Donald Trump

Profecia e Nostradamus për zgjedhjen e Trump: Pas kësaj, vjen fundi!

Mesa duket Nostradamus “qëllon” sërish. Ose të paktën ashtu besojnë një pjesë njerëzish.

Periskopi.com Lajme

Prej disa ditësh në rrjet qarkullonte “profecia” e tij që parashikonte fitoren e Trump.

Ja çfarë thuhej në të:

Kush mbështeste teorinë se Nostradamus parashikoi revolucionin francez dhe gjëra të tjera, është i sigurtë që në dokumentat e tij parashikohet edhe fitorja e kandidatit republikan në Amerikë.

Në një pjesë të letrave të tij (strofa 40)m thuhet se “false trumpet”, pra Trumpi, si president i SHBA-ve do të bëjë që “bizanti të ndryshojë ligjet”.

Sipas ekspertëve të Nostradamus, me bizant nënkuptohet Greqia nga ku nisi ardhja e emigrantëve që pushtuan Europën. Dhe emigracioni siç dihet është pika e doktrinës së Trump.

Por jo vetëm kaq. Në strofën 57 shkruhet se “false trumpet” do të provokojë mosmarrëveshje të mëdha.

“Një marrëveshje do të thyhet dhe fytyra e mbuluar me mjaltë e qumësht do të shtrihet në tokë”. Për disa kjo ka të bëjë me Izraelin, që në Bibël cilësohej si “vendi i qumështit dhe mjaltit” (Bibla, Numerikët, 13, 27-29).

Kjo do të thotë se fitorja e Trump mund të sjellë edhe fundin e Izraelit si shtet.

Në fund, strofa 50: “Republika e qytetit të madh”, pra SHBA, “do të çohet nga false trumpet në operacione të kushtueshme ushtarake”.

“And the city will repent”. Dhe qyteti do të pendohet!/ Tema