Policia e Kosovës detyron Rakiqin të kaloj kufirin këmbë në Jarinje

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq është detyruar që ta kaloj në këmbë kufirin në Jarinjë, pasi që Policia e Kosovës nuk e ka lejuar shkuarjen me automjet zyrtar në Serbi për shkak të dokumentacionit.

Periskopi.com Lajme

 

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se në ora 05:45 të mëngjesit të sotëm, automjeti zyrtar i Goran Rakiqit dhe dy automjete tjera të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit, nuk janë lejuar ta kalojnë kufirin në Jarinjë.

“Automjeti i kryetarit Rakiq dhe dy automjete zyrtare të Zveçanit dhe Leposaviqit janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi që nuk kanë pasur autorizim nga Ministria, siç parashihet me ligj, për të kaluar në një shtet tjetër”, ka thënë burimi i portalit Veriu.info.

Veriu.info mëson se kjo është hera e parë që zyrtarëve të komunave serbe iu kërkohet autorizim i paraparë me ligj, pasi që deri më tash ata nuk e kanë përfillur këtë.

Rakiq së bashku me zyrtarët e tjerë të komunave serbe në veri të Kosovës, sot ka shkuar në Serbi për të takuar drejtorin e zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. /Veriu.info/

Ndërrime të shefave në Policinë e Kosovës

Udhëheqësit në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut të cilët nuk kanë pasur gradat përkatëse për punën që kanë kryer, tanimë do të zëvendësohen me njerëz të kualifikuar.

Periskopi.com Lajme

 

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në pozitat e udhëheqësve të hetimeve rajonale, administratës dhe forenzikës, që nga sot do të udhëheqin njerëz të rinj.Sipas këtyre burimeve, këto pozita me të cilat kanë udhëhequr njerëz pa grada përkatëse, do të zëvendësohen me ish-pjesëtarë të MUP-it serb, tani të integruar në institucionet e Kosovës, të cilët kanë gradën e majorit.

“Sektorin e hetimeve  rajonale me të cilin deri tani ka udhëhequr Millan Ristoviq, do ta marr majori Nenad Simiq. Me të njëjtën gradë, në pozitën e shefit të administratës rajonale të veriut në policinë e Kosovës, të cilën e ka udhëhequr deri tani Dragan Kovaçeviq, do të vie majori Ivan Aksentijeviq, ndërsa në vend të Veselin Kadiq, me njësitin e forenzikës tani do të udhëheqë Sasha Millutinoviq, i cili posedon po ashtu gradën e majorit”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se këto ndryshime janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.Mësohet se për shkak të këtyre ndryshimeve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rajonit të veriut do të protestojnë sot nga ora 7:15 para stacionit të policisë bë veri të Mitrovicës.

Ja si përfundon serbi me uniformë dhe simbole ushtarake serbe në Prizren

Një burrë serb është arrestuar dje në Prizren pasi ka dalur në rrugë me uniformë me simbole ushtarake serbe.

Periskopi.com Lajme

 

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari serb, pasi që i njëjti është paraqitur në uniformë me simbole ushtarake-serbe”, thotë PK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mediat serbe qysh mbrëmë e raportuan me dramacitet sikur në Prizren qenka arrestuar një serb, nga të paktë që paskan mbetur “vetëm pse në jakën e xhaketës paska pasur vetëm shenjat e Serbisë (katër “C”)” dhe lënë anash faktin se ai kishte dalë me uniformë të ushtrisë serbe dhe me qëllime provokative në këto ditë kur ka tensione të shtuara midis Kosovës e Serbisë me fajin e kësaj të fundit.

“Milicija” e Serbisë  në mes të Graçanicës, alarmohet Policinë e Kosovës (Video)

Veturat e policisë së Kosovës janë të vetmet që mund të patrullojnë nën emrin e forcave të rendit.

Periskopi.com Lajme

 

Andaj, të martën pati një ndërhyrje në Graçanicë, kur një tjetër makinë u paraqit rrugëve me një mbishkrim të së kaluarës.

Për më tepër, serbi, G.S, që kishte ngarë automjetin “Lada Niva” me mbishkrimin “Milicija”, nxiti reagim, kur në Facebook, postoi fotografi me porosinë “Konkurrenca”, por të cilën e kishte larguar më pas, njofton Klan Kosova.

Por, rasti që nxiti edhe reagimin e policisë, doli të jetë vetëm një improvizim filmik.

Policia shpenzon mijëra euro për kravata e bexha

Policia e Kosovës do t’i shpenzojë plot 6 mijë 630 euro për bexha e kravata të zyrtarëve policorë.

Periskopi.com Lajme

 

Në tenderin e publikuar në KRPP thuhet se bëhet fjalë për “bexha metalik të cilët do të shërbejnë për vendosjen e tyre në uniform nga zyrtarët policor dhe mbajtëset për kravatë që do të shërbejnë për vendosjen e tyre në kravatë nga zyrtarët policor”, shkruan gazeta Fjala.

Kompania që do ta furnizojë policinë me këto pajisje është “Alma”.

Policët e Kosovës bllokohen nga bora në kufi me Serbinë (Video)

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e mëdha të borës kanë bërë që një ekip e Policisë Kosovës dhe disa qytetarë të bllokohen në pikën kufitare "Kapi" në Kamenicë, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Pika kufitare ndodhet në kufi me Serbinë, pikë kjo që është bërë së voni pas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë. Pikë kjo, që është vetëm për qarkullimin e njerëzve jo edhe të mallrave.

Në vendin e ngjarjes kanë dal trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Emergjenca dhe Shpëtim.

Periskopi raporton se FSK po bënë maksimumin që sa më shpejt të arrijë që t’i evakuojë qytetarët e bllokuar./Periskopi

Sllavo Simiq kërcënohet me jetë, kërkon mbrojtje 24 orëshe nga Policia e Kosovës

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq është kërcënuar me jetë. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Policisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtyre burimeve, pos Simiqit, është kërcënuar edhe familja e tij.

 “Simiq ka kërkuar mbrojtje të afërt 24 orëshe nga ana e Policisë së Kosovës”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ndryshe, Simiq ishte kthyer në Kuvendin e Kosovës në seancën e kaluar. Ai para deputetëve ka thënë se serbët nuk do të tërhiqen nga kërkesa pëe Asociacionin.

Ndërkohë, para pak ditësh kishte një përplasje të ashpër brenda vetë Listës Srpaska. Simiq madje ishte shkarkuar nga shefi i deputetë të Listës Srpaska.

Kjo thyerje e Listës ka ardhur për shkak të emërimit të ministres së re të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kapen mat shqiptarët nga Policia e Kosovës

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë arritur të kapin afër 20 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë.

Periskopi.com Lajme

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Kullës (regjioni Pejë), oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Shqipërisë mund të transportonte mallra të ndaluara, përcjell Telegrafi.net.

2-194

 

Pas ndalimit të automjetit dhe identifikimit të udhëtarëve (shtetas të Shqipërisë) automjeti është selektuar për kontrolle detale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur së bashku me policinë është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë).

Lënda narkotike u zbulua e fshehur në mes të bagazhit dhe ulëses së pasme. Vozitësi dhe bashkudhëtari janë arrestuar nga Policia kufitare në momentin e parë ku janë vërejtur pakot e dyshimta. Pas përfundimit të kontrollit sasia e saktë ishte e 17 pako apo 18 kg e 390 gram.

Rasti dhe substancat narkotike janë dorëzuar për procedim të mëtejmë tek policia si dhe personat janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kompetent.

3-175

4-125

 

Këta janë policët e dyshuar për ryshfet në veri të Mitrovicës

  Policia e Kosovës sot ka nisur një aksion të arrestimit të policëve që dyshohen për marrje të ryshfetit. Sipas burimeve të KosovaPress-it, pjesa më e madhe e policëve do të lajmërohen për intervistim në Inspektoratin e Policisë, kurse, shtatë prej tyre pritet të arrestohen.

Periskopi.com Lajme

Janë 21 policë që dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare vetëm në veri të Mitrovicës, të gjithë nga stacioni policor në Zveçan.

Ja lista e policëve të dyshuar për ryshfet në veri të vendit:

Stevica Ignjatoviç

Srjan Miojeviç

Manojle Vlaskoviç

Milan Jovanoviç

Miljan Miliçeviç

Nedzad Islamoviç

Milan Vitkoviç

Milorad Mitrovic

Slavisa Filipoviç

Branko Radosavljeviç

Branko Radosavljeviç

Srdjan Djoroviç

Srdjan Zivkoviç

Miljan Jovanoviç

Sinisa Milutinoviç

Zmajko Milenkoviç

Zlatomir Simoviç

Vesko Raduloviç

Shefqet Maxhuni

Vojkan Stepiç

Vesko Kandiç

Vladimir Jeftiç

Shkarkohet komandati i Policisë së Kosovës në Graqanicë!

Sot komandanti i policisë në Graqanicë, Bratisllav Trajkoviq zyrtarishte është shkarkuar nga ky pozicion dhe është transferuar në një pozicion tjetër në kuadër të policisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ky shkarkim – transfer i tij, siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj, është bërë për shkake të joefikasitetit në punën e tij dhe vlerësimin jo adekuat rreth punës se tij si komandant i policisë në Graqanicë./GazetaBlic.com/

Dy të arrestuar, kërcënojnë me armë e thikë një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy meshkuj të cilën sulmuan fizikisht një mashkull të enjten në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet, si dhe e kërcënuan me thikë e armë.

Periskopi.com Lajme

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Sipas viktimës njëri nga të dyshuarit kishte në dorë një thikë, ndërsa tjetri një revole me të cilën kishte shtënë disa here në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në vend të ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa te të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kosova ka policët më të vjetër në rajon

Policia e Kosovës është themeluar në vitin 1999 -2000, – që i bie të jetë relativisht e re si strukturë e organizuar, por pak kush e ka ditur se për nga mesatarja e moshës është më e vjetra në rajon.

Periskopi.com Lajme

Këtë informatë e ka dhënë, Valbona Kamberi, kryetare e Sindikatës së Policisë së Kosovës në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Policia e Kosovës kur ka filluar vonë, por ku ka filluar nuk ka pasur kufizim të moshës, prandaj tani është Policia më e vjetër në rajon”, ka thënë Kamberi.

Madje, ajo ka thënë se kjo është shqetësuese, sepse “kemi mungesë në sektorët kyçe në Policinë e Kosovës”.

MPB e pa vendosur për pensionet e parakohshme të policisë

Asgjë konkrete nuk është arritur sa i përket Projektligjit për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse një muaj më parë vet ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kishte deklaruar se nëse arrihet një pajtim me Ministrinë e Financave dhe Fondin Monetarë Ndërkombëtarë, ky projektligj do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

E një pajtim i tillë akoma nuk është arritur me Ministrinë e Financave dhe FMN-në bënë të ditur  për TribunaChannel, Shkodran Manaj, këshilltarë i ministrit Hyseni.

“Dakordohemi që Projektligji për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, të procedohet me tutje”, thotë përmes postës elektronike Manaj.

Por, implikimet buxhetore janë ato që mund të paraqesin problem për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kishte shfaqur këtë shqetësim. Ky institucion pati deklaruar se sipas Projektligjit, policët mund të dalin në pension të parakohshëm pa asnjë kontribut shtesë duke i shkaktuar kosto shtesë buxhetit.

Përveç që rrezikon buxhetin por edhe ndikon që edhe pensionime të parakohshme bujar.

Minohet sistemi pension i Kosovës.

Edhe njohësi i rrethanave ekonomike Ibrahim Rexhepi deklaron se kjo do të kishte implikime buxhetore.

Sipas tij, Qeveria duhet të analizojë mirë këtë çështje. Policia e Kosovës e vlerëson pozitiv këtë projektligj.

U mundësohet një kategorie pensioni i parakohshëm dhe punësimin e kadetëve të rinj./ Periskopi

 

 

Policia tregon si i kapi terroristët që planifikonin sulmin në ndeshjen Shqipëri – Izrael

Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Agjencionin Kosovar të Inteligjencës (AKI), si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të RKS-së, ka arritur të parandalojë sulme terroriste të planifikuara dhe të sinkronizuara që të ndodhin në të njëjtën kohë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon, kështu thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Duke pasur parasysh se institucionet e Sigurisë në vazhdimësi monitorojnë dhe trajtojnë personat që shfaqin elemente ekstremiste, kanë kuptuar se persona të caktuar ishin në kontakt me të dyshuarin L. M., nga i cili merrnin udhëzime në përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit. Pas një monitorimi dhe hetimi për një periudhë të gjatë kohore, ku janë përdorur të gjitha masat e specializuara të fshehta të hetimit, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme ku personat e caktuar ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izreal”, thuhet më tej nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Gjatë hetimeve policia ka kuptuar se këta persona të dyshuar kanë qenë të ndarë në grupe të ndryshme dhe të koordinuar nga terroristi L. M., nga i cili kanë marrë udhëzime.

Këto grupe kanë vepruar të ndara, por që në koordinim me L. M. dhe R. H. të cilët gjenden në Siri përkrah ISIS-it, kanë pasur objektiva të qartë se kush dhe kur duhet të sulmohet.

Nga data 04.11.2016 dhe deri më sot janë arrestuar (19) persona të dyshuar, ku (18) prej tyre shtetas të Republikës së Kosovës dhe një shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Me vendim të prokurorit kompetent (18) personave të dyshuar iu është caktuar masa e paraburgimit prej (30) ditëve, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë realizimit të këtyre operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar:

281 gr eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm,

Rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë,

Një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm,

Një pushkë gjuetie,

Një revole me gas,

Municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm,

Një dron,

Radiolidhje,

Telefona celular,

Lap Topa,

Shtëpiza kompjuteri,

USB,

Materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.

“Kosova si pjesë e koalicionit ndërkombëtarë kundër ISIL (ISIS), për këtë rast ka bashkëpunuar edhe me autoritetet nga shtetet e rajonit si, Shqipërinë dhe Maqedoninë, vende këto në të cilat po ashtu ka pasur arrestime të personave të dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend”, përfundon komunikata e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosoves

‘Policia e Kosovës parandaloi sulmin terrorist i planifikuar në ndeshjen Shqipëri-Izrael’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Policia e Kosovës parandaloi sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Periskopi.com Lajme

Mëgjithëse, sipa stij, ishte një bashkëpunim rajonal.

“Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses. Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit”, thotë Thaçi.

ndër të tjera ai thotë se ky është një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

“Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin. Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji”, thotë Thaçi./ Periskopi

Hashim Thaçi lexon qysh do vetë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur të komentojë vetëm një pjesë të raportit të "Transparency International" në lidhje me Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Në fakt ka zgjedhur pjesën e vetme pozitive të raportit, ku flitet për Policinë e Kosovës e jo edhe pjesën ku studim e veçon Kosovën, Moldavinë dhe Spanjën si shtete që korrupsionin e kanë problemin kryesor. Studim i cili rekomandon të ndërmerren masa urgjente kundër keqpërdorimit të pushtetit dhe marrëveshjeve të fshehta.

Ja postimi i tij:

Jam krenar që edhe “Transaprency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.

Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.

Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.

Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji. / Periskopi

Aksion i madh policor, arrestohen 10 persona në Kosovë

Pas hetimeve intenzive disa mujore, sot më datën 09. 11.2016. duke filluar nga ora 08:00 , Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, të asistuar nga njësitet patrulluese të stacioneve përkatëse policore, Dogana dhe AUV-i , ka ndërmarrë një operacion të gjërë të bastisjeve në tetë lokacione të ndryshme të Regjionit të Gjilanit, Ferizajt dhe Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale 54 kafshë ( gjedhe dhe lopë) që dyshohen se janë të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia, qindra matrikula, pasaporta dhe dokumente tjera që dyshohen se janë të falsifikuara e që kanë shërbyer për kontrabandimin e kafshëve. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy armë, një revole dhe një pushkë gjuetie, transmeton Koha.net.

Me veprimet e tilla të kundërligjshme, duke ju shmangur zhdoganimit, kontrabanduesit kanë dëmtuar buxhetin e shtetit dhe kanë rrezikuar ndjeshëm shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës pasi që kafshët e kontrabnduara nuk janë kontrolluar nga autoritetet kompetente shëndetësore.

Pas realizimit të bastisjeve janë arrestuar në cilësi të personave të dyshuar: H.SH.; A.B.; A.A; D.R; I.H; A.P; M.H; N.H; Z.Z. dhe M.H. të cilët dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, të organizuar dhe në bashkëpunim kanë kryer disa vepra penale që kryesisht ndërlidhen me krim të organizuar, kontrabandim me mallëra, falsifikim të dokmenteve, legalizim i përmbajtjes së rreme, tregti e ndaluar, posedim i pa autorizuar i armëve dhe municionit, etj.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe një mjek veterinar dhe dy punëtorë të Ambulancës Veterinare në Ferizaj. Ky operacion i bastisjeve dhe arrestimeve i titulluar ‘Matrikula ‘ është kryer me urdhër të Prokurorisë respektivisht Gjykatës Themelore në Gjilan.

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka mbërritur pa shenja jete në QMF.

Periskopi.com Lajme

“Në rrugën Fehmi Agani, Prishtinë, dje rreth orës 16:36, viktima mashkull K-Shqiptar, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë para se të arrij në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, thuhet në raportin policor.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “Vdekje e Dyshuar”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Konfiskohen 83 kilogramë drogë në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar tre presona të cilëve u është sekuestruar  një sasi prej 83 kilogramë  e substancave narkotike si dhe disa automjete dhe gjësende të ndryshme, të përdoruara për trafikimin e këtyre substancave, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës përmes një konference të jashtëzakonshme  për media ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në fshatin Restavicë të Deçanit, ku të arrestuarit janë kapur në flagrancë gjatë kalimit  në substancave narkotike tek disa persona nga Shqipëria.

Bahri Shala nga Drejtoria e Trafikimit me Narkotikë  bëri të diture se ajo sasi e marijuanës ka qenë e destinuar për vendet e Evropës, ndërsa në Kosovë bëhet paketimi i saj, derisa shtoi se nën hetime janë edhe disa persona të cilët pritet të arrestohen në lidhje me këtë rast./Periskopi/

Shpend Maxhuni është emëruar kundërligjshëm në krye të Policisë

Me riemërimin e Shpend Maxhunit si drejtor i Policisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e ka shkelur Ligjin Për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë.

Periskopi.com Lajme

Kështu deklaron deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, sipas të cilit, procesi i verifikimit është ndalur për arsye se ky test ka prekur të emëruarit politikë në Policinë e Kosovës. Dështimin e disa prej drejtorëve në testin e AKI-së, e ka konfirmuar edhe deputeti tjetër opozitar Haxhi Shala, raporton KTV

Gjatë kohës kur Bajram Rexhepi ishte ministër i Punëve të Brendshme, me kërkesë të tij, Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte filluar procesin e verifikimit të zyrtarëve policorë.

Këtij testi i ishin nënshtruar krerët më të lartë të këtij institucioni.

Por disa prej drejtorëve kishin dalë negativ në këtë test, përfshirë këtu edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Dështimi i krerëve të Policisë të kalojnë këtë test, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka bërë që ky proces të pezullohet tërësisht.

Selimi ka thënë se ky test ka përfshirë krerët e Policisë së Kosovës, të cilët janë të lidhur me pushtetin.

Deputeti Selimi e cilëson si shkelje emërimin dhe riemërimin e Shpend Maxhunit si drejtor të Policisë.

Dështimin e disa prej drejtorëve në testin e AKI-së e ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e këtij institucioni.

Ndërkaq, në Ligjin Për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, neni 27 pika 7, thuhet qartë se “mosmarrja e lejes së sigurisë rezulton me transferimin e personit zyrtar në një pozitë tjetër të barasvlershme, për të cilën nuk nevojitet verifikimi i sigurisë. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë mosmarrja e lejes së sigurisë rezulton në largim nga puna apo me përfundim të kontratës mbi vepër ose shërbime në raport me autoritetin publik nëse posedimi i lejes së vlefshme të sigurisë është kërkesë e domosdoshme për punësimin apo shërbimin përkatës”.

AKI-ja, përmes një përgjigjeje elektronike, ka sqaruar se procesi i verifikimit të zyrtarëve shtetërorë, të cilët kanë qasje në informacion të klasifikuar, sipas ligjeve relevante të Republikës së Kosovës, nis me vet kërkesën e institucioneve përkatëse, ku shërbejnë zyrtarët në fjalë.

Ndërsa nuk kanë dhënë përgjigje nëse Shpend Maxhuni ka kaluar këtë test.

“Lidhur me interesimin tuaj, me keqardhje ju njoftojmë se procesi i verifikimit është i klasifikuar dhe rrjedhimisht nuk mund ta komentojmë”.

MPB-ja dhe Policia e Kosovës kanë hedhur topin te njëra-tjetra dhe nuk kanë dhënë detaje nëse e kanë kërkuar testin dhe çfarë ka ndodhur me zyrtarët policorë, të cilët nuk e kanë kaluar atë.