Adea Batusha

Adea Batusha flet nga arresti shtëpiak, thotë se në burg ka pasur provokime verbale

E dyshuara për sulmin e Kuvendit që ndodhi më 04 gusht Adea Batusha ka folur sonte nga arresti shtëpiak.

Periskopi.com Lajme

Ajo është shprehur e pafajshme se kishte të bënte me rastin e asaj nate, e që tashmë e njëjta me katër të tjerë akuzohen si të dyshuar për terrorizëm për sulmin ndaj kuvendit.

“Atë natë kam qenë në lagje të spitalit duke pirë kafe, pastaj kam shku në shtëpinë time ku më sa e mbaj mend kam parë lajmin që është sulmu Kuvendi i Kosovës. Jemi të pafajshëm por jemi te etiketuar veç pse jemi aktivistë të Vetëvendosjes. E di se do të shpallemi të pafajshëm sepse provat janë jo të qëndrueshme. Janë disa pamje që paraqesin përditshmërinë tonë”, thotë ajo, transmeton lajmi.net.

Ajo tregon se gjatë qëndrimit të saj në burg ka pasur provokime verbale, ndërsa thekson se është mbrojtur në heshtje sepse beson që ky është një montim politik.

Batusha në një intervistë për Info Box të Dukagjinit, flet edhe për të ndjerin Astrit Deharin i cili dyshohej me të njëjtën akuzë për terrorizëm por që i njëjti ndërroi jetë teksa po gjendje në paraburgim.

“Unë Astritin e kam njohur në VV, kemi qenë bashkëaktivist dhe shokë, e njoh që 4-5 vite. Ka qenë një shok shumë i mirë dhe akvitistë shembullor. Kjo është një goditje jo vetëm për neve dhe familjarët por për tërë shoqërinë tonë, një rast i rëndë dhe i pabesueshëm dhe spo mujë ende ta kuptoj se si shteti ka lejuar të ndodh një ngjarje kaq e rëndë që një i burgosur poltik të vdes brenda ambientit të burgut dhe të mos jap prap përgjegjësi. Kam qenë e mërzitur për ditë të tëra, kujtimi për të dhe mënyra se si ai ka biseduar me aktivistë të tjerë dhe çfarë punëtori ka qenë ai ne na bën që ta vazhdojmë rrugën që ai fatkeqësisht e la në gjysmë”.

Ajo nuk jep një mendim të prerë se çfarë mendon rreth deklarimeve të institucioneve se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje, thotë se refuzon të jap një mendim personal për këtë rast, por shprehet e shqetësuar se si shteti lejoi që një gjë e tillë të ndodh brenda burgut.

“Ne kemi pa versionin zyrtar por mënyra se si ka ardhur ecuria e kësaj ngjarje na bën dyshues, shoqëria jonë është duke u ndje e pasigurt, sepse janë dhënë deklarata të ndryshme, edhe raporti i autopsisë ka pasur terma kundërthënëse dhe ka qenë i mangët, ka shumë zëra që e kundërshtojnë.

Me aq sa e kam njohur Astritin ai ka qenë energjik dhe i buzëqeshur, refuzoj të krijojë një mendim personal për një rast të tillë”, ka treguar Adea Batusha.

Ajo bëri të ditur se  rruga e saj, çfarëdo vendimi që do t’i jepet, ka thënë se nuk ndalet me kaq.

“Pushteti po mundohet të na frikësojë vazhdimisht neve pesë aktivistëve, kjo mënyrë e frikësimit është shumë e ultë dhe nuk ka mundësi të funksionojë”.