15 femra denoncim ndaj ish-deputetit shqiptar: Na ka shfrytëzuar për prostitucion

Të tjera të dhëna janë bërë publike sa i përket çështjes gjyqësore të ish-deputetit Mark Frroku, i cili po gjykohet në Shqipëri për një krim të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Anduela Llabani deklaroi se në Prokurorinë shqiptare disa vajza kanë bërë denoncim ndaj ish-deputetit.

Janë 15 femra që kanë depozituar kallëzim kundër Mark Frrokut të cilin e akuzojnë se i ka shfrytëzuar për prostitucion në Belgjikë. Këto denoncime janë bërë pak muaj më parë dhe janë përdorur nga organi i akuzës.

Mark Frroku u arrestua pikërisht për urdhrin e autoriteteve belge, pasi në vitin 1999 Mark Frroku i njohur ndryshe si Besnik Morina, vrau një shqiptar pas një konflikti për shfrytëzim prostitucioni.

Në Itali shkatërrohet banda e prostitucionit, kapen 6 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një tjetër organizatë kriminale që merrej më prostitucion, ku ka arrestuar 6 shqiptarë, ku 3 prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.

Periskopi.com Lajme

Operacioni i policisë së vendit fqinj u zhvillua në Modena mëngjesin e kësaj të mërkure.

Të arrestuarit e këtij aksioni të policisë italiane, janë rumunë, italianë, shqiptarë të cilët shfrytëzonin vajza të reja, në zonën përreth teatrit të ‘’Tempullit’’, pranë qendrës së qytetit.

Sipas policisë italiane të arrestuarit shqiptarë janë Ismet Rapi, 36-vjeç Flamur Beluli, 30-vjeç dhe Petrit Thartori, 41-vjeç, i njohur si Titi.

Ndërkohë tre shqiptarë të tjerë janë në arrest shtëpie dhe bëhet fjalë pikërisht për Gerta Rapi, e njohur si Pamela në rrjetin e prostitucionit, 34 vjeçe, Dorian Cakri 27 vjeç dhe Fabiol Cakri, 25-vjeç.// Shqiptarja