prizren

Shoqëria civile me performancë kundër kaosit nga vendparkimet, në Prizren

Aktivistë të shoqërisë civile në Prizren, të premten, kanë realizuar një performancë publike me të cilën kanë ngritur zërin kundër kaosit të krijuar nga parkimet private, që kryesisht janë krijuar pas rrënimit të shtëpive të vjetra në Zonën historike të qytetit.

Periskopi.com Lajme

Ata kanë rekomanduar institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin veprime të duhura ligjore, me qëllim të vendosjes së rregullit, që do të përkthehej edhe në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë ndërtimore të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

“Kjo performancë është reagim i një grupi të organizatave të shoqërisë civile kundër degradimit të vazhdueshëm që ndodh në Qendrën historike, konkretisht në këtë rast për vendparkimet private në qytet, ku shumica e tyre janë krijuar me rrënimin e shtëpive të vjetra. Prej 34 vendparkimeve brenda dhe rreth Qendrës historike të Prizrenit, diku 25 janë krijuar me rrënimin e shtëpive të vjetra”, ka thënë Edon Mullafetahu nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Sipas tij nga sipërfaqja e përgjithshme e vendparkimeve del se vetëm 4.3 për qind janë publike, derisa 60.6 për qind janë private e 31.4 për qind janë joformale në trotuare e rrugë, që cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

prizren

MPJ dënon sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren, uron Policinë për aksion të suksesshëm

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumëetnik si Kosova, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë, transmeton Koha.net.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë, thuhet më tutje në komunikatë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë”, thotë MPJ.