rooney2

Rooney drejt Ligës Amerikane

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney mund të përfundojë te skuadra amerikane e futbollit, Portland Timbers.

Pronari i këtij klubi pretendon se anglezi do të përshtatej 100 për qind në këtë ligë.

“Unë mendoj se ai do të ishte një nënshkrim i madh për Ligën Amerikane dhe kjo liga do të ishte 100 për qind tërheqëse për të”, deklaroi pronari i këtij klubi.

Së fundmi, spekulimet për largimin e mundshëm të anglezit janë shtuar dukshëm, pasi klubi nga Old Trafford nuk po i ofron atij rinovimin e kontratës. /Periskopi.com