Komisioni për Media lë anash projektligjin për RTK-në

Komisioni për Media, edhe pse u mblodh për të diskutuar rreth ndryshim-plotësimeve të Ligjit për RTK-në, nuk e bëri këtë gjë.

Periskopi.com Lajme

 

Edhe pse u ftuan në mbledhje për të diskutuar rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për RTK-në, anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media pas një orë debati nuk diskutuan fare për këtë çështje.

Anëtarët e komisionit u dakorduan që njëherë të mbahet një dëgjim publik rreth neneve të Ligjit për RTK-në që mund të bien ndesh (janë në kolizion) me ligje tjera, e më pas të diskutohet për vetë ligjin në mënyrë që ndryshimet dhe plotësimet e tij t’i shkojnë për miratim Kuvendit.

Data e saktë e dëgjimit publik për nene të caktuara të Ligjit për RTK-në nuk u caktua, por anëtarët e komisionit u morën vesh që ky dëgjim të ndodhë përafërsisht 10 ditë pas mbledhjes së sotme.

Pastaj kryetarja e Komisionit për Media Xhevahire Izmaku kërkoi mirëkuptim nga mediat që ta lirojnë sallën “për me vazhdu vetëm ne deputetët me pikat tjera në të ndryshme”.

Më 26 janar 2017 Komisioni për Media mbajti mbledhje të mbyllur kur u diskutua rreth Projektligjit për RTK-në.

Një ditë më pas Zyra e BE-së në Kosovë i kërkoi më shumë transparencë komisionit duke shprehur brengën pse u mbyll diskutimi gjatë hartimit të amendamenteve të Projektligjit për RTK-në.

Reklamë
Reklamë

Kuvendi të mërkurën pritet ta miratojë Projektligjin për Obiliqin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me të cilin diskutoi për Projektligjin për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Ky projektligj ishte hartuar nga Kuvendi dhe miratimi i tij pritet të bëhet në seancën e 30 nëntorit.
Veseli dhe Gashi theksuan rëndësinë e madhe që ky projektligj ka për qytetarët e Komunës së Obiliqit, të cilët janë duke pësuar jashtëzakonisht shumë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre nga efektet e ndotjes industriale.

Veseli ka thënë se përveç mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të qytetarëve, ligji parasheh edhe një klauzolë, e cila i mundëson Komunës së Obiliqit të përfitojë financiarisht 20 për qind nga vlera e tatueshme si fitim.

Reklamë
Reklamë

Projektligji për Trepçën kalon në lexim të parë, leximi i dytë sonte

94 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë në votimin për miratim në lexim të parë të Projektligjit për Trepçën.

Periskopi.com Lajme

Prej tyre, 82 deputetë kanë votuar për e 12 të tjerë kanë abstenuar. Asnjë votë nuk ka qenë kundër.

Projektligji shkon në Komision për amanandamentim.

Leximi i dytë dhe miratimi në tërësi i Ligjit është paraparë për sonte.

Reklamë
Reklamë