panorama_of_prishtina

Prishtinasit bashkëjetojnë me bërllokun [Video]

Mbeturinat çdo ditë bashkëjetojnë me kryeqytetasit. Edhe pse kontejnerët janë të bollshëm, në të shumtën e rasteve ata janë të zbrazët, pasi mbeturinat hidhen në rrugë, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

Në këtë aspekt, më të prekurat nga janë lagjet ‘Dardania’, ‘Pejton’ dhe ‘Kalabria’, por nuk përjashtohen as të tjerat.

Rrëmuja të tilla sheh kudo nëpër kryeqytet dhe banorët një pjesë të fajit ua lënë kompanive mirëmbajtëse, por nga kritikat nuk e kursejnë as veten.

Se ka ankesa të shumta e thonë edhe në komunën e Prishtinës. Habib Qorri, udhëheqësi i sektorit për shërbime publike ka kërkuar mirëkuptim edhe nga qytetarët, duke iu bërë thirrje që të mos i hedhin mbeturinat vend e pa vend.

E, nga kompania regjionale “Pastrimi”, thonë se me aq kapacitet sa ka kompania, në baza ditore largohen të gjitha mbeturinat.

Por, afër çerdhes publike në kryeqytet ky bërllok qëndron kështu një kohë të gjatë i hedhur në rrugë jashtë kontejnerëve.