prishtina

Prishtina, pjesë e komunitetit global të të rinjve

Global Shapers Prishtina ka njoftuar se nëpërmjet kësaj organizate kryeqyteti është bërë pjesë e komunitetit më të madh të të rinjve në botë të quajtur Global Shapers Community.

Periskopi.com Lajme

 

Ky komunitet është nismë e Forumit Botëror të Ekonomisë, i cili ka për qëllim që të mbledh të rinjtë anembanë botës të cilët janë të talentuar, entuziastë dhe kreativ në zgjidhjen e problemeve brenda komunitetit të tyre, qoftë nëpërmjet projekteve, qoftë nëpërmjet kampanjave vetëdijesuese apo ndërmarrjeve sociale.

“Të rinjtë në Prishtinë dhe në Kosovë në përgjithësi përballen me shumë probleme, por në të njëjtën kohë unë shoh tek ta edhe shumë potencial dhe entuziazëm për të sjellë ndryshime pozitive në komunitet”, shprehet Andrea Garaiova, kuratore e organizatës. “Unë shpresoj që nëpërmjet punës tonë të arrijmë të kanalizojmë këtë entuziazëm dhe energji duke i përkrahur dhe duke i formësuar të rinjtë me aftësitë dhe hapësirën që ata kanë nevojë për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri”.

Komunitetit Global Shapers në Prishtinë synon të mbledh rreth vetes të rinj të pasionuar në fusha të ndryshme shoqërore në Prishtinë dhe Kosovë, me qëllim që bashkërisht të punojnë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për shoqërinë tonë. Qëllimi më prioritar i komunitetit është që nëpërmjet realizimit të projekteve, të fuqizoj rininë nëpërmjet edukimit dhe ekonomisë.

Promovimi i edukimit digjital (e-learning), përkrahja e këshilleve të nxënësve në shkolla të mesme, e promovimi i ndërmarrjeve sociale janë vetëm disa nga projektet me të cilat ky komunitet do të punojë në të ardhmen, por pa përjashtuar edhe fusha të tjera.

Lansimi zyrtar i organizatës Global Shapers Prishtina do të bëhet nëpërmjet projektit “Social Innovator Speaking Series” i cili do të organizohet më 30 nëntor 2016, nga ora 18:00 në hapësirat e Hotel Sirius.

“Nëpërmjet këtij projekti po synojmë që të sjellim para të rinjve ndërmarrës social të suksesshëm qofshin ata që kanë krijuar ndonjë biznes, apo kanë ndërmarrë ndonjë iniciativë shoqërore, për të treguar storiet e tyre me shpresë që të inspirojmë të rinjtë për mënyrën se si ata vet mund të realizojnë projektet ose ëndrrat e tyre edhe në Kosovë”, thotë Avdyl Gashi, menaxher i projektit. “Me pak fjalë nëpërmjet këtij projekti duam t’i mësojmë të rinjtë se si të zënë peshk”.

 

Paralelisht me lansimin, organizata po përgatitet të hapë thirrjen për të rinj entuziastë dhe të talentuar që ti bashkohen komunitetit me talentet e tyre, për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

“Ne kemi disa projekte nga fusha e edukimit dhe teknologjisë deri në mbështetjen e ideve kreative të biznesit për nxënësit e shkollave të mesme të cilat mezi po presim të fillojmë t’i realizojmë pas lansimit”, shton për fund Andrea Garaiova, kuratore në Global Shapers Prishtina.

Ky komunitet aktualisht gjendet në më shumë 440 qytete të botës, dhe numëron më shumë se 6630 anëtarë të rregullt dhe 311 alumni.

prishtina-pavaresia

Prishtina shënon fitore në ‘Kupën e Pavarësisë’

Prishtina dhe Otranti nga Ulqini u takuan në ndeshjen e parë 45-minutëshe gjysmëfinale të turneut të tetë Pavarësisë që po zhvillohen në stadiumin e Tiranës, “Selman Stermasi”.

Periskopi.com Sporti

Prishtina është kualifikuar në finale pas fitores minimale ndaj Otrantit – 1:0. Penalltia e shkaktuar në Granit Jasharin, u realizua nga kapiteni, Gentrit Begolli (45+3’).

Pas një ore, Prishtina luan finalen me fituesin e ndeshjes, Shkëndija Tetovë – Kukësi që nis në ora 12.00.

Prishtina në këtë turne paraqitet me përbërje të kombinuar.

Me Otrantin, luajtën:

Prishtina (3-5-2): Visar Bekaj – Leonat Vitija, Milos Miloviç, Granit Xhaka – Granit Jashari, Rigon Kabashi, Atdhe Grajqevci, Kastriot Selmani, Djellon Dragusha – Gentrit Begolli /c/, Basit Abdul Khalid.

prishtina2

Prishtina, pa status

Prishtina është e përkufizuar si kryeqytet i Kosovës, por mungesa e projektligjit për të e bën selinë e shtetit në shumë aspekte të njëjtë me komunat e tjera.

Periskopi.com Lajme

Për mungesë të këtij ligji, të cilin e parasheh Kushtetuta e vendit, kryeqyteti mbetet pa status të definuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Neni 13 i Kushtetutës së Kosovës, i cili flet për kryeqytetin, thotë se “kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina. Dhe statusi dhe organizimi i kryeqytetit rregullohen me ligj”.

Ndërmjet mungesës së statusit, ndërtimeve ilegale, mungesës së parkingjeve, kaosit në trafik, ndalimit të degradimit urban, Prishtina për 18 vjet ka ndërruar dy pushtete qeverisëse: për 14 vjet është qeverisur nga LDK-ja dhe për të tretin nga Vetëvendosje.

prishtina

Tahiri: Ligji për Prishtinën, peng i pazareve politike

Njohësi i politikave të qeverisjes lokale, Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, mendon se miratimi i Ligjit për Prishtinën e bën funksional kryeqytetin e vendit.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Tahiri ka thënë se aktualisht statusi i Prishtinës është definuar simbolikisht si kryeqytet, ngase ende akti kryesor që e rregullon statusin e tij mungon.

Ai ka thënë se përveç problemeve funksionale, Prishtina është problem politik, teksa vetë Ligji për Prishtinën është bërë peng i pazareve politike.

Pavarësisht problemeve të trashëguara nga qeverisja paraprake, Tahiri mendon se Komuna e Prishtinës ka bërë hapa pozitivë në disa sfera, siç janë: ndërtimi i çerdheve, themelimi i ndërmarrjes “Prishtina parking”, blerja e autobusëve dhe procesi i aplikimit për legalizim.

Në këtë plan, ai ka thënë se Komunës i duhet edhe më të shfrytëzojë formulën e partneritetit publiko-privat, e cila, sipas tij, nuk është përdorur mjaftueshëm nga pushteti lokal. Megjithatë, sipas Tahirit, Prishtina ka treguar efikasitet te projektet e tilla me nënkalimet, ndaj, sipas tij, është në avantazh ndaj komunave të tjera.

Tahiri ka bindjen se Prishtina mund të ndryshojë të shmangen përplasjet politike në relacion nivel qendror-nivel lokal, që vijnë si pasojë e procedurave dhe proceseve që ndodhin në të dyja nivelet..

 

 

 

 

Nis konferenca e parë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Në prag të festave të Nëntorit, Tirana është kthyer në kryeqytetin e shqiptarisë.

Periskopi.com Lajme

Delegacioni i Tiranës ishte nikoqir i delegacioneve nga komunat e hapësirave shqiptare si Prishtina, Tetova, Ulqini e Presheva.

Në takimin e udhëheqësve të këtyre komunave u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit, por edhe shkëmbimit të përvojave më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e faktorit shqiptar në këto komuna.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shprehu kënaqësinë për konkretizimin e kësaj nisme, si dhe theksoi se takime të tilla i shërbejnë drejtuesve të komunave/bashkive, por edhe stafeve të tyre drejtuese, për të vlerësuar drejt problematikat me të cilat përballen sot qytetet shqiptare.

“Problematika e qyteteve shqiptare, pajtohem që është problematikë e veçantë, e cila na detyron, na sfidon që të bashkëpunojmë, në mënyrë që këto çështje t’i shkëmbejmë edhe si përvoja, edhe si zgjidhje, e pse jo, edhe nëse diçka ka që e kemi provuar dhe s’ka ecur, t’i themi të tjerëve që mos e provoni, sepse kjo nuk funksionon. Ky është vetëm takimi i parë, shpresoj që komunat e tjera sa më shpejt të jemi nikoqirë të takimeve të radhës dhe të fillojmë dhe të shtojmë komunat e tjera, që edhe ato të bëhen pjesë e këtij rrjeti”, tha Ahmeti.

15224662_10211101326591679_2004503910_o 15205544_10211101325711657_1472445744_o

prishtina

Dy skuadrat nga Gjilani mposhtin dy skuadrat nga Prishtina

Sot në Vala Superligën e Kosovës ka qenë dita e gjilanasve.

Periskopi.com Sporti

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe kundër ekipit të Prishtinës. Ndeshja është zhvilluar në ritme të shpejta dhe ka qenë mjaft atraktive. Kjo është fitorja e parë nga paslufta kundër Prishtinës.

Deri në minutën e ’58 rezultati ishte 0:0, kurse në atë minutë ka qenë Haxhimusa që ka shënuar për 1:0.

Në anën tjetër Hajvalia ka pësuar nga Drita në Kizhnicë.

Drita në minutën e ’80 shënoi sulmuesi brazilian i Dritës, Edenilson Bergonsi. Kjo është fitorja e dytë në krye me trajnerin Ismet Munishi.

prishtina

Sulmi dhe mbrojtja më e mirë e kampionatit

Kur kanë kaluar 15 xhiro të Superligës, Prishtina i prinë renditjes me 33 pikë, një më shumë se Trepça ’89 që është e dyta.

Periskopi.com Sporti

Dhe, janë pikërisht këto dy skuadra që shquhen për sulmin dhe mbrojtjen më të mire.

Përderisa 89-shi ka realizuar më së shumti, 22 gola, Prishtina ka pranar më së paku, vetëm gjashtë.

Përndryshe, Hajvalia qëndron më së keqi me goldallim, pasi ka realizuar vetëm katër herë, derisa ka pranuar 20 gola.

prishtina

Prishtina fiton derbin, rikthehet në krye të tabelës

Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Besës, në derbin e madh.

Periskopi.com Sporti

Kaltërebardhët mposhtën pejanët me rezultat 2:0 me golat e Mërgim Pevqelit dhe Endrit Krasniqit.

Me këtë fitore, Prishtina rikthehet në krye të tabelës me 34 pikë të grumbulluara, një më shumë sesa Trepça ’89, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com

prishtina-besa

Sot, derbi i madh në futbollin kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 15-të të Vala Superligës, ku vëmendja pa diskutim është në Kastriot.

Periskopi.com Sporti

Aty takohen dy rivalët e vjetër që synojnë titullin këtë sezon, Prishtina dhe Besa.

Ndërkohë në “Bajram Aliu”, Drenica pret ekipin e Gjilanit. Dy ndeshjet fillojnë në ora 13:00.

E shtunë
Prishtina – Besa
M.Baliu, E.Baliqi, K.Bajrami, S.Isufi.

Drenica – Gjilani
N.Rraci, F.Abrashi, A.Latifi, F.Tahiri.

thaci

Futbollisti i Prishtinës ‘refuzoi’ propozimin e Hashim Thaçit (Foto)

Futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci, e ka publikuar një fotografi në rrjetin social me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Periskopi.com Sporti

Liridon Leci, e ka publikuar një fotografi në rrjetin social me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ish-futbollisti i disa skuadrave edhe jashtë Kosovës, Liridon Leci ka shkuar me shaka: “HTH citoi:?? Pregaditu se ne zgjedhjet e ardhshme do jeshë President i vendit.. Faleminderit President por kam tjeta objektiva”, ka shkruar ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Leci, përcjell “Arbresh.info”.

leci

prishtina-hajvalia

Prishtina dështon të fitojë

Prishtina nuk ka mundur të fitojë ndaj skuadrës së Hajvalisë.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e zhvilluar në Kizhnicë përfundoi me rezultat të barabartë, 0:0.

Vendësit u mbajtën shumë mirë dhe madje në minutat shtesë patën dy raste ideale për të shënuar golin e fitores, por nuk ia arritën.

Prishtina mbetet e dyta me 31 pikë, ndërsa Hajvalia renditet në vendin e 11-të me shtatë pikë.

Besa Luzha

Besa Luzha ndjehet e turpëruar nga prishtinasit

Analistja dhe koordinatorja e programit në fondacionin gjerman 'Friedrich Ebert Stiftung', Besa Luzha thotë se është turpëruar sot nga prishtinasit.

Periskopi.com Lajme

Kjo, ngase sipas saj, nuk morën mundin të ndanin 20 minuta për të kërkuar drejtësi.

“Edhe dyqanet, kafenetë, restoranet sot është dashtë në mënyrë simbolike ta ndërprejnë punën për të dëshmu solidaritet me familjarët dhe qytetarët e Kosovës. Edhe veturat do të duhej të ndaleshin 5 minuta, edhe njerëzit tjerë pa dallim partije e profesioni do të duhej të ndjenin sot dhimbje për një të ri që vdiq për Kosovën në kohë paqeje, jo nga regjimi i huaj por nga pakujdesia ose papërgjegjësia ose për qëllime politike të institucioneve tona.

Kjo nuk duhet të kalojë pa ndëshkime e pa pasoja”, thotë Luzha./ Periskopi

prisjhtina

Prishtina fitore minimale, derbi nuk sjell fitues

Prishtina ka arritur të marrë një fitore në sekondat e fundit të ndeshjes 1-0 ndaj Lirisë.

Periskopi.com Sporti

Gjatë gjithë ndeshjet vendasit tentuan të shënonin golin e epërsisë por një gjëje të tillë nuk ia arritën, raporton Telegrafi.com

Ishin duke u luajtur minutat shtesë të ndeshjes, kur sulmuesi Labinot Osmani shënoi për 1-0.

Ndërkohë ndeshja derbi e zhvilluar në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89 nuk ka dhënë fitues.

Të dyja skuadrat kërkuan fitoren gjatë 90 minutave, mirëpo nuk ia dolën të shënonin gol.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Llapi pas udhëtimit në Mitrovicë, duke mposhtur Trepçën me rezultat minimal 1-0, falë një goli të Berat Hysenit.

Si mysafire ka triumfuar edhe Besa e Pejës në përballje me Ferizajn 0-1.

Ishte sulmuesi prizrenas, Fatih Krahoda që shënoi golin e vetëm për pejanët në këtë përballje. /Periskopi.com

Rezultatet:

Prishtina – Liria 1-0

Trepça – Llapi 0-1

Drita – Trepça ’89 0-0

Ferizaj – Besa 0-1

????????????????????????????????????

Sahiti: Prishtina pa Dallkun, si Babastars pa Getin

Futbollisti Samir Sahiti ka deklaruar se Prishtina ka avantazh ndaj ekipeve tjera të Super Ligës së Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Samir Sahiti shpreson që Trepça do të gjejë formën në ndeshjet në vijim dhe të ngritet sa më lartë në tabelën e klasifikimit.

Futbollisti karizmatik e fillon bisedën me një deklaratë për humbjen ndaj Prishtinës.

“Sinqerisht, Prishtina pa Dallkun është sikur Babastars pa Getin. Ai është një lider që i mungon çdo ekipi në Kosovë. Futbollistët tjerë të Prishtinës janë të barabartë me lojtarët e skuadrave tjera të Superligës. Ne patëm mundësi për të dyfishuar epërsinë dhe u dënuam në anën tjetër”, deklaroi Sahiti për “GazetaOlle.com”.

“Trepça nuk e meriton atë pozitë në tabelë, në bazë të ndeshjeve që i kemi treguar. Nuk është punë fati, por punë vetëbesimi që mungon te disa lojtarë. Besoj që së shpejti do të fillojmë me fitore dhe do të ngritemi në tabelë”, shtoi mitrovicasi.

Në xhiron e 11-të, Trepça do të luajë derbin mitrovicas kundër Trepçës ’89. /Periskopi.com

prishtina uefa

UEFA shpërblen Feronikelin dhe Prishtinën

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli dhe kampioni i Kupës së Kosovës, Prishtina kanë marrë sot shpërblimet e parapara për kampionët nga ana e UEFA-s.

Periskopi.com Sporti

FFK përmes një komunikate për media bën të ditur se sot iu është dorëzuar dy klubeve kampione çeçet nga UEFA, transmeton Koha.net.

FFK thotë se në vitin që vjen klubet klubet kosovare do të licencohen dhe do të kenë edhe shpërblimet e tyre dhe jo vetëm kaq. Për këtë FFK-ja do ta hartojë edhe një rregullore të re për licencimin e klubeve.

Feronikeli me këtë rast ka përfituar shumën prej 220 mijë eurove, ndërsa Prishtina me 215 mijë euro.

prishtina

Fitojnë Prishtina dhe Feronikeli

Kampioni i Kosovës Feronikeli ka fituar ndeshjen kundër Lirisë me rezultat 1 me 0, për të mbetur dy pikë prapa Prishtinës që sot fitoi ndaj Trepçës me rezultat 2 me 1.

Periskopi.com Sporti

Klubi nga Drenasi siguroi fitoren në minutën e 75-të kur realizoi Bujar Shabani. Me këtë fitore Nikeli tani ka 21 pikë.

Golat për Prishtinën i realizuan Armend Dallku dhe Liridon Kukaj, ndërsa për Trepçën realizoi Ardian Muja.

Nesër lideri Trepça 89’ pret Besën në Mitrovicë. Gjilani e pret Hajvalinë ndërsa Llapi udhëton te Ferizaj.

palestra

Çka po ndodh me palestrën e Prishtinës?

Klubet sportive të Prishtinës vazhdojnë me problemin e njëjtë 16 vite pas luftës. Ekipet nga kryeqyteti janë të detyruara të improvizojnë apo të luajnë në palestra të tjera, shkak i mungesës së një arene të përhershme, derisa kjo e tanishmja është e zënë edhe për ngjarje tjera. Klubet ankohen fuqishëm përderisa MKRS-ja e mban përgjegjëse Komunën e Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Tash e 16-të vite pasluftës ekipet e qytetit të Prishtinës dhe ato të Përfaqësueseve në basketboll dhe sportet e tjera me dorë janë duke u përballur me të njëjtin problem. Ata kanë nevojë për rregullimin e një palestre e cila përmbush kushtet për zhvillimin e një ndeshje me standarde evropiane. Problemi i njëjtë është duke vazhduar edhe tani ku ekipet prishtinase janë duke u ankuar në mungesë të një palestre. Këto ankesa nuk i kanë vetëm klubet nga Prishtina. Me problem të njëjtë është ballafaquar edhe Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e cila është zhvendosur në “Minatori”, për t’i zhvilluar të gjitha ndeshjet kualifikuese për “EuroBasket 2017”, edhe pse kishte planifikuar të zhvillonte ndeshje edhe në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, për Zëri, tha se zhvendosja në palestra tjera sjell shpenzime shtesë për klube. “Përgjegjësia është të MKRS-së nuk e di se çfarë është duke ndodhur. Është problem për të gjitha klubet të zhvendoset ka shpenzime shtesë dhe në aspektin psikologjik të luajnë në një palestër është tejet e vështirë”, u shpreh Belegu. Nga ana tjetër Zëri, ka kontaktuar edhe me Drejtorin i Departamentit te Sportit pranë MKRS-së, Iber Alaj, i cili nuk ka dashur të sqarojë problemin e palestrës duke ia lënë përgjegjësinë Komunës së Prishtinës.

Vështirë për Prishtinën

Sigal Prishtina kishte planifikuar që ndeshjen e Superligës së Kosovës në basketboll ta zhivllojë këtë vikend por për shkak se Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është i zënë do të detyrohen që ndeshjen ta zhvillojnë në një palestër tjetër. Drejtori i përgjithshëm Luan Maloku tregon vështirësitë për Zëri në të cilat janë duke hasur shkak i palestrës. “Është shumë e vështirë pasi duhet të bartemi të gjithë në palestrën ‘1 Tetori’  për ta zhvilluar atë ndeshje. Kështu jemi klub jo shumë serioz me lojtarët të huaj pasi edhe ata e kanë të vështirë një situatë të tillë. Ne duhet të bëjmë improvizime dhe është shumë e vështirë. Palestra ku ushtrojmë nuk i përmbush kushtet, fillimisht parketi dhe më pas gjërat tjera” u shpreh Maloku.

Të kujtojmë që Prishtina edicionin që lamë pas ishte kritikuar sa i përket palestrës nga zyrtarët e FIBA-së, e cila nuk i përmbush kushtet për zhvillimin e një ndeshje në “FIBA Europe Cup”.

Shtyrja e ndeshjes lodh lojtarët

Të njëjtin fat sikurse Sigal Prishtina e ka edhe skuadra e hendbollit Prishtina. Këta të fundit kishin paraparë që ndeshjen derbi në Superligën e Kosovës në hendboll ndaj Besës ta zhvillojnë në vikend, por kjo u shty për ditën e hënë. Kryetari i klubit Prishtina, Eduard Berisha, thotë se sa i përket palestrës asgjë nuk ka ndryshuar deri më tani.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, që nga paslufta jemi në situatë të njëjtë duke improvizuar në palestra të ndryshme. Sigurisht që është shumë e vështirë të jemi në një gjendje të tillë pasi që është dashur të shtyhet ndeshja për të hënën sepse kemi mungesë të palestrës”, u shpreh fillimisht Berisha. Ndryshe ky i fundit thotë se shtyrja e ndeshjes sjell edhe probleme në ekip. “Jemi shumë klube në Prishtinë, dhe mungesa e një palestre i vështirëson shumë gjërat. Ne duhet të luajmë të hënën dhe do të jetë e vështirë pasi shumë lojtarë kanë edhe një punë dytësore dhe për këtë duhet marrë leje për të luajtur”, përfundoi Berisha.

mucici

Muçiçi: Prishtina kampione dhe do të përfaqësohet denjësisht në Europë

Prishtina nuk është në krizë. Disfata kundër Trepçës ’89 ishte vetëm një kiks. Prishtina në fund të sezonit do të jetë kampione e Kosovës. Kështu mendon nënkryetari i FC Prishtinës, Afrim Muçiqi.

Periskopi.com Sporti

Njeriu i dytë i klubit më të madh në vendin tonë, është i bindur se Prishtina do të jetë kampione e Kosovës, dhe sipas tij, kryeqytetasit do ta përfaqësojnë denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Është padiskutueshme, Prishtina do të jetë kampion, sigurisht se do të jetë pjesëmarrëse në futbollin evropian, sepse është klubi më i madh shqiptar, e deshëm apo s’e deshëm, është klub më i organizuar, është klub i cili është në përfundim të gjitha proceduarve për licencim, sepse t’i kot mund të jesh i pari apo fitues i Kupës në rast se nuk i kë të kryera obligimet që kërkohen dhe kriteriumet që janë shumë strikte nga shtëpia e futbollit botëror, kështu që ne atë drejtim Prishtina është shumë mirë dhe mendoj se do të përgatitemi, do të jemi kampion i Kosovës, do ta përfaqësojmë denjësisht futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka pohuar Muçiqi.

prishtina8

Sulmuesi i Prishtinës: Jemi pretendent për titull

Sulmuesi i Prishtinës, Labinot Osmani ka folur rreth garës për titull në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i njohur beson se skuadra e tij është favorite për t’u shpallur kampion në këtë sezon të Super Ligës.

“Mendoj se jemi pretendent për titull. Jemi njëra prej dy ose tre skuadrave më të mira”, deklaroi Osmani për Periskopin.

Ai u pyet edhe rreth rikthimit të formës dhe rezultateve të mira të Prishtinës, ku tha se kjo ka ardhur pas organizimit më të mirë.

“Për rikthimin pozitiv ka ndikuar organizimi më i mirë në klub dhe konkurrenca e lojtarëve. Këtë sezon kemi më shumë lojtarë”, shtoi ai.

Krejt në fund, ai përmendi skuadrat të cilat i sheh si rivale në garën për titull.

“Feronikeli, Besa dhe Trepça ’89 që po befason për të mirë, janë skuadra që janë në garë për titullin”, përfundoi ai.

Aktualisht, lider në Super Ligë është Trepça ’89 me 24 pikë, katër më shumë se Prishtina që gjendet në pozitën e dytë. /Periskopi.com

ARKIV

Peja fiton dramën ndaj Prishtinës

Klubi basketbollistik Peja ka bërë një rikthim sensacional në derbin kryesor kundër Sigal Prishtinës duke fituar në palestrën “Karagaçi” me rezultat 81-73.

Periskopi.com Sporti

Skuadra mysafire ishte më e mirë në çerekun e parë, të cilin e mbylli me epërsi prej 12 pikësh (8:20).

Me mbështetje të madhe të tifozëve, vendasit u përpoqën të ktheheshin në fraksionin e dytë, por vizitorët nuk lëshonin pe.

Sidoqoftë, pejanët ia dolën që ta ngushtonin rezultatin dhe pas pjesës së parë ishin prapa tetë pikë (24:32).

Sensacional ishte rikthimi i nikoqirëve në çerekun e tretë, në të cilin arritën në një moment që ta barazonin rezultatin (36-36) dhe pastaj për herë të parë kaluan në epërsi (43-41).

Pas disa barazimeve të disahershme, pjesëloja e tretë u mbyll me rezultat 48:47 dhe ky ishte çereku i parë të cilin Peja e përfundonte me avantazh.

Në dhjetëminutëshin e fundit, basketbollistët e ekipit vendas vazhduan të ishin më të përqendruar dhe pos që e ruajtën epërsinë, edhe e rritën shumë atë.

Mirëpo, kur besohej se pejanët e kishin në dorë fitoren, ata dështuan në disa raste dhe Prishtina kaloi në epërsi duke e bërë sërish dramatik fundin e derbit.

Në sekondat e fundit rezultati u barazua dhe koha e rregullt përfundoi me rezultat 67:67 duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Në vazhdime, Peja u tregua skuadër shumë më e fortë dhe arriti që t’i gëzohet fitores me rezultat 81-73.

Kjo ishte fitorja e dytë sezonale e Pejës që e ka nisur më së miri garën për ta kërkuar titullin e Superligës së Kosovës në basketboll, derisa Sigal Prishtina e ka regjistruar humbjen e dytë.