lvv_2689

Haxhiu: Prokurorët që po hetojnë rastin e Deharit, nuk kanë kredibilitet profesional e moral

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me rastin e vdekjes së aktivisitit Astrit Dehari.

Deputetja e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu, ka thënë se VV dhe familja Dehari kanë kërkuar që vdekja e Astritit të hetohet nga njerëz të pavarur dhe me kredibilitet.

“Ju kujtohet se si menjëherë pas vdekjes së Astritit, prokurori Sylë Hoxha tha se është angazhuar edhe një prokuror tjetër për hetimin e këtij rasti. Ai prokuror ishte Metush Biraj. Ky i fundit është njeri i afërt me Sylë Hoxhën që u bë prokuror nga klani Pronto”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja Haxhiu ka thënë se për të argumentuar që Biraj nuk ka kredibilitet as professional e as moral, dëshmon fakti se ai është duke u hetuar për veprën penale të konfliktit të interesit, nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

“Pra, zbardhja e vdekjes së Astritit po udhëhiqet nga një prokuror pa kredibilitet dhe i cili është nën hetime. Këta prokurorë nuk do ta sjellin të vërtetën për vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit”, është shprehur Haxhiu.

 

Kryeprokurori, Hashim Thaçi dhe Hashim Rexhepi

Prokuroria e Shtetit po verifikon pretendimet e Hashim Rexhepit sa a u korruptua Hashim Thaçi

Ish-guvernatori i Kosovës, Hashim Rexhepi ka deklaruar se ish- kryeministri tashmë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përfituar nga investimi i 1 miliard eurove të buxhetit të shtetit, e tashmë Prokuroria flet për këtë çështje.

Periskopi.com Lajme

Në përgjigjen e Kryeprokurorisë së Shtetit, në pyetjen dërguar nga Periskopi, se a do të hetohet Hashim Thaçi?, ata thonë se do hetohet secili që vlerësohet se ka kryer vepër penale.

“Prokurori i Shtetit do të trajtoj të gjitha informatat të cilat kryen bazën e dyshimit të arsyeshëm se një person ka kryer veprën penale”, thotë Kryeprokuroria për Periskopi.com

Por, jo vetëm kaq. Pyetja ishte edhe për personat e tjerë që ka përmendur ish-guvernatori.

Ky i fundit përmend edhe ish ministrat e asaj kohe, Ahmet Shalën e më vonë edhe Besim Beqajn. Pastaj ka përmend kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe Azem Sylën. Thotë se këta keqpërdorën detyrën zyrtare, siç raporton gazeta Fjala.

Madje, për Beqajn thotë se bashkë me këshilltarin e Hashim Thaçit investuan paratë e Trustit në një fond që po falimentonte. Bëhet fjalë për 75 milionë euro. Beqaj ka deklaruar se me këtë çështje duhet te merret drejtësia.

Nuk duhet harruar se Kryeprokurori i Shtetit që një kohë të gjatë ka marrë një vendim: që raportimet që bëhen në mediet elektronike e të shtypit, të përcillen në baza ditore nga një komisionin, verifikohen pretendimet e rasteve të supozuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, raporton Periskopi.com

Në vendimin e tij është e saktësuar, se pas verifikimit nëse qëndrojnë elemente inkriminuese për ndjekje penale, menjëherë ndërmerret veprimi në drejtim të adresimit të rastit te prokurori kompetent.

E në rast se pas verifikimeve nuk ka dyshime se qëndrojnë elementet inkriminuese për ndjekje penale, atëherë menjëherë me informatë do ta njofton publikuesin apo paraqitësin e rasteve, e sipas nevojës edhe opinionin publik përmes mjeteve të informimit./ Periksopi.com

Krimet e luftes / arkiv

S’ka prokurorë për t’u zbardhur krimet që kërkon Presidenti

Krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë duhet të presin ende për t’u zbardhur.

Periskopi.com Lajme

Më 9 prokurorë sa ka gjithsej, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kapacitet që të hetojë këto krime, pavarësisht se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar një gjë të tillë.

Sipas Ehad Miftarit, nga Instituti Kosovar i Drejtësisë, një kërkesë e tillë e shefit të shtetit mund të interpretohet edhe si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ai ka thënë se për shumë vite, liderët e shtetit kanë injoruar organet e drejtësisë dhe një kërkesë e tillë nga Presidenti Thaçi nuk mund të jetë e sinqertë, raporton KTV

Pas marrjes së letrave të dërguara nga Presidenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, duke thënë se këto letra “janë prioritet i Prokurorisë”.

Gjatë ditës, Lumezi ka mbajtur takim me të gjithë kryeprokurorët, edhe të Prokurorisë Speciale edhe asaj Themelore, si dhe departamenteve të krimeve të rënda.

E zyrtarë të LDK-së që kishin akuzuar PDK-në dhe SHIK-un për vrasjet e ashtuquajtura politike, kanë heshtur.

Aleksander Lumezi

Prokuroria u ikë hetimeve për listat e veteranëve

Rrëfimi i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kushtrim Zeka nga Pataqani i Rahovecit, se si janë blerë certifikatat e veteranëve të luftës, nuk i ka mjaftuar Prokurorisë së Shtetit si bazë për nisjen e hetimeve.

Periskopi.com Lajme

Për Prokurorin nuk ka quar peshë deklarimi i këtij ish-luftëtari se i dinë me emër dhe mbiemër personat që e kanë blerë statusin e veteranit.

“Shuma është 500 deri në një mijë euro, është shumë e lehtë me vërtetu këtë, nuk e di unë kjo Prokuroria a ka kaq të vështirë më gjet këtë. Mjafton me marr një rrugë në një qytet cilin të duash të Kosovës, merri 500 deri një mijë euro me veti, edhe personin e tretë ai të orienton ku me shku me marr, ku me ble një certifikatë, është shumë e lehtë, shumë, hiq nuk do mund”, thotë ai.

Prokuroria e Shtetit thonë se kushdo që pretendon se ka prova duhet të lajmërohet në Prokurori për t’i paraqitur ato.

“Prokurorët janë duke i marr veprimet e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë dhe më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohen nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht për ngritje të aktakuzës. përndryshe çdo person që konsideron se ka fakte se është kryer vepër penale për këtë rast apo edhe të tjera mund t’i paraqet në Prokurori ato”, thotë zyra e Prokurorit të Shtetit.

Juristi Ehat Miftaraja thotë se personi në fjalë duhet të merret urgjentisht si dëshmitar.

“Prokurori i Shtetit urgjentisht duhet të merr  atë si dëshmitarë dhe të inicioj rast lidhur me dyshimet dhe pretendimet se ka mundur të ketë keqpërdorim gjatë përpilimit të listave të veteranëve të UÇK-së”, thotë ai.