Lista e popujve më zemërgjerë në botë, aty ndodhet edhe Kosova

Një vend i përfshirë nga lufta dhe një vend që drejtohet nga Junta shtypëse ushtarake për dekada të tëra, janë shtëpitë e njerëzve më zemërgjerë në botë, kanë sugjeruar hulumtuesit.

Periskopi.com Lajme

Njerëzit në Irak janë më të sjellshmit në raport me të panjohuri  derisa ata në Majnmar ua kalojnë edhe më shumë, sipas Indeksit Botëror të CAF (Fondacioni për Ndihmë dhe Bamirësi) për vitin 2016, raporton BBC.

Në këtë listë është përfshirë edhe Kosova, qytetarët e të cilit janë në mesin e 50 vendeve të para si për nga ndihma që i ofrojnë një të panjohuri ashtu  edhe për nga gatishmëria e tyre për bamirësi.

Sidoqoftë, irakianët mbesin të parët, pasi ata vetëm në muajin e fundit, tetë nga dhjetë prej tyre,  kanë ndihmuar dikë që nuk e njohin, aq sa gati këtë e kanë bërë edhe libianët.

Gjatë të njëjtës periudhë, 91% e tyre në Majnmar (ish Burma) kanë dhënë para për bamirësi.

Në krahasim me ta,  63% e amerikanëve e kanë bërë këtë, duke i radhitur ata në vendin e  dytë si më zemërgjerët për bamirësi kurse 73% e tyre kanë ndihmuar të panjohurit.

Majnmari vendoset në vend të parë të listës për të tretin vit me radhë, gjysma e popullatës të të cilit japin donacione dhe ndihmojnë të panjohurit.

Raporti deklaron se zemërgjerësia e tyre reflekton praktikumin e “Sangha Dana” (lloj rituali budist), që do të thotë se shumica japin donacione për të mbështetur jetesën e tipit si në manastir.

Në përgjithësi,  në tabelën e paraqitur  e ku  merr  parasysh donacionet financiare, ndihma e ofruar për të panjohurit dhe vullnetarizmin,  Mbretëria e Bashkuar renditet si vendi më bujar në Evropë,  pastaj  Emiratet e Bashkuara Arabe në Lindjen e Mesme, e për  Afrikë është Kenia, ndërsa  Guatemala në Amerikën Latine.

Kina në këtë listë radhitet si vendi i fundit për nga zemërgjerësia, raporton BBC, transmeton lajmi.net

Megjithatë, hulumtimi ka marrë për bazë deklarimet e 1 mijë personave për secilin nga 140 vendet e ndryshme dhe Fondacioni për Ndihmë dhe Bamirësi rikujton se mund të ketë një margjinë të gabimit.

Por është e veçantë se si mirësia e irakianëve dhe libianëve qëndron e para në listë edhe pse njerëzit e këtyre vendeve për vite të tëra njohin fytyrën e e konfliktit dhe dhunës së tmerrshme.

Korrespondentët e BBC-së nuk janë shprehur fare të habitur nga të gjeturat pasi të dy vendet kanë traditë të gjatë të mikpritjes ndaj atyre që nuk i njohin.

Kështu, për këtë vit, kosovarët si persona që janë të gatshëm ta ndihmojnë një të huaj, zë vendin e 60-të në botë.

Ndërkohë, si bamirës zënë vendin edhe më lart në tabelë, atë të 34, duke shënuar ngritje gjithashtu prej 46 pozitash.

Pozicionimi në këtë vend ka ndodhur pas kombinimit të përqindjeve për të dy hulumtimet, si për dhënien e donacioneve dhe ndihmën që i ofrojnë një të panjohuri.