Ilustrim

Agjencia e Statistikave: Në vitin 2015 u punësuan 155 mijë e 135 persona në vetëm disa sektorë ekonomik

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin referues 2015. Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.

Periskopi.com Lajme

Sipas rezultateve të dala në këtë publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 16 920 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (50.6%); industrisë përpunuese me 4 528 ndërmarrje (13.5%); akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 713 ndërmarrje (11.1%); shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 3 201 ndërmarrje (9.6%); ndërtimtarisë me 2 629 ndërmarrje (7.9%); transportit dhe magazinimit me 1 219 ndërmarrje (3.6%); informacionit dhe komunikimit me 881 ndërmarrje (2.6%); industrisë nxjerrëse 165 ndërmarrje (0.5%); furnizimit me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete të revitalizimit të tokës me 150 ndërmarrje (0.4%); si dhe furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 59 ndërmarrje (0.2%).

Ndërsa, sa i përket numrit të të punësuarve dhe të vetëpunësuarve (duke përfshirë pronarët e bizneseve individuale), për sektorët ekonomikë, që ishin pjesë e hulumtimit, arrin shifrën në 155 135, prej te cilëve: sektori i tregtisë përbën rreth 55 768 të punësuar, ose shprehur në përqindje (35.9%); industria përpunuese 23 651 të punësuar (15.2%); shërbimet biznesore 17 100 të punësuar (11%); ndërtimtaria 15 354 të punësuar (9.9%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim 12 965 të punësuar (8.4%); furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 8 045 të punësuar (5.2%); informimi dhe komunikimi 8 019 të punësuar (5.2%); si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.

Karakteristikë tjetër është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon: tregtia me një pjesëmarrje prej 56.0%; industria përpunuese 12.1%; ndërtimtaria 10.1%; kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.

Ndërkaq, treguesi i pagës mesatare mujore, që sillet rreth 354 Euro, në aktivitetet e përfshira në anketë, e që është një tregues i përafërt me realitetin tonë.

/ Periskopi

invalid

Agjencia e Statistikave të Kosovës pa të dhëna në lidhje me punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara

Periskopi.com Lajme

Mosdiskriminimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet një çështje që kërkon vëmendje të veçantë.

Ekziston një kuadër ligjor që sanksionon këtë të drejtë, por zbatimi i tij mbetet domosdoshmëri dhe ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve për të drejtat e këtij komuniteti.

Kushtetuta dhe Ligjet ndalojnë diskriminimin kundër personave me aftësi të kufizuar fizike,shqisore, intelektuale dhe mendore në punësim, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera shtetërore. Megjithatë, punonjësit, shkollat dhe personeli shëndetësor dhe punonjës të shërbimeve të tjera shëndetësore ndonjëherë diskriminojnë këto persona.

Ndërsa dy ditë më parë pra 3 Dhjetori u shënua edhe në Kosovë si, Dita Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara teksa Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka theksuar se kjo datë shënon simbolikën e angazhimit të përhershëm për vetëdijesimin e shoqërisë rreth nevojave dhe përkrahjes për Peronat me Aftësi të Kufizuara.

Kurse janë pikërisht Agjencia e Statistikave të Kosovës të cilët nuk kanë asnjë të dhënë në lidhje me statistikat e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Në një përgjigje për Indeksonline nga kjo agjenci është theksuar vetëm se nuk kanë të dhëna sa i përket këtyre personave.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës ende nuk ka të dhëna përsa u përket personave me aftësi të kufizuara, lidhur me punësimin e tyre”, është thënë shkurt në përgjigjen e Agjencisë për Statistikat e Kosovës.

Gjithashtu Indeksonline ka provuar të marrë përgjigje nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në lidhje me mundësitë e punësimit të këtyre personave, por këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Por presidenti i vendit gjatë përfundimit të muajit nëntor në një takim me kryetarin  e ‘Shoqatës të Personave me Nevoja të Veçanta’ ka theksuar se të gjitha institucionet, kompanitë publike por edhe ato private duhet të punësojnë më shumë persona me aftësi të kufizuara, ngase numri i të punësuarve mbetet i ulët.

Thaçi ka dëshmuar edhe njëherë se po bëhet pak në këtë aspekt, kështu duke lënë shumë persona me aftësi të veçanta të papunë dhe të anashkaluar nga institucionet e vendit.

Gjithashtu duhet përkujtuar se të jetosh me aftësi të kufizuar është sfidë, e kjo gjë është edhe më e vështirë në Kosovë.

Vështirësitë bëhen edhe më të mëdha nga diskriminimi në shoqëri, arsimim, punësim apo në lëvizje të lirë, është thënë shpesh herë nga personat me aftësi të kufizuara në vend.

Por në shumë vende të botës, aftësitë e kufizuara nuk nënkuptojnë që personat në fjalë nuk mund të punojnë dhe të kontribuojnë për familjen dhe rrethin, teksa mbeten ndër personat që kanë nevojë për më së shumti përkrahje të familjes, shoqërisë e më së shumti atë institucionale./Indeksonline/

Sokol Havolli

Këshilltari i kryeministrit tallet me elektoratin, tregon kur do i punësojnë 120 mijë persona

Këshilltari për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Sokol Havolli, tenton t'i del krahë shefit të tij.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë në Rrokum TV ai ka folur për premtimin e elektoral të Mustafës se do të hapin 120 mijë vende pune.

“Në vitin 2015 janë rigjeneruar 20 mijë vende pune, e veri në vitin 2018 ka me u përmbush premtimi elektoral i z.Mustafës”, ka thënë ai.

Havolli madje ka folur edhe kandidaturën e tij të mundshme për kryetar të Prishtinës.

Tha se nëse strukturat e partisë vendosin për kandidaturën e tij, ai do e analizon këtë çështje.