Plagoset me armë në Prishtinë një i mitur

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash ka ndodhur një plagosje në qendër të Prishtinës.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda policisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, është plagosur një i mitur i moshës 16-17 vjeçare.

“Ngjarja ka ndodhur para pak minutash. Është plagosur një i mitur në Lagjen Pejton”, tha ky burim.

Bugajski të mërkurën ligjëron në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Eksperti i njohur amerikan nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA) dhe Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), Januzs Bugajski, nesër mbanë ligjëratë në Prishtinë.

Dr. Bugajski do të jetë mysafir i Riinvest-it nesër, me datë 03.05.2017 (të mërkurën) dhe prej orës 16:00 do të mbajë ligjerat me temën “Administrata e Trumpit dhe kriza në Ballkan”.

Ligjërata do të mbahet në bibliotekën e Riinvestit “Ekrem Beqiri”./ Periskopi

 

Shpend Ahmeti e qet në shitje ‘Q7-shin’ e Isa Mustafës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka tre vite prej se ka marrë mandatin për të udhëhequr me kryeqytetin.

Me të ardhur në krye të detyrës, Ahmeti kishte paralajmëruar shitjen e veturës “Audi” Q7 me të cilën vozitej, kryeministri Isa Mustafa sa mbante postin e kryetarit të Komunës, shkruan Indeksonline.

Vlera me të cilën ishte paralajmëruar të shitej kjo veturë ka qenë 42 mijë euro.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, te këndi i shitjes së aseteve çmimi minimal i është caktuar në vlerën e 31 mijë eurove.

Në publikimin e ofertës së Komunës janë bërë të ditura edhe detajet nga kjo veturë, përfshirë kilometrat e vitin e prodhimit.

Me veturën që vozitej kryeministri Mustafa ish kryetar i Prishtinës, janë bërë 75 mijë e 182 kilometra.

Viti i prodhimit është 2011.

“AUDI Q7 Tipi: 4.2 V8 – TDI, Kilometrat e kaluara: 75182, 5 Dyer, Viti i prodhimit: 2011, Ndërruesi i shpejtësisë: Automatik, Ngjyra: e zezë, I çregjistruar “, janë detajet e dhëna në publikimin e kësaj oferte.

Afati i fundit për oferta është 8 maj 2017. Pas kësaj date ofertat nuk pranohen.

“Informata shtesë mund të merren nga: përgjegjësi i garazhes se automjeteve të Komunës z. Shaban Maliqi Ofertat duhet të dorëzohen në Komunën e Prishtinës – zyra pritëse nr. 6. me datën 08/05/2017 ne ora: 14:00. Ofertat e vonuara do të refuzohen”, bëhet e ditur më tej në ofertën e publikuar.

Të shtëna me armë në Prishtinë në mes të ditës, një i plagosur (Foto)

Periskopi.com Uncategorized

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë gjatë një përleshje në mes disa personave në lagjen ‘Dardania’ të kryeqytetit.

Dëshmitarët thonë se  incidenti kishte filluar me përleshje verbale, dhe më pas është përdorur edhe armë dhe thika.

“Si pasojë e përleshjes një person, F. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Kosovës, ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, bën me dije Policia e Kosovës.

“Gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale, ku nga predhat e armës, janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhë incidenti”, thekson më tej PK.

Policia ka arritur të identifikoj dhe të shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar./ Periskopi

 

E vranë me thikë në vitin 2013, dënohet tre persona me 14 vjet heqje lirie

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin, PKR.nr.1071/13, me të cilin i akuzuari G.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 viteve, ndërsa të akuzuarit B.A. dhe I.D. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e gjashtë muaj për secilin veç e veç.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari G.S është fajtor sepse më 30.03.2013, rreth orës 01.15, në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore, tani të ndjerit L.B. gjatë përleshjes fizike në mes të akuzuarve G.S, B.A, I.D dhe D.K. në njërën anë dhe të akuzuarve L.S dhe B.B në anën tjetër, ashtu që i akuzuari G.S  kishte goditur me thikë tani të ndjerin L.B në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, me ç’rast i kishte prerë komplet arterien dhe venën femorale të majtë, të cilat prerje ishin shoqëruar me gjakderdhje masive dhe shok hemorragjik, dhe për pasojë kishin shkaktuar vdekjen e të ndjerit më dt.01.04.2013, në ora 11.20 min, thuhet në një komunikatë për media.

Me këtë veprim i akuzuari G.S ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.4 të KPK-së, ndërsa të akuzuarit B.A dhe I.D kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 par.1 të KPK-së.

Të akuzuarit G.S i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012  dhe të njëjtit i vazhdohet paraburgimi, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarve B.A dhe I.D i është llogaritur  koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012 deri me dt.03.02.2014.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

Kida pas pak në qendër të Prishtinës

Periskopi.com Showbiz

Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, Prince Quick bënë prezantimin e bashkëpunimit me këngëtaren e famshme Kida, ku do të mbajë një koncert të madh.

Mes tjerash Kida do të performojë edhe këngën e saj më të re në bashkëpunim me DJ e famshëm nga Franca – HCUE “Don’t say no more”.

Në eventin që do të moderohet nga Berat Miftari, Shqipe Berisha dhe Gonxhe Gerxhaliu, mysafir special do të jetë këngëtari i njohur Endri.

Do të ketë edhe DJ, lojëra e instant shpërblime të shumta.

Prezentë do jenë edhe 20 maskota të luanit Prince Quick me të cilat do keni mundësi të bëni fotografi. Organizatori i këtij eventi, Prince Quick, do shërbejë produktet e tij gjatë tërë kohës.

Nuk do mungojnë befasitë nga më të ndryshmet.

Nesër testohet alarmi në Prishtinë

Nesër, më1 Prill 2017 (e shtunë), në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit publik në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës njofton se testimi do të realizohet me tingull të njëtrajtshëm sirene në kohë zgjatje dy herë nga 30 sekonda.

Këta janë banorët e Prishtinës, ndezin mbeturinat në kontejnerë (Foto/Video)

Në qendër të qytetit kontejnerët kanë marrë flakë, ku afër tyre ka banesa dhe makina.

Periskopi.com Lajme

Menjëherë qytetarët kanë telefonuar zjarrfikësit për ta fikur zjarrin, dhe ata kanë intervenuar menjëherë.

Arsyeja e këtij zjarri nuk dihet, Gazeta Blic ka siguruar pamje ku zjarrfikësit po fikin zjarrin.

Rrahje brutale në mes të disa të rinjve në Prishtinë, shikojini pamjet

Para pak çastesh, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, janë përleshur disa të rinj.

Periskopi.com Lajme

Në një video të siguruar nga “Indeksonline” shihen këta persona teksa godasin me boksa e shqelma njëri-tjetrin.

 

 

Qendra e Prishtinës pa ujë, Shpend Ahmeti tregon kur lëshohet uji

Sot në rrugën "Luan Haradinaj" ka shpërthyer gypi kryesor i ujit Fi 300 që furnizon një pjesë të madhe të qendrës.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ekipet e ujësjellësit e kanë ndalur ujin dhe janë duke punuar urgjentisht në zëvendësimin e gypit.

“Sapo bisedova me drejtorin e Ujësjellësit dhe pritet që në orët e mbrëmjes të sanohet dhe pas orës 22:00 të lëshohet uji”, thotë ai.

 

Ahmeti thotë se nga 17 marsi Prishtina do të ketë ujë 24 orë në ditë

“Nga 17 marsi Prishtina do të ketë ujë 24 orë në ditë”. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi me qytetarët e Kodrës së Trimave.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se atë ditë do të bëhet përurimi i fabrikës në ujit në Shkabaj, me ç’rast, sipas tij, mbi 95% e kryeqytetit do zgjidhë problemin e furnizimit të rregullt me ujë.

Ahmeti në këtë tubim, paralajmëroi hapjen e çerdhes së parë publike në këtë lagje, e po ashtu ardhjen e autobusëve të rinj në linjën 3, që prek direkt këtë lagje.

Për rreth një orë e gjysmë i pari i kryeqytetit ka dëgjuar hallet dhe kërkesat e qytetarëve të kësaj lagjeje, e që kryesisht kishin të bëjnë me infrastrukturën e dobët rrugore.

Ismet Beqiri, fillon garën për kryetar të Prishtinës. Ky është veprimi i parë që bënë (Foto)

Kanë mbetur përafërsisht edhe 8 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Periskopi.com Lajme

Kandidatët të cilët do kandidojnë për Kryetar të Komunave, po fillojnë ngadalë garën.

Garës për kryetar të Prishtinës, flitet që do iu bashkëkohës edhe shefi i Grupit Parlamentar te LDK-së, Ismet Beqiri, shkruan Magazina.al.

Se Beqiri mund të jetë përsëri në garën për kryetar të Prishtinës, tregon edhe veprimi i fundit i tij.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, ka hapur një fanpage informative në facebook, ku informon ndjekësi në lidhje me aktivitete e tij.

Kujtojmë që Ismet Beqiri ka qenë kryetar i Prishtinës deri në momentin kur kryeministri i tanishëm, bashkëpartiaku i tij Isa Mustafa ia mori këtë pozitë./Magazina.al

Vdes një person në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Një person i moshës 59-vjeçare ka ndërruar jetë sot në ambientin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, që ka thënë se vdekja ishte e natyrshme.

“Një person i moshës 59-vjeçare sot ka ndërruar jetë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e cila ishte e natyrshme”, ka thënë ajo për Koha.net.

Shpend Ahmeti tregon kur Prishtina do të furnizohet 24 orë me ujë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se në pjesën e dytë të marsit 2017 Prishtina do të ketë 24 orë ujë.

Periskopi.com Lajme

Ai bënë të ditur se të mërkurën kanë vizituar punët përfundimtare në Fabrikën e re të Ujit, dhe sipas tij, fabrika është gati që pas datës 17 Mars të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit shumica e kryeqytetit do të ketë 24 ORË UJË.

“Janë ndërruar një pjesë e madhe e gypave në vitet 2014 – 2015, me kredinë e KfË dhe pjesëmarrjen e Komunës dhe Qeverisë (me nga 5 milion Euro) është bërë edhe fabrika e re e Ujit, dhe është përmirësuar dukshëm inkasimi. Në vitet në vijim kanë mbetur që bashkë me Ujësjellësin të zgjedhim edhe problemet në pikat e larta dhe në ndërtesat kolektive (aty ku ka prishje). Ky është ndër lajmet më të mira për kryeqytetin dhe shfrytëzoj rastin që në emër të qytetarëve të Komunës të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar që kjo ditë të vjen në komunën tonë”, ka thënë ai./ Periskopi

 

Gjendjen tre mjete të shpërthyese kineze, në një shtëpi në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, më saktësisht në fshatin Grashticë, janë gjetur mjete shpërthyese.

Periskopi.com Lajme

Sipas raportit policor, një mashkull ka treguar se në një shtëpi të pa banuar ka gjetur tre predha të pashpërthyera të llojit RPG 85 mm që ishin prodhim kinez.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për dominim i FSK-së, të cilët edhe kanë arritur t’i marrin me vete mjetet e pa shpërthyera.

Policia ka raportuar se nuk ka ndodhur asnjë incident.

Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, digjet njehsorët, askush nuk merr përgjegjësi (Foto)

Sot në mesditë është parë zjarr në një ndërtesë në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Avdullah Presheva” në lagjen “Mati 1”, raporton periskopi

Sipas fotografive të siguruara nga Periskopi shihet gjendje e tmerrshme pas zjarrit, se si janë dëmtuar njehsorët elektrik tërësisht.

Banorët e këtij objekti thonë se përveç zjarrëfiksëve askush nuk ka reaguar, pra KEDS.

I gjithë objekti është mbushur me tym, dhe ishte rrezik për banorët e objektit kolektiv.

Pa energji kanë mbetur 56 familje, e përveç energjisë, dritave në këtë rast, ata nuk kanë as ngrohje, meqë përmes rrymës funksionojnë./ Periskopi

16409194_10207885146398924_553990097_o 16402412_10207885146238920_544279122_n 16426716_10207885144958888_268080213_n  16395934_10207885141638805_624925953_n 16402125_10207885141078791_711377356_n 16402296_10207885140238770_729717905_n 16426663_10207885139398749_1912605937_n 16425248_10207885133518602_1143159248_n

Rihapet Aeroporti i Prishtinës, realizohen disa fluturime

Pas disa problemeve që kishte pasur Aeroporti i Prishtinës gjatë ditës së sotme për shkak të motit të ligë, ai është rihapur përsëri, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Periskopi.com Lajme

Moti i ligë ka detyruar sot zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të anulojnë ose të ndërrojnë drejtim të të gjitha fluturimeve në ardhje.

Sot janë realizuar fluturimet Bazel – Prishtinë dhe anasjelltas, Prishtinë – Zurich, dhe Stamboll- Prishtinë, thuhet në komunikatë.

46 fluturime për sot ishin të planifikuara, dhe deri më tani janë realizuar 7 fluturime, 5 shkuarje e 2 ardhje, ndërsa pritet të realizohen edhe 8 fluturime, ka konfirmuar Unidon Krasniqi, zëdhënës i aeroportit.

“Janë realizuar 7 fluturime, 5 shkuarje e 2 arritje e presim që të realizohen dhe 8 fluturime që ende janë në plan të operohen në orët e vona të mbrëmjes, disa fluturime për shkak të kushteve të rënduara atmosferike janë anuluar, ndërsa një pjesë e tyre janë transferuar dhe pritet të realizohen nesër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai më tutje ka thënë se, “lusim udhëtaret që për fluturimet e parealizuara të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për të aranzhuar itinerarin e ri të fluturimeve dhe informacione shtesë”.

Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme

Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t'i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës.

Periskopi.com Lajme

“Të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve, me të gjitha kapacitetet që kanë duhet të jenë në terren. Përveç 8 kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës u bënë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet dimërore, si dhe të mos parkojnë makinat në vendet ku pengojnë kompanitë e pastrimit të kryejnë punët e tyre.

“Masat e tilla të ndërmarra janë për të shmangur bllokimet dhe aksidentet eventuale, megjithëse deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme”, thuhet në njoftim.

Nikoliq nuk vjen në Republikën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq megjithatë nuk do të vije në Kosovë për kremten e Krishtlindjes Ortodokse.

Periskopi.com Lajme

Sipas mediave serbe, “arsyeja e anulimit të vizitës është ndryshimi i planit për shkak të jokorrektësisë së autoriteteve në Prishtinë, të cilët në kalimin kufitar për disa orë i kanë maltretuar me pritje bashkëpunëtorët me të afërt të Nikoliqit”, transmeton lajmi.net.

Nikoliq kishte paralajmëruar dje ardhjen për nesër në Kosovë. Ai do të ndalej në Shtërpcë. Më herët lajmi.net raporti se MPJ-ja e Kosovës ende nuk i kishte dhënë leje Nikoliqit për hyrjen në Kosovë.

Komuna e Prishtinës do t’i gjobisë me nga 100 euro ata që përdorin mjete piroteknike

Periskopi.com Video