Facebook hap 3 mijë vende pune, ja si të punësoheni (Video)

Periskopi.com Lajme

Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë, krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, njoftoi sot se do të punësojë 3000 punonjës shtesë gjatë vitit të ardhshëm për të monitoruar përmbajtjen dhe përpunimin e video-ve të dhunshme.

“Gjatë javëve të fundit, ne kemi parë njerëz që lëndojnë veten dhe të tjerët në Facebook, të postuara nëpërmjet disa videove. Është e tmerrshme të shohësh ato pamje dhe unë kam qenë duke reflektuar se si mund të bëjmë më mirë për komunitetin tonë. Nëse ne duam të krijojmë një komunitet të sigurt, duhet të reagojmë shpejt. Jemi duke krijuar një grup për t’i bërë këto video më të lehta për t’u raportuar edhe në rrjetet sociale, të cilat ndiqen edhe nga fëmijët”, tha Zuckerberg.

Punonjësit e rinj do të bashkohen me ekipin e operacioneve të komunitetit në Facebook, ku për ditë të tëra do të shqyrtojnë “miliona raporte” që rrjeti merr çdo javë lidhur me postet të cila mund të shkelin kushtet e etikës.

“Përveç 4,500 punonjësve që tashmë shqyrtojnë postimet do të shtohen edhe 3,000 të tjerë me shpresën që të përmirësojë faqen, në proces të shpejtë. Rishikuesit do të na ndihmojnë gjithashtu që të kontrollojmë si përdorimin e gjuhës së urrejtjes edhe shfrytëzimin e fëmijëve”, tha ai në postën në Facebook.

Facebook është kritikuar kohët e fundit për mos bërjen e asnjë përpjekjeje për të parandaluar video-t që tregojnë incidente të dhunshme. Kjo është arsyeja e hapjes të vendeve të punës, jo vetëm për të ndihmuar komunitetin, por për të ndërtuar një rrjet të fuqishëm rendor dhe social.

Reklamë
Reklamë

Si të mos vonoheni gjithmonë në punë?

Të shkuarit gjithmonë me vonesë në punë është shenjë e një personi joefikas. Riorganizimi i mëngjesit dhe shkuarja me kohë në punë janë gjëra të rëndësishme për të pasur një ditë produktive.

Periskopi.com Lajme

Por, ka disa ditë kur thjesht nuk mund ta shmangni lëmshin e mëngjesit. Sidoqoftë, Telegrafi iu sjellë disa truqe të cilat do t’ju ndihmojnë të mos vonoheni në punë.

Një natë më herët zgjidhni rrobat të cilat do t’i vishni

Në mbrëmje, para se të flini, shikoni se çfarë moti do të mbajë ditën në vijim dhe zgjidhni rrobat për ditën e nesërme. Kjo padyshim se kursen shumë kohë, si dhe njëkohësisht ju i zgjidhni teshat më me kujdes dhe do të dukeni edhe më bukur.

Mos e kontrolloni celularin

Kontrollimi i celularit në mëngjes është vetëm humbje kohe. Prandaj, shmangni përdorimin e celularit në mëngjes, ose thjesht kontrollojeni atë pasi të dilni nga dera e shtëpisë.

Hani mëngjes në zyre

Përderisa racioni i mëngjesit është shujta më e rëndësishme e ditës dhe nuk duhet të injorohet, ai merr shumë nga koha e mëngjesit. Prandaj, nëse mundeni, ushqehuni në veturë ose në zyre, por assesi mos e shmangni. /Telegrafi/

Reklamë
Reklamë

Ja si bëhen letrat për punë në Gjermani dhe Austri për vetëm 200 euro

Shumë shqiptarë japin nga 20-30 mijë euro, për t’i bë “letrat” për të punuar në vendet perëndimore përmes martesave fiktive. Mirëpo në Serbi kanë zbuluar një metodë tjetër me çmim shumë më të lirë.

Periskopi.com Lajme

“Nusja” fiton deri 2.000 euro, kurse “dhëndri” pasaportë të BE-së dhe mundësi për të punuar në vendet perëndimore, më së shumti në Austri dhe Gjermani.

Kjo dukuri po vërehet në disa qytete në Serbi, ku shumë djem po kurorëzohen me “nuse” nga Hungaria, për të fituar dokumentacione të këtij vendi që është pjesë e BE-së. Kjo dukuri madje është shndërruar në biznes, që paguhet nga 200 deri 2.000 euro, varësisht nga bukuria e “nuses”. Në të shumtën e rasteve, pasi të bëhet kurorëzimi, “dhëndri” dhe “nusja” janë bashkë vetëm deri sa të rregullohen dokumentet dhe pastaj secili në rrugën e vetë. Ka pasur disa raste kur të rinjtë vërtetë janë martuar,  por kjo ka ndodhur rrallë.

Rasti është zbuluar nga policia hungareze, pasi është vërejtur rritje enorme e numrit të martesave mes qytetarëve të Serbisë dhe Hungarisë. Gjatë verifikimit të disa rasteve, “dhëndri” madje nuk ka dituar të shqiptojë as emrin e “nuses”. Është ngritur padi ndaj 24 personave, sepse sipas ligjeve hungareze kjo konsiderohet si vepër penale e kontrabandës me njerëz.

Reklamë
Reklamë

4 ditë punë në javë që të jemi sa më produktivë, thonë shkencëtarët

Shumë prej nesh mendojnë se sa më shumë të punojmë aq më shumë punë do të bëjmë, prandaj në ditët e sotme gjithnjë e më shumë njerëz punojnë 50, 60, deri ne 70 orë, duke i kthyer tavolinat e punës në shtëpi të dyta, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Por, fatkeqësisht ky është vetem një “mit “ që ne e kemi krijuar – dhe – madje edhe e besojmë pasi që sipas K. Anderes Ericsson, një nga ekspertët më të lartë në psikologjinë e punës, njerëzit mund të bëjnë 4 deri në 5 orë punë produktive në ditë sepse kur performanca e arrin pikën më të lartë, prodhimi ka tendencë për t’u ngadalësuar.

“Nëse jeni duke i shtyrë njerëzit më shumë se koha ku ata mund të koncentrohen maksimalisht, ka shumë gjasa që ata të përvetësojnë disa zakone të këqija dhe pikërisht në kohën kur ata do të jenë produktiv këto zakone të përdoren” thotë Ericsson.

Ai tregon se menaxherët të cilët i shkurtuan ditët e punës në vetëm 4, patën kthim më të rëndësishëm në drejtim të prodhimit, mbajtjes së punëtorëve dhe lumturinë e tyre profesionale dhe personale.

Ryan Carson pronari i Treehouse shkurtoi orarin e punës në 32 orë java, ne vitin 2006, që nga atëherë  Carson thotë se punëtorët e tij janë shumë produktivë dhe kompania në të ardhurat e saj vjetore është vlersuar në miliona dollarë.

Eksperiment i njejtë u prezantua edhe në një shkollë në Kolorado për nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta, nga kjo doli se nxënësit të cilët studiuan vetëm për 4 ditë, rezultatet e tyre në matematikë dhe në lexim u rriten per 6 % dhe 12 %.

Po këto studime thonë se edhe një rishpërndarje e lehtë e punës mund të ketë rezultate shumë të mira dhe fitimprurëse për dy palët, të punsuarit dhe pronarët. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Vendet që ofrojnë punë, para ose shtëpi – mjafton të shkoni atje!

Jeni duke menduar për të shkuar jashtë vendit? Këtu janë disa vende tek të cilat ka punë “me shumicë” dhe disa prej tyre edhe ofrojnë para që në momentin që ju vendoseni atje.

Periskopi.com Lajme

—Një qytet i vogël në Zelandë të Re, Kaitangata, ka një problem të madh. Ai ka shumë vende të lira të punës, duke ofruar strehim gratis, por nuk ka mjaft njerëz për të mbushur ato. Sipas medieve të huaja, ky komunitet rural ka 800 banorë, dhe ndodhet rreth 80 kilometra nga qyteti Dunedin.

Autoritetet Kaitangate janë duke u përpjekur për të joshur familjet, duke u siguruar një truall dhe një shtëpi me një vlerë prej 230,000 dollarëve të Zelandës së Re (149.000 euro).

—Qytete në shtetin australian të Tasmanias janë të interesuar për punëtorët që punojnë në fermat e prodhimit të qumështit. Në ishull ka një numër të madh të fermave të pajisura plotësisht, për shitje.

Fermerët duhet të ketë një vizë pune, dhe prioritet i është dhënë punëtorëve britanikë për shkak të ngjashmërive në sistemin e prodhimit në mes Britanisë së Madhe dhe Australi, dhe jo vetëm.

—Irlanda ka nisur një fushatë me anë të së cilës do të tërhiqte rreth 2 mijë ekspertë të IT-së nga e gjithë bota.

Sipas Karl Flannery, drejtor Ekzekutiv i “Storm Technology”, përcjell Telegrafi, industria e teknologjisë informative në Irlandë po ecën më mirë se që ishte parashikuar.

—Komunitetet rurale Pajpstoun dhe Manitoba ofrojnë programe për emigrantët me anë të së cilave u ofrohet tokë shumë e lirë ose gratis.

Krejt çfarë ata duhet të bëjnë është që vetëm të japin një depozitë prej 1,000 dollarësh kanadezë (695 euro) dhe të angazhohen për të ndërtuar një shtëpi për 90 ditë nga nënshkrimi i kontratës.

Industritë në Pajpstoun që kërkojnë punëtorë janë të naftës, bujqësisë dhe blegtorisë. /Telegrafi/

Reklamë
Reklamë

Vjen karrigia që u lejon të punoni shtrirë (Video)

Për të gjithë punëtorët të cilët e urrejnë të zgjohen herët në mëngjes, mund të ketë një zgjidhje, megjithëse është e shtrenjtë.

Periskopi.com Tech/Auto

Një kompani e re e quajtur Altwork ka krijuar një karrige të re e cila lejon njerëzit të punojnë në kompjuter ndërkohë që rrinë shtrirë.

Pajisja ngjason me karrigen e një dentisti në mënyrën se si vendoset në pozicionin horizontal. Monitori i kompjuterit përkulet me karrigen ndërkohë që tastiera dhe mausi mbahen në një kënd nëpërmjet magneteve.

Versioni i papërfunduar i Altwork Station kushton 5,900 dollarë, duke mos përfshirë koston e transportit.

Reklamë
Reklamë

Viza pune në vend të azilit, ja si mund të shkoni në Gjermani

Në kulmin e krizës së refugjatëve në Gjermani, në këtë vend mbërritën mbi 144 mijë refugjatë nga Ballkani, kryesisht shqiptarë.

Periskopi.com Lajme

Sipas “Die Welt”, shanset për të përfituar azil janë shumë të ulëta, thuajse zero, pasi ata nuk vijnë nga rajone në luftë.

Por qëllimi i shqiptarëve është tjetër: Të gjejnë një punë.

Për të shmangur presionin mbi sistemin dhe për të lehtësuar mundësitë që ballkanasit të gjejnë një punë në Gjermani, qeveria ka nisur një program punësimi.

Të gjithë ata që duan, mund të aplikojnë për të marrë një vizë pune.

Deri në shtator të këtij viti, sipas “Die Welt”, janë dhënë 15.500 viza punësimi për banorët e Ballkanit Perëndimor.

Por si funksionon?

Kur emigrantët nga Ballkani kanë në xhepin e tyre një ofertë konkrete për punë nga Gjermania, mund të marrin një vizë punë për në Gjermani në vendet e tyre.

Kushti është që të mos kenë kërkuar azil ose kanë përfituar nga pagesat e sistemit të pritjes së përgjigjeve të azilit.

Nëse e kanë bërë diçka të tillë, përfitojnë viza ata që kanë tërhequr kërkesën për azil dhe janë larguar në mënyrë vullnetare nga Gjermania.

Në total janë mbi 30 mijë punëtorë emigrantë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani.

Kërkesat janë të larta.

Sipas këtij programi, punëtorët nga Ballkani pajisen me të ashtuquajturën Karta Blu, nëse kanë një diplomë dhe duan të punojnë në ato profesione ku Gjermania ka mungesa.

Por ku janë këto mungesa?

Dihet se ka kërkesa për infermiere dhe ndihmëse në sektorin e mjekësisë,

Por shumica e tyre është në sektorin e ndërtimit (53.2 përqind), pasuar nga shërbimet në hotele dhe restorante.

Po ashtu Gjermania thotë se ka nevoja për punëtorë në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë.

Ekspertët thonë se kjo mënyrë punësimi është interesante dhe dashamirëse.

“Procesi siguron që të na vijnë profesionistët që na mungojnë”, thotë Zyra Federalee Punësimit.

Një program i tillë punësimi nuk është i ri në Gjermani.

Në vitet ’60-’70 pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Shumë prej punëtorëve erdhën nga Italia.

 

 

 

Reklamë
Reklamë