Kryeministri premton rritje të përkrahjes ndaj Luginës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Gjilan, ka zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përkatësisht me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu dhe kryetaren e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani.

Periskopi.com Uncategorized

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri Haki Demolli dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u bisedua gjerësisht për koordinimin, bashkëpunimin e gjithanshëm me liderët politikë, si dhe me përkrahjen e Republikës së Kosovës për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e veçantë për zgjerimin e shumanshëm të bashkëpunimit, duke ofruar mbështetje konkrete për qytetarët që jetojnë në tri komunat.

Kryeministri Mustafa shprehu shqetësimin që qytetarët shqiptarë atje ballafaqohen me forma të diskriminimit dhe vështirësi të krijuara si pasojë e politikave të nivelit qendror në Serbi, duke shprehur përkujdesjen maksimale të Kosovës në këtë aspekt.

Përfaqësuesit e lartë politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e njoftuan kryeministrin Mustafa për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen.

Duke folur për zhvillimet e ndryshme në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përfaqësuesit shqiptarë kërkuan përkrahje të mëtejme të Kosovës në avancimin e proceseve si dhe tejkalimin e pengesave me të cilat ballafaqohen si pasojë e politikave jo të drejta nga niveli qendror në Beograd.

Gjatë takimit, u fol edhe për fusha konkrete të fuqizimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes së Kosovës për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

U bisedua po ashtu për mundësitë e përkrahjes së Kosovës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës, arsimit, e shumë fusha të tjera. / Periskopi

presheva

Në Luginë nuk lejohet festimi i “28 Nëntorit”

Gjykatat në Serbi vazhdojnë t’i dënojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtar. Festa e Flamurit në të tria komunat e banuara me shumicë shqiptare vazhdon të ndalohet nga Serbia “demokratike”

Periskopi.com Lajme

Në xhaminë e fshatit Geraj, në komunë të Preshevës, nuk do të vendoset sivjet flamuri kuqezi. Simboli i pavarësisë së Shqipërisë në Festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar ishte vendosur në xhami. Por hoxha i fshatit, Hafëz Nexhatiu, thotë për “Zërin” se nuk do të vendoset më flamuri aty.

Ai ishte gjobitur me 300 euro pasi në xhaminë, në të cilin ai është imam, për festën kombëtare ishte vendosur flamuri.

“E kishin vendosur do djem të rinj. Nuk do ta vendosim më”, thotë hoxha i fshatit, një burrë rreth të shtatëdhjetave.

Ai nuk preferon shumë të flasë për gjobën që kishte marrë. As për atë nëse duhet vendosur flamurin. “Le ta vendosin në Komunë një herë…”, ka thënë Hafiz Nexhatiu.