Fillojnë premtimet, Limaj thotë se për çdo familje do të ketë nga një të punësuar

Periskopi.com Lajme

Nisma për Kosovën ka shënuar sot tre vjetorin e themelimit të degës së saj në Mitrovicë, me ç’rast kryetar i kësaj partie u zgjodhë Hysni Ahmeti.

Në këtë takim të pranishëm ishin, kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, deputetja Valdete Bajrami, si dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Nisma-s.

Kryetari i Nisma-s për Kosovën Farmir Limaj, ka potencuar se Nisma do të jetë afër të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për shtetin. Sipas tij, qytetarët në zgjedhjet që do të zhvillohen gjatë këtij viti duhet të votojnë për ndryshime, duke ofruar opsione dhe mundësi tjera.

Ai theksoi se pa e pasur një kryetar të komunës, që ka dëshmuar se e donë dhe i shërben vendit, kurrë problemi i Mitrovicës nuk do të zgjidhet.

“Nisma për Kosovën është grupacion politik, që do të jetë afër të gjithë atyre që ju bëhet e padrejtë, që kanë nevojë për mbështetje, të pambrojturit, Nisma për Kosovën do të jetë afër të gjithë atyre që kanë nevojë për shtetin dhe për qytetarët. Ne do të jemi zëri i atyre, dora, veshi i tyre, dhe ata më nuk do të injorohen. Ne duhet të ngritemi në këmbë, që ta hjekim shtetin nga duart e këqija që ka ra. Me neve asnjë familje në Kosovë nuk do të mbetet pa një pagë, ose një anëtar të punësuar. Kanë premtuar 200 mijë vende të punës, sa njerëz janë punësuar në Kosovë, kanë premtuar fondin e punësimit prej 1 miliardë e gjysmë, ku është ai fond. Mu këtu në Mitrovicë çka s’kanë premtuar, zona tregtare, zona ekonomike, zona të lira, investime në bujqësi, shëndetësi më të mirë. Sot prindërit tanë i nxjerrim jashtë Kosovës për shërim, e shesin pasurinë e tyre për të shëruar të afërmit e vet. Kanë premtuar arsim më të mirë, kurrë në Kosovë arsimi me keq nuk ka qenë. E çka nuk kanë premtuar? Atëherë edhe ju mos me i votu më, me shku drejt ndryshimit me ofru opsione dhe mundësi tjera. Sado me qenë një njeri në Prishtinë, që e donë dhe i shërben vendit, pa e pas edhe kryetarin e komunës që ka dëshmuar se e donë dhe i shërben vendit, kurrë problemi i Mitrovicës nuk do të zgjidhet”, ka thënë Limaj.

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Nisma-s, Valdete Bajrami tha se Nisma ka arritur të bëhet pjesë e pothuajse secilës shtëpi në Mitrovicë dhe në mbarë vendin.

“Ne jemi zëri juaj në Kuvend. Shpresoj që për këto tre vite, ne kemi qëndruar fuqishëm në kundërshtimin e keqqeverisjes në nivel qendror. Nisma ka arritur të bëhet pjesë e secilës shtëpi në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe në gjithë Kosovën Nisma po korrë fitore”, tha Bajrami.

Në anën tjetër, kryetari i sapo zgjedhur i degës së Nisma-s për Kosovën në Mitrovicë, Hysni Ahmeti ka falënderuar gjithë strukturat për besimin e dhënë, ndërsa tha se do të punojë me plotë përgjegjësi në realizimin e sfidave të Nisma-s. Ai duke shpalosur në pika të shkurta programin e kësaj partie, potencoi se do të bëjë përpjekje për ndryshime të gjendjes aktuale në komunën e Mitrovicës.

“Një ndër detyrat thelbësore dhe prioritete për mua si kryetar komune, do të jetë ndryshimi i gjendjes aktuale në komunë. Ndryshime këto që do të bëhen në të mirë të qytetarëve, pa dallime partiake. Nuk do të jenë këto ndryshime në të mirë të partisë, por në të mirë të qytetarëve. Ky është edhe parimi themelor i Nisma-s për Kosovën”, tha ai, raporton KosovaPress.

Në fund të kësaj ceremonie, janë shpërndarë libreza për 25 anëtarë të rinj të kësaj partie në qytetin e Mitrovicës.

Reklamë
Reklamë

Premtimet e mëdha për Drenasin

Gjatë fushatës 5-ditëshe subjektet politike kanë premtuar investime të mëdha në Drenas. Kadri Veseli dhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, kanë premtuar bashkërisht 83 milionë euro investime, ndërsa Pacolli dhe AKR-ja 200 milionë euro. Të tjerët nuk kanë përmendur shifra, por shprehen të sigurt së në Drenas do të ndodhë ndryshimi.

Periskopi.com Lajme

Është përmbyllur të premten fushata zgjedhore për kryetar të Komunës së Drenasit me premtimet megalomane, që nuk do të mundte t’i realizonte as Qeveria e Kosovës brenda një viti. Gjatë fushatës 5-ditëshe subjektet politike, të cilat garojnë me kandidatët e tyre, e kanë “lëshuar dorën” ndërsa vetë kandidatët janë shprehur të sigurt se do të jenë fitues të kësaj gare. Zgjedhësit janë joshur me premtime për investime të mëdha të cilat do t’i mbajnë, “natyrisht nëse kandidatët e tyre fitojnë garën”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Më të bindshëm në premtimet e tyre janë PDK-ja, e cila garon me Ramiz Lladrovcin, dhe AKR-ja që kandidon me Ilmi Thaçin. Ata edhe kanë premtuar investime të mëdha në Drenas nëse arrijnë të fitojnë. Kadri Veseli dhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, kanë premtuar bashkërisht 83 milionë euro investime, ndërsa Pacolli dhe AKR-ja 200 milionë euro investime në Drenas.

Të tjerët nuk kanë përmendur shifra, por shprehen të sigurt së në Drenas do të ndodhë ndryshimi. Kandidati i cili mund ta sfidojë PDK-në kësaj here konsiderohet ai i koalicionit “Nisma” dhe AAK, Isa Xhemajli, që nuk ka premtuar shumë.

Reklamë
Reklamë

Thaçi inkurajon mësimdhënësit për paga më të larta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një darke, e cilësuar si tradicionale, me mësimdhënës të komunës së Kaçanikut ka premtuar se edhe në të ardhmen do t’i mbështesë mësimdhënësit kur është në pyetje ngritja e pagave, nëse Qeveria do të ndërmerrte një vendim të tillë.

Periskopi.com Lajme

 

“Sonte nuk kam ardhur për t’iu premtuar mësimdhënësve se do t’ia rrisë pagat, por nëse Qeveria e Kosovës do të merrte një vendim të tillë atëherë unë do t’ju përkrahë, por nëse është nevoja edhe do t’iu inkurajoj. Është kënaqësi e veçantë të takohemi serish me ju në këto angazhime të përbashkëta shtetërore, andaj jemi të përkushtuar se do ta fuqizojmë edhe më shumë shtetin tonë”, ka thënë midis të tjerash Thaçi në Kaçanik, raporton Koha.net.

Ai ka potencuar se shoqëria mund të lëvizë përpara vetëm me një nivel të lartë të edukimit sepse kemi vlerësuar dhe do të vlerësojmë gjithmonë se edukimi është çelësi i çdo suksesi për shoqërinë e Kosovës dhe i së ardhmes së sigurt.

Ndërkaq, Ministri i arsimit, Arsim Bajrami, mësimdhënësve të kësaj komune u ka premtuar ndërtimin e dy shollave për të ardhmen.

“Në Kaçanik pak kohë më parë kemi përuruar objektin e shkollës së mesme por nuk do të ndalemi me kaq sepse do t’i ndërtojmë edhe dy shkolla të tjera në të ardhmen”, ka thënë Bajrami.

Reklamë
Reklamë