezik». (-lli)/ nga dialogplus.ch

Me Urdhër të Rusisë

Putin përkrah Gruevskin në zgjedhjet e së dielës

Periskopi.com Lajme

Partia “Rusia e Bashkuar”, e cila është partia e Presidentit Putin ka dërguar një letër ku shpreh përkrahjen për Partinë Demokratike të Serbeve në Maqedoni e cila është anëtare e koalicionit “Për Maqedoni më të Mirë” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit.

“Partia e serbeve të Maqedonisë e udhëhequr nga Ivan Stoilkoviq është nënshkruese e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Ballkanit dhe partisë “Rusia e Bashkuar” dhe në kuadër të kësaj ka marrë edhe përkrahjen nga ne” ka deklaruar Ivan Zhelezni, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare të partisë së Putinit, i cili ka rikujtuar lidhjet e forta shpirtërore dhe kulturore ndërmjet popujve të Ballkanit dhe popullit rus.

Shakaja e kripur e Putin: Kufiri i Rusisë nuk ka fund!

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kufijtë e Rusisë nuk përfundojnë ndonjëherë, teksa ka folur gjatë një ceremonie televizive dhënieje çmimesh për studentët e gjeografisë.

Periskopi.com Lajme

“Kjo është një shaka”, është shprehur më tej Putin, mes duartrokitjeve dhe të qeshurave që shkaktoi deklarata e tij tek audienca e pranishme në ceremoninë e magjishme.

Ai i drejtoi një pyetje një djaloshi 9-vjeçar, se ku përfundonte kufiri i Rusisë. Fëmija iu përgjigj “në ngushticën e Beringut”, ndërkohë që presidenti rus dha versionin e tij.

Putin ka deklaruar prej kohësh se do të mbrojë rusët etnikë kudo që ata ndodhen dhe jetojnë.

Në korrik të vitit 2014, vetëm 3 muaj pasi trupat ruse aneksuan gadishullin ukrainas të Krimesë, ai shprehu pikërisht këtë doktrinë përballë ambasadorëve rusë.

“Dua ta bëj të qartë përpara jush dhe gjithë të tjerëve. Vendi ynë do të vazhdojë të mbrojë aktivivisht të drejtat e rusëve, bashkëpatriotëve tanë që jetojnë jashtë, duke përdorur të gjitha mënyrat, nga ato politike dhe ekonomike, e deri tek operacionet e bazuara mbi ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të drejtën për vetëmbrojtje”.

NATO dhe udhëheqësit e vendeve të Perëndimit e akuzojnë Kremlinin se ka dërguar rregullisht trupa dhe armatime të rënda në favor të rebelëve prorusë në Ukrainën lindore. Kremlini, në vazhdimësi i ka mohuar këto akuza, teksa ka këmbëngulur se trupat ruse atje janë thjesht vullnetarë.

Një tjetër pyetje me “spec” nga ana e presidentit Putin iu bë një djaloshi 5-vjeçar të quajtur Timofey Tsoi. Ky i fundit iu përgjigj pyetjes “kryeqyteti i cilit shtet është Ouagadougou”, me atë të duhurën: Burkina Faso. Por presidenti i kërkoi t’i thoshte edhe versionin e vjetër të emrit të këtij shteti dhe, teksa fëmija ngeci, kreu i Kremlinit tha: Volta e Sipërme djalosh i mirë (Volta është një lum në Afrikën Perëndimore, që në Ganë ka formuar edhe liqenin më të madh nga dora e njeriut).

Në ditët e fundit të ish-Bashkimit Sovjetik, ky i fundit përshkruhej me sarkazëm si “Volta e Sipërme me raketa”. Të dy djemtë e pyetur nga Putin ishin shquar nëpër “quizz”-e televizive, kryesisht mbi gjeografinë, ndërsa ceremonia u organizua nga Shoqata ruse e Gjeografisë.

Putin paralajmëron se po punojnë për zhvillimin e armëve të reja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij po punon në zhvillimin e armëve të reja për të siguruar ekulibrin strategjik.

Periskopi.com Lajme

Putini duke folur para liderëve ushtarak dhe prodhuesve të armëve të premten në Sochi theksoi se Rusia, si dhe kombet e tjera, punojnë në nivelin më të lartë për zhvillimin e teknologjisë së armëve, duke përfshirë armët lazerike, hipersonike dhe robotike.

Putini kërcënon Evropën: Lansohet raketa ruse, që për 13 minuta arrin Britaninë e Madhe (Foto/Video)

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zbuluar një super armë që lë në hije sistemet mbrojtëse raketore të NATO-s, thonë ekspertët rus të raketave.

Periskopi.com Lajme

Forcat e armatosura ruse mburren se kjo raketë lëvizë me shpejtësi aq të madhe, sa që është e pamundur që ajo të shpërthehet apo rrëzohet derisa lëviz, transmeton Telegrafi.

Madje pretendohet se ajo mund të arrijë nga Kalingradi për në Mbretërinë e Bashkuar Madhe për vetëm 13 minuta, pasi që lëviz me shpejtësi prej 6500 kilometra në orë.

Detajet e kësaj arme të re eksperimentale të Kremlinit janë zbuluar nga një korporatë që merret me prodhimin e armëve të rënda.

Por prezantimi i kësaj rakete gjigante të quajtur “Object 4202”, ka nxitur dyshime rreth agresionit rus në kohën kur janë rritur tensionet mes Rusisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

Kjo super raketë është projektuar posaçërisht që të montohet në maje të raketës së tjetër të re bërthamore të quajtur “Satan 2”, që ishte prezantuar gjatë muajit të kaluar.

“Object 4202” është lansuar mijëra milje nga një bazë ushtarake në Yasny të Rusisë në drejtim të Kamchatka, ku sipas zyrtarëve të Kremlinit testi ka përfunduar me sukses.

Kjo kokë bërthamore që është e padukshme për sistemin anti-raketor të ushtrisë amerikane, lëviz me shpejtësi aq të madhe sa që është pothuajse e pamundur të goditet apo shpërthejë derisa lëviz. /Telegrafi/

 

3-138 4-106

Pas bisedës Putin – Trump, Rusia fillon sulmin masiv në Siri (Video)

Rusia ka nisur valën e parë të sulmeve në Siri, në pjesët që kontrollohen nga rebelët në Aleppo.

Periskopi.com Lajme

Sipas disa raportimeve, deri tani kanë vdekur 4 deri 10 persona nga sulmi me ç’rast janë përdorur avionët dhe raketat me rreze të gjata, duke rritur shqetësimet për një kthim të sulmeve ditore vdekjeprurëse nga bombat në qytetin më të madh të Sirisë.

Sulmet ruse kanë filluar vetëm disa orë pas diskutimit të presidentit Vladimir Putin me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, për krizën në Siri nëpërmes telefonit, e që janë pajtuar se duhet të kombinohen në përpjekjet për të luftuar kundër asaj që Kremlini e quan armiku numër një: “terrorizmi dhe ekstremizmi ndërkombëtar”, transmeton koha.net.

Administrata e Obamas ka tentuar për muaj me radhë që të negociojë për një armëpushim në Aleppo, një qytet që është bërë një epiqendër e luftës në mesë të Presidentit Bashar Assad dhe rebelët që luftojnë për ta rrëzuar atë, e disa prej tyre marrin ndihma amerikane.

 

Rusia heq dorë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

Rusia do të tërhiqet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare sipas një urdhërese të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin.

Periskopi.com Lajme

Diçka e tillë sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga Agjencia Informative Ligjore ruse, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Presidenti ka udhëzuar Ministrinë e tij të Punëve të Jashtme të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, se Rusia nuk ka ndërmend të bëhet një shtet palë e Statutit të Romës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Ish-anëtari i Iluminatit tregon sekretet që bota duhet t’i dijë

Një burrë i moshuar, i cili thotë se ka qenë pjesë e Iluminatit për 5 dekada me rradhë, ka vendosur të rrëfejë disa sekrete që bota duhet t'i dijë.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, ekziston një grup që kontrollon motin dhe se Rusia e ka fituar garën hapësinore në Hënë.

Vladimir Putin është anëtar i një shoqërie, e cila në mënyrë të fshehtë ka kontrollin mbi Azinë.

“The Sun” shkruan se këto kanë qenë disa nga deklaratat e forta të personit, i cili shton se një “rend i ri” po vendoset në botë dhe se ka njerëz që krijojnë e shpërndajnë sëmundjet në tokë e se ekzistojnë robotët shërbëtorë.

Kjo shoqëri sekrete ka një rrjet të gjerë bunkerësh për anëtaret e saj dhe ky rrjet është i mbushur me robotë.

Po ashtu edhe liderët e trafikut të drogës në botë janë dhe kanë qenë Leon Trotsky, Abraham Lincoln (i cili nuk u vra, por e kaloi pjesën tjetër të jetës në një bunkier në Meksikë) dhe Saddam Hussein, i cili është ende gjallë.

I moshuari tregon se u ë pjesë e këtij grupi sekret në moshën 19-vjeçare, pasi u bë i pasur në një kohë shumë të shkurtër, por që tashmë, gjatë këtyre pesë dekadave është zhgënjyer nga ato që ka parë dhe ka vendosur të shkëpusë kontaktet e tij të shenjta.

“Po ju them të vërtetën. Asnjë gjë nga këto që unë kam shkruar nuk është ekzagjerim i rremë apo fiksion shkencor.

Ky informacion është i vërtetë, është realiteti dhe ka ardhur koha që të thuhen”, shkruan “The Sun”. /albeu.com

Putin anulon vizitën e tij në Francë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka anuluar vizitën e planifikuar në Francë në vrazhdën e çështjeve të bombardimeve në Siri.

Periskopi.com Lajme

Putin, kishte planifikuar të takohej me presidentin francez Francois Hollande për të hapur një kishë të re ortodokse më vonë këtë muaj.

Këto veprime vijnë menjëherë pasi një ditë më parë, presidenti francez Francois Hollande tha se Rusia mund të përballet me akuza për krime të luftës mbi bombardimet e saj në qytetin Aleppo të Sirisë.

Hollande: Nuk e di nëse e pranoj Putinin në Paris

Presidenti francez, François Hollande tha se ata që qëndrojnë pas "krimeve të luftës", të kryera në qytetin sirian të Halepit do japin llogari për veprimet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

“Popullata e Halepit është viktimë e krimeve të luftës. Kryerësit e tyre do të përgjigjen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha presidenti francez, në një intervistë për televizionin francez TF1, i cili do të transmetohet të hënën në mbrëmje.