Studentet

Ndodh në Kosovë: Studenti me notë mesatare 10 s’pranohet në master (Foto)

Sonte ka dalë lista e studentëve të cilët janë pranuar në nivelin master, në kuadër të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Në listën e studentëve të papranuar figuron një student me notën mesatarë 10 që kryeson listën e “zezë”, shkruan lajmi.net

Mirëpo, ajo që me të vërtetë të lë pa fjalë këtu është, se në listën e studentëve të pranuar ka student me notë mesatare 6.8.

Këto rezultate me të publikuar kanë ngjallur reagime nga me të ndryshme, disa prej komentuesve kanë thënë se kjo, “tregon qartë punën e notave në Fakultetin Ekonomik”, por nuk kanë munguar as fyerjet, “turp për studentët me nota mesatare më të lartë se 9, që nuk kanë mundur të pranohen”.

Ndërkaq, janë kritikuar ashpër edhe profesorët e UP-së, ku sipas komentuesve e kanë degraduar arsimin në UP dhe japin nota si “karramela për Bajram”.