Mourinho: Do e pranoj ofertën e Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është shprehur se nuk do të hezitonte për të nënshkruar kontratë e re me klubin anglez.

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho erdhi në korrik të këtij viti në krye të pozitës së trajnerit në OldTrafford.

Siç u raportua sot nga redaksia jonë se United është i vendosur t’i ofrojë kontratë të re edhe pse forma e skuadrës nuk ka qenë ajo që është pritur.

“Ata e dinë se po e shijoj çdo minutë, punën time në Manchester United dhe e dinë që një ditë nëse më ofrojnë kontratë të re, do ta nënshkruaj, nuk më duhen as këshilltarët, do të nënshkruaja sepse e dua këtë punë”, ka thënë Mourinho për “SkySports”, transmeton Periskopi.com.

‘Djajët e Kuq’ aktualisht gjinden në pozitën e gjashtë në Premier Ligë me 30 pikë. /Periskopi/

Guardiola gjen zëvendësuesin e Gundogan, ‘peshkon’ në La Liga

Trajner i Manchester City, Pep Guardiola është duke synuar të transferojë mesfushorin e Atletico Madrid, Koke.

Periskopi.com Sporti

Josep Guardiola erdhi me bujë të madhe në futbollin anglez, ku startoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar pesë ndeshje radhazi por kohëve të fundit ka harruar të përsëris këtë shifër.

guardiola
Josep Guardiola, Manchester City

 

Ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munchen është kritikuar shumë nga kritikët e futbollit anglez për stilin e lojës së tij, që po tenton të fusë te Manchester City.

Tashmë Pep është goditur edhe me humbjen e mesfushorit gjerman, Ilkay Gundogan i cili u lëndua në ndeshjen e fundit dhe nuk do të paraqitet deri në sezonin tjetër për ‘qytetarët’.

gundogan
Ilkay Gundogan nuk do të paraqitet deri në sezonin e ardhshëm

 

Mediat britanike kanë shkruar se Pep ka bërë gati një ofertë të çmendur prej 70 milionë euro për transferimin e Kokes në ‘Etihad Stadium’.

koke-atletico-madrid
Koke, Atletico Madrid

 

Koke është duke u kërkuar edhe nga Manchester United që disa vite dhe do të jetë një garë e madhe që do të zhvillohet nga skuadrat rivale.

Kujtojmë që Koke është rritur në Atletico dhe se 24-vjeçari ka kontratë me ‘Los Colchoneros’ deri në vitin 2019.

Dështimi i radhës i Manchester United në OldTrafford

Manchester United është ndalur nga skuadra londineze West Ham United në barazim 1-1.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja filloi në të mirë të mysafirëve pasi qysh në minutën e dytë arritën të kalojnë në epërsi përmes sulmuesit Diafra Sakho i cili shfrytëzoi një krosim të Payet nga gjujtja e lirë.

sakho
Diafra Sakho, momenti i golit të West Ham

Manchester United që nga ai momenti morri lojën në kontrollë, ku u vërsulë në sulm me të gjitha forcat, pati aksione të pa rreshtura dhe me një posedim të madh të topit.

Pas 20 minutash, United gjeti golin e barazimit ku pas një asisti të Paul Pogba i cili gjeti sulmuesin Zlatan Ibrahimovic që e konvertoi me kokë për rezultat 1-1.

ibra
Zlatan Ibrahimovic, momenti kur barazojë rezultatin

Sulmet e ‘djajëve të kuq’ nuk u ndalen por nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin në pjesën e parë. Vlen të theksohet se Jose Mourinho u përjashtua nga takimi, nga referi kryesor Jonathan Moss, pas reagimit të trajnerit portugez rreth ndëshkimit të Pogbas. Asyeja ishte se Mourinho përplasi shishen e ujit të tij.

mour
Jonathan Moss duke përjashtuar Jose Mourinhon

Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të paren, ku skuadra vendase kontrollonte gjithqka. United tentoi të bëjë ndryshime në lojë duke inkuadruar Mikhytaryan dhe Rooney në vend të Matas dhe Rashford i cili pati një rast tejet të mirë për kalur Man Utd në epërsi.

rooney
Wayner Rooney, i frustuar me vendimet e referit

Rezultati mbeti i njëjt edhe pse raste kishte të shumta nga dy skuadrat.

Pas këtij barazimi, Manchester United qëndron në pozitën e gashtë me 25 pikë ndërsa West Ham United në pozitën e 16 me 12 pikë. Skuadra e drejtuar nga Mourinho nuk dinë për fitore në shtëpi për më shumë se dy muaj. /Periskopi/

Arsenali nuk lejonë befasi në shtëpi, mposhtë Bournemouth

Arsenali ka rigjetur fitoren në Premier Ligë, pasi ka mposhtur Bournemouth në kuadër të javës së 13-të.

Periskopi.com Sporti

Topqinjtë filluan furishëm ndeshjen duke sulmuar mbrojtjen e Bournemouth qysh në minutat e parë të takimit.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger e ka mposhtur Bournemouth me rezultat solid prej 3:1 në Emirates Stadium.

Golat për klubin londinez i shënuan Alexis Sanchez (’12,’90) dhe Theo Walcott, ndërsa për mysafirët shënoi Callum Wilson (’23) nga pika e bardh.

Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali mbetet në vendin e katërt me 28 pikë, ndërsa Bournemouth në vendin e 11-të me 15 pikë. /Periskopi/

 

 

 

Caktohet gjyqtari për derbin Manchester United-Arsenal

Andre Marriner do të ndaj drejtësinë në derbin Manchester United-Arsenal.

Periskopi.com Sporti

Është vendosur për gjyqtarin që do të ndaj drejtësinë në ndeshjen më të rëndësishme në këtë xhiro të Premier Ligës.

Marriner është gjyqtari që është caktuar në ndeshjen e parë të Jose Mourinhos kundër Arsene Wenger si trajner i Manchester United.

Deri më tani në Premier League këtë sezon, Marriner ka drejtuar vetëm tetë ndeshje, duke ndëshkuar 29 lojtarë dhe duke dhënë vetëm një karton të kuq.

Manchester United-Arsenal do të takohen këtë të shtunën në mesditë nga ora 13:30. /Periskopi.com/

Darmian: Nuk largohem nga Manchester United

Matteo Darmian insiston se nuk është e vërtet që ai ka marrëdhënie të mira me trajnerin Jose Mourinho.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi nuk ka luajtur shumë dhe është i lidhur me një kalim te Interi që në janar.

Lëndimet e Antonio Valencia dhe Luke Shaw i kanë dhënë disa minuta dhe ish-lojtari i Torinos thotë se nuk mendon largimin.

“Jose Mourinho dëshiron të më largojë? Kam lexuar gjëra të tilla, por nuk mendoj që është e vërtet”.

“Jam duke punuar në mënyrën dhe po përmirësojë vetën që ta bind trajnerin. Nuk jam duke menduar për transferimin, asi është shumë herët”, ka thënë Darmian. /Periskopi.com

Liverpool shkatërron Watfordin, Man United mposht Swansea (Video)

Liverpool dhe Manchester United ka fituar takimet e tyre në javën e 12 të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka triumfuar kundër Swansea Cityt në kuadër të javës së 11-të në Premier League.

”Djajtë e Kuq” e kanë mposhtur skuadrën uellsiane, Swansea City me rezultat solid prej 1:3 në ndeshjen e zhvilluar në Liberty Stadium.

Golat për mysafirët i shënuan Pogba (’15) dhe Ibrahimovic (’21, ’33), ndërsa për vendasit shënoi Van der Hoorm (’69).

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Man United ngritet në vendin e gjashtë me 18 pikë, ndërsa Swansea mbetet në vendin e 19-të me 5 pikë.

Liverpooli ka arritur fitore të thellë prej 6:1 në ndeshjen kundër Watford në Anfield.

Ishte Mane i cili hapi serinë e golave për Liverpoolin në minutën e 27-të kur shënoi pas një asistimi të brazilianit Coutinho.

Vetëm 3 minuta më vonë ishte pikërisht Coutinho i cili dyfishoi epërsinë për skuadrën e Jurgen Klopp.

Në minutën e 43-të ishte turku Emre Can i cili shënoi për 3:0, pas asistimit të Lallanas. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por me t’u kthyer në pjesën e dytë Liverpooli vazhdoi përsëri me gola.

Në minutën e 57-të ishte Firmino i cili shënoi për 4:0 dhe vetëm pas 3 minutave, pikërisht në minutën e 60-të Firmino asistoi për Manen i cili shënoi golin e tij të dytë dhe të pestin për Liverpoolin.

Në minutën e 75-të golin e vetëm për Watford e shënoi Janmaat dhe për rezultatin përfundimtar u përkujdes Wijnaldum, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 6:1.

Me këtë fitore Liverpooli është në krye të Premier Leagues me 26 pikë të grumbulluara, ndërsa Watford në pozitën e tetë me 15 pikë.

 

Përfundon derbi i Londrës veriore në paqe (Video)

Arsenal dhe Tottenham janë ndarë në paqe duke barazuar në derbin e javës së Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Arsenal ishte nikoqirë i ‘gjelavë’ në takimin e sotëm dhe kishte mundësinë të kalonte në pozitën e parë por nuk ia arriti pasi u ndalë në barazim.

Për Arsenalin golin e shënoi lojtarin i Tottenham, austriaku Kevin Ëimmer në minuntën e 42’ e dërgoi topin në rrjetën e gabuar, pas një super harkimi nga Ozil.

Me fillim e pjesës së dytë ishte një tjetër Tottenham, të cilët filluan furishëm dhe arritën që të barazojnë rezultatin me anë të Harry Kane, i cili realizoj nga pika e bardhë. Penaltin e nxorri belgu Moussa Dembele në minutën e 52’. Takimi përfundoi 1-1.

Me këtë barazim Arsenali zbret në pozitën e 3-të me 24 pikë, kurse Tottenham në pozitën e 5-të me 21 pikë. /Periskopi.com

Formacionet zyrtare: Liverpool-Watford

Liverpool dëshiron të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj skuadrës së Watford.

Periskopi.com Sporti

‘Të Kuqtë’ sot e presin skuadrën modeste Watford e drejtuar nga italiani Mazzari, i cili është duke e bërë të ëndërrojë për futboll europian, pasi për momentin gjindet në pozitën e 7 me 15 pikë dhe është afër zonës për futbollin europian.

Liverpool do të tentojë të rrëmbëje lidershipin në Premier Ligë, pasi që nëse e mposhtë Watfordin do të ketë 26 pikë. Takimi fillon nga ora 15:15.

Kwto janw formaiconet zyrtare:

Liverpool: Karius, Clyne, Lucas, Matip, Milner, Henderson, Can, Lallana, Mane, Coutinho, Firmino.

Watford: Gomes, Britos, Kaboul, Amrabat, Deeney, Behrami, Janmaat, Ighalo, Holebas, Capoue, Pereyra.  /Periskopi.com

Formacionet zyrtare: Arsenal-Tottenham

Arsenal do të pret sot rivalin e qytetit Tottenham në kuadër të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Tottenham Derbi kryesor i javës së 11-të në Premier Ligë zhvillohet ndërmjet rivalëve lokal të Londrës, Arsenal dhe Tottenham.

Xhaka rikthehet në formacionin bazë të Arsenalit në Premier Ligë

Arsenal: Čech; Bellerín, Mustafi, Koscielny, Monreal; Xhaka, Coquelin; Walcott, Özil, Iwobi; Sanchez.

Tottenham: Lloris, Walker, Vertonghen, Wimmer, Rose; Dier, Wanyama, Dembele, Eriksen, Son; Kane.

Formacionet zyrtare: Chelsea-Everton

Chelsea sonte e pret skuadrën e Everton në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Londinezët do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive pas 4 fitoreve rresht në kampionatin elitar anglez.

Këto janë formacionet zyrtare:

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Kante, Matic, Alonso; Pedro, Diego Costa, Hazard.

Everton: Stekelenburg, Coleman, Jagielka, Williams, Funes Mori, Oviedo, Barry, Cleverley, Barkley, Bolasie, Lukaku. /Periskopi.com

Shaqiri më i miri në Premier Ligë (FOTO)

Shaqiri në javën e nëntë arriti që të realizojë dy gola për Stoke Cityn ndaj Hull Cityt.

Periskopi.com Sporti

Ndër pesë më të mirët janë edhe Philippe Coutinho (Liverpool), Joe Allen (Stoke City) dhe Theo Walcott (Arsenal).

Reprezentuesi i Zvicrës fitoi 9.9 pikë. /Periskopi.compower rakings

Watford mund të dënohet me pikë nga EFL

Sipas mediave nga Ishulli, ekipi anglez mund t’i ndodhë kjo pasi që ka manipuluar me dokumentet e financave të klubit.

Periskopi.com Sporti

The Telegraph raporton se ‘Hornets’ kishin dërguar një letër të falsifikuar bankare, gjatë kohës kur klubi ishte duke kaluar në duart e pronarit të ri italian, Gino Pozzo dhe tani klubi është nën hetime nga EFL.

Thuhet se kjo ishte bërë për të dëshmuar se italiani kishte fonde të mjaftueshme për të marr pronësinë e klubit.

Tani klubi nga Premier League është duke u hetuar nga EFL dhe mund të përballet me dënim serioz – poashtu edhe me reduktim të pikëve. /Periskopi.com