Donald Trump

Këta janë emrat e politikanëve shqiptarë që Trump ka ftuar për ceremoninë e betimit

Më 20 Janar Donald Trump do të kryejë betimin dhe do të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA-së.

Periskopi.com Lajme

Në ceremoninë e inaugurimit që do të zhvillohet në Uashington do të ketë mijëra personalitete dhe të ftuar në këtë eveniment do të jenë edhe disa politikanë shqiptarë.

Mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ai i PR-së, Fatmir Mediu kanë marrë ftesa për të qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidenti të ri të SHBA-së, Donald Trump.

Të ftuar të tjerë do të jenë edhe deputeti Eduart Ndocaj, i cili edhe më herët e ka deklaruar publikisht se ka marrë ftesë për të qenë në këtë ceremoni.

Gjithashtu i ftuar do të jetë edhe deputeti i PS Pandeli Majko, i cili është njëherësh edhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani është raportuar se do të jenë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ende nuk është konfirmuar saktësisht për asnjërin. /Albeu.com/

behgjet-pacolli1-620x330

Reagon Pacolli: Nesër do të denoncoj Enver Hasanin për shpifje e gënjeshtra

Pas deklaratës së ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se njerëz të Begjet Pacollit i kishin ofruar atij 1 milion euro për të marrë vendim që e linte këtë të fundit në krye të shtetit, ka reaguar vetë Pacolli.

Periskopi.com Lajme

“E shikova emisionin e Adriatik Kelmendit dhe rastësisht e dëgjova tek përmendet emri im. Enver Hasani, unë nesër do të ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim”, ka shkruar Pacolli, përcjell Koha.net. “O Zot… kush e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese të Kosovës! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës”, ka thënë Pacolli.

Mësohet sa para ia ofruan Enver Hasanit njerëzit e Pacollit, për vendim në favor të këtij të fundit (Video)

Enver Hasani

Mësohet sa para ia ofruan Enver Hasanit njerëzit e Pacollit, për vendim në favor të këtij të fundit (Video)

Njerëzit e Behxhet Pacollit i kishin ofruar 1 milion euro Enver Hasanit, atëherë kryetar i Gjykatës Kushtetuese. E gjithë kjo shumë për të ndryshuar vendimin e gjykatës rreth rastit Pacolli.

Periskopi.com Lajme

Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur vetë ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Ai tregoi se si në një ditëlindje, njerëzit e Pacollit i ishin afruar atij dhe e kishin pyetur për numrin e xhirollogarisë.

“Njerëzit e tij m’i kanë ofruar 1 milion euro, përveç kërcënimeve që kam marrë unë dhe familja ime në emër të tij. Në një ditëlindje ku isha i ftuar, në Prishtinë, më afrohet një person dhe më thotë, xhirollogarinë në bankë se kemi fol me një mik timin të përbashkët, nuk është me rëndësi emri, i thashë për çka, tha për me t’i bartë paret, ishte tri katër ditë para se me ndodh vendimi për rastin Pacolli”, ka thënë ai.

“Thashë më thirri gruaja se ishte vajza pak pa qef dhe kam dal e kam shku në një ditëlindje të fëmiut të një miku që ishte po ashtu në Emerald. E thirra këtë mikun e përbashkët e i thashë se si i kishte thënë ashtu por më tha se i kishte thënë që mos se Enver nuk është i këtyre punëve”.

Hasani theksoi se kjo ishte bërë në emër të Pacollit për të ndryshuar vendimin.

 

enver-hasani-arta-rama

Kur Enver Hasani rrëfehet: Pas gjashtë vitesh flet se si Pacolli u bë president

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani foli për një takim që e pati me tashmë presidentin, Hashim Thaçi.

Periskopi.com Lajme

Ai tregon se si Thaçi i kishte thënë se Hasani i kishte premtuar ambasadorit Dell se vendimi për rastin Pacolli do të jetë i kundërt.

“Hashim Thaci më tha se gjoja unë i kam premtuar ambasadorit Dell se vendimi për Pacollin do të jetë i kundërt dhe unë i thashë që nuk është ashtu sepse e kam pasur një bisedë të pakëndshme me Dell-in në një bisedë telefonike. I kam thënë vendimmarrja është kolektive dhe ata që më njohin e din që nuk rrej”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV-së.

Tutje Hasani thotë se ambasadori i atëhershëm Dell i tha se po mendojnë që ta bëjnë Jakup Krasniqin kryetar dhe ajo kurrë nuk mund të ndodhë, për çka Hasani thotë se i tha që kjo nuk qëndron.

“Në mbrëmje doli Krasniqi dhe tha se nuk mundet me na tregu Enver Hasani se a rrinë deputetët apo çka duhet të bëjnë pas vendimit dhe pastaj e kanë qarkulluar këtë për diskreditim”, ka thënë Hasani.

Hasani thotë se pas takimit që pati me Thaçin, kur u fut në makinë, i tha personit që ishte me të se Thaçi i dinte më mirë rastet e Hasanit se vetë ai.

Hasani thotë se gjatë detyrës si kryetar është ndjerë i kërcënuar por jo edhe i shantazhuar.

Hashim Thaçi

President i kujt është Hashim Thaçi? (Video)

I zgjedhur nën tymin, gazin dhe protestat e partive opozitare në Kuvend, Hashim Thaçi e mbyll vitin e tij të parë si President me dy ngjarje kryesore që e bënë atë të kujtohet në vitin që po e lëmë pas.

Periskopi.com Lajme

Ka qenë edhe nderimi me përulje tek dy monumentet e viktimave serbe gjate luftës që e karakterizojnë Thaçin në funksionin e tij të presidentit të vendit. Dy ngjarje këto që kanë nxitur reagime të fuqishme të partive politike opozitare por edhe të publikut në përgjithësi.

Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se Presidenti Thaçi nuk ka arritur të jetë aspak unitar dhe se nuk ka arritur të fitojë besimin e partive opozitare dhe të qytetarëve.

Analisti Donik Sallova, thotë se Thaçi edhe me zgjedhjen në krye të shtetit nuk po arrin që të dalë përtej imazhit përçarës politik.

Që presidenti i vendit nuk luan një rol unifikues e thotë edhe analisti tjetër politik, Adrian Qollaku. Ky i fundit, madje thotë se Thaçi ende nuk është mësuar me rolin e presidentit. Sipas tij, sjellja e tij ngjason me atë të kryeministrit.

Sheshel

Radikali Sheshel, i preferuari i serbëve për President

Në vitin 2017 në Serbi do të mbahen zgjedhjet për president të shtetit dhe sipas një sondazhi online të gazetës serbe Kurir, i preferuari i padiskutueshëm i serbëve është Lideri i Radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel.

Periskopi.com Lajme

Rezultati i sondazhit, që po vazhdon, ka qenë shokues për shumë kë, pasi Sheshel është edhe para Presidentit aktual, Tomislav Nikoliq e ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, njofton Klani

Madje, Sheshel prinë në votimin online edhe në raport me kryeministrin serb dhe politikanin më të pëlqyer në Serbi, të paktën sipas zgjedhjeve të fundit, Aleksandër Vuçiq.

Votata për Vuçiq besohet se nuk janë dhënë, pasi që dihet se ai nuk e ka ndërmend të lëshojë pozitën e të parti të Qeverisë për të garuar për Presidencë, por deri në fund të votimit pritet që të ketë një duel në mes të Sheshel e Nikoliq.

Trump refuzon pagën e presidentit prej 400 mijë dollarë në vit

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump refuzoi pagën presidenciale prej 400 mijë dollarë në vit.

Periskopi.com Lajme

Trump më 17 shtator në tubimin e tij në New Hampshire tha se në rast të zgjedhjes së tij si president do të refuzojë pagën që i takon si president, raporton AA

“Gjëja e parë që do të bëj kur të bëhem president? Do të refuzoj pagën e Presidentit. Kjo për mua nuk është ndonjë gjë e madhe”, pati thënë Trump.