ILUSTRIM

Gruaja që vidhte nëpër dyqane, arrestohet në Suharekë

Pas një pune intensive Sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuar L.M dhe A.K, lidhur me një rast Vjedhje të raportuar me 17/18.11.2016 në Librarin “EDORI” dhe në lokalin e tekstilit butiku “FASHON TASTE”.

Periskopi.com Lajme

Gjatë intervistimit e dyshuara L M ka pranuar se i ka kryer vjedhjet e raportuara po ashtu ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe në Prizren gjegjësisht në “VIVA Fresh”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit dhe në konsultim me të e dyshuara L M ndalet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa e dyshuara A K në cilësinë e drejtuesit te automjetit që e ka shoqëruar të dyshuarën, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar./ Periskopi

20161127103927511646

Policia e Tiranës, urim special për festat e nëntorit

Policia e Tiranës këtë vit ka zgjedhur të bëjë një urim të veçantë me rastin e festave të nëntorit.

Periskopi.com Lajme

Efektivë të të gjitha reparteve të policisë shfaqen në një videoklip me urimin për festat e 28 dhe 29 Nëntorit, duke e sjellë edhe më afër policinë me komunitetin.

Kjo është hera e parë që policia realizon në klip një urim të tillë për të gjithë shqiptarët.

 

 

Policia britanike

Ministrja Hoxha kërkoi të hetohet rasti Dehari nga policia britanike (Dokument)

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha disa dite pas vdekjes se Astrit Deharit i ka shkruar letër ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell nga i cili ka kërkuar përfshirjen në hetimet shtesë për të mos lënë asnjë hapësirë për dyshime potenciale.

Periskopi.com Lajme

Në letrën që “Zëri” e ka siguruar nga burimet e saj, ministrja Hoxha, ftojnë policinë metropolitane (Scotland Yard) që në mënyrë të ndarë të kryej një hetim në lidhje me këtë rast.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë:

E kuptoj se qeveria juaj dhe e jona ndajmë shqetësimin e njëjtë se është tejet e rëndësishme që hetimet rreth vdekjes së z.Astrit Dehari në paraburgim të kryhen dhe kompletohen në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Në këtë kontekst, po ashtu i referohem vizitës së fundit të Sekretarit të Shtetit, Johnson në Kosovë dhe fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ku ai ka adresuar këtë shqetësim. Siç e dini, autoritetet e Kosovës janë në proces të kryerjes së një hetimi të hollësishëm në këtë rast dhe unë konfirmoj se të gjitha autoritetet e Kosovës, që janë të përfshira në këtë proces, janë të zotuara që të kryejnë një hetim profesional, të paanshëm dhe të gjerë. Mirëpo, siç e dini, në pjesë të caktuara të opinionit publik, janë shfaqur dyshime në lidhje me integritetin dhe paanshmërinë e procesit të hetimit. Kjo mund të shkaktoj një dëm të madh në promovimin e rendit dhe ligjit dhe respektimin për institucionet e Kosovës.

Me qëllim të adresimit të këtyre shqetësimeve dhe për të siguruar besimin dhe kredibilitetin e publikut për këtë hetim, Ministria e Drejtësisë, së bashku me Kryeprokurorin e shtetit, ftojnë dhe mirëpresin policinë metropolitane (Scotland Yard) që në mënyrë të ndarë të kryej një hetim në lidhje me këtë çështje. Edhe pse të gjeturat e hetimit të tanishëm pritet të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim, çfarëdo hetimi që do të kryhej nga Skotland Jard, nuk duhet të pengohet apo kufizohet nga këto të gjetura.

Edhe përkundër mundësisë së kufizuar të fondeve, ne jemi në gjendje të bëjmë aranzhime për t’i mundësuar policisë metropolitane që ta kryej këtë hetim. Po ashtu, autoritetet e Kosovës janë të gatshme që të sigurojnë çfarëdo ndihme që ka nevojë policia metropolitane për të realizuar dhe kompletuar këtë hetim. Nuk kam dyshim se autoritetet e Kosovës po kryejnë hetimin në mënyrë shumë profesionale dhe të pavarur. Sidoqoftë, përfshirja e policisë metropolitane do të siguronte një besim publik në këtë proces dhe ne jemi të gatshëm të pranojmë të gjeturat e këtij hetimi, duke pasur besim në profesionalizmin dhe paanshmërinë e policisë metropolitane. Mbështetja dhe bashkëpunimi juaj në këtë çështje është i mirëpritur dhe i vlerësuar.

radikalizmi ne burgje

Radikalizohet në burgun e Gërdovcit, vrasësi i dy policëve të Kosovës (Foto)

Lufta e institucioneve kosovare kundër terrorizmit gjithnjë e më shumë po vështirësohet.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi ekstremizmi dhe radikalizmi fetarë tashmë është futur edhe në burgjet e Kosovës.

Institucionet e sigurisë kanë nisur luftën edhe ndaj ekstremizmit të të burgosurve.

Burime të “Indeksonline”, bëjnë të ditur se në disa burgje, janë bërë bastisje dhe konfiskime të gjësendeve fetare tek disa të burgosur, dënimet e të cilëve janë mbi 20 vjet dhe nuk kanë të bëjnë me vepra të terrorizmit.

Radikalizmit brenda burgut nuk i ka shpëtuar as Bedri Krasniqi, i dënuar me 27 vjet heqje lirie për vrasjen e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, si dhe me 17 vjet burg për kidnapimin e pronarit të fabrikës Gllareva, Azem Morina.

“Indeksonline” ka siguruar këtë fotografi ku shihet qartë shndërrimi drastik i Krasniqit brenda burgut të Sigurisë së Lartë në Gerdovc dhe përkushtimi i tij ndaj fesë islame.

Përveç tij, janë edhe disa të burgosur të tjerë brenda këtij burgu që paraqesin shqetësim për organet e rendit.

Të pyetur rreth futjes së kësaj dukurie brenda burgjeve, zyrtarë nga Drejtoria e Shërbimit Korrektues të Kosovës mohojnë një gjë të tillë.

“Ju njoftojmë se bastisjet dhe kontrollet janë përditshmëri në Institucionet e SHKK-së, andaj për çdo gjetje rreth gjerave të palejuara ato konfiskohen dhe dorëzohen organeve kompetente. SHKK njëherit njofton se kohëve të fundit nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë rreth fushës së ekstremizmit”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së SHKK-së.

Megjithatë, burime të sigurta të “Indekonline” kanë bërë të ditur se muajin e kaluar në burgun e Dubravës janë bërë disa bastisje, ku janë gjetur e konfiskuar disa gjësende fetare.

Ky rast ka kaluar në Prokurorinë Speciale , e cila po heton disa të burgosur të cilët janë të dënuar për vepra të ndryshme, përfshirë vrasje të rënda, dhe vjedhje.

Rreziku ndaj ekstremizmit të tyre rritet kur bëhet e ditur se të njëjtit janë në përfundim të vuajtjes së dënimit dhe daljes nga burgu.

Bedri Krasniqi ishte dënuar për përfshirje në vrasjen së polices Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj, më 24 dhe 28 nëntor të vitit 2003, sulm nga i cili kishte arritur të mbijetoj polici tjetër Hysen Lataj.

Pas arratisjes së tij nga burgu i Dubravës në fund të vitit 2008, Krasniqi kishte kryer edhe disa vepra të tjera penale, përfshirë edhe rrëmbimin e pronarit të firmës “Gllareva” nga Gllareva e Klinës, Azem Morina më 21 shtator të vitit 2010 .

Rrëmbimi i tij ishte bërë në dalje të fshatit dhe në këmbim të kokës së tij, Krasniqi me grupin e tij kishin kërkuar 3 milionë euro.

Ndryshe, Kosova është përballur me shkuarjen e grupit të parë të luftëtarëve nga Kosova për të iu bashkuar grupeve terroriste në Siri e Irak qysh në pjesën e dytë të vitit 2012.

Prej atëherë e deri më tash numri i përgjithshëm i kosovarëve që kanë udhëtuar për zonat e luftës ka arritur në 316. Sipas të dhënave, 58 shtetas të Kosovës janë vrarë atje.

Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është 140, duke përfshirë 75 persona që dyshohen se në mënyrë aktive janë përkrah organizatave terroriste të ndjekur nga gratë dhe fëmijët e tyre.

Fajin për përhapjen e kësaj dukurie Institucionet ia kanë lënë operimit pa kontroll të organizatave të huaja, qoftë edhe nga lindja e mesme, menjëherë pas përfundimet të luftës në Kosovë.

Ndërkohë, mars të vitit 2015 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, dhe si rrjedhojë e kësaj deri tash rreth 30 persona janë dënuar për pjesëmarrje në këto konflikte.

Aksioni i policisë për sekuestrimin e lëndëve narkotike

Periskopi.com Video

 

8 të arrestuar, mijëra euro të sekuestruara dhe shumë gjësende tjera

Periskopi.com Video
gjyqtari2

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj gjyqtarit në fundjavë

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar të dyshuarin për sulmin ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen Llapi-Feronikeli.

Periskopi.com Sporti

Rasti në fjalë ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë.

I dyshuari për sulm ndaj gjyqtarit në fjalë është arrestuar dje, ndërsa zbulohet se ai është shqiptar i Kosovës dhe gjinia e tij është mashkullore. /Periskopi.com

Pjesëtarja e Policisë: Vajzës së rrahur në Rahovec nuk i vërejtëm shenja dhune

Tre 'burra' rrahën me gjithë forcën e tyre një të mitur në Rahovec. Rrahja u bë nga familjarët e saj.

Periskopi.com Lajme

Videoja që po qarkullon shihet se ata e rrahën me shqelma deri në alivanosje.

Por një pjesëtare e Policisë sikur nuk e di detyrën e saj. Thotë se të rrahurës nuk i vërejtën shenja dhune apo lëndime trupore, raporton Periskopi

“Policia e Rahovecit menjëherë ka marr të gjitha masat e duhura, ka arritur të arrestojë të dyshuarin i cili për momentin me urdhër të Prokurorit të Shtetit i mbahet në ndalim policor. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, te e njëjta nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime trupore”, tha Lirije Podrimaj-Beqiraj për RTV 21

Bankat në Kosovë plaçkiten në mes të ditës

Nuk raportohet për të arrestuar. Gjithkund ka kamera, askush nuk flet për shumat e vjedhura./ Periskopi

Periskopi.com Video
Policia e Kosoves/ Ilustrim

Mësohet kush janë policët e arrestuar për zhdukjen e dëshmive

Arbër Gashi dhe Besim Klinaku, janë dy policët e arrestuar nën dyshimin se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare lidhur me zhdukjen e dëshmive.

Periskopi.com Lajme

Gazeta Monitor raporton se Gashi e Klinaku me detyrë në një nga stacionet në Prishtinë janë arrestuar sot pas një hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me zhdukjen e dëshmive.

Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa 48 orëshe e ndalimit.

Enver Zymberi ARKIV

Rrëfimi i dëshmitarëve për vrasjen e Enver Zymberit (Video)

Radovan Radic e Milovan Vlashkoviq, janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e policit të njësisë speciale, Enver Zymberi.

Periskopi.com Lajme

Të dy të akuzuarit u patën liruar kohë më parë si të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Por këtë aktgjykim e ka prishur Apeli dhe tani që ata po rigjykohen.

Dëshmitari Isa Salihu, që është edhe polic i njësisë speciale tregoi se si ndodhi ngjarja në vendin e quajtur Klisuricë, njofton Klan Kosova.

Ai tregoi se ku ishte Zymberi, pak minuta para se të vritej.

Salihu, dëshmoi se të shtënat në pikën kufitare në Bërnjakë filluar pasi sepcialët u urdhëruan ta shpartallojnë barrikadën. Pikërisht sipas tij, këto të shtëna ia morën jetën heroit të Kosovës, Enver Zymberi.

Kurse si si u gjet vendi i ngjarjes tregoi polici tjetër, Flmuur Fetahu, i cili kujtoi se skenën e krimit e kishin kontrolluar të nesërmen për vetëm 15 minuta.

Por akuzat e tij i mohoi i akuzuari kryesor, Radovan Radiq.

Shqyrtimi gjyqësor për këtë rast, do të vazhdojë në javën e ardhshme në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës.

Kanabis

Policia aksion, kapen 1200 bimë narkotike

Policia ka sekuestruar 1200 bimë narkotike kanabis sativa në Ishëm.

Periskopi.com Uncategorized

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Efektivat e Stacionit të Policisë Ishëm, në bazë të informacione të marra më rrugë operative kanë ndërmarrë një aksion në fshatin Bizë, Ishëm, me qëllim parandalimin dhe goditjen e prodhimit të lëndëve narkotike.

Deri më tani nga ky operacion janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 200 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa në proces tharje, shkruan Tv Klan.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

loro borici

1200 policë në Shkodër për ndeshjen Kosovë-Kroaci

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë ka shtyrë shtetin shqiptar të mobilizojë rreth 1200 forca policore për të ofruar siguri maksimale.

Periskopi.com Sporti

Mësohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes do të ketë edhe monitorim nga ajri nëpërmjet helikoptërëve të policisë shqiptare. /Periskopi.com

Lojrat e fatit

Këtë vit janë mbyllur 90 lokacione të lojërave të fatit në Kosovë

Policia e Krimeve Ekonomike dhe Dogana e Kosovës ka ndëshkuar subjekte të lojërave të fatit për shkak të shkeljeve ligjore.

Periskopi.com Lajme

Kjo ka ndodhur në Komunën e Prishtinës dhe Podujevës.

Gjatë aksionit inspektorët tatimor, kanë hasur në subjekte që ushtrojnë aktivitete, në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit, dhe si rezultat, janë konstatuar shkelje ligjore si:

  • Zhvillimi i veprimtarisë së basteve sportive- lojëra, të ndaluara sipas ligjit për Lojërat e Fatit , si (keno dhe gara me qen).
  • Identifikimi i tiketave, të cilat nuk kanë poseduar  identifikim të kompanisë – organizuesit të lojës së fatit.
  • Përdorimi i aparateve të basteve sportive të pa licencuara.

Masat e ndërmarra gjatë këtij aktiviteti, janë sekuestrimi i aparateve të basteve sportive të pa licencuara, gjobitja e subjekteve për parregullsitë e konstatuara, si dhe ndëshkime tjera administrative të parapara me Ligjin për Lojërat e Fatit.

Në nëntëmujorin e këtij vitit Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar 711 vizita, nga të cilat janë mbyllur 90 lokacione. Gjobat e lëshuara për këtë periudha, tek subjektet të cilat kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë në vlerë prej 360,250 euro./ Periskopi

aksion ne Tirane

Policia e Tiranës qëllon në ajër gjatë arrestimit të trafikantëve të kokainës

Policia e Tiranës ndërmori sot një operacion antidrogë në rrugën "5 Maji".

Periskopi.com Lajme

Një sasi prej 700 gramë kokaine u sekuestruan gjatë aksionit “Telefonata e fundit”, ndërsa u arrestuan edhe 3 trafikantët Sokol Geci 22 vjeç nga Tropoja banues në Tiranë, Eraldo Dodaj 19 vjeç nga Mirdita dhe Pashk Teska 20 vjeç, nga Laçi.

ëta të fundit kanë tentuar t’i ikin policisë, por blutë janë detyruar të qëllojnë në ajër. Në videon e publikuar nga Policia dëgjohen të shtënat gjatë ndjekjes së trafikantëve.

Pas këtij momenti, trafikantët kanë ndaluar automjetin dhe i janë dorëzuar policisë.

Protesta në Greqi

Policia përdor gaz lotsjellës ndaj pensionistëve

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës ndaj pensionistëve të cilët të hënën u mblodhën para kabinetit të kryeministrit grek në Athinë, me qëllim për të protestuar kundër reformave të sistemit pensional.

Periskopi.com Lajme

Rreth 1.000 persona, në mesin e të cilëve edhe pensionistë të moshuar me bastun në dorë, dolën të hënën në protesta. Dhjetëra protestues tentuan të depërtojnë kordonin policor duke brohoritur “Turp të keni”.

Gjithashtu tentuan të përmbysin një autobus të policisë, ndërsa më pas forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

 

protesta ne Greqi epeisd7 trdfgdf ftghfdg