Pushteti krenohet me degradimin e Prizrenit

Ndryshimi i pamjes urbane të Prizrenit pas më shumë se një dekade ka bërë që aktivistët e shoqërisë civile të ngrenë zërin kundërshtues për zhvillimin pa kritere të mirëfillta, përkatësisht degradimin urbanistik, teksa partitë opozitare të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës kanë akuzuar pushtetin për lejim të këtij kaosi.

Periskopi.com Lajme

 

Përderisa të dyja këto palë e shohin si sfidë të rëndë përballjen me degradimin urban, sidomos sa i përket së ardhmes së shfrytëzimit të potencialit të qytetit, në anën tjetër zyrtarët e lartë të qeverisë komunale pohojnë se këto zhvillime janë në hap me kohën, që e çojnë Prizrenin kah përmbajtja e një qyteti metropolitan, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo tashmë ka edhe vendime gjyqësore që konfirmojnë se në raste të caktuara ndërtimi i objekteve shumëkatëshe në lagje të ndryshme të qytetit është bërë me shkelje të lejeve urbanistike dhe të legjislacionit në fuqi.

Drejtori i “DokuFestit”, Eroll Bilibani, që njihet me pasionin për fotografinë gjatë fundjavës me aparatin e tij ka zënë një pamje të lagjes “Jeni Mahallë” nga pjesa e Nënkalasë, me ç’rast në mes, mezi dallohet Kisha e Shën Premtes, që aktualisht është monumenti i vetëm i Prizrenit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. “Shumë, shumë e dhimbshme”, është shprehur Bilibani lidhur me këtë pamje.

Në këtë mënyrë ai ka ilustruar me fotografi atë që për shumë vjet e ka konstatuar organizata “EC Ma Ndryshe” gjatë monitorimit të sektorit të urbanizmit në Komunën e Prizrenit.

Tre të arrestuar për heqjen e flamujve në Prizren

Policia e Prizrenit ka arrestuar tre persona të cilët gjatë ditës së sotme me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, hoqën flamujt turq në këtë qytet.

Periskopi.com Lajme

Lajmin e bëri të ditur në Ora e Fundit,  Haris Dida, komandant i stacionit policor në Prizren teksa shtoi se gjatë festimeve nuk ka pasur telashe.

‘’Duke u nisur se ky vit ishte rekord nga vizitorët, mund të themi se nuk ka ndodhur asnjë incident për policinë e Kosovës në Prizren’’.

‘’Nuk ka ndodhur as edhe një incident më i vogël për të cilin mund ta potencojmë’’.

‘’Përveç dëmtimit të flamurit të Turqisë, por në bazë të veprimeve hetimore janë identifikuar tre persona të cilët janë ndaluar për procedura të mëtutjeshme’’.

‘’Në Prizren ka pasur dhe forca të shtuara të policisë me rastin e Pavarësisë së Kosovës’’.

 

MPJ dënon ashpër heqjen e dhunshme të flamujve të Turqisë në Prizren

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një reagimi për media thotë se “dënon ashpër heqjen me dhunë të flamujve të Republikës së Turqisë në Prizren”, duke e cilësuar këtë veprim si akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon që autorët të vihen para drejtësisë dhe të japin përgjegjësi për veprimet e tyre të papërgjegjshme dhe të dëmshme.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve tona miqësore me Turqinë”, ka deklaruar ministri Hoxhaj, citon komunikata e MPJ-së.

Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes pa masa mbrojtëse kundër ngricave (Foto)

Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes në Prizren edhe gjatë këtij dimri ka mbetur pa masa mbrojtëse kundër ngricave. Kjo gjetje, ka mbetur e hapur prej vitit 2015, duke iu nënshtruar kushteve të jashtme, ndërkohë që ditëve të fundit është mbuluar nga bora dhe moti i ftohtë përkatësisht ngricat.

Periskopi.com Lajme

Instituti Arkeologjik i Kosovës gjatë vitit 2016 ka vazhduar gërmimet me karakter shpëtimi në Sheshin e Lidhjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një mbetje arkitektonike të periudhës klasike romake, përkatësisht të shekullit II-III. Njëkohësisht ka paralajmëruar mbulimin provizor të monumentit për ta mbrojtur gjatë stinës së dimrit.

Bazuar në vëzhgimin në terren, në këtë hapësirë nuk është vërejtur zbatimi i ndonjë mase mbrojtëse kundër borës e ngricave.

EC Ma Ndryshe përkujton se edhe një vit më parë pat reaguar, duke kërkuar aplikimin e masave mbrojtëse në këtë lokalitet arkeologjik, i cili qe zbuluar në fund të vitit 2014, gjatë punimeve infrastrukturore në Sheshin e Lidhjes. Vitin e kaluar si pasojë e motit të ftohtë pat ardhur deri te shpërthimi i gypave të ujit që kalojnë nëpër këtë hapësirë, duke mbuluar kështu me ujë pjesë të caktuara të lokalitetit.

Prandaj, EC sërish i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që këtë vlerë të trashëgimisë kulturore ta trajtojnë me seriozitet, të ndërmarrin veprime adekuate për mbrojtje gjatë të ftohtit, dhe në kohën më të shkurtër të fillojë trajtimi profesional i lokalitetit konform legjislacionit dhe praktikave të mira për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike, në mënyrë që ai të vihet në shërbim të publikut dhe vizitorëve të Prizrenit./ Periskopi

gjetja-arkeologjike_sheshi-i-lidhjes-1 gjetja-arkeologjike_sheshi-i-lidhjes-2

KEDS-i njofton se Prishtina e Prizreni do të mbesin pa rrymë

KEDS-i njofton se për shkak të kërkesës së KOST-it është i obliguar të ndalë transformatorët 110/10 kilovotësh Prishtina 3 dhe 110/10 kilovotesh Prizreni 1, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

 

Ndalesa do të zgjasë sipas kërkesës për 90 minuta mesditën e ditës së sotme,  përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 13:30.

Nga kjo ndalesë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për pjesën qendrore të Prishtinës dhe qytetit të Prizrenit me rrethinë.

Shumë bizneseve falimentuan, bie numri i bizneseve të reja

Numri i subjekteve afariste që po shuhen në Prizren, në bazë të të dhënave të Qendrës Komunale të Regjistrimit të Bizneseve është duke u rritur nga viti në vit. Në të njëjtën kohë edhe numri i regjistrimit të bizneseve të reja po ulet gradualisht.

Periskopi.com Lajme

 

“Në bazë të të dhënave të Qendrës Komunale të Regjistrimit të Bizneseve në Prizren gjatë vitit 2016 janë regjistruar 657 biznese të reja dhe janë shuar 262 biznese”, ka thënë Ertan Simitçi, drejtor i Ekonomisë dhe i Financave në Komunën e Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq, në vitin 2015, në Komunën e Prizrenit janë regjistruar 698 biznese të reja dhe janë shuar 257 biznese. E në vitin 2014 qenë regjistruar 802 biznese dhe ishin shuar 199 sosh.

Lypsari në Prizren, i shtrirë në borë në -13 gradë

Fotoja të cilën e ka siguruar Telegrafi, është bërë para pak çastesh në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Në të shihet një lypsar, një nevojtar, që është shtrirë në borë, tek Sheshi Shatërvan.

Ndërkaq, temperatura në kohën kur është bërë fotoja ishte minues 13 gradë Celsius.

Shqipëria, dhe shumë shtete tjera, si rezultat i temperaturave të ulëta, shtresat e rrezikuara sociale i ka vendosur në strehimore të veçanta.

Deri në këto çaste, temperatura më e ulët në Kosovë ka shënuar -17 gradë. Mirëpo, në orët e hershme të mëngjesit ajo pritet të zbresë në -24.

Zhduket një vajzë nga Prizreni

Policia e Kosovës bën të ditur se është zhdukur një vajzë nga Prizreni. Rastin sipas tyre e ka njoftuar nëna e së zhdukurës.

Periskopi.com Lajme

Kjo ka ndodhur më datë 05 të janarit në orët e hershme të mëngjesit.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, bën të ditur Policia.

Orteku i borës në Reçan të Prizrenit për pak të ishte fatal (Video)

Bora e madhe që ka filluar të bie gati që 40 gati në vendin tonë, ka vështirësuar qarkullimin si në rrugë nacionale ashtu edhe në ato lokale.

Periskopi.com Lajme

Është raportuar për bllokim të shumë fshatrave në gjithë vendin, derisa janë shkaktuar edhe një numër i madh i aksidenteve në komunikacion.

Përveç kësaj, udhëtarët janë rrezikuar edhe në rrugë ka bora e madhe, por edhe nga rrëshqitjet e borës nga malet, raporton lajmi.net.

Në fshatin Reçan të Prizrenit, në rrugën që lidhe Ferizaj me Prizrenin, një ortek i borës për pak sa nuk ka qenë fatal për disa udhëtar.

Lajmi.net ju sjellë videon ku orteku i borës bllokon rrugën dhe udhëtarët në veturë shpëtojnë për një qime floku.

Kërcënim me kallashnikov në pikë të ditës te Stacioni i Autobusëve në Prizren (Video)

KTV-ja ka siguruar pamjet ekskluzive të një incidenti me armë që ka ndodhur dje në Stacionin e Autobusëve në qytetin e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Në këto pamje shihet një qytetar i armatosur me kallashnikov duke e kërcënuar një qytetar tjetër.

Sipas raportit policor, askush nuk është lënduar dhe pas intervenimit të Policisë, personi që ka kërcënuar është arrestuar.

Raportohet se persona e përfshirë në incident njihen me njëri – tjetrin.

Ja si ndodhi vrasja në Prizren

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka rrëfyer për Gazetën Blic tërë ngjarjen se si ka ndodhur vrasja në këtë komunë.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se kjo vrasje ka qenë aksidentale. Sipas tij, autori i dyshuar që e ka kryer vrasjen, 20 vjeçari, që ishte edhe nipi i të vrarit, aksidentalisht ka shtënë në drejtim të xhaxhit.

“Dje pasdite rreth orës 16:00, dy vëllezër e kanë marrë edhe nipin ose djalin e vëllait me vete  dhe kanë dalë afër shtëpive me një livadh, që t’i provojnë dy pistoleta për të gjuajtur. Dhe pasi kanë gjuajtur këta me siguri i`a kanë dhënë pistoletën edhe djalit të vëllait, por ai i ri në moshë diku i vitit 96-të, është i lindur”, tha Haziri për Gazetën Blic.

Sipas tij, ai aksidentalisht e ka shkrepur revolen edhe e ka shkrep në drejtim të xhaxhait të tij. “Viktima ka fituar një plumb, e kanë dërguar menjëherë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, por plaga ka qenë shumë e rëndë dhe s’ka mundur të mbijetoj”, tregon Berisha.

Sipas tij, Policia e Prizrenit ka dal në vendin e ngjarjes  i kanë kryer procedurat.

“Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori i rastit dhe kryeprokurori. Ai tha se janë konfiskuar dy pistoleta  dhe disa fishekë, më duket 14 fishekë dhe pastaj është bastisur edhe një shtëpi edhe aty është konfiskuar  një pushkë e gjuetisë. Kjo është  përgjithësisht ngjarja, kufoma ka shkuar  për autopsi, kurse i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit”, tha ai për Gazetën Blic.

Erdogan informohet për lajmin e sulmit në Prizren (Video+Foto)

Lajmi për sulmin me koktej molotovi ndaj konsullatës turke në Prizren si dhe heqja e flamujve të Turqisë ka arritur edhe tek presidenti i këtij shtetit, Rexhep Taip Erdogan.

Periskopi.com Lajme

Kjo është konfirmuar për “Indeksonline” nga kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, njëherësh ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Sipas tij, veprimet e tilla janë të panevojshme dhe prishin imazhin e Republikës së Kosovës. Megjithatë, Yagcilar beson se rast i sulmit është izoluar dhe se i njëjti nuk do të duhej të përsëritej.

“Në këtë botë digjitale të gjitha lajme në të njëjtin moment përcillen. Sulmi në Prizren ka qenë i prezantuar si rast në Turqi, madje edhe tek presidenti Erdogan”, ka thënë ai.

Më tej, ministri i Qeverisë së Isa Mustafës konsideron se ataku nga autorët e sulmit kishte tendencë të veçantë ndaj komunitetit turk në Prizren. “Nuk ka qenë vetëm flamuri turk, ka pas edhe flamuj të shteteve të tjera”, ka thënë Yagcilar, duke shtuar se vendosja e flamujve të shtetit të tyre është traditë dhe me vendim të Komunës së Prizrenit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse flamuri është një çështje e shenjtë për të gjithë. Kështu që ditën e flamurit duhet të festojmë dhe të bëhet respekt ndaj çdo flamuri”, ka potencuar ai.

Megjithatë, kryetari i PDTK-së lavdëroi organet e drejtësisë dhe sigurisë që morën masave ndaj personave të dyshuar ndaj këtij rasti. “Policia dhe Prokuroria kanë vepruar shpejtë dhe kanë paraburgosur të gjithë personat të cilët kanë qenë akter në këtë akt të shëmtuar. Në këtë aspekt besojmë se edhe hetimet do ta tregojnë saktësinë qysh dhe pse ka ndodhë”

Ndryshe, lidhur me këtë rast, organet e drejtësisë kanë arrestuar pesë persona ndërsa Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar që ndaj tyre të shqiptohet masa e paraburgimit për autorët e sulmit të 28 nëntorit të cilët dyshohen për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Autorët e sulmit me 28 nëntor janë; I. Saramati, E. Saramati, B. Saramati, E. Saramati dhe B. Badallaj.

 

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1085117431585936/

 

 

erdogan-1

Arrestohet personi që xhiroi një tjetër teksa hiqte flamurin turk në Prizren (Video)

Sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin P.B i cili ka postuar në rrjetet sociale një incizim ku shihet një person duke heq flamurin turk nga një shtyllë ku ishte i vendosur në kuadër të shënimit të përvjetorit të Pavarësisë.

Periskopi.com Lajme

Një i dyshuar e heq flamurin turk kurse dëgjohet një zë duke e përkrahur veprimin, raporton Periskopi

Pasi që postimi është bërë nga i dyshuari në rrjetet sociale i njëjti është sjell në stacion dhe nga ai është marrë një deklaratë ku ai e mohon që t`a ketë hequr flamurin kurse e pranon postimin e bërë me telefonin e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit dhe në konsultim me të, i dyshuari P.B ndalet në ndalim policor për 48 orë. / Periskopi

Qytetarët heqin flamujt e Turqisë në Prizren (Video)

Opozita në Prizren ngre dyshime për keqpërdorim të parasë publike

Vonesat e dukshme në realizimin e projekteve nga kategoria e investimeve kapitale të buxhetit të Komunës së Prizrenit ka bërë që partitë opozitare të ngrenë dyshime se lidershipi lokal po i keqpërdor paratë publike.

Periskopi.com Lajme

Sipas tyre qasja e deritashme e drejtuesve politikë të Komunës së Prizrenit, lidhur me investimet kapitale ka qenë në shpërputhje me interesin publik, pasi që një numër projektesh janë nisur disa vjet më parë dhe nuk kanë përfunduar ende, ndërkohë që objektet kanë nisur të amortizohen ende pa u funksionalizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Degës së NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha, që njëherësh është deputet në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se praktikat e tilla bëjnë që dëmet monetare të jenë të mëdha.

“Prizreni vazhdon të atakohet nga investimet kapitale, të cilat bëhen pa kurrfarë kriteri, që lënë në dyshim se këto bëhen me qëllim të krijimit të mundësisë së zhvatjes së parasë publike. Dhe jo rastësisht në Prizren ka investime milionëshe që kanë nisur para 8 vjetësh dhe ende nuk kanë përfunduar”, ka thënë Berisha. Ai ka vlerësuar se rasti më eklatant është objekti i Shtëpisë së Kulturës në Zhur që prej shumë vjetësh është në realizim e sipër dhe ende nuk i është dhënë në shfrytëzim qytetarëve. Sipas tij, Qeveria lokale praktika të ngjashme ka zbatuar edhe në objektin e Shtëpisë së Kulturës në Hoçë të Qytetit dhe objekte të tjera, ku së fundmi evidentohen edhe vonesat në ndërtimin e objektit të Bibliotekës së Qytetit.

Ndërkaq këshilltari nga radhët e LDK-së në KK-në e Prizrenit, Haziz Hodaj, me vite të tëra tërheq vërejtjen për vonesat në ndërtimin e funksionalizimin e objektit shkollor në fshatin Gjonaj.

Shefi i Zyrës së informimit në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha ka pohuar se projektet e mëdha kërkojnë kohë për t’u realizuar dhe se në raste të caktuara ka probleme varësisht nga specifikat e terrenit ku punohet

Presidenti Thaçi dënoi sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e Konsullatës turke në Prizren dhe ka uruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe kapjen e të dyshuarve.

Periskopi.com Lajme

“E dënoj ashpër sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren”, është shprehur Presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi gjithashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve për këtë rast.

“I përgëzoj organet e rendit për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm. Çështja tani është në duart e drejtësisë ”, ka përfunduar Presidenti Thaçi.

Qeveria dënon sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, të kryer nga persona të pandërgjegjshëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Periskopi.com Lajme

Qeveria konsideron se veprime të tilla të shëmtuara, në radhë të parë kanë për synim që të dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe të lëndojnë miqësinë e saj me shtetet partnere.

Duke vlerësuar punën e organeve të rendit dhe të drejtësisë në arrestimin e kryesve të këtij akti të ulët, Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të zbardhin plotësisht motivet, të vënë kryesit e saj para drejtësisë si dhe të ndërmarrin masa që akte të tilla të mos përsëriten më.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit dhe të raporteve miqësore me Republikën e Turqisë.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit arsyeton vendosjen e flamurit turk

Fotografi të flamujve të Turqisë të vendosur në qytetin e Prizrenit më 27 nëntor kanë vërshuar gjithandej nëpër internet. E një ditë më pas, sot, 28 nëntor, ndodhi edhe një sulm në objektin e Konsullatës së Turqisë në Prizren. Krejt kjo si pakënaqësi për vendosjen e flamujve.

Teuta GASHI Lajme

Por, Ymer Berisha, zëdhënës i Komunës së Prizrenit për Periskopi.com jep një arsyetim për këtë.

Ai thotë se që nga paslufta në Komunën e Prizrenit është një Komision i cili vendos për vendosjen e flamujve gjatë festave, e që sipas tij, gjithmonë ka edhe flamuj të shteteve të tjera.

Berisha për Periskopi.com thotë se vendosën flamuj të shteteve mike që ndihmuan pavarësinë e Kosovës.

“Që nga paslufta ne vendosim edhe flamuj të shteteve të tjera. Turqisë, Amerikës, Britanisë dhe eventualisht shteteve që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës. Kësaj radhe përveç këtyre, ka pasur edhe flamuj të shtetit gjerman, meqë KFOR-i gjerman është i vendosur në Prizren” tha ai.

Berisha shpjegon se si vendosja e flamujve nuk ka të bëjë me lidershipin e Komunës së Prizrenit, por që Komisioni teknik vendos për ta.

“Në Prizren kanë qenë të vendosur tre flamuj të shtetit turk, pesë amerikan, pesë britanik, pesë gjerman, krahas atyre kombëtar për festën e 28 nëntorit”, tha Berisha për periskopin.

Sa i përket fotografive që u shpërndanë gjithandej dhe reagimeve të qytetarëve ai thotë se është veprim dhe zgjedhje e paqëndrueshme e atyre që zgjodhën të fotografohen vetëm para atyre tre flamujve të Turqisë.

Berisha e konfirmon se pati një sulm te Konsullata e Turqisë në këtë qytet, por thotë se me pjesën tjetër po merret Policia.

“As që e kemi diskuar çështjen e reagimeve të disa personave në lidhje me vendosjen e flamujve. Nuk është çështje që meriton vëmendje. Ne, festojmë bashkë me të gjithë miqtë që kanë ndihmuar pavarësinë e Republikë së Kosovës”, thotë Berisha.

I pyetur se sa për qind e banorëve në Prizren janë të komuniteti turk, tha se janë diku rreth 5 %, por që sipas tij, vendosja e flamujve nuk ka të bëjë me numrin e banorëve të këtij komuniteti./ Periskopi

Ymer Berisha

Në Prizren krah flamurit shqiptar edhe ai turk, qytetarët të pakënaqur

Në Prizren flamuri i Shqipërisë dhe ai i Turqisë janë vendosur krah njëri tjetrit.

Periskopi.com Lajme

Vendosja e tyre nga Komuna e Prizrenit për nder të 28 nëntorit nuk po pëlqehet nga qytetarët pasi Shqipëria ishte e pushtuar pikërisht nga perandoria osmane.

Për qytetarët secili flamur duhet të valëvitet në vendin e vet.

Të pakënaqur me këtë veprim ka edhe prej atyre që erdhën nga Shqipëria në Kosovë për këtë 28 nëntor.

Përveç flamurit të shtetit turk, në Prizren janë vendosur edhe disa flamuj të shteteve mike të Kosovës.

Prandaj, edhe zëdhënësi i kësaj Komune, Ymer Berisha, i tha Klanit që Komisioni përgjegjës ka marrë vendim që të vendosen flamujt për nder të miqësisë ndaj shteteve.

Ai ka shtuar se edhe pse dikur ishin armiq, tani Turqia dhe Kosova kanë miqësi të mirë mes vete.

Të shtunën zbulohet shtatorja e Ukshin Hotit në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, fillon sot aktivitetet e organizuara për nder të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Periskopi.com Lajme

Agjenda

25 nëntor 2016

Ora 15:00, Finalja e turneut në futboll të vogël dhe ndarja e shpërblimeve

(Qendra Sportive ‘Sezai Surroi’)

26 nëntor 2016

Ora 11:00, Orë e madhe Letrare “Për ty Ukshin” (Amfiteatri i UPZ-së)

Ora 13:00, Marsh i studentëve për Ukshin Hotin

27 nëntor 2016

Ora 11:00, Akademi Solemne (Amfiteatri i UPZ-së)

Ora 12:00, Zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit.

Trotuaret të jenë në shërbim të gjitha kategorive të shoqërisë

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK të enjten kanë realizuar performancën publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë”, përmes të cilit aktivitet kanë reaguar ndaj pasivitetit të deritanishëm të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e qasjes së barabartë në trotuaret e rrugëve kryesore të qytetit të Prizrenit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Periskopi.com Lajme

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur disa karroca në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe qarkullim të barabartë dhe më të sigurt brenda zonës urbane.

Performanca publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë” është realizuar në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti përfshinë ngritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjve në projektimin e “Prizrenit pa pengesa”.

Projekti financiarisht përkrahet nga USAID nga programi E4E, dhe mbikëqyret nga ATRC derisa zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK.