Opozita thërret protestë për të hënën (Video)

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës të hënën edhe zyrtarisht do ta procedojë për në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kërkesa e kryeministrit Mustafa ka bërë që opozita edhe një herë të mobilizohet si nga brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij.

Partitë opozitare i kanë konfirmuar televizionit Tribuna Channdl se për të hënën kanë thirrur protestë qytetare për ta kundërshtuar këtë marrëveshje.

Marsh protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Periskopi.com Lajme

Shoqëria civile në Mitrovicë, sot organizon marrshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, i cili mbahet në Sheshin “Mehë Uka”, duke filluar nga ora 13:00.

Marshi mbahet pas vrasjes së 24 vjeçarit, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar.

I ndjeri është varrosur dje dhe për ndër të tij, në ora 16:00, kur i është dhënë lamtumira, janë mbyllur të gjitha kafiteritë në Mitrovicë.

Qindra njerëz nga qytete të ndryshme ia mësyjnë Shkupit

Periskopi.com Lajme

Para pak çastesh ALSAT ka raportuar se qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme të Maqedonisë janë nisur drejt Parlamentit të Maqedonisë.

Megjithëse organet e rendit në Maqedoni kanë raportuar se ‘situata po shkon drejt qetësimit’, gjendja në teren flet ndryshe.

Njëri nga gjashtë gazetarët që është mbyllur në ambientet e brendshme ka raportuar se informacionet tregojë se drejt Parlamentit janë nisur mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Maqedonisë/Periskopi

Të burgosurit e Dubravës kërcënojnë me grevë

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish sot ta miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Periskopi.com Lajme

Lidhur me këtë ka reaguar Këshilli Organizativ i të Burgosurve në Dubravë.

Në reagimin e tyre, thuhet: “Reagojmë ashpër me mos miratimin e ligjit në lexim të dytë mbi ekzekutimin e sanksioneve penale. Jemi shumë të indinjuar me mos votimin e këtij ligji. Ne po ju japim edhe një javë, e po që se nuk votohet edhe në javën që vjen, do të hyjmë në grevë të gjithë të burgosurit”

Banorët e Hades sot protestojnë kundër rrënimit të shtëpive

Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë sot protestën si reagim i banorëve të Hades ndaj rrënimit të disa themeleve të shtëpive për të cilat Inspektorati i MMPH-së ka vlerësuar se janë ndërtuar pa leje.

Periskopi.com Lajme

 

Protesta do të mbahet para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, duke filluar nga ora 13:00.

“Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë protestën si reagim i banorëve të Hades, familjet e të cilëve për vite me radhe, që nga 2004-ta kur ka filluar zhvendosja e dhunshme, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, kushtet më të rënda mjedisore ekonomike, që po rrezikojnë edhe jetët e familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Në një aksion të përbashkët me Komunën e Obiliqit dhe Policinë e Kosovës, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit rreth një javë më parë shkatërroi disa themele me gjithë revoltën dhe konfrontimin me banorët e këtij fshati.

Vendimi për Haradinajn nxit protestë gjithëpopullore

Periskopi.com Video

Në Colmar të Francës mbahet protestë për Haradinajn

Shqiptarët që jetojnë në Francë, në shenjë pakënaqësie për rastin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë ftuar për sot (e shtunë), për të marrë pjesë në një protestë në Colmar të Francës.

Periskopi.com Lajme

Në njoftimin e organizatori thuhet se ky “është moment historik që të gjithë shqiptarët të dëshmojnë se janë bashkë dhe janë një”.

Ky është njoftimi i plotë:

Meqenëse autoritetet e Republikës së Francës nuk sollën vendimin e drejtë dhe të shumëpritur nga populli shqiptar për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Ramush Haradinajt, Këshilli Organizativ për lirimin e Ramush Haradinajt fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare shqiptarët janë një!

Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.

Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se jemi një!

Lirimi i pakusht dhe i menjëhershëm i Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

Protesta do të mbahet në këtë adresë:

9 AVENUE RAYMOND POINCARÉ, 68000 COLMAR, FRANCE./Illyria

LDK-ja protestë para Kuvendit, shefi i tyre brenda në seancë (Foto)

Derisa në po zhvillohet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për sigurime shëndetësore, gjatë të cilës edhe kryeministri Isa Mistafa paraqiti punën që Qeveria po bënë në këtë aspekt, të rinjtë nga partia e tij dolën të protestojnë ndaj mos punës së institucioneve për liberalizimin e vizave.

Periskopi.com Lajme

Të rinjtë e LDK- së me anë të një aktiviteti në mënyrë simbolike paraqitën izolimin që po u bëhet qytetarëve me mosliberalizimin e vizave.

Kryetari i forumit të rinisë së LDK-së, Fidan Rekaliu u bëri thirrje deputetëve që të shtyjnë përpara procesin e liberalizimit të vizave dhe t’i shohin vetëm interesat e tyre/Periskopi/

Vjen momenti kur edhe LDK dalin në protestë

Të martën, më 14.02.2017, Forumi i Rinisë i LDK-së organizon aktivitet me moton “Mos na leni mshelë”.

Periskopi.com Lajme

Përmes një njoftimi, ata bëjnë të ditur se qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i institucioneve vendore, veçanërisht Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Aktiviteti fillon në ora 12:00 dhe mbahet në Sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë./ Periskopi

Protestë masive në Gjermani kundër dëbimit të familjes shqiptare

Disa qindra nxënës gjermanë të gjimnazit “Dreikönigsgymnasium” kanë protestuar kundër dëbimit të familjes shqiptare Yzellari. Ata protestuan para Këshillit të qytetit të Kolnit, shkruan ‘Rundschau-online.de’.

Periskopi.com Lajme

Dy nga fëmijët, Klaosi (12-vjeçar) dhe Ariola (14-vjeçar), e kishin vijuar mësimin në këtë gjimnaz që nga fillimi i vitit shkollor. “Ne u shtangëm nga lajmi se ata janë dëbuar”, ka thënë shefi i kafenesë St. Mocca në Bilderstokschen, Markus Losse.

Protesta ishte organizuar para së gjithash kundër mënyrës së dëbimit. Sipas Losse, Enti Gjerman i Migrimit në Dortmund, që para Krishtlindjeve e kishte sinjalizuar avokatin e familjes shqiptare se ajo do të dëbohet.

Policia federale gjermane më 23 janar të këtij viti e kishte dërguar familjen shqiptare në Aarau të Zvicrës, ku para se të vinin në Gjermani, kishte jetuar pothuajse për dy vite.

Sipas Klaosit, familja ishte marrë nga policia gjermane, kurse babai i tij ishte i lidhur këmbë e duar në pranga dhe e kishin kërcënuar se do ta dëbonin jo në Shqipëri, por në Afganistan.

Edhe mënyra e dëbimit në pikë të natës i ka zemëruar së tepërmi protestuesit, duke vënë në dyshim humanizmin njerëzor.

Familjet me fëmijë nën moshën 14-vjeçare nuk guxohet të dëbohen në periudhën në mes orës 21.00 dhe 06.00. /albinfo/

 

Nxënësit protestojnë kundër dëbimit të familjes shqiptare

.

 

Me protestë u kërkua lirimi i Ramush Haradinajt

Periskopi.com Video

Protestë kundër Donald Trump, morën pjesë edhe aktorët: De Niro, Baldwin, Cher

Mijëra qytetarë të New Yorkut mbrëmë protestuan në rrugët e qytetit në shenjë të pakënaqësisë me politikat që përfaqëson Donald Trump, i cili sot në ora 18:00 sipas kohës lokale bëhet President i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Periskopi.com Lajme

Protesta u mbajt para hotelit “Trump International”, në kohën kur Trump po mbante fjalimin e fundit si qytetar i zakonshëm i SHBA-ve para monumentit të Abraham Linkolnit në Washington.

Në protestë dalën edhe shumë figura të famshme, si aktorët Robert De Niro, Marisa Tomei, Sally Field, Alec Baldwin, Mark Ruffalo dhe Cynthia Nixon, Cher dhe Natalie Merchant.

Protestat u mbështetën edhe nga kryebashkiaku i New Yorkut Bill de Blasio dhe Shefi i Minneapolisit, Betsy Hodges.

Donald Trump i cili u zgjodh për president të SHBA-ve më 8 nëntor të vitit të kaluar, sot me betimin solemn edhe zyrtarisht bëhet presidenti i ri amerikan.

Edhe në Londër protestohet për Ramushin

Sot proteston Londra me moton Ramushi është Kosova! Sot proteston Londra me moton Ramushi është Kosova!

Periskopi.com Lajme

 

Për lirimin e menjëhershëm të  ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sot proteston edhe Londra.

Bashkëatdhetarët në Londër do të nisin protestën paqësore në orën 14.00.

“Të nderuar bashkëkombas, Njoftojmë gjithë bashkëatdhetarët tanë për një protestë paqësore nesër (8 janar 2017) në orën 14.00, para Ambasadës Franceze,58 Knightsbridge, London, SË1X 7JT, me moton: Ramushi është Kosova dhe të lirohet menjeherë! Ju mirepresim dhe ju lutemi bëjeni ‘share’ njoftimin! Për më tepër informacion kontaktoni:0044 7791 359990”, thuhet në njoftim.

Nesër protestojnë shqiptarët në Amerikë, kundër arrestimit të Haradinajt (Foto)

Komuniteti i Shqiptarëve në Amerikë ka bërë thirrje për t’iu bashkangjitur protestës kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

 

“Ftojmë të gjithë të bashkohen në një protestë paqësore kundër arrestimit të z.Ramush Haradinaj, këtë të hënë më 9 janar 2017 nga ora 11:00-13:00. Bashkohuni në protestën tonë paqësore për lirimin e Haradinajt”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Në shenjë të kërkesës për lirimin e Haradinajt, ky komunitet ka kërkuar që në protestë qytetarët të sjellin me vete flamujt, atë të Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Shqiptarët protestojnë në Francë, kërkojnë lirimin e Haradinajt

Periskopi.com Video

Para Qeverisë vendosen pula, mbajnë emrin e Isa Mustafës dhe Edita Tahirit (Foto)

Para objektit të Qeverisë është duke u zhvilluar një aksion simbolik për të kundërshtuar ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

Aksioni i Iniciativës Qytetare për Veprim me aksion simbolik ia kanë kujtuar Qeverisë edhe dështimet e tyre, të cilat i kanë renditur në një pllakatë, raporton lajmi

Ndërkaq kanë vendosur edhe një muri dhe dy pula, njërën me emrin e ministres për Dialog Edita Tahirit dhe tjetra me emër të kryeministrit Isa Mustafes, ndërsa çurani sipas tyre është Agim Bahtiri.

15592467_1358953644155880_47577281_n-copy 15673121_1358950524156192_271486651_n 15666122_1358954010822510_1489922892_n pula1-640x318

Protestë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë (Foto)

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot për të protestuar kundër ndotjes se ajrit në Prishtinë e cila ditëve të fundit ka arritur deri në nivelet e rrezikshmërisë.

Periskopi.com Lajme

Protesta e cila është paraparë të fillojë nga ora 16 e deri në orën 18 ka bërë që qytetarët të vendosin maska në fytyrë kundër siç e quajnë ata vrasësit të padukshëm.

Nesër protestohet “Drejtësi për Astritin”

Me moton “Drejtësi për Astritin”, një grup i qytetareve të mbështetur nga pjesëtarë të shoqërisë civili, do të protestojnë nesër në sheshin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 12:00.

Periskopi.com Lajme

Shoqëria civili përmes një konference për media ka ftuar qytetarët që të mblidhen para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar drejtësi për Astritin.

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman ‘Friedrich Ebert Stiftung’, njëherësh mbështetëse e kësaj proteste theksoi se është e papranueshme që në një shtet që pretendon të jetë demokratik, ku një djalë i ri humb jetën dhe ende të mos ketë përgjegjësi nga institucionet.

Sipas saj mënyra me e mirë është që të këtë një hetim të pavarur ndërkombëtarë dhe të pa anshëm, duke shtuar se kjo është ajo çfarë do të kërkojnë nesër.

Ajo shtoi se protesta nuk do të politizohet, pasi që sipas saj nuk ka se si të politizohet një çështje që ka qenë e politizuar që nga fillimi, sepse Astrit Dehari ishte pjesë e një subjekti politik, pra e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa Jeta Berisha, njëra prej organizatoreve të kësaj proteste ka thënë se protesta do të mbahet për të kërkuar drejtësi për Astritin, si dhe të ketë hetim të pavarur./ Zëri

Nesër protestë para selisë së OKB-së, kërkohet drejtësi për Astrit Deharin

Lëvizja Vetëvendosje, dega e saj në Zvicër ka organizuar protestë para selisë së OKB-së në Gjenevë.

Periskopi.com Lajme

Në ftesën që po qarkullon në internet bëhet e ditur se aty do të bëhet thirrje për drejtësi.

Manifestimi mbahet në orën 16:00.

“Thirrje për DREJTËSI ! – Para OKB-së.

Ju ftojmë që të bashkoheni në manifestimin tonë, të organizuar me rastin e vrasjës së aktivistit Artit Dehari.

Ju lutemi që ta shpërndani njoftimin për bashkatdhetarët.

TË SHTUNËN – 12 NËNTOR

ORA 16h00

Place des Nations – 1202 Genève

(Pranë selisë së OKB-së)

Vdekja e aktivistit politik Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, ka prekur të gjithë shqiptarët me mendje të shëndoshë, gjithandejë nëpër botë.

Familja e Asrit Deharit ka jetuar në Zvicër deri në vitin 99. Pas përfundimit të luftës, kjo familje është kthyer në Kosovë.

Ky fakt ka prekur edhe më shumë bashkatdhetarët tanë në Zvicër.

Ne, bashkativistët e Astritit, organizojmë manifestim para OKB-së për të kërkuar Drejtësi dhe Lirimin e aktivistëve politik nga burgjet e Kosovës.”. / Periskopi

Nesër protestë para burgut të Prizrenit, kërkohet drejtësi për Deharin

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nesër bëhen një javë nga vdekja e Astrit Deharit, e që ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Periskopi.com Lajme

Për të kërkuar drejtësi për aktivistin e tyre, ky subjekt ka organizuar një aksion para burgut në Prizren.

“Nesër, e shtunë, ora 15:00, para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin”, thuhet në një njoftim të tyre.