Kandidati për deputet i PDK’së, nën hetime për rastin Pronto

Periskopi.com Lajme

U bënë sikur pastruan listat nga ata që janë në hetime apo që kanë aktakuza, por nuk ndodhi njëjtë me të gjithë.

Derisa ‘shefi i shefave’, Adem Grabovci është jashtë listës së PDK-AAK-NISMA, dora e djathtë e tij është në këtë listë. Ai është Nijazi Kryeziu, raporton Periskopi

Kryeziu, për ata që rastësisht nuk e njohin ‘ e sill e pshtill’ Prizrenin.

Ai vjen nga kjo komunë dhe derisa Ramadan Muja merrej me aktakuzat e veta dhe moshën tepër të shtyrë, Kryeziu merrte vendime në këtë komunë, fillimisht ishte kryesues i asamblesë në Komunën e Prizrenit.

E pastaj drejtor i urbanizmit, për të cilin post kishte pranuar se nuk ka njohuri. E të enjten, 23 maj, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka vizituar sot qendrën historike të Prizrenit. Ajo u shpreh e shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhet kjo qendër e trashëgimisë kulturore dhe ndërtimet që janë bërë në atë vend.

Ai është personazh i aferës “Pronto” e në deklarimin e pasurisë tregon se është edhe sekretar i degës së PDK-së në Prizren. Jo vetëm kaq. Nga parat e buxhetit të shtetit, pagë merr edhe bashkëshortja e tij e edhe njëri nga prindërit.

Kryeziu si këshilltar i Ramadan Mujës, kishte vendosur për anëtarët e Bordit të Ujësjellësit në Prizren.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Nijazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre. Biseda dëshmon se kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha është zgjedhur nga PDK-ja. Hoxha një kohë ka qenë edhe ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit.

Në një bisedë telefonike në mes të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe nënkryetarit të PDK-së, Dega në Prizren, Njazi Kryeziu klasifikohen kandidatët në mënyrën më klandestine.

Grabovci, që i telefonon Kryeziu ia lexon 34 emra kandidatësh. Ata seleksionohen nga Kryeziu. Bashkëbiseduesit heqin nga lista kandidatë që nuk u përkasin atyre.

Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror, Sylë Hoxhën i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoxha ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga kjo parti.

Jo vetëm kaq.

Në vitin 2012, ai dyshohej se falsifikoi planin urban.

Qendra e Vetëvendosjes në Prizren, kishte dorëzuar në prokurori një kallëzim penal trefaqësh kundër kryesuesit të Kuvendit të atëhershëm Komunal, Nijazi Kryeziu. Sipas kallëzimit penal, ai akuzohet se vitin e kaluar ka falsifikuar dokumentin zyrtar, duke ndërruar planin rregullues urban për lokacionin “Qendra e Re 2”, pasi ai ishte miratuar nga Asambleja. Kryeziu thotë se bëhet fjalë për një “gabim teknik”.

Në kallëzimin e dorëzuar në Prokurorinë Komunale të Prizrenit, Nijazi Kryeziu akuzohej për veprat penale “shpërdorim i detyrës zyrtare dhe i autorizimit” dhe “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, të parapara me Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës.

Kryeziu atë kohë thoshte se bëhet fjalë për një gabim teknik dhe ja kishte dal pas ‘dëshmive’ që dha që hetimet të pushonin pa shkuar fare rasti në Prokurori.

Kryeziu është diku nga fundi i listës së PDK-së, e në të është edhe Nait Hasani të cilit Kryeziu ia kishte sharë nënën në një kohë, e u largu verën që kemi lënë pas nga posti i drejtorit të Urbanizimit për tu bërë këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli raporton Periskopi

Kryeziu, që është gjithkund kur bëhet fjalë për poste e edhe pranë shefave, u përmend edhe pak muaj më parë si kandidat i mundshëm për kryetar në Prizren.

“Lufta” për të parin e “Jerusalemit” të PDK-së është ende e hapur.

Nijazi Kryeziu është pjesë e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas aktvendim për zgjerimin e hetimit, i cili fillimisht është iniciuar kundër deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit.

Në mesin e zyrtarëve që po hetohen në këtë aferën “Pronto” janë Zenun Pajaziti deputet i PDK-së , ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Për të njëjtin rast po hetohen edhe Arbenita Pajaziti, shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilhami Gashi  ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Fatmir Shurdhaj ish – zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sedat.Gashi ish – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës. / Periskopi

Veseli flet për “Pronto 2”, thotë se bëjnë shaka mes vete

Edhe pse në kohën kur ishin bërë përgjimet e rastit “Pronto 2”, Kadri Veseli nuk ishte në Partinë Demokratike të Kosovës, ai ishte përgjuar teksa fliste me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se ato biseda ka qenë çështje e shakave që mund të ndodhin në telefon, transmeton Koha.net.

“Ju po folni për çështje të shakave që mund të ndodhin në telefon. Ju kur folni në telefon, a bëni shaka ju. Ne bëjmë shumë shaka. Unë kam qenë me fëmijët e mi dhe pastaj në një pjesë ku tentohet të moralizohet që nuk ka të bëj me mua fare”, tha Veseli.

PDK-ja bllokon hetimin e “dosjes së shefave”

Aferë që përmbante korrupsion e punësime në mënyrë të jashtëligjshme nga deputetë e zyrtarë të PDK-së ishte afera ‘Pronto’, e cila bëri bujë të madhe dhe shkaktoi edhe protesta nga shoqëria civile e qytetarët.

Periskopi.com Lajme

Por, pavarësisht një numri protestash që u mbajtën dhe dorëheqjes së shefit të grupit parlamentar të PDK-së nga ky post, Adem Grabovci, si kryesori në këto përgjime, vazhdon ende postin e deputetit, me vetëm intervistim në prokurori.

Se çfarë ka ndodhur me hetimet për aferën ‘Pronto’ e se në cilën fazë janë, ende nuk dihet.

Gazeta “Bota sot” ka kontaktuar Kryeprokurorinë e Shtetit për tri ditë radhazi dhe u ka dërguar pyetje, por nuk janë përgjigjur as në telefon e as në pyetjet me shkrim.

Ndërsa, lidhur me këtë aferë, analistët kanë mendime të ndryshme.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë për gazetën Bota sot se do të ketë tentime për t’i penguar hetimet, megjithatë shprehet optimist për hetime nga prokuroria.

“Afera “Pronto” gjithsesi duhet të marrë epilogun e merituar, me ndëshkimin e atyre që ishin pjesë e saj. Mund të ketë tentime për të penguar hetimet, por unë nuk dua të besoj se prokuroria në këtë rast do të bie pre e ndikimeve të mundshme politike, për të mos e çuar rastin deri në fund. Qytetarët presin ndëshkime meritore për të gjithë ata që e kanë kapur shtetin, gjë që është vërtetuar nëpërmjet përgjimeve të “dosjes së shefave””, ka thënë Mushkolaj.

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka, ka thënë për gazetën “Bota sot” se tashmë PDK-ja është e instaluar edhe në sistemin gjyqësor dhe me siguri që do të tentojë të ngadalësojë apo të pengojë këtë hetim.

“Është e natyrshme që PDK-ja do t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka, edhe i ka, i ka të instaluar që më parë në strukturat publike. Do të mundohet ta zhagitë këtë çështje si shumë lëndë që ta parashkruajë. Tani unë këtu e shoh fajtore edhe qeverinë. Kjo, pasi në Kosovë qeveria ka më shumë ministra se sa qeveria e Gjermanisë dhe për këtë duhet buxhet, ndërsa pozitat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk janë të plotësuara. Andaj është në këtë formë sistemi gjyqësor dhe ka shumë lëndë të pakryera të viteve të kaluara, dhe mund të jetë edhe kjo një arsye që mund ta përdorin për tu justifikuar. PDK është edhe e instaluar në gjyqësor, edhe ka mungesë të gjyqtarësh e prokurorësh, edhe qeveria nuk investon në të, ndërsa për qeverinë investohet shumë më shumë”, ka thënë profesori Smaka.

Ai shton se tashmë dihet që korrupsioni është i përfshirë në ço fushë, përfshirë këtu edhe gjyqësorin në Kosovë.

E analisti politik, Ali Hertica, thotë se sistemi gjyqësor është i inkriminuar dhe shumë çështje mundohen të heshtën.

“Në Kosovë ka shumë çështje të cilat po zvarriten apo janë duke u heshtur që të merret kohë për të shpëtuar nga sistemi i drejtësisë, edhe pse nuk ka sistem të drejtësisë sepse i gjithi është i inkriminuar nga politikëbërësit, që tani janë duke e dhunuar tmerrësisht shtetin apo duke e zhvatur në mënyrë të tmerrshme ekonomikisht. Sistemi gjyqësor është ai sistem i cili kontrollohet nga bandat e krimit ekonomik dhe politik, andaj as që do të merren me këto afera, që janë të dëmshme për shoqërinë e Kosovës, deri tek faktori ndërkombëtar”, ka thënë Hertica për gazetën Bota sot.

Tutje, ai shton se gjykatat nuk kanë guxim të merren me hetimin e këtyre aferave.

“Të gjitha këto pengesa janë duke u bërë nga individët e klaneve të caktuara politike, ku edhe gjykatat nuk kanë guxim të merren me këto afera, që janë bërë nga shkelës të ligjit dhe kushtetutës. Andaj, lindin probleme tjera dhe më pas afera të tilla harrohen dhe mbyllet e tëra, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera”, ka përfunduar analisti Hertica.

Protestoj: PDK- Partia e Diktaturës dhe Korrupsionit (Foto)

Qytetarët e Kosovës sërish po protestojnë kundër, si e quajnë ata, sistemit politik të involvuar në krim dhe korrupsion që tashmë ka depërtuar në instancat më të larta shtetërore.

Periskopi.com Lajme

Përmes kësaj proteste qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në skandalet e përgjimeve, hetim penal ndaj tyre, si dhe kërkojnë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre, raporton Periskopi

Protesta e 12 me radhë po mbahet aktualisht tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ata janë këmbëngulës se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave, për një shtet ligjor dhe demokratik, protestat do të zhvillohen çdo të enjte./ Periksopi

#Protestoj 12 14647296_1063697450416340_1198023361_o 14689202_1063697300416355_1731681722_o 14697156_1063697197083032_894159818_o 14689076_1063697123749706_2055917384_o 14647426_1063696907083061_833583207_o

Thaçi mban konferencë, kërkon hetime për rastet ku ai nuk është i përfolur

Jo për afër "Pronto", as për akuzat që sot ia bëri publike ish - guvernatori, Hashim Rexhepi, por Presidenti Thaçi ka zgjedhur të kërkojë hetime për atentatin ndaj ish - presidentit, Ibrahim Rugova, për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë e edhe për 14 serbë të vrarë në Lipjan.

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë sot një konferencë për shtyp, rreth orës 15.

Kjo është ndër herët e rralla që ai bën një gjë të tillë.

Klan Kosova mëson se ai ka disa gjëra interesante për t’i thënë, në këtë organizim të jashtëzakonshëm medial.

Thaçi pritet që në këtë paraqitje t’i kërkojë drejtësisë kosovare, respektivisht prokurorisë së shtetit të hetojë shumë zhvillime jo të mira që kanë ndodhur në vend, nga paslufta e këndej, të cilat nuk janë zbardhur asnjëherë.

Në radhë të parë është hetimi i atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, që po ashtu s’është ndriçuar kurrë.

Pos kësaj, do të kërkojë edhe investigimin e disa vrasjeve të pasluftës, shpeshherë të cilësuar si politike.

Më tutje ai do të kërkojë nga prokuroria hetim serioz të dhunimeve që forcat e ndryshme serbe kanë kryer ndaj femrave shqiptare gjatë luftës, por edhe krimeve tjera të kryera nga regjimit i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

Si pikë e katërt e konferencës së tij mësohet se do të jetë investigimi i vrasjes së 14 serbëve në Grackë të Lipjanit, e po ashtu edhe i vrasjeve tjera të pjesëtarëve të këtij komuniteti, pas luftës së Kosovës, që mori fund në qershor 1999.

Grabovci nuk i gjeti as shkallët për të dalë – thotë gazetari

Periskopi.com Lajme

Gazetari i njohur kosovar, Mefail Bajqinovci, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar duke nënkuptuar Adem Grabovcin se “…djersët e mbuluan, as shkallët me dal nuk i gjente.” 

Adem Grabovci sot është paraqitur në Prokurori pas përgjimeve që u publikuan nga Portali Insajderi për gati një muaj. Ai ishte kryepersonazhi i përgjimeve, të cilit iu dëftua fuqia që kishte për të emëruar njerëz të afërt me partinë e tij, në pozita shumë të larta publike.

Kjo që thotë Bajqinovci, megjithatë është një shenjë e mirë se, këta politikanë dijnë të turpërohen dhe duhet të turpërohen për ato që kanë bërë.