eer4

Kryeministri Dorëheqja e Matteo Renzit “ngrihet” përkohësisht nga Presidenti italian

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, do të vazhdojë të qëndrojë në zyrën e tij për së paku edhe një javë, pasi Presidenti i Italisë, ka kërkuar nga social-demokrati ta “ngrijë” dorëheqjen e tij përkohësisht derisa Senati ta kalojë buxhetin për vitin 2017,

Periskopi.com Lajme

Renzi u takua me Sergio Mattarellan të hënën në pallatin presidencial – Quirinale – që kështu zyrtarisht ta japë dorëheqjen et tij pas disfatës që pësoi në referendumin e iniciuar për ndryshime kushtetuese.

Renzi pritej të largohej menjëherë, por tani dorëheqja e tij mund të vonohet të paktën deri në Krishtlindje.

Francois Hollande

Presidenti aktual i Francës nuk do të rikandidojë më në këtë post

Presidenti i Francës Francois Hollande ka konfirmuar se nuk do të kandidojë për një tjetër mandat si kreu i shtetit francez.

Periskopi.com Lajme

Këtë vendim Hollande e bëri publik gjatë një deklarate për mediat drejtuar popullit francez.

Zgjedhjet në Francë zhvillon në pranverë të 2017.

“Jam i vetëdijshëm për rrezikun që duke ndjekur këtë rrugë nuk do të kem mbështetje të mjaftueshme, kështu që kam vendosur mos të kandidoj në zgjedhjet presidenciale. Në muajt e ardhshëm, detyra ime do të jetë të vazhdoj drejtimin në krye të shtetit”, u shpreh Hollande.

Francois Hollande është President i Francës që prej vitit 2012.

Trump heq dorë nga bizneset e tij: “Do i përkushtohem presidencës”

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se do të heq dorë nga bizneset e tij të pasurive të patundshme për tu përkushtuar në punën e tij të re.

Periskopi.com Lajme

Donald tha se do ta mbajë një konferencë pas 15 ditës për të sqaruar detaje nga puna e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të mbajë një konferencë të madhe në New York, bashkë me fëmijët e mi, më 25 dhjetor për të deklaruar faktin se do të largohem plotësisht nga drejtimi i bizneseve të mi dhe do të përqëndrohem plotësisht në punën e presidentit për ta bërë Amerikën sërish madhështore.”- ka thënë ai nëpërmjet një serie postimesh ne Twitter./ Opinion

nikoliq-serbia-po-rrudhet-ccedil-do-vit-po-e-humbim-nga-nj-euml-qytet_hd-1200x630

Nikoliq: Ruajtja e trashëgimisë serbe nga shqiptarët, shkatërrim për njerëzim

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka biseduar sot në Beograd me presidentin e partisë Demokracia e Re e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në lidhje me raportet mes dy vendeve dhe ka falënderuar atë për faktin se Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Ne edhe më tutje mbetemi të angazhuar vendosmërisht për ruajtjen e integritetit tanë territorial dhe bisedojmë me Prishtinën në mënyrë që njerëzit në Krahinë të jetojnë më mirë, për sa kohë nuk kërkohet nga ne ta njohim pavarësinë. Ne këtë nuk do ta bëjmë kurrë”, ka thënë Nikoliq, bën me dije kabineti i tij, raporton Koha.net.

Ai ka shtuar se do të ishte “shkatërrim për njerëzimin” nëse do t’u lejohej shqiptarëve të Kosovës që të kujdesen për kishat dhe manastiret e kishës ortodokse serbe.

“Ne presim përkrahje më të fuqishme nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jemi të gatshëm që t’i lejojmë shqiptarët të kujdesen për trashëgiminë e tyre kulturore, por nuk mund të lejojmë që të kujdesen për tonën”, ka thënë Nikoliq më tej.

Ndërkaq, Mitsotakis ka thënë se nuk pret që Greqia ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj çështjes së Kosovës.

20161118110924728646

Thaçi tallet me qytetarët, i fton t’iu besojnë institucioneve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se hap i rëndësishëm për sundim të ligjit në Kosovë është nxjerrja e Kodit Penal.

Periskopi.com Lajme

Thaçi në Këshillin Kombëtar kundër Korrupsionit tha se që nga dita e parë që ka marrë detyrën ka inkurajuar institucionet për të bërë një rishikim të drejtës penale.

Sipas Thaçit me këto rishikime nuk do të lejohej kandidimi në zgjedhje i zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të korrupsionit.
Ai tha se institucionet e vendit kanë arritur rezultate të prekshme në sundim të ligjit, por ende ka sfida përpara.
Duke folur në Këshillin Kundër Korrupsionit Thaçi tha se qytetarët duhet të kenë besim tek institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Besimi qytetar se institucionet po bëjnë punën në luftimin e krimit dhe korrupsionit do të reflektohet pozitivisht në raporte ndërkombëtare. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është kusht i pashmangshëm për krijimin e një klime të sigurt për investime”, citon kp të ketë thënë Thaçi.

Sipas tij statistikat dëshmojnë për rezultate të prekshme në hetime të rastit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Duke folur në këtë fushë Thaçi tha se Kosova ka bërë shume se çdo vend tjetër në rajon në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës Thaçi tha se Bashkimi Evropian ndoshta nuk është duke u mërzitur për kredibilitetin në Kosovë “por mendoj që kjo qasje injoruese nuk do të kalojë pa pasoja”.

Ndërsa edhe kryeministri Isa Mustafa ka folur në lidhje me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Kosovë.
Sipas tij për aq sa është punuar në këtë fushë po aq janë perceptimet për prezencën e korrupsionit në vend.
Mustafa po ashtu kritikoi edhe raportin e Transparency Internacional, i cili sipas tij mund t’i ketë dy fytyra për Kosovën.

“Në njërën anë thuhet se Kosova qëndron mirë në luftën kundër korrupsionit .Dhe e dyta se qytetarët e shohin korrupsionin si problemin më të madh dhe institucionet s’po bëjnë sa duhet. Ka dallim të madh mes perceptimit dhe ballafaqimit të qytetarëve me korrupsionin”, tha Mustafa.

Arma më e fuqishme e historisë është valixhja e zezë e Presidentit të SHBA-ve (Foto)

Valixhja nukleare që ndjek gjithmonë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arma më e fuqishme e të të gjitha kohërave. Ja çfarë përmban ajo dhe si mund ta shkaktojë fundin e botës.

Periskopi.com Lajme

Quhet Nuclear Football dhe është valixhja më e rrezikshme në botë. Kjo në foto është një versioni i disa viteve më parë e ekspozuar në Smithsonian National Museum of American History.

Në ditët e ardhshme Donald Trump do të nisë një proces tranzicioni që do të përfundojë më 20 janar të vitit të ardhshëm duke hyrë zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë.

Ndër fazat më të rëndësishme dhe delikate të këtij tranzicioni janë edhe mbledhjet me përgjegjësit ushtarakë, të inteligjencës dhe të shërbimeve sekrete që do ti shpjegojnë presidentit të sapozgjedhur se cilat janë fuqitë që po merr në duart e tij.

Sekretet e sekreteve

Përmbajtjen e këtyre takimeve, sigurisht që mund vetëm ta imagjinojmë. Por nga aq pak sa është treguar i ngjan një drame filmi: Trump do të zbulojë se cilat janë operacionet e fshehta që qeveria amerikane po i çon përpara, ku dhe si janë përdorur dronet, cilat instrumente përdor National Security Agency (NSA) për të përgjuar çdo lloj komunikimi në botë, cilat janë betejat elektronike në zhvillim kundër armiqve të SHBA-së në infrastrukturën informatike.

Nëse do të dëshironte, Tramp mund të njohë emrat e dhjetëra agjentëve të paguar nga CIA jashtë territorit amerikan, si dhe teknikat e përgjimit.

Ai do të mësojë operacionet e fshehta të CIA-s për të ndryshuar rrjedhshmërinë e ngjarjeve jashtë vendit, pa qenë nevoja që dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jetë e dukshme.

Për momentin ka dhjetëra operacione të tilla, disa prej tyre lejojnë zhvillimin e operacioneve antiterrorizëm – edhe me viktima – në disa vende të ndryshme.

 

Më pas janë çështjet administrative: Presidenti do të informohet për grupet e disidentëve jashtë të mbështetur nga qeveria amerikane dhe që luftojnë kundër diktatorëve dhe terroristëve.

Valixhja

Mbledhja e fundit, ajo më e rëndësishmja, për sigurinë e vendit dhe të gjithë botës, i përket arsenalit nuklear të Shteteve të Bashkuara dhe planeve relativë për ndonjë luftë të mundshme atomike.

Në fakt, vetëm Presidenti është i autorizuar në urdhërimin e përdorimit të armëve nukleare. Konsensusi vjen pas aktivizimit të kodeve speciale dhe sipas rregullave të valixhes të quajtur Football.

2

Bëhet fjalë për valixhen e famshme me lëkurë të zezë që e ndjek presidentin në çdo lëvizje dhe që ruhet nga një skuadër me 5 anëtarë që vijnë nga njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane.

Valixhja nukleare transportohet nga një zyrtar që e njeh në perfeksion procedurën që duhet ndjekur në rast të një sulmi atomik.

Valixhja (në të djathtë) është në përdorim që në kohët e Dwight D. Eisenhower (President nga 1953 deri në 1961), por vetëm nga kriza e raketave më Kubën (1962), nën presidencën e John F. Kennedy, e ndjek Presidentin kudo.

Butoni i kuq? Mos të tallemi

Përmbajtja e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley, në atë kohë drejtor i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë.

Nëse mendoni se brenda saj ka një buton të kuq për të nisur raketat bërthamore, po gaboheni rëndë.

Valixhja mban kryesisht…letra.

Dokumenti më i rëndësishëm është Black Book, një manual i vërtetë i luftës atomike me 75 faqe, me përshkrimin e çdo objektivi të mundshëm, të vlerave strategjike sipas skenarëve të ndryshëm dhe viktimat që një sulm eventual mund të shkaktojë. Në shumicën e rasteve, miliona njerëz.

Dy fashikuj të tjerë i përmbajnë një listë me vendet e sigurta ku mund të transferohet Presidenti në rastin e një sulmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të folur me Kombin.

Valixhja kushton 20 kg (ka një bazë alumini) dhe transportohet nga ushtarakë që kanë një trajnim special për të ndihmuar Presidentin për të dhënë urdhërimin e lëshimit të raketave.

Përmban edhe një telefon që përdoret kur Presidenti ndodhet në udhëtim: ndihmon për tu vënë në kontakt përmes një linje të sigurtë në rrugë satelitore me National Military Command Center (NMCC), qendër ushtarake amerikane që menaxhon të gjitha armët bërthamore dhe që i lëshon ato.

Kodet e sulmit

Nga pikëpamja praktike “kodet e sulmit” janë në një dokument që Presidenti duhet ta mbajë me vete dhe që quhet Biscuit, biskota.

3

Bëhet fjalë për një lloj karte krediti në të cilën mbahen kodet që i duhen Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t’u autentifikuar dhe për të dhënë një urdhër specifik sulmi bërthamor sipas protokolleve në valixhe.

Në rast të një sulmi, pak momente pas urdhrit dramatike, 900 mbushje bërthamore janë gati të përdoren në çdo cep të planetit: ato janë të dislokuara në pika të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, por edhe në nëndetëse dhe anije në lëvizje nëpër oqeanet e të gjithë botës, transmeton tiranaobserver.

Presidenti është i vetmi që mund të japë urdhrin për një sulm nuklear. Urdhëri duhet të konfirmohet edhe nga Sekretari i Mbrojtjes, por që nuk ka asnjë fuqi vetoje: ai limitohet vetëm me faktin për të konfirmuar nëse presidenti e ka dhënë vërtet atë urdhër.

Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve i thotë Obamas që “të shkojë në ferr”

“Presidenti amerikan Barak Obama mund të “shkojë në ferr” bashkë me kritikat e tij për luftën brutale kundër drogës në Filipine”, ka thënë presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte.

Periskopi.com Lajme

Vërejtjet erdhën pasi SHBA dhe Filipinet filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

SHBA ka deklaruar se  kishte një “aleancë të fortë” me Filipinet.

Duerte përshkroi gjithashtu Uashingtonin si një aleat jo të besueshëm.

“Në vend që të na ndihmoni, ju na kritikoni, kështu që ju mund të shkoni në ferr, zoti Obama, ju mund të shkoni në ferr”, ka thënë Duerte.

ceferin

UEFA zgjedh Presidentin e ri

Periskopi.com Sporti

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA e ka zgjedhur Presidentin e ri.

Është Aleksander Ceferin, ai i cili do të mbajë këtë post.

Slloveni mposhti në garë kandidatin tjetër, Michael van Praag. /Periskopi.com