Astrit Dehari / ARKIV

Hetuesia i kishte bërë presion Deharit për të dhënë deklarata kundër VV-së

Astrit Dehari, tashmë i ndjerë, kishte shprehur gatishmëri të qëndronte në burg edhe deri 20 vite. Kjo për të mos u kthyer kurrë kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Këtë ai ua kishte shprehur hetuesve policorë, të cilët kërkonin të zbardhnin të vërtetën rreth sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të cilin po mbahej në paraburgim ai bashkë me disa aktivistë të tjerë të VV-së.

Indeksonline raporton sipas burimeve se aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ishte i gatshëm të barte çfarëdo pasoje.

“Jo 10, por edhe 15 deri 20 vjet; jam përgatit me përballu burgun”, ishte shprehur Dehari.

Dehari ka vdekur javën e kaluar në qendrën e paraburgimit në Prizren.