Prokuroria e Shtetit tregon deri në cilën fazë kanë shkuar hetimet për veteranët e UÇK-së!

Periskopi.com Lajme

Lista me mbi 46 mijë qytetarë të Kosovës të cilët gëzuan statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdon të jetë objekt i hetimit nga ana e Prokurorisë së Shtetit edhe pas 5 muajve, nga kur patën nisur ato.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Liridona Kozmaqi, zyrtare për informim e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas saj, edhe në këtë kohë, prokurorët janë duke bërë grumbullimin e informatave në lidhje me keqpërdorimin eventual të listave të veteranëve të UÇK-së.

“Tani prokuroritë janë duke marrë veprimet e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë dhe më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës”, tha ajo.

E pyetur se a kanë identifikuar parregullsi në këto lista deri në këtë fazë të hetimeve, Kozmaqi mohoi të jap detaje me arsyetimin se hetimet po vazhdojnë edhe më tutje.

“Tani në këtë fazë ku hetimet janë duke vazhduar në prokuroritë kompetente nuk mund të bëhen publike informata tjera”, ka thënë ajo.

Dyshimet për fryrje të listave me veteranë të UÇK-së nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë qenë pikënisje e hetimeve nga ana e prokurorisë.

Numri i madh i veteranëve ka rrezikuar edhe buxhetin e Kosovës, madje në vitin e kaluar kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë./GazetaBlic.com/

 

Prokuroria s’flet nëse po heton Zharkun rreth qasjes së “Al Petrolit” në autostrada

Ministria e Infrastrukturës dyshohet të jetë përfshirë në manipulimin e lejeve për qasje të kompanisë “Al Petrol” në rrugën lidhëse të dy autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi” në Çagllavicë.

Periskopi.com Lajme

Në dosjen e dokumenteve të siguruara nga KTV-ja, thuhet se fillimisht ministria e drejtuar nga Lutfi Zharku i ka lëshuar leje kësaj kompanie në maj të vitit 2016, e tre muaj më pas e ka anuluar vendimin.

Kompania në fjalë, në kërkesën e saj, pretendon se ministria ka bërë shkelje ligjore, duke anuluar kundërligjshëm vendimin e datës 3 maj 2016, sipas të cilit, “Al Petrol” kishte qasje në këtë rrugë lidhëse.

Prokuroria e Shtetit nuk ka pohuar e as mohuar nisjen e hetimeve ndaj ministrit Lutfi Zharku dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie.

Në dokumentet e Departamentit Antikorrupsion të Policisë së Kosovës, thuhet se më 6 dhjetor 2016, janë kërkuar të dhëna shtesë nga Inspektorati i Infrastrukturës Rrugore në këtë ministri.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje. Ka thënë se ai nuk është subjekt i hetimit dhe për këtë ka preferuar të flasin zyrtarët e Komisionit që ishte krijuar për çështjen Al Petrol, të cilin e kishte themeluar vet Zharku.

Prokuroria konfirmon refuzimin e kërkesës së Vetëvendosjes

Janë refuzuar kërkesat për përjashtimin e prokurorit Abdurrahim Islami dhe të Prokurorisë Speciale nga procesi gjyqësor kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që akuzohen për terrorizëm.

Periskopi.com Lajme

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, që ka bërë të ditur se vendimi është marrë nga Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti.

“Nuk ka pasur prova të mjaftueshme që e vërtetojnë se prokurori në fjalë, nuk mundet ta përfaqësojë prokurorinë në atë rast”, ka thënë Kozmaqi, duke iu referuar kërkesës për përjashtim të prokurorit Abdurrahim Islami.

Ndërsa lidhur me kërkesën për përjashtimin e Prokurorisë Speciale, Kozmaqi theksoi se asnjë prokurori tjetër pos Prokurorisë Speciale, nuk mundet t’i hetojë rastet që kanë të bëjnë me vepra që lidhen me terrorizmin, duke rrëzuar kështu kërkesën si të pabazë.

Kërkesat për përjashtim të prokurorisë e prokurorit Islami, i bëri avokati Ramiz Krasniqi, që përfaqëson të akuzuarin Atdhe Arifi.

Prokuroria deklarohet për arrestimin e djalit të gjykatëses në Deçan (Video)

Prokuroria e Shtetit gjatë ditës së djeshme ka kuptuar për informacionet e publikuara në platformën KALLXO.com, se familjarë të përgjegjëses së Gjykatës në Deçan janë përfshirë në një kërkesë për ryshfet, me qëllim të përshpejtimit të një lënde në gjykatë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Periskopi.com Lajme

“Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe kontakteve të marra me dëshmitarët e mundshëm të këtij rasti, është bërë e mundur që gjatë ditës së sotme, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës të arrestohet shtetasi F.T.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore të prokurorisë dhe Policisë, e me dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, fillimisht është shoqëruar e më pas edhe është ndaluar edhe gjyqtarja mbikëqyrëse e Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Deçan, S. T. dhe Prokuroria në pajtim me dispozitat ligjore të KPP-së do të kërkojë nga gjykata kompetente zbatimin e masave adekuate ndaj të dyve për sigurimin e prezencës së të dyshuarve në procedurë penale.

Prokuroria e Shtetit inkurajon qytetarët që në vazhdimësi të denoncojnë raste të korrupsionit e po ashtu shpreh gatishmërinë dhe vullnetin, që ashtu sikurse ka ndodhur disa herë deri më tani, që të bashkëpunojë me media dhe organizata të cilat kanë informacione për aktivitete kriminale në shoqërinë tonë duke siguruar zbatimin e barabartë të ligjit penal për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria nuk heq dorë nga aktakuza ndaj Enver Hasanit, rastin do ta dërgojë në Supreme

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk do të heqë dorë nga aktakuza kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Periskopi.com Lajme

 

Ka paralajmëruar se rastin do ta dërgojë në Gjykatë Supreme, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për hedhje poshtë të aktakuzës.

Ditë më parë u plasua në opinion informata jozyrtare se aktakuza është konsideruar e paqëndrueshme nga shkalla e dytë me arsyetimin se Hasani ka pasur imunitet funksional.

Mirëpo, burime të “Kohës Ditore” brenda Gjykatës kanë bërë me dije se aktakuza nuk është hedhur poshtë për shkak të imunitetit, por për shkak se nuk është vërtetuar se Hasani ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohej. Edhe vetë ai ka thënë se, me sa ka kuptuar, aktakuza është hedhur poshtë pikërisht për shkak të mungesës së veprës penale.

Ky është Prokurori i Përgjithshëm francez që e la në paraburgim Haradinajn (Foto)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim në Colmar të Francës deri në një kërkesë zyrtare të Serbisë për ekstradim të tij, ka njoftuar Gjykata e Apelit në Francë, raportoi Reuters.

Periskopi.com Lajme

Në letrën e Prokurorisë së përgjithshme thuhet se: “Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar me 5 janar, që ia tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe ia tregoi masat e kryegjyqtarit të Apelit që të merren masat në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para Drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit”.

Vendimi është i nënshkruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës, Jena-François Thony, raporton lajmi.net.

Por kush është Prokurori Thony që e la në paraburgim ish kryeministrin kosovar.

 

Lajmi.net ju sjellë një biografi të shkurtër të Jean-François Thony.

Jean-François Thony është Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Colmar në Francë.

Ai e filloi karrierën e tij në gjyqësorin francez si gjyqtar ekzaminues, Zëvendësprokuror dhe Kryeprokuror.

Kurse iu bashkua  Programit të Kombeve të Bashkuara të kontrollit ndërkombëtar të drogës në fillim të vitit 1991 si këshilltar i lartë ligjor, ndërsa më vonë u bë Menaxher Programi i Programit Global të OKB-së kundër pastrimit të parave.

Në korrik të 2000-ës Thony u emërua Gjyqtar i Gjykatës e Apelit të Versailles në Francë.

Më pas u bashkua me Departamentin Ligjor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në korrik të 2002-ës duke shërbyer si Asistent i Përgjithshëm i Këshillit dhe Kryetarit i Integritetit Financiar Grupor me përgjegjësinë e mbikëqyrjes.

Në shtator 2007 u emërua si Drejtor i Shkollës Kombëtare për Gjyqësorin ku shërbeu për më shumë se katër vjet.

Kurse në shkurt të vitit 2012, ai u emërua si prokuror i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Alsaces, në Colmar (Francë) ku vepron ende në këtë pozitë.

 

Prokuroria serbe: Do ta ndjekim Ramush Haradinajn derisa të jetë gjallë!

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimin e Ramush Haradinjat nga Franca në Serbi.

Periskopi.com Lajme

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimin e Ramush Haradinjat nga Franca në Serbi.

Kjo ministria tashmë është në përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm që Haradinajt të sillet në Serbi.

Pas vendimit të gjykatës në Colmar, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një kërkesë me dokumentacione të nevojshme të përkthyer në frëngjisht për ekstradimin e Haradinajt.

Shefi i prokurorisë për krime lufte në Serbi, Millan Petroviq ka thënë se rasti ndaj ish të akuzuarit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, liderit të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradianjt, i cili u arrestua në Bazel në bazë të një urdhër-arresti nga Serbia, nuk do të përfundoi asnjëherë, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria e krimeve të luftës, asnjëherë nuk do të përfundojë procedurat kundër Ramush Haradinajt pasi akuzat ndaj tij do të vazhdojë deri sa ai të jetë gjallë. Nuk do të ketë asnjë ndërprerje të procedurës”, ka thënë Petroviq për RTS.

Ai thotë se Zyra për krime të luftës do të përqendrohet në mbledhjen e fakteve të reja dhe do të plotësojë akuzat kundër Haradinajt.

“Ata nuk do të jenë në gjendje të pastrohen nga kjo deri sa të dalë para gjykatës kompetente, për në këtë rast të veçantë, gjykata kompetente do të jetë gjykata në Serbi”, ka deklaruar Petroviq.

Molliqaj: Prokurori po shkel procedurën penale

Periskopi.com Video

Paditet biznesmeni, përfitoi nga shteti rreth 2 milionë euro

Buritme të TCH thanë se është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë që ka dorëzuar një javë më parë një kallëzim pranë njësisë task forcë.

Periskopi.com Lajme

Sipas burimeve, në raport përmendet një shoqëri e themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliç.

Përmes kësaj shoqërie, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, ka dyshime se mund t’i jetë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive.

Sipas raportit ka dyshime se kjo skemë është aplikuar gjatë vitit 2011, ndërkohë që nën hetim përveç dyshimeve për mashtrim janë edhe disa punonjës të mëparshëm të Tatimeve. Ata dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentat.

Emri i Fazliç është denoncuar shpesh nga opozita socialite në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë. Në valën e këtyre akuzave, Prokuroria e Tiranës çeli hetimet kryesisht mbi dyshimet e pastrimit të parave, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.

Megjithëse prokuroria pretendoi se përmes një shoqërie të regjistruar në gjykatë Fazliç kishte kryer transaksion me 1.7 milion euro fitime, kjo kompani u dyshua se nuk kishte kryer asnjë aktivitet në Shqipëri.

Në përfundim të gjykimit u konkludua se Damir Fazliç ishte i pafajshëm me argumentin e mos vërtetimit se ai kishte kryer ndonjë vepër penale në vendin tonë.

Vetëvendosje këmbëngul se kanë dëshmi se ku ishin aktivistët e saj në natën e sulmit në Kuvend

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se videot me vendndodhjen e aktivistëve të kësaj lëvizjeje në natën që ndodhi sulmi me zollë mbi Kuvendin e Kosovës, i kanë realizuar vetë aktivistët.

Periskopi.com Lajme

Ai në Klan Kosova, ka thënë se ato video dhe dëshmi, u punuan e u koleksionuan nga vetë aktivistët e lëvizjes për t’iu dhënë një pasqyrë të qartë qytetarëve se ku ndodheshin atë natë 6-të të dyshuarit e Vetëvendosjes për këtë sulm, përfshirë Astrit Deharin.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë bërë hetimet dhe i kanë realizuar videot qe i prezantuam. Jemi dalë në terren dhe i kemi bërë fotografitë e më pas me “Google Earth”, e kemi paraqitur saktë atë që ka ndodhur në terren, si dëshmi vizuale të asaj që ka ndodhur”.

“Njerëzit duhet ta kishin sa më të qartë, që atë për të cilën po flitet, është e pamundshme të ndodhë”, ka thënë Molliqaj.

Edhe një rast i dyshimtë u cilësua vetëvrasje, kjo është prokurorja që imponoi vendmin

Prokurorja Fitore Sadikaj, ka mbyllur hetimet për vrasjen e Dafina Zhubit dhe e ka cilësuar vdekjen e saj si vetëvrasje, ani se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kishte vlerësuar se provat çojnë në përfundim se e ndjera është vrarë nga i dashuri i saj, Astrit Dibra. Prokurorja Sadikaj ka sqaruar se vendimin për mbyllje hetimesh e ka marrë bazuar në konsultimin me kryeprokurorin e Prishtinës, Imer Beka. Insajderi ka mësuar se i pandehuri ka lidhje të forta në Prokurori, raporton Insajderi.

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka ka ndikuar mbi prokuroren, Fitore Sadikaj që vdekjen e Dafina Zhubit ta cilësojë si vetëvrasje, e jo vrasje. Ka ndikuar po ashtu që ta lirojë nga paraburgimi të dyshuarin Astrit Dibra.

Vendimin për këtë konstatim, prokurorja e rastit e ka marrë bazuar siç thotë ajo në prova dhe në konsultim me eprorin e saj.

Mirëpo, vlerësimi që i është bërë provave të mbledhura gjatë hetimeve nga Prokuroria e Shtetit, çonin në dyshimin se vajza nga Gjakova me shtetësi zvicerane, është vrarë nga i dashuri i saj natën e 17 shkurtit të këtij viti.

Ajo kishte vdekur në banesën e Astrit Dibrës në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Ishte gjetur e shtrirë në shtratin e dhomës pa shenja jete. Një plumb kishte shpuar kokën e saj. Dibra kishte thënë se kishte qenë në dhomën tjetër kur kishte dëgjuar të shtënën.

Në një takim në mes të kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, prokurorit nga kjo zyrë, Lulzim Sylejmani dhe kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka ishte nxjerr përfundimi se duhet të ngritet aktakuzë për vrasje bazuar në prova.

Takimi ishte mbajtur pasi nëna e viktimës dhe avokati i saj ishin ankuar se prokurorja e rastit nuk po i përfillte kërkesat e tyre dhe po refuzonte të kryente veprime hetimore që do të ndikonin në zbardhjen e së vërtetës.

Prokurori i Shtetit: Ka prova për vrasje

Insajderi ka siguruar një dosje të këtij rasti në të cilën përfshihen disa shënime zyrtare. Mes tyre është edhe një shënim zyrtar i prokurorit të Shtetit, Lulzim Sylejmani i cili në cilësi të mbikëqyrësit kërkon nga prokurorja, Fitore Sadikaj që të ngrit aktakuzë kundër të dyshuarit për veprën penale të vrasjes.

Me gjithë këtë kërkesë të bazuar në prova, prokurorja Sadikaj ka marrë vendim që të lirojë nga paraburgimi Astrit Dibrën dhe t’i mbyll hetimet për vrasje, duke e cilësuar vdekjen e të ndjerës si vetëvrasje.

Për këtë vendim, prokurorja Sadikaj ka bërë një shënim zyrtar në të cilin konstaton konsultat me Imer Bekën për mbylljen e hetimeve.

“Më datën 5 korrik 2016 rreth orës 10:30 jam takuar me kryeprokurorin z. Imer Beka. Kemi shikuar shkresat e lëndës dhe mendimi i përbashkët ka qenë që në këtë çështje penale nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale – vrasje pasi që të gjitha provat që i kemi siguruar gjatë hetimeve rezultuan se tani e ndjera Dafina Zhubi ka bërë vetëvrasje”, thuhet në këtë shënim zyrtar.

Prokurorja Sadikaj thotë se në atë takim kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka ka thirrur prokurorin Ilaz Beqiri, i cili kishte qenë në vend të ngjarjes dhe se për një kohë ka qenë në dijeni për rrjedhën e hetimeve.

Sipas Sadikajt, prokurori Beqiri shumë bindshëm ka shprehur mendimin se në këtë rast nuk ka elemente të veprës penale të vrasjes.

“Që të dy (Imer Beka dhe Ilaz Beqiri v.j.) më thanë që të dyshuarit t’i ndërpritet paraburgimi dhe të pushohen hetimet”, shkruan në këtë shënim zyrtar të protokolluar më 16 shtator 2016.

Prokurorja Fitore Sadikaj ka dhënë një version tjetër rreth kësaj ngjarjeje. Në një deklaratë për Insajderin, ajo ka mohuar se është konsultuar me kryeprokurorin Beka për këtë çështje, ani se shënimi zyrtar i saj e dëshmon një gjë të tillë.

“Çështjet penale të cilat i kam punuar unë që nga koha kur kam filluar të punoj si prokurore e deri më tash, i kam vendosur dhe do t’i vendos në bazë të provave të cilat i kam siguruar gjatë kohës së hetimeve dhe në harmoni me ligjin”, ka thënë Sadikaj për Insajderin. “Në punën time nuk ka ndikuar askush dhe as që do të ndikojë”.

Sadikaj ka insistuar se nuk ka marrë ndonjë mendim nga kryeprokurori, Imer Beka.

“Nuk kam marr mendim nga Kryeprokurori për këtë çështje penale e as për çështje tjera, por e kam njoftuar me rezultatin e hetimeve”, ka thënë ajo.

Beka, ka refuzuar të flasë për më shumë se një muaj për këtë çështje. Përgjigje nuk kanë dhënë as në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

20160922-131624-730x902_1480069654-9834234

Takimi Lumezi, Sylejmani, Beka

Mirëpo, në një takim paraprak mes Lumezit, Sylejmanit, Bekës dhe Sadikajt ishte konstatuar se ka prova për ngritje të aktakuzës për vrasje.

“Sot me datën 31 gusht 2016, nga ora 11:00 deri në ora 12:00, në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit u mbajt takimi konsultues në mes kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, prokurorit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka”, thuhet në këtë shënim zyrtar.

Arsyeja e takimi kishte të bënte më çështjen e ngritjes së shqetësimeve të palës së dëmtuar, Ganimete Lloqanin – nëna e tani të ndjerës, Dafina Zhubi, për shkak të ndërprerjes së masës së paraburgimit për të pandehurin, Astrit Dibra.

Në këtë takim, Beka kishte thënë se prokurorja Fitore Sadikaj e kishte informuar rreth sigurimit të dy provave të reja ku njëra i referohej një ekspertize mjeko-ligjore të kryer nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në të cilën eksperti kishte ardhur në përfundim se Dafina Zhubi, kishte bërë vetëvrasje.

Ai kishte prezantuar edhe një provë tjetër mjekësore të siguruar nga shteti i Zvicrës që konstatonte se Dafina Zhubi, ka pasur trajtime mjekësore të karakterit psikologjik-neuropsikiatrik.

“Në të njëjtin takim unë personalisht ia dorëzova disa shkresave të cilat i kishte sjellë pala e dëmtuar Ganimete Lloqani, në zyrën time me rastin e takimit të saj më datën 25 gusht 2016, ku njëra prej tyre i referohej një vërtetimi mjekësor të lëshuar nga mjeku i familjes së Dafina Zhubit, në Bern të Zvicrës, Prof. Dr. Med. Ph. Cottagnout i datës 29. 06. 2016, përmes të cilit konfirmohej se i njëjti mjek e kishte trajtuar Dafina Zhubin, që nga muaji shkurt 2011 e deri para vdekjes së saj dhe se e njëjta përveç problemeve shëndetësore të natyrës së lehtë si ndonjë: ftohje, inflamacion stomaku, gripi, astma bronkiale e lehtë, që e njëjta i gëzohej një shëndeti shumë të mirë dhe në asnjë mënyrë dhe formë nuk ishte e sëmurë psikologjikisht”, thuhet në shënimin zyrtar të prokurorit Sylejmani.

Ai përmend edhe një propozim të avokatit të familjes Zhubi, Naim Rudarit, për të verifikuar faktin se më 25 prill 2015, Dafina Zhubi a ka fjetur e vetme në Hotel “Emerald”, në periferi të Prishtinës.

“Kështu, pas konsultimeve u dakorduam që në rastin konkret nga prokurorja Fitore Sadikaj të ngritët aktakuza kundër Astrit Dibrës në drejtim të atyre veprave penale (vrasje dhe armëmbajtje pa leje v.j.) për çka i ka zhvilluar hetimet, pavarësisht dy provave të reja të sipër cekura dhe në aktakuzën të propozohet caktimi i masës së paraburgimit”, thuhet në këtë shënim zyrtar.

Prokurori Sylejmani kishte takuar prokuroren Sadikaj dhe kryeprokurorin e Prishtinës, Imer Beka edhe më 25 gusht 2016. Në këtë takim ai kishte dhënë opinionin se ka prova për ngritjen e aktakuzës. Me këtë ishin pajtuar edhe Sadikaj dhe Beka.

“Pra, unë i kam dhënë opinionin se në këtë rast penal mbi bazën e provave të grumbulluara deri në atë fazë e të cilat më janë referuar nga prokurorja Fitore Sadikaj, se ka vend për ngritjen e aktakuzës për çka prokurorja dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka janë dakorduar me opinionin tim, ndërsa çështja e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit nuk ka qenë fare temë e diskutimit, pasi që i pandehur ka qenë nën masën e paraburgimit”, thuhet në këtë shënim zyrtar.

Prokurorja Sadikaj ishte zotuar që brenda dhjetë ditësh do ta ngrehte aktakuzën për vrasje kundër Astrit Dibrës.

“E njëjta prokurore ka premtuar se së shpejti ndoshta brenda një jave apo dhjetë ditësh do ta ngritë aktakuzën dhe ka kërkuar nga unë që pasi ta përpilojë draftin e aktakuzës një kopje të këtij drafti të ma përcjellë, në mënyrën që të vlerësohet se a është përfshirë në mënyrën profesionale e tërë gjendja e fakteve të kësaj çështjeje penale, e nëse kam ndonjë sugjerim të ia sqaroj asaj. Mirëpo, deri më këtë datë 25 gusht 2016, nuk posedoj informacion se a është ngritur aktakuzë apo jo në këtë çështje penale”, shkruan Sylejmani.

Mbyllja e hetimeve për vrasje

Me gjithë këto sugjerime dhe konsulta, prokurorja Sadikaj nuk ka ngritur aktakuzë dhe e ka liruar nga paraburgimi të dyshuarin, Dibra. Pas këtij vendimi ajo është detyruar të sqarojë me anë të një shënimi zyrtar se pse ka nxjerr vendim që vdekjen e Dafina Zhubit ta kualifikojë si vetëvrasje e jo si vrasje. Ka thënë se vendimin e ka marrë bazuar në prova dhe në konsultim me eprorin e saj, Imer Beka.

Prokurorja Sadikaj, ka bërë edhe një shënim tjetër zyrtar me të cilin ka sqaruar veprimet hetimore dhe konsultat para se të nxirrte vendim për pushimin e hetimeve. Ka përmendur një dokument mjekësor që konstaton problemet mendore të të ndjerës. Ka përmendur deklaratën e ekspertit mjeko ligjor Naim Uka i cili ka qenë në vendin e ngjarjes si dhe ka bërë autopsinë e trupit të ndjerës Dafina Zhubi.

Në këtë deklaratë ai thotë se “si përfundim mund të deklarohem bazuar në të gjitha gjetjet mjeko-ligjore gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe gjatë procedurave të autopsisë me besueshmëri të lartë se kjo vdekje është shkaktuar si rezultat veprimi dinamik të predhës së hedhur nga arma zjarri nga vetë e ndjera”.

Ka përmendur po ashtu takimin me prokurorin paraprak Ilaz Beqiri dhe eprorin, Imer Beka, të cilët sipas saj kanë thënë se nuk ka prova për vrasje, por për vetëvrasje.

Ka përmendur gjithashtu edhe një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti i cili sipas saj ka thënë se bazuar në këto prova nuk ka elemente të veprës penale të vrasjes.

I është referuar po ashtu edhe raportit balistik në të cilin thuhet se “rrethanat e lartpërmendura çojnë te konstatimi se tani më e ndjera Dafina Zhubi ka shkrepur vetë me pistoletën Beretta gordone model – PX4-STROM, e kalibrit 9x19mm, me numër serik PX-11354 në drejtim të kokës nga distanca me puthitje apo gjysmë puthitje duke i shkaktuar vetvetes plagë të rënda me pasoj vdekjen”.

Ajo ka përmendur po ashtu edhe propozimin e avokatit të palës së dëmtuar, Naim Rudari i cili kishte kërkuar rikonstruktim të vendit të ngjarjes.

“Unë kam menduar se një gjë e tillë nuk është e nevojshme e bile për këtë propozim e kam marr mendimin e kryeprokurorit Imer Beka”, thotë Sadikaj.

Mes tjerash ka thënë se më datën 30.08.2016 ka një raport mjekësor nga avokati Naim Rudari se raporti i parë mjekësor ka qenë i përkthyer gabimisht duke konstatuar problemet mendore të së ndjerës. Avokati kishte kërkuar që raportin e parë ta largojë nga shkresat e lëndës.

Por, Sadikaj nuk e kishte eliminuar këtë shkresë duke e pranuar si provë, ani se ishte e përkthyer gabimisht.

“E gjendur në këtë situatë e për të vërtetuar se cili raport është origjinal unë do të kërkoj ndihmë juridike ndërkombëtare nëpërmes Ministrisë së Drejtësisë”, thotë Sadikaj. “E pas marrjes së këtij raporti mjekësor nga Klinika e Zvicrës në rrugë ligjore do të ju njoftoj”./Insajderi/.

Qytetarët nuk i besojnë raportit të Prokurorisë ku thuhet se Astrit Dehari u vetëvra

Prokuroria e shtetit publikoi sot raportin e obduksionit të Astrit Deharit, ku tha se u vetëvra.

Periskopi.com Lajme

Në raport thuhet se ai vdiq nga asfiksia me mjet të fortë, se pamjet e burgut që u publikuan nuk janë të montuara dhe se Astriti nuk kishte përdorur barna.

Në një anketë të Periksopi.com që zgjati vetëm 2 orë, qindra mijëra persona kanë votuar duke thënë se nuk i besojnë këtij raporti.

Mbi dy mijë komente, mbi tri mijë reagime përmes figurës ‘like’ që nënkuptonte “nuk i besojnë raportit”, ndërsa vetëm rreth 200 persona deklaruan se i besojnë raportit të Prokurorisë.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor, ai ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit. Ishte aktivistë i Vetëvendosjes që nga vitit 2006 dhe po mbahej në paraburgim nën dyshimin për terrorizëm./ Periskopi

 

https://www.facebook.com/periskopi/videos/1378001095567802/

 

 

Mjekja që mori pjesë në autopsinë e Deharit: Raporti nuk është profesional

Njëra nga mjeket që ka marrë pjesë në autopsinë e Astrit Deharit, Hatixhe Latifi- Popuvci në emisionin Interaktiv të KTV-së ka theksuar se autopsia është bërë në mënyrë shumë të rregullt, mirëpo rezultatet e publikuara nuk përkojnë me atë që ne kemi parë.

Periskopi.com Lajme

Sipas saj, përshkrimi në raportin autopsisë përshkrimi ka qenë shumë I zbehtë.

“Mjekët ligjor kanë bërë një përshkrim joprofesional të mjeteve që janë gjetur në burg. Është dashur të përshkruhet me cfarë mjeti është shkaktuar”, ka thënë ajo.

Si është e mundur? Astritin e nxorën nga burgu në ora 15:57, u pranua në spital në 15:20

Më 5 nëntor, Astrit Dehari vdiq. Ai ishte në paragurgim në burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Në videot e publikuar, për të cilat Prokuroria thotë se nuk janë prekur, janë origjinale, shihet se Astrit Deharin e nxjerrin nga dhoma në orën 15:57 për ta dërguar në spital, ndërsa raporti i obduksionit thotë krejt ndryshe.

Ky i fundit shkruan se ai u pranua në spital në Prizren në orën 15:20 ndërsa ndërroi jetë në orën 15:55.

Pra, ora e largimit të Astrit Deharit nga burgu dhe pranimi në spital nuk përputhen. / Periskopi

Ekskluzive: Pamje duke nxjerrë trupin e Astrit Deharit nga qelia e burgut

20161118184807732 20161118184759898

 

Thaçi i dha pompozitet konferencës, por nuk lejoi pyetje, thjesht lexoi letra

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dërguar katër letra në adresë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Këto kërkesa të presidentit Thaçi për institucionet e drejtësisë në vend, vijnë pas dorëzimit nga bashkësia ndërkombëtare tek institucionet vendore të gati të tërë kompetencave që kanë mbajtur në fushën e drejtësisë.

“Falë profesionalizmit, paanshmërisë, përkushtimit të dëshmuar të të gjithëve që punojnë sot në sistemin e drejtësisë, tani kemi marrë në duart tona përgjegjësi që nuk i kemi pasur asnjëherë. Dhe pasi që këto kompetenca janë bartur tek institucionet vendore, përgjegjësia jonë është më e madhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që të vendosim drejtësinë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Duke u nisur nga mandati kushtetues si president, për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, dhe si përfaqësues i unitetit të popullit të Republikës së Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se sot i ka dërguar katër letra në adresë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe në adresë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për t’i inkurajuar që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë një numri të rasteve që shqetësojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë, shkatërrimet e pasurisë, veçanërisht ato të trashëgimisë historike e kulturore, ende presin të marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në letrën e parë, presidenti Thaçi ka theksuar nevojën për t’u marrë me krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës. “Rastet e njohura të krimeve të rënda të luftës, siç është masakra kundër familjes Jashari në Prekaz, masakra në Reçak, në Izbicë, në Abri të Epërme, në Krushë të Madhe, në Likoshan, në Mejë, në Dubravë, në Qyshk, në Lubeniq, në Grashticë apo kudo tjetër në Kosovë, duhet të marrin trajtimin e duhur nga drejtësia”, ka thënë presidenti Thaçi, raporton Periskopi

Në letrën e dytë, ai ka kërkuar që vëmendje t’u kushtohet edhe shumë krimeve serioze të kryera menjëherë paslufte apo në vitet e mëvonshme, siç janë vrasja e vëllezërve Bytyçi në qershor 1999, përpjekja për atentat kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005, si dhe vrasja e disa personaliteteve publike. Por, edhe për rastet si ai në Grackë të Vjetër të Lipjanit, rasti në Gorazhdec të Pejës, ku u vranë dy fëmijë dhe rasti i sulmit në autobusin e ‘’Nish-ekspresit’’, në afërsi të Podujevës.

Ndërsa, në letrën e tretë, presidenti Thaçi ka kërkuar që gjithashtu vëmendje e veçantë t’i kushtohet edhe krimeve monstruoze, siç ishte përdhunimi i personave, veçanërisht i grave dhe vajzave gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999.

“Kjo plagë është mbajtur e heshtur mjaft gjatë”, ka thënë ai.

Por, sipas presidentit Thaçi, falë guximit të grave dhe vajzave, viktima të këtij krimi, janë mbledhur mjaft informata për të kuptuar peshën e rëndë të këtij akti kriminal.

“Për të gjitha këto krime, qytetarët e Republikës së Kosovës, familjet e tyre, por edhe e tërë shoqëria kosovare, kanë nevojë për drejtësi”, ka thënë ai.

Ndërsa, në letrën e katërt, presidenti Thaçi ka thënë se ka inkurajuar Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, që vëmendje e veçantë t’i kushtohet edhe zbardhjes të së vërtetës për shkatërrimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore, religjioze dhe historike.

“Sipas studimeve të shumta, mbi 200 objekte apo thënë ndryshe mbi 40 për qind e objekteve të fesë islame dhe 5 kisha katolike janë shkatërruar apo dëmtuar në mënyrë sistematike nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe. Po ashtu, edhe pjesë të trashëgimisë ortodokse serbe në Kosovë, të rëndësisë së veçantë historike, janë dëmtuar pas luftës. Deri sa jemi krenarë që gjatë luftës asnjë objekt që i ka takuar kësaj trashëgimie nuk është cenuar, pas luftës ka pasur disa dhjetëra sulme dhe shkatërrime të këtyre objekteve, nga individë apo grupe kriminale. Besoj se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe komunitetet tjera sikur që është kisha ortodokse serbe, kanë nevojë për një mbështetje dhe inkurajim, duke dëshmuar qasje serioze të organeve të drejtësisë në zbardhjen e këtyre sulmeve të turpshme dhe kriminale”, ka thënë presidenti Thaçi, raporton Periskopi

Në disa raste të vetmuara dhe izoluara, sipas presidentit Thaçi, këto sulme kanë pasur edhe primesa të ekstremizmit duke shkaktuar edhe tensione që cenojnë tolerancën tonë shumëvjeçare, dialogun ndërfetar dhe pajtimin ndëretnik.

“Duke respektuar trashëgiminë historike të çdo komuniteti, mund ta marrim në duar të ardhmen tonë dhe të ndërtojmë rrëfimin për të ardhmen e përbashkët, multietnike dhe multifetare të shoqërisë sonë. Kjo është pasuria më e madhe e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në fund, presidenti Thaçi ka shprehur besim të plotë se organet e drejtësisë në Kosovë, me profesionalizmin, me përkushtimin dhe paanshmërinë e tyre, mund t’u japin përgjigje të gjitha këtyre çështjeve.

Ai ka thënë se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do ta ketë mbështetjen e të gjithëve për këtë mision.

Zbardhja e së vërtetës për këto raste, sipas presidentit Thaçi, do të rezultonte edhe në fuqizimin e besimit të të gjithë qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në sistemin e drejtësisë në Kosovë./ Periskopi

Prokuroria pushon hetimet për borxhin 22 milionësh

Me aktvendim për pushim të hetimeve, Prokuroria Themelore e Prishtinës u ka dhënë fund hetimeve ndaj zyrtarëve të ATK-së, Nikson Mirdita dhe Fehmi Veselaj, të cilët dyshoheshin se ua kishin falur borxhin 46 subjekteve afariste në vlerë prej mbi 22 milionë euro.

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Prishtinës u ka dhënë fund hetimeve të nisura me kallëzimin penal të Policisë të datës 30 prill 2015 ndaj të dyshuarve Nikson Mirdita dhe Fehmi Veselaj.

Mirdita e Veselaj akuzoheshin se si zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës ua kanë falur borxhin 46 subjekteve afariste në vlerë të përgjithshme prej 22 milionë e 664 mijë e 118 euro.

Pas hetimeve lidhur me këtë rast Prokuroria ka konstatuar se bazuar në ligjin për ATK-në, borxhet tatimore mund të transferohen si borxhe në një dosje pasive sa për t’i larguar nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes.

Po ashtu, Prokuroria erdhi në përfundim se nuk është vërtetuar se në veprimet e të dyshuarve janë paraqitur elementet të cilat e përbëjnë figurën e veprës penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare, ngase nuk është vërtetuar qëllimi i shkaktimit të dëmit apo qëllimi i përfitimit për vete apo për tjetrin.

Tomë Gashi, avokati i të dyshuarit Nikson Mirdita thotë se mënyra se si është proceduar ky rast është një shembull jo i mirë.

“Ky është një rast eklatant që duhet të shihet fare qartë se shumë lehtë njerëzit arrestohen pa kurrfarë provash, pastaj nga e njëjta prokurori edhe lirohen. Unë mendoj se e mirë është se janë liruar, janë kryer hetimet dhe nuk ka kurrfarë dyshimi se ata të kenë kryer ndonjë vepër penale, ndërsa e keqja është arrestimit dhe ndalimi i tyre për 48 orë në qendrën e paraburgimit”, tha Gashi.

Gashi më tej thotë se tërë ky rast ishte pasojë e lojërave politike brenda ATK-së.

“Ka qenë fare e qartë prej momentit të parë se kemi të bëjmë me një luftë politike në mes të zyrtarëve të caktuar për shkak të emërimit potencial të drejtorit të ri të ATK-së dhe Nikson Mirdita është përzgjedhur si një prej atyre që duhej të sakrifikoheshin”, shtoi avokati.

Avokati Gashi tha po ashtu se në këtë rast nuk ka pasur fare nevojë të hetohet sepse dokumentacioni e ka bërë të qartë këtë.

“ Dokumentacioni në këtë rast ka folur vetë. Nuk është se Nikson Mirdita është liruar se unë kam qenë avokat i mirë në rastin e mbrojtjes së tij por se të gjitha dokumentet dhe provat që vetë prokurorët i kanë pasur e kanë vërtetuar që nga dita e parë se nuk ka të bëjë me kurrfarë keqpërdorimi të detyrës zyrtare, nuk ka të bëjë fare me faljen e borxheve të papaguara ndaj ATK-së, por ka të bëjë me futjen e borxheve në fajllin pasiv”, tha Gashi.

Fillon intervistimi për vdekjen e trevjeçares Xheneta Gashi

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka intervistuar gjatë ditës njërin nga tre drejtorët e Komunës së Prizrenit, ndaj të cilëve ka nisur hetimet pas tragjedisë që ndodhi në muajin qershor, ku humbi jetën Xheneta Gashi.

Periskopi.com Lajme

Drejtori i intervistuar, Bedrija Ejupagiq, ka konfirmuar lajmin, duke thënë se i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë.

Edhe kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se Prokuroria i ka hapur hetimet ndaj tre personave, drejtorë në Komunën e Prizrenit, për të cilët dyshohet se në kuadër të fushëveprimtarisë së tyre nuk kanë ndërmarrë masa mbrojtëse në evitimin e fatkeqësisë që ka ndodhur më datën 6 qershor 2016.

Hoxha ka shtuar se varësisht prej dëshmive dhe provave, hetimet mund të zgjerohen edhe ndaj dikujt tjetër.

Trevjeçarja Xheneta Gashi vdiq më 6 qershor të këtij viti, pas shembjes së një shtëpie të vjetër në rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren, raporton KTV

Pas kësaj tragjedie, shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë, me anë të protestave, kishin kërkuar dorëheqjen e kryetarit Ramadan Muja dhe të përgjegjësve të tjerë, mirëpo, deri tash, askush nuk është dënuar dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për humbjen e jetës së Xheneta Gashit.

Grabovci nuk i gjeti as shkallët për të dalë – thotë gazetari

Periskopi.com Lajme

Gazetari i njohur kosovar, Mefail Bajqinovci, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar duke nënkuptuar Adem Grabovcin se “…djersët e mbuluan, as shkallët me dal nuk i gjente.” 

Adem Grabovci sot është paraqitur në Prokurori pas përgjimeve që u publikuan nga Portali Insajderi për gati një muaj. Ai ishte kryepersonazhi i përgjimeve, të cilit iu dëftua fuqia që kishte për të emëruar njerëz të afërt me partinë e tij, në pozita shumë të larta publike.

Kjo që thotë Bajqinovci, megjithatë është një shenjë e mirë se, këta politikanë dijnë të turpërohen dhe duhet të turpërohen për ato që kanë bërë.