Lulzim Basha arkiv

Sot proteston opozita në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Opozita në Shqipëri sot do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore do të angazhojë një numër të lartë punonjësish policie, të cilët pritet të sigurojnë mbarëvajtjen e tubimit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë përpara protestës së opozitës, deklaroi se do të “rrëzohet me forcën e bashkimit republika e vjetër e korrupsionit”.

“Nesër merr rrugën shpresa. Nesër bashkohen në këtë shesh qindra mijëra të rinj e të reja, sepse e dinë që me bashkimin e tyre dhe me vendosmërinë për të mos pranuar zgjedhje të diktuara nga krimi e droga, do t’i hapin rrugën arsimit dinjitoz. Do të marrë fund kaosi korruptiv me maturantët. Me ne bashkohen nesër qindra mijëra sipërmarrës të vegjël, të cilët kanë përjetuar taksat e larta dhe inspektorët e pashpirt. Republika e re do të çlirojë bizneset e vogla nga taksat e larta. Nesër bashkohen me ne qindra mijëra fermerë të lënë në dëshpërim. Zero subvencione dhe investime për ta. Por, nga ky shesh do i kthehet fermerëve shpresa dhe mundësia përmes subvencioneve dhe investimeve që produktet e tyre të shiten. Nesër bashkohen në këtë shesh pensionistët, me pensionet që u rritën më pak se inflacioni. Pensionistët bashkohen për republikën e re, që brenda 4 viteve do të mundësojë që pensioni minimal të jetë jo më pak se 250 mijë lekë (të vjetra) në muaj për çdo pensionist. Do të përgjysmohen edhe biletat e urbanit në të gjithë vendin”, tha Basha.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës.

Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.

Për të ulur tensionet, kordonet me police femra siç jemi mësuar të shikojnë në protesta të ngjashme, nuk pritet të mungojnë as paraditen e së shtunës.

Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangien e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet.

Reklamë
Reklamë

Ngriten tendat para Parlamentit/ Sulmuesit maqedonas: Do të qëndrojmë deri në fund (Foto)

Periskopi.com Lajme

Nga huliganët maqedonas “Për Maqedoni të përbashkët” thonë se do të qëndrojnë deri në fund para Parlamentit.

Gjithsejt 45 persona janë plagsur nga incidenti që shpërtheu sonte në Kuvend. Duke përfshirë tre policë, janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit.

Drejtoresha e Klinikës, Jasminka Cabukovska tha se katër prej tyre janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm, ndërsa nga Ministria e Brendshme ka thënë se po kontrollohen për të plagusr të tjerë./TetovaSot

Reklamë
Reklamë

Facebook-u po çmendet pas bukuroshes që ishte sot në krah të Bashës (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Shumë prej “xhaketave të vjetra” të demokratëve mungonin sot në protestën e opozitës në sheshin “Shqiponja” përfshirë edhe Sali Berishën, por në krah të Bashës u pa një vajzë simpatike sot, e cila tërhoqi jo pak vëmendje në rrjetet sociale pas publikimit të imazheve.

Mësohet se ajo quhet Ajshe Isha dhe sipas statistikave për momentin emri i saj është ndër më të kërkuarit në Facebook brenda territorit të Shqipërisë.

Ajo është pjesë e forumeve të demokratëve dhe sakrifica e sotme mund të bëjë që një ditë shumë të afërt ta shohim në politikë. /albeu.com

Reklamë
Reklamë

Mediat paralajmërojnë: Nesër priten trazira në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Mediat maqedonase raportojnë se lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe i BDI Ali Ahmeti janë takuar gjatë ditës së sotme për të diskutuar për zgjidhjen e ngërçit politik në Maqedoni.

Sipas mediave lokale, ekziston mundësia që të zgjidhet kryetari i Parlamentit maqedonas dhe kjo ka qenë tema e diskutimit mes Zaev dhe Ahmetit.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve “Ina”, raporton se nëse nuk krijohen rrethanat që sonte të zgjidhet kryeparlamentari, atëherë kjo gjë do të ndodhë nesër në ora 18:00 dhe më pas do të nisin procedurat për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.

Agjencia “Ina” ka bërë gjithashtu edhe një paralajmërim. Sipas saj, nuk përjashtohet mundësia që Presidenti i Maqedonisë Ivanov të shpallë gjendje lufte, me pretendimin se po rrezikohet karakteri unitar i vendit.

Reklamë
Reklamë

Rikthehen protestat te Manastiri i Deçanit

Periskopi.com Lajme

Drejtues të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kanë marrë vendim që më 28 prill nga ora 11:00 deri në ora 12:00, të protestojnë në mënyrë paqësore në rrugën e Manastirit të Deçanit.

Sipas një njoftimi të historianëve të Deçanit, ky vendim është marrë pas mos reflektimit të Qeverise se Republikës se Kosovës dhe kryeministrit Isa Mustafa për kontestin pronësor në mes qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër, në lidhje me pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”./KosovaPress/

Reklamë
Reklamë

S’ka marrëveshje për pagat, shëndetësia në protestë më 29 mars

Punëtorët shëndetësor do të mbajnë protestë më 29 mars në kërkim të rritjes së pagave, pasi për një gjë të tillë nuk u arrit marrëveshje në takimin e sotëm ndërmjet FSSHK-së dhe ministrit Imet Rrahmani.

Periskopi.com Lajme

Një takim ndërmjet Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe ministrit Imet Rrahmani, nuk ua mbushi mendjen sindikalistëve që të heqin dorë nga protesta.

Kjo për shkakun se Rrahmani nuk mori përgjegjësinë për ngritjen e pagave të punëtorëve shëndetësor, pasi sipas tij, kjo çështje u takon ministrive përkatëse dhe krejt çfarë ka premtuar është se do ta diskutojë me kryeministrin Isa Mustafa, shkruan Gazeta Shneta.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se më datën 29 të këtij muaji, do të mbahet protestë nga ora tetë deri në 9-të.

“Ligji mbi Pagat sipas ministrit nuk është kompetencë e tij dhe nuk mund të premtojë asgjë dhe përfundimisht protesta do të mbahet më datën 29. Se a do të ndërmerr diçka kryeministri apo dikush tjetër, kjo mbetet të shihet”, ka deklaruar Syla për Gazeta Shneta.

Ai ka thënë se kanë arritur marrëveshje me ministrin për formimin e komisioneve për rrezikshmërinë në vendin e punës; statutin e QKMF-ve; përqindjen e premiumeve për sigurimin e obliguar shëndetësor; ri-licencimin e punëtorëve shëndetësor dhe kushtet e punës në sektorin e shëndetësisë.

Syla ka deklaruar se megjithatë edhe për këto marrëveshje nuk do të presin për kohë të gjatë për t’u bërë ndryshimet pasi sipas tij, për rrezikshmërinë në vendin e punës grupet punuese mund të përfundojnë punën për 2 javë.

Ndërkaq në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se për çështjen që lidhet me Ligjin e pagave dhe ngritjen e tyre, Ministri Rrahmani, është zotuar se këto çështje do të adresohen tek Kryeministri i vendit dhe ministritë përkatëse të Qeverisë, për të diskutuar me këto nivele, me që janë jashtë kompetencave vendimmarrëse të Ministrisë.

“Duke vlerësuar se ka mirëkuptim të dyanshëm për zgjidhjen e shumicës së çështjeve të adresuara, Ministria e Shëndetësisë konsideron se nuk ka arsye për protestë, me që dialogu dhe angazhimi i përbashkët është rruga më e mirë për adresimin e problemeve dhe nevojave në sistemin shëndetësor dhe zgjidhjen e tyre në favor të punonjësve shëndetësor”, u tha në njoftimin e MSH-së.

Reklamë
Reklamë

Nuk ndalen protestat kundër shqiptarëve

Edhe sonte kanë vazhduar protestat e organizuar nga shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, kundër platformës së partive shqiptare për gjuhën shqipe.

Periskopi.com Lajme

Në ditën e 25-të, protesta në Shkup filloi para Qeverisë, duke marshuar deri tek Kuvendi.

Edhe sonte protestuesit kërkuan nga partitë maqedonase që të refuzojnë platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe mos zbatimin e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë

Reklamë
Reklamë

PD e vendosur: Protesta merr fund kur garantohen zgjedhje të lira

Opozita mbetet e vendosur për të vazhduar protestën e nisur më 18 shkurt deri në arritjen e qëllimit kryesor, qeveri teknike si garancia e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Periskopi.com Lajme

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha të shtunën nga çadra e ngritur përpara kryeministrisë se “jemi ngritur bashkë në këtë shesh, deri në largimin e qeverisë të bërë njish me krimin dhe drogës”.

Sipas tij, kjo lëvizje i ka tejkaluar kufijtë e çdo partie politike, të PD-së dhe opozitës, duke u bërë një lëvizje më e madhe popullore, qytetare e kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sot e deri në fitore s’do lodhemi së përsërituri se kjo protestë s’bëhet për pushtet të opozitës apo të Lulzim Bashës por do përfundojë kur t’i garantojë çdo shqiptari, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe votën e lirë”, tha ai.

Duke u ndalur të lajmi i publikuar nga disa media lidhur me një largim të mundshëm të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kreu i PD-së e konsideroi thjeshtë një truk për tu hedhur hi syve shqiptarëve, opinionit ndërkombëtar dhe protestuesve që janë këtu ditë dhe natë për 22 ditë më radhë.

Reklamë
Reklamë

Mijëra qytetarë në protestat antishqiptare në Maqedoni (Video)

Kanë vijuar edhe sot në shumë qytete të vendit protestat kundër platformës shqiptare.

Periskopi.com Lajme

 

Në marshin e sotëm në Shkup dolën rreth janë 4000 persona ndërsa në të janë bashkëngjitur edhe disa bujq të cilët në rrugë kanë nxjerr edhe traktorë e kombajnë.

Në kundërshtim me veprimet e tyre dhe protestat kundër zgjerimit të të drejtave të shqiptarëve ata kanë folur kanë folur edhe për bashkëjetesën në Maqedoni.

Gjatë protestave nuk janë shënuar incidente ndërsa ka pas shumë pankarta me mbishkrime akuzuese ndaj Zaevit për tradhti kombëtare.

Reklamë
Reklamë

BBC raporton për protestën e grave në Prishtinë

Protesta të llojeve të ndryshme janë mbajtur kudo në botë në Ditën Ndërkombëtare të gruas.

Periskopi.com Lajme

Televizioni i famshëm britanik ka shkruar për këto protesta e ndër to e ka përmendur edhe atë të mbajtur sot nga gratë kosovare.

Sa i përket protestave të tjera, BBC shkroi edhe për  gratë irlandeze që kanë hyrë në grevë dhe janë veshur në të zezë si shenjë proteste për ligjet irlandeze të abortit, transmeton Klan Kosova.

Protesta solidariteti u mbajtën në Londër, Amsterdam dhe kudo për të thirrur për ligjet irlandeze që të ndryshohen.

Në Amerikë, mijëra gra u prit që të mos punojnë dhe shpenzojnë si shenjë demonstruese të fuqisë së tyre ekonomike dhe ndikimit të tyre në shoqëri.

Reklamë
Reklamë

Gra e vajza të Hades protestuan kundër varfërisë e izolimit

Gratë dhe vajzat e fshatit Hade kanë protestuar para përfaqësisë së Bankës Botërore në Kosovë ndaj dështimit të Institucioneve të Kosovës dhe Bankës Botërore për 13 vite me radhë, për të realizuar një zhvendosje me dinjitet dhe me të gjitha standardet e hartuara prej vetë Bankës Botërore dhe të miratuara prej Qeverisë së Kosovës, njofton kumtesa nga Forumi i Iniciativës Qytetare, FIQ.

Periskopi.com Lajme

Protestueset kishin këto kërkesa:

1.Boll me qymyr!

2.Mjaft me 13 vite izolim dhe varfëri të skajshme!

  1. Kërkojmë dislokim të menjëhershëm!

“Ka më shumë se 10 vite që jemi të izoluar në fshat,nuk na bëhet asnjë zgjidhje as për vendbanim të ri, as nuk na lejohet me ndërtu në tokat tona e ne jetojmë,-mbijetojmë pa ujë, pa punë, pa tokë, në varfëri”, ka thënë Vlora, banore e Hades.

Ndërkaq Enduena duke përshkruar kushtet e vështira në të cilat zhvillohet mësimi në fshatin e saj ka thënë -” Unë jam në klasën e katërt e në klasën time ka edhe nxënës të klasës së parë për të cilët zhvillohet mësimi në të njëjtën kohë”.

Drejtoresha e FIQ-it, Dajana Berisha ka thënë se Fshati i Hades është lënë në mjerim të plotë pasi që nuk u lejohet as me ndërtu e as me mendu me u zhvendosë prej pjesës së mbetur të Hades.

Reklamë
Reklamë

Krasniqi – Francës: Mos u merr me kurdisjet e politikës së Beogradit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kransiqi, teksa i është drejtuar masës së mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ka thënë se nuk janë tubuar aty për ta mbrojtur Ramush Haradinajn as si kryetar të AAK-së sepse, siç ka thënë këtë e kanë thënë tashmë qytetarët e Kosovës, e as si ish-kryeministër.

Periskopi.com Lajme

“Por këtu jemi mbledhur për ta mbrojtur Ramushin nga gënjeshtrat e kurdisura nga Beogradi, jo vetëm për Ramushin por edhe për Kosovën.

Prandaj sot kërkojmë nga drejtësia e Francës që mos të mbështetet në akuzat e rrejshme që ka kurdisur politika në Beograd, jo vetëm sot, ndaj Kosovës në përgjithësi dhe të Ramushit në veçanti”, ka thënë Krasniqi.

Fjalën e tij e ka përmbyllur me deklaratën se gjithë shqiptarët kudo që janë e mbështesin Haradinajn.

Reklamë
Reklamë

Shpend Ahmeti e lidh mbajtjen e Haradinajt në Francë me votimin e demarkacionit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ata që duan të marrin përgjigjen e reagimit për Ramush Haradinajn, le të marrin pamjet e kësaj proteste.

Periskopi.com Lajme

Mbajtjen e Haradinajt në Francë ai e ka cilësuar si jo të rastësishme. E ka lidhur me demarkacionin.

“Kur e takuam Ramushin para disa ditësh në Francë, diskutuam se a është e rastësishme se ai po mbahet në Francë e javën tjetër po synojnë të sjellin në Kuvend demarkacionin. Të gjithë jemi të bindur se kjo nuk është e rastësishme”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net. “Por edhe Ramushi edhe ne e kemi një porosi: Demarkacioni nuk kalon”.

ka kërcënim që na zmbraps, porosia nga Prishtina është se demarkacioni nuk kalon”.

Reklamë
Reklamë

E gjithë opozita në protestë për Ramush Haradinajn (Foto)

Protesta që po mbahet në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë në përkrahje të Ramush Haradinajt i ka bërë bashkë të gjithë pa dallime partiake.

Periskopi.com Lajme

Mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh në protestë paqësore pas shtyerjes së vendimit për ish komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinajn.

Anëtarët e shoqërisë civile, deputetë të PDK-së, Vetëvendosjes,  dhe të gjitha partive të tjera janë në rendin e parë të protestës./Indeksonline/

Reklamë
Reklamë

Deputetet e PDK-së në protestë për Haradinajn

Në protestën për lirimin e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish-kryeministrit të Kosovës e kreu të AAK-së, Ramush Haradinaj po marrin pjesë edhe dy deputete nga PDK-ja.

Periskopi.com Lajme

Ganimete Musliu e Safete Hadërgjonaj janë parë ndaras në mesin e qytetarëve që po protestojnë kundër mbajtjes peng politik të Haradinajt në Francë.

Haradinaj po vazhdon të mbahet në Francë, që kur u ndalua me 4 janar në Colmar, nga një urdhërarrest i Serbisë i lëshuar përmes INTERPOL-it.

Protesta është paraparë të nisë në orën 13:00.

Reklamë
Reklamë

Fillon tubimi i protestuesve që kërkojnë lirimin e Haradinajt (Foto&Video)

Dhjetëra persona tashmë janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po protestojnë në kërkim të lrimit të Ramsuh Haradinajt, raporton periskopi

Periskopi.com Lajme

Protesta e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se është për vendimin për “shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt” nga gjykata e qytetit Colmar në Francë, raporton periskopi

“E zhgënjyer me vendimin për shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt, AAK thërret protestë gjithëpopullore për këtë të shtunë, datë 4 mars, në ora 13, në Sheshin Skenderbeu”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Vendimi për shqyrtimin e kërkesës për ekstradimin e Haradinajt në Serbi u shty për 6 prill në seancën e cila u mbajt sot në gjykatën e qytetit ku Haradinaj po mbahet që nga 4 janari.

Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti të Serbisë të vitit 2004 e cila e akuzon ish kryeministrin e Kosovës për krime të luftës në Kosovë gjatë viteve 1998- 1999.

AAK këtë e quan “përpjekje për ta mënjanuar politikisht” liderin e partisë opozitare./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Haradinaj fton “të gjithë në protestë” (Video)

Daut Haradinaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vëllai i Ramush Haradinaj, përmes llogarisë së tij në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin në protestën që do të mbahet nesër, e shtunë, në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

“Nesër të gjithë së bashku në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Ora 13:00”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke ia bashkuar shkrimit edhe një video kushtuar Ramush Haradinajt.

 

 

Reklamë
Reklamë

Prag kaosi? Maqedonasit bllokojnë rrugën në protestë ndaj shqiptarëve (Foto lajm)

Çfarë do të ndodhë tani që Ivanov nuk ia dha mandatin LSDM-së?

Periskopi.com Uncategorized

Gruevski dhe Ivanov bashkohen kundër shqiptarëve: Platforma e Tiranës është anti-kushtetuese Maqedonasit po ndërmarrin hapa të tjerë kundër platformës së partive shqiptare të pranuar tashmë nga Zoran Zaev, të cilin vetëm pak minuta më parë presidenti Ivanov refuzoi t’i jepte mandatin për të bërë qeverinë.

TV Tera raporton se një grup maqedonasish kanë bllokuar rrugën Manastir – Prilep në shenjë proteste, përcjell Albeu.com.

 

Bllokada ka ndodhur në udhëkryqin në Kukureçani në dalje të Manastirit.

Protesta në fjalë është shoqëruar me këngë patriotike maqedonase, flamuj dhe thirrje kundër gjuhës shqipe dhe shqiptarëve. /Albeu.com

Reklamë
Reklamë

Lulzim Basha ‘kërcënon’ policinë: Keni afat deri në orën 24:00 ose…

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, duke folur nga ‘çadra e lirisë’, i ka dhënë ultimatum policisë së Shtetit që deri në orën 24:00 të arrestojnë autorët që kanë sulmuar dy vajza 29-vjeçare nga Fieri.

Periskopi.com Lajme

Siç tha Basha, nëse policia nuk i prangos agresorët, atëherë do të ketë pasoja, duke shtuar se ky është fundi i republikës së krimit.

“Dua ta nis me një lajm të trishtë. Dje bandat kanë sulmuar dy vajza nga binjake nga Fieri.

Kanë sulmuar Antoneta dhe Gladiola Hatillari sepse në 18 shkurt ishin këtu bashkë më dhjetëra qindra vajza nga Fieri dhe gjithë Shqipëria. Dje (pardje) policia ka ngritur dorën ndaj këtyre vajzave sepse ishin pjesë e jona. Keni 24 orë kohë për të arrestuar autorin sepse e dini kush është.

E patë në zgjedhjet e 2015 dhe në zgjedhjet e Dibrës. Bandat e drogës dhe të krimit kanë guximin të godasin qytetarët vetëm sepse duan që japin votën si qytetarë të lirë. Policia dhe gjykatat nuk duhet të kthehen në mburojë të bandave” – tha Basha.

Reklamë
Reklamë
Lulzim Basha arkiv

Policia padit Bashën: Bëri thirrje publike për dhunë

Policia e Tiranës ka kërkuar hetim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për thirrje publike për veprime të dhunshme. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Periskopi.com Lajme

Në protestën e të premtes, për policinë Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve që të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.

“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat…… ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, ka thënë Basha më 24 shkurt.

Hetimet ndaj tij kanë nisur për thirrje publike për veprime të dhunshme, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal. Në këtë nen thuhet se: “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”./ Top Channel

Reklamë
Reklamë