Mustafa sërish premton vende pune

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa edhe një herë Ka përsëritur se reformat ekonomike e fiskale, si dhe idetë inovative e shumë premtuese, do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve të Prizrenit dhe rritjen cilësore e sasiore të prodhimeve të Kosovës.

Ai pas vizitës që i ka bërë disa kompanive në Prizren, ka shkruar në facebook se përfaqësuesit e këtyre kompanive, ashtu si të gjitha bizneset kryesore të tjera në Prizren, vlerësojnë lartë efektet e Pakos Fiskale 1 dhe mbështesin fuqishëm masat e parapara në Pakon e 2-të Fiskale.

Mësoni si të aplikoni për punë në Suedi

Periskopi.com Lajme

Edhe pse ka pak shanse që shqiptarët të fitojnë azil në Suedi, mundësia tjetër për të jetuar dhe punuar atje mbetet ajo e aplikimit për punë.

Për të aplikuar për një punë në Suedi duhet të dërgoni një CV dhe një letër motivimi në mënyrë elektronike, kompania më pas do të përzgjedhë aplikantët që do të intervistohen. CV duhet të jetë një deri në dy faqe e gjatë dhe të përfshijë një pasqyrë të përvojës së punës tuaj, studime, arritjet apo çmime, aftësi të veçanta dhe referencat.

Nëse ju aplikoni për një punë në Suedi nga jashtë, intervista juaj e parë mund të bëhet me anë të telefonit ose video-konference (p.sh., Skype), ose mund të ftoheni në vend.

Gjatë intervistës, punëdhënësi duhet t’ju njoftojë se cila do të jetë pjesa tjetër e procesit të rekrutimit. Në varësi të fushës dhe llojin e pozicionit mund të duhen disa intervista ose plotësimi i një testi. Pas intervistës tuaj, punëdhënësi do të lidhet me ju për t’ju vënë në dijeni nëse jeni zgjedhur për këtë punë. Pasi të keni një ofertë pune, hapat e ardhshëm do të varen nga kombësia.

Përgjithësisht qytetarët nga vendet jashtë BE-së kanë nevojë për një leje pune për të punuar në Suedi. Që të kualifikoheni për një letër pune duhet të merrni një ofertë nga një punëdhënës suedez duhet të aplikoni për leje përpara se të hyni në Suedi. Agjencia e Migracionit e merr në konsideratë aplikimin dhe ju informon për vendimin. Më pas dorëzohen të dhënat për vizën dhe lejen e qëndrimit.

Profesionet që kërkohen më shumë dhe për të cilat Agjencia e Migracionit ka dhënë lejet e punësimit janë specialistë, teknikë dhe profesione të lidhura me shërbime, kujdes dhe shitje si dhe profesione menaxheriale etj. Më poshtë gjendet një link që ju vjen në ndihmë nese doni të aplikoni për të jetuar e punuar në Suedi: https://sëeden.se/society/coll…

Fotoja e kirurgut hero duke fjetur pas 28-orësh punë pushton rrjetin (FOTO)

Nëse mendoni se keni pasur një ditë të vështirë në punë, atëherë duhet të shikoni fotot e mësipërme.

Periskopi.com Lajme

Kirurgu në foto është kthyer në heroin e rrjetit.

Kjo pasi fotot e tij duke bërë një sy gjumë në korridoret e spitalit kanë prekur njerëzit në internet.

Pas disa operacioneve të një-pas-njëshme që kanë zgjatur 28 orë, Luo Heng nga provinca Anhui në Kinë ka bërë një sy gjumë në korridor.

Fotoja është shkrepur më 30 mars ndërsa ditët e fundit është bërë tepër virale. /Albeu.com/

Lexojeni me kujdes sa orë duhet të punoni në ditë

Sipas librit të ri të këshilltarit në Luginën e Silikonit, Alex Soojung-Kim Pang, ne duhet të punojmë vetëm katër orë në ditë në mënyrë që të jemi më efektivë.

Periskopi.com Lajme

Kështu kanë vepruar edhe shkrimtari i famshëm Çarls Dikens dhe biologu gjenial Çarls Darvin.

“Dekada të hulumtimit kanë demonstruar se korrelacioni mes numrit të orëve që punojmë dhe produktivitetit janë të dobëta”, argumenton Pang në librin e tij “Pse ju kryeni më shumë punë kur punoni më pak”.

Darvin besohet të ketë teoretizuar dhe të ketë bërë punime shkencore vetëm 90 minuta në ditë, sipas raporteve të Quartz-it.

Pjesa tjetër e ditës i kalonte duke lexuar, ecur, duke shkruar letra dhe duke fjetur.

Djali i Dikensit njëherë kishte zbuluar se babai i tij kishte punuar nga ora nëntë e paradites e deri në ora dy pasdite, madje me një pauzë dreke, shkruan The Independent,.

Por këto dy personalitete nuk janë të vetmet që kanë arritur sukses të madh duke punuar shkurt gjatë ditës.

Edhe Tomas Mann dhe Edna O’Brajen e kishin pasur të njëjtin orar, sipas Pangut.

Ai beson se sasia e kohës që ata ia dedikonin pushimit të qëllimshëm ishte po aq e rëndësishme sa koha që e kalonin duke punuar.

“Kur ne ndalojmë dhe pushojmë si duhet, ne nuk jemi duke e paguar taksën e kreativitetit. Përkundrazi, ne po investojmë në të”.

Sidoqoftë, nuk duket e pranueshme që ky koncept të futet në shumë zyra institucionale, pavarësisht faktit që studimet në mënyrë të vazhdueshme kanë treguar për dobitë e këtij koncepti për të gjithë të përfshirët në vendin e punës.

Profesionet më të paguara por që nuk kërkohet diploma

Shumë profesione janë nga më të kërkuarat, pa qenë nevoja për mbarimin e Universitetit: Nga drejtuesi i fermës, te kontrolli i fluturimit.

Periskopi.com Lajme

Për disa profesione, është më mirë të bësh djalin/student-model: të shkosh në shkollë për të marrë nota të mira, të diplomohesh dhe specializohesh. Por jo gjithnjë një formim i mirë arsimor është sinonim i rrogës së lartë, shkruan shqip. Ka në fakt profesione shumë mirë të paguara, që gjithsesi nuk përkojnë me nevojën për të pasur një titull universitar, të paktën sipas të dhënave të “US Bureau of Labor Statistics”: numrat relativë me këto 10 profesione, referohen në SHBA. Por përse të mos marrë dikush spunto nga këto?

Instaluesi dhe riparuesi i linjave elektrike

Një punë teknike, e paguar mirë, për të cilën mjafton një diplomë. Bëhet fjalë për rreth 59.000 euro në vit (në SHBA).

Drejtor ferme

Tashmë bujqësia dhe blegtoria është në plan të parë në SHBA dhe ata që kujdesen për një aktivitet të tillë, nuk marrin pak, rreth 562 mijë euro në vit.

IT ose zhvillues web-i

Nuk është një profesion që mungon në Europë. Por në Amerikë, ata që realizojnë sajte interneti, fitojnë 63.000 euro në vit, mjafton të keni marrë një diplomë që ju certifikon.

Operator i impianteve elektrike

Me një rrogë mesatarisht 64.000 euro në vit, është një profesion vërtet shumë i kërkuar në Amerikë.

Instalues dhe riparues i ashensorëve

Mjafton një diplomë e një shkolle profesionale, pasi është shumë e kërkuar: kështu, çdo kush mund të bëhet një instalues ashensorësh. Paga mesatare për kolegët amerikanë është 70.000 euro në vit.

Komandant anije

Kush e adhuron detin, është mirë që të përfitojë. Për të drejtuar tragete dhe rimorkiatorë, mjafton një diplomë instruktimi të shkallës së dytë duhet të kaloni një kurs profesional pas shkollës dhe rroga amerikane shkon rreth 75.000 euro në vit.

Shërbime funerale

Vështirë që do të buzëqeshni në një punë të tillë. Por në fund të muajit, kur paratë që do të fusni në xhep, do ju gëzojnë: flitet për një rrogë mesatare prej 76.000 euro në vit.

Pilot tregtar

Për të bërë këtë punë, është e nevojshme të merret licenca, pasi më parë të keni frekuentuar një shkollë fluturimi. Më vonë, mund të drejtoni avionë dhe helikopterë privatë.  Rroga mesatare (në SHBA): 76.000 euro.

Menaxher transporti, magazinimi dhe shpërndarjeje

Nuk shërben një diplomë për këtë rol në drejtimin e sistemit të transportit, të magazinimit të mallrave dhe shpërndarjes së tyre. Mjafton një diplomë e shkollës së lartë dhe rroga mesatare përtej oqeanit është 80.000 euro.

Kontrollor i trafikut ajror

Për të mbërritur të kontrolloni trafikun ajror, është e nevojshme të keni një diplomë 2-vjeçare në SHBA. Rroga mesatare është 107.000 euro në vit. Ndërsa në Europë, për t’u bërë kontrollor i fluturimeve ajrore, përzgjedhja bëhet nga shërbimet e aeroportit.

Zelanda e Re ju paguan pushimet nëse shkoni për një intervistë pune

Zelanda e Re ka krijuar padyshim intervistën e punës që të gjithë kemi ëndërruar.

Periskopi.com Lajme

Qyteti i  Wellington është duke kërkuar të rekrutojë ekspertë të teknologjisë nga e gjithë bota dhe më spektakolarja është se bosat e teknologjisë do të ofrojnë pushime për të gjithë ata që mund të provojnë meritat e tyre.

Kompania e  quajtur “Looksee Wellington”, një biznes i specializuar në fushën e marketingut global, do të presë 100 kandidatë me fat dhe të paguajë për të gjitha fluturimet, strehimin dhe mbi të gjitha pushimet.

Në këmbim, aplikantëve do t’u kërkohet që të para-rregullojnë intervistat e punës me “kompanitë kryesore të teknologjisë” në qytet, shkruan “The Independent”.

Kandidatët do të duhet të marrin pjesë në takimet dhe eksplorimet rreth qytetit.

 

Kompanitë do të bëjnë oferta për kandidatët më të mirë në fund të javës.SYRI.net

Pauzë për seks në orar të punës dhe me pagesë? Shpejt bëhet me ligj në Suedi

Për disa aspekte, Suedia është parajsë për punonjësit. Suedia është një nga shtetet me kohën më të shkurtër të punës në Evropë, vendi ku për herë të parë u prezantua leja e atësisë, pra edhe burrat kanë të drejtë të marrin leje kur bëhen prindër, si dhe shumë benefite të tjera.

Periskopi.com Lajme

Propozimi vjen së fundmi nga Per-Erik Muskos, anëtar i këshillit bashkiak të Övertorneå, qytet në veri të Suedisë, pranë kufirit me Finlandën. Propozimi thotë që punëtorëve t’u ofrohet pushim 1 orë në ditë, i paguar, për të shkuar në shtëpi dhe të bëjnë seks…ose diku tjetër.

“Ekziston gjithmonë rreziku që personat që marrin leje të bëjnë një shëtitje në vend që të bëjnë seks. Por, shumë studime tregojnë që të bësh seks, është një gjë e shëndetshme”, tha ai në një intervistë për një gazetë lokale.

Ai arsyeton propozimin e tij me faktin se qyteti po vuan nga reduktimi i popullsisë dhe deficiti i lindjeve.

“Kjo do të thotë se lindja e fëmijës duhet të inkurajohet. Përderisa seksi është gjithashtu një formë e shkëlqyer, që ka efekte pozitive tek njeriu, përse të mos i inkurajojmë punonjësit tanë, që të përdorin një orë pushim, për të shkuar në shtëpi, të bëjnë seks me partnerin e tyre’, shkruhet në gazetë.

8 gjëra që nuk duhet të zbuloni asnjëherë për veten tuaj në punë

Në vendin e punës duhen respektuar rregullat e punës dhe çfarë nuk ka të bëjë me punën, është ajo që njerëzit e zgjuar e shmangin në zyrë apo kudo qofshin.

Periskopi.com Lajme

Dhënia e informacioneve shpjeguese në momente pune ka pikat e dobëta dhe tregon shumë për një person. Në qoftë se ju nuk do të tregoheni të hapur me kolegët tuaj, kjo nuk do të thotë se nuk e bëni punën mirë. Përkundrazi. Duke bërë kështu, ju mbani për vete ato që në fakt ata nuk kanë pse t’i dinë dhe që mund të kenë një efekt shkatërrues për karrierën tuaj.

Ju duhet të dini se ku është vija ndarëse dhe të jeni të kujdesshëm që të mos e tejkaloni atë. TalentSmart ka testuar më shumë se 1 milion njerëz dhe ka gjetur se rreth 90 për qind e njerëzve kanë nivelet të larta të inteligjencës emocionale, kjo është “diçka” që te secili prej nesh është paprekshme.

cowAjo ndikon në mënyrën se si ne menaxhojmë sjelljen, kompleksitetin social dhe marrim vendime personale që arrijnë rezultate pozitive. Emocionalisht njerëzit inteligjentë janë të aftë të lexojnë të tjerët dhe kjo aftësi u tregon atyre atë që duhet dhe nuk duhet të zbulojë për veten e tyre në punë.

Ata e dinë më mirë se sa mund të zbulojnë nga këto elementë personalë, sepse këto gjëra do ta dërgonin karrierën në drejtim të gabuar.

  1. Bindjet politike

  2. Mendimin se dikush te puna juaj është i paaftë.

  3. Sa para fitoni.

  4. Që e urreni punën tuaj.

  5. Çfarë bëni në shtrat.

  6. Thashetheme për atë që mund të bëjnë të tjerët në shtrat.

  7. Sa i shkujdesur dhe aventurier ke qenë në të kaluarën.

  8. Që je në kërkim të një pune të re në çdo moment.

Mësohuni t’i shmangeni shterimit të energjisë

Një ndër studimet e bëra kohët e fundit , ka zbuluar se 87 % e punonjësve , nuk ndihen të lidhur me punët e tyre. Mesatarisht 1 në 2 punëtorë, ndihen krejtësisht të shteruar nga puna që bëjnë. Nuk ekziston vetëm një kurë që të shërojë të gjitha llojet e shterimit të energjive. Le të shohim se cilat janë strategjitë më të mira me anë të cilave mund të përballesh, të trajtosh dhe parandalosh shterimin e energjive.

Periskopi.com Shëndeti

Gjej se çfarë është ajo gjë që të lodh kaq shumë

Shoqata për  Shkencën Psikologjike ka gjetur se shterimi i energjive vjen në tre forma të ndryshme,e secila prej tyre ka nevojë për zgjidhje të ndryshme.  Energjitë tona mund të shterojnë kur ndihemi të mbingarkuar, kur ndjejmë se nuk po zhvillohemi aq sa duhet, ose kur neglizhojmë punët që duhen bërë.

Fillo të shkurtosh gjërat dhe të thuash “jo”

Sa herë që thua po, duhet të dish se po i shton diçka tjetër  ditës tënde. Kjo do të thotë se do të  shpenzosh më shumë energji nga vetja dhe nga krijimtaria jote. Fillo të thuash jo.  Nëse ke shumë ide, fillo të vësh në jetë disa prej tyre dhe lëri të tjerat në një dosje për t’i punuar më vonë.  Nëse vuan nga mbingarkesa , fillo të vendosësh qartë oraret kur do të punosh. Vendosu t’u përgjigjesh e-maileve në kohë të caktuar. Fike telefonin, ose lëre diku ku nuk e sheh.  Do ta shohësh se nuk do të përmbyset bota.

Lër hapësirë për të kaluar një kohë kur nuk bën asgjë

Për të larguar presionin,  vendos që gjatë ditës tënde të kesh kohë të caktuar ku nuk do të bësh asgjë.  Kjo do të ndihmojë të ndjesh më shumë mirëqenie.  Mund të nisësh duke qëndruar vetëm në qetësi, apo të bësh pak gjumë,  ose një ecje. Merr një kohë të veçantë e të qëllimshme, për t’u ndalur pak, e për t’u larguar nga ekranet, teknologjia dhe format e tjera të komunikimit. Mos harro se vetëm 20 minuta gjumë mund të ndihmojnë për t’u rikuperuar.

Mos u bëj perfeksionit, por ji i arsyeshëm

Të përpiqesh që të të shtrydhësh nga vetja jote çdo pikë të produktivitetit,  çon në shterimin e energjive të tua. Është mirë që t’i vendosësh vetes tënde kufij. Nëse vazhdon që të sakrifikosh shëndetin tënd, mirëqenien tënde, marrëdhëniet e tua,  sepse kërkon të arrish standarde të pamundura, kjo do të çojë drejt sjelljeve të rrezikshme.  Madje kështu mund të përjetosh edhe zvarritjen e projekteve të tua.

Ndaji projektet në copëza më të vogla

Nëse kërkon që ta përfundosh një detyrë menjëherë, kjo mund të të shterojë energjitë.  Ta ndash projektin tënd në disa pjesë, duke vendosur limite kohore për secilën pjesëz, kjo do të thotë se do ta plotësosh atë në mënyrë shumë më të thjeshtë dhe shumë më të shëndetshme.

Pezullohen 21 OJQ “të rrezikshme” në Kosovë

Të paktën 21 organizatave jo qeveritare iu është pezulluar veprimtaria brenda vitit 2016, me vendim të autoriteteve të rendit në Kosovë për shkak të, siç thuhet, aktiviteteve të jashtëligjshme.

Periskopi.com Lajme

Një liste prej 13 organizatash që u pezulluan në vitin 2015, i është shtuar edhe numri prej 8 organizatave të tjera, një vit më vonë (2016), duke rritur numrin e OJQ-ve të përfshira në veprimtari të paligjshme.

Vendimi për pezullimin e aktiviteteve të këtyre organizatave, i marrë nga Ministria e Administratës Publike në Kosovë, është ripërsëritur vit pas viti që prej vitit 2014 me dyshimin “se kanë rënë ndesh me rendin Kushtetues të Kosovës dhe kanë cenuar sigurinë e përgjithshme”.

Zyrtarët e Ministrisë së Administratës Publike thanë për Radion Evropa e Lirë, se pezullimi i veprimtarive të OJQ-ve të caktuara, u “bazua në kërkesën e organeve kompetente dhe ai është ripërsëritur”.

Bajram Kosumi drejtor i Departamentit për Organizatat Joqeveritare në Ministrinë e Administratës Publike, tha se “janë gjithsej 21 organizata joqeveritare ndaj të cilave departamenti për OJQ ka marrë vendim për pezullim të veprimtarisë së tyre gjatë vitit të kaluar”..

“Organizatat për të cilat është marrë vendimi që t’u pezullohet puna janë kryesisht ndërkombëtare”, tha Kosumi.

Sipas listës së Ministrisë së Administratës Publike, organizatat joqeveritare të cilave u është hequr e drejta për të punuar në Kosovë, kanë shtrirë veprimtarinë në gjithë territorin e vendit.

Një pjesë e tyre kanë punuar në jug të Kosovës në qytetin e Prizrenit dhe një numër syresh të regjistruara në Prishtinë kanë shtrirë, thonë zyrtarë qeveritarë, aktivitetin në pjesën qendrore të vendit.

Veprimtaria e paligjshme në fushën mikrofinanciare, ndërkaq, i kushtoi me mbyllje, pak kohë më parë, njërës organizatë joqeveritare, thanë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

Një zyrtar i BQK-së, Besnik Kada, i tha Radios Evropa e Lirë se “në vitin 2014 kanë hasur në një institucion të dyshimtë mikrofinanciar, të cilit i është ndaluar veprimtaria”.

“Në këtë drejtim, theksohet rasti i vendimit të BQK-së i datës 25 shtator 2014, ndaj IMF Kosova Aid and Development të cilit i pezullohen të gjitha aktivitetet e lejuara me regjistrimin e datës 2 dhjetor 2015 të lëshuar nga BQK-ja me arsyetimin se:

“Me datë 17 shtator 2014 Ministria e Administratës Publike, Departamenti për Organizata Jo-Qeveritare ka nxjerrë vendim përmes të cilit ka pezulluar veprimtarinë e Organizatës Joqeveritare “Kosova Aid and Development” pas kërkesës që i është bërë nga organet kompetente të sigurisë”, ka thënë Kada në një përgjigje përmes postës elektronike.

Ndërkohë, vendimi për pezullimin e punës së 21 OJQ-ve ndërkombëtare në Kosovë gjatë vitit 2016 u mor, siç i thanë Radios Evropa e Lirë mekanizmat e sigurisë në Kosovë, për faktin “e përkrahjes dhe shtytjes së ideve ekstremiste, mos arsyetimit të shpenzimeve të donatorëve si dhe mos raportimit në Ministrinë e Administratës Publike të aktiviteteve vjetore”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, njëkohësisht koordinator nacional kundër terrorizmit, tha se mekanizmat e sigurisë në Kosovë po i përcjellin me kujdes aktivitetet dhe “organizimet e ndryshme që vlerësohen si të dyshimta dhe të kundërligjshme” dhe nënvizoi se përveç OJQ-ve këtu përfshihen edhe “individë të caktuar”

“Është fjala për individë të cilët mund të kenë kaluar në OJQ-të e tjera, pas pezullimit të OJQ-ve në të cilat kanë vepruar e të cilat janë pezulluar nga MAP, për shkak të aktiviteteve të cilat bien ndesh me ligjin”, tha zëvendësministri i brendshëm, Hoxha.

Vazhdimin e veprimtarive të ‘paligjshme të individëve’, të cilëve u janë mbyllur OJQ-të me vendim të autoriteteve pak kohë më parë, e kanë pohuar edhe predikues të fesë.

Imami i një xhamie në qytetin e Podujevës, Idriz Bilalli, i tha Radios Evropa e Lirë se ‘individë të caktuar po vazhdojnë punën e tyre pavarësisht pezullimit’ dhe, siç tha, “për këtë është në dijeni edhe vetë Bashkësia Islame”.

“Më e keqja është se një numër i madh i këtyre aktivistëve të cilët kanë themeluar dhe kanë udhëhequr këto OJQ, edhe vendore edhe të huaja, ndërkombëtare, janë punëtorë të BIK-ut dhe punëtorë të tjerë. Ata janë të njëjtit njerëz. Unë mendoj se BIK-u, gjegjësisht kryesia, duhet të merret me këta njerëz, të cilët thjesht me ato veprimtari të tyre kanë rënë ndesh me ligjin. BIK-u duhet të marrë masat e duhura sepse nëse eventualisht atyre iu është mbyllur zyrtarisht një zyrë ata veprojnë punojnë në forma të tjera sepse e kanë hapësirën dhe mundësin sepse janë të instaluar brenda BIK-ut qoftë në xhami qoftë në institucionet e tjera që janë nën menaxhimin e BIK-ut”, tha Bilalli.

Ndërkohë, Bashkësia Islame e Kosovës nuk e përjashtoi pohimin se “persona që kanë punuar në organizata të ndryshme joqeveritare e që janë mbyllur, janë ose mund të kenë qenë pjesë të tij”.

“Kemi pasur edhe raste kur imamët tanë kanë punuar me shoqata të ndryshme, të cilat kanë vepruar këtu deri tash në mënyrë legale. Por, pas ndalimit me ligj unë besoj se pushon veprimtaria dhe puna e tyre dhe këto gjëra do t’i rregullojmë të gjithë edhe ne si institucion”, tha Ahmet Sadriu zëdhënës i BIK-ut, në një përgjgije për Radion Evropa e Lirë.

Një numër organizatash joqeveritare, nga vende të ndryshme të botës, e kanë ndihmuar Kosovën në procesin e rimëkëmbjes së saj dhe në fazën e emergjencës, disa vite pas përfundimit të luftës.

Autoritetet ndërkombëtare dhe më pas edhe autoritetet e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë më 2008, kanë ndaluar një numër syresh që të veprojnë në Kosovë, për shkak të siç thuhet, ‘veprimtarisë së paligjshme dhe rënies ndesh me ligjin’.

Zyrtarët në Kosovë thonë se një numër i OJQ-ve, patën shtrirë ndikimin e tyre dhe kanë “ndihmuar” në, siç thuhet, “rekrutimin e të rinjëve nga Kosova për në zonat e luftës në Lindjen e Mesme”. (REL)

Mësohu të qëndrosh i shëndetshëm në vendin e punës

Të gjithë duam të qëndrojmë të shëndetshëm, apo jo? Por, të mos presim që vendi ynë i punës të jetë tepër favorizues për ta realizuar këtë. Gjithsesi, jemi në që sjellim zakone të tjera të këqija në zyrë.

Periskopi.com Shëndeti

Nëse do të arrinim të qëndronim të shëndetshëm në punë, kjo do të ulte stresin dhe do të na ndihmonte të ishim më produktiv.  Le të shohim disa ide që  mund të na shërbejnë në lidhje me këtë çështje.

  1. Bëj kujdes me ato që prek

Kije mendjen në gjërat që prek në vendin e punës. Sigurohu që të pastrosh dhe të dezinfektosh sipërfaqet e tavolinave, dorezat e dyerve, telefonat, tastierën, për të shmangur kështu mikrobet. Ndoshta nuk do të mundesh t’i eliminosh të gjitha, por të paktën mund të ulësh numrin e tyre. Dezinfektimin mund të bëhet duke përdorur alkool të thjeshtë të çnatyruar, që mund të blihet në farmaci.

  1. Bëj ushtrime

Çohu nga karrigia jote dhe fillo të bësh disa ushtrime për  10-15 minuta .Nëse mund të dalësh nga zyra bëj pak ecje,  e nëse jo, fillo të lëvizësh  në ambientet e  brendshme të ndërtesës. Mund të fillosh të ngjisësh shkallët në vend se të marrësh ashensorin, të parkosh pak larg kur vjen në punë, apo  të vish me biçikletë. Të bërit ushtrime do të largojë  stresin, dhe do të ndihmojë trupin tënd të ndihet më i  relaksuar. Gjithashtu do të të bëjë ty një punonjës më të lumtur.

  1. Menaxho stresin

Stresi mund të shkaktojë atak zemre, presion të lartë gjaku, dhimbje koke (më e zakonshmja) ose shtim në peshë. Vendos balancën e duhur, ndërmjet jetës në shtëpi dhe jetës në punë. Nëse të duhet një pushim, merr një ditë vetëm për veten . Pas pune provo që të pushosh dhe të bësh diçka që të pëlqen.

  1. Ha shëndetshëm

Në qoftë se ke një frigorifer në vendin ku punon, mund të mbash aty karota, bajame, banane ose një sallatë të përgatitur. Kjo ndihmon të shmangësh ushqimet e shpejta, e  të pashëndetshme. Ha ushqime të cilat kanë përmbajtje të lartë fibrash si: thjerrëza, bizele, brokoli ose fasule të zeza. Shmangni ëmbëlsirat në punë  Ato mund të shtojnë qindra kalori.

  1. Pi më shumë ujë

Pi rreth 6-8 gota ujë në ditë. Përfshi gjithashtu në dietën tënde edhe çajin bimor, supat, ose lëngjet e frutave.  Kastravecët, luleshtrydhet, domatet dhe karotat, janë një mënyrë e mirë për të të qenë i hidratuar. Përveç hidratimit, uji gjithashtu të ndihmon të mbrohesh nga ftohja dhe mikrobet.

Pesë shenjat që ju jeni duke u dhënë njerëzve negativ shumë pushtet

A keni qenë ndonjëherë të hidhëruar aq shumë nga sjellja e vrazhdë e dikujt, që ju lë zgjuar në mes të natës, duke menduar për atë person? A keni gjetur veten ndonjëherë duke u ankuar për të njëjtën bashkëpunëtor çdo ditë?

Periskopi.com Shëndeti

Njerëzit negativ duhet të zënë sa më pak hapësirë në jetën tuaj, pasi sjellja e tyre toksike mund t’ju marrë shumë kohë dhe energji.

Këtu janë pesë shenjat, që ju jeni duke u dhënë njerëzve negativ shumë pushtet në jetën tuaj:

  1. Ju flisni shumë rreth tyre

Sa më shumë që të flasim për zakonet e dikujt, i bezdisshëm, sjelljen e vrazhdë, apo komente fyese, më shumë pushtet personi pretendon mbi jetën tuaj. Përveç kësaj, çdo minutë që ju kaloni duke u ankuar për dikë janë 60 sekonda përkushtuar negativitetit të atij individi. Ju mund kaloni të njëjtin kohë, duke folur për diçka shumë më produktive.

  1. Ju mendoni për ata, edhe kur nuk janë përreth

Sa më shumë kohë shpenzoni duke menduar rreth tyre, më shumë kohë u jepni atyre.

  1. Ju i lejoni ata të kufizojnë jetën tuaj

Duke thënë gjëra të tilla si, ”Festa e familjes shkatërrohet çdo vit për shkak se vëllai im është atje,” apo “Unë kurrë nuk do të gëzoj punën time, përderisa shefi im është këtu”, lejon një person negativ të kufizojë jetën tuaj.

  1. Ju e lejoni të kontrollojë emocionet tuaja

Një person negativ, ju mërzit dhe ju duhen ndoshta dy orë për t’u qetësuar.

  1. Ju i lejoni ata të ndikojnë negativisht në sjelljen tuaj

Pa marrë parasysh atë që bëni ju, në qoftë se ajo nuk është në përputhje me vlerat tuaja, ju jeni duke i dhënë njerëzve toksikë shumë pushtet mbi ju.

Fëmijët më të zgjuar, ata që kanë nënat në punë

Fëmijët e nënave që punojnë janë më “të zgjuar” se ata që i kanë mamatë në shtëpi. Kjo del nga një studim i bërë nga “London School of Economics and Political Science” në Universitetin e Oksfordit.

Periskopi.com Lajme

Ekspertët kanë analizuar katër aspekte të zhvillimit të fëmijës shumë të vogël në moshë: cilësia e të folurit, aftësia për t’u socializuar me të tjerët, aftësia për të kryer veprime të përditshme dhe shpejtësi në lëvizje.

Nga studimi, del se nëse nënat punojnë, fëmija është më i zoti në të katër këto kritere të zhvillimit. Ndër të tjera, nëse i vogli shkon në struktura edukuese, kopsht apo në çerdhe, do të jetë më i aftë në aktivitetet e jetës së përditshme, përveç se do të solicializohet me të tjerët. Nëse pastaj do të rritet nga gjyshërit, do të ketë aftësi më të mëdha në të folur.

Ekspertët, kanë evidentuar që aktivitetet që e bëjnë fëmijën më të lumtur, janë leximi dhe psonisja. Dalja për shëtitje, paradoksalisht nuk përmirëson aftësinë e lëvizjes së fëmijës, por ndoshta arsyeja është për shkak se prindërit kanë tendencë për ta nxjerrë fëmijën me karrocë, ndonëse dalja me ta nuk është për fëmijën një moment i praktikës fizike.