Flasin dëshmitarët për sulmin në Paris

Periskopi.com Lajme

(I plotësuar) Një polic është vrarë dhe një tjetër është lënduar nga gjuajtjet me armë zjarri në Paris, përkatësisht afër rrugës Champs Elysees.

Policia ka dalë me një raport në të cilin thuhet se ishin së paku dy sulmues, por sulmuesi i cili gjuajti me armë ishte vrarë nga policia. Ata e konsiderojnë këtë sulm si ‘terrorist’.

Një nga dëshmitarët tha për një televizion Francez se dëgjoi të shtëna, dhe pastaj pa një njeri të shtrirë përtokë, më pas zona u evakuua shpejt nga policia.

Dëshmitarë tjerë tregojnë se kanë parë një person të ketë dalur nga makina e tij dhe të ketë shtënë me një ‘Kalashnikov’.

Policia parisiene thonë se sulmuesi kishte target policët që ishin përgjegjës për ruajtjen e zonës afër stacionit të metros ‘Franklin Roosvelt’.

 

………….

(Published 21:40)

Sulmi në Paris besohet se ka motive terroriste

Në zemër të Parisit ka ndodhur një sulm. Të shtëna me armë në drejtim të policisë, ku një ka ndërruar jetë një është në gjendje të rëndë.

Sheshi kryesor i Parisit është bllokuar, policia raportojnë se sulmi mbi policët dukej sikur sulm terrorist, raporton Periskopi

Sipas burimeve brenda policisë, mediat raportojnë se personi që ka shtënë në drejtim të policëve është vrarë.

Besohet se edhe dy të tjerë janë të përfshirë në sulm./ Periskopi

……………

published (21:30)

Vdes një polic nga të shtënat në Paris

Të shtëna më armë kanë ndodhur në Paris, policia në aksion dhe e gjithë qendra e Parisit është mbushur me makinat e ndihmës së parë.

Raportohet se dy policë janë plagosur, njëri nga ta ka ndërruar jetë e tjetri ëhstë në gjendje të rëndë, raporton periskopi

Parisi sërish ka marr pamje tmerri.

Ende nuk dihet arsyeja e sulmit.

Sheshi Champs – Elysees është bllokuar i tëri dhe njerëzit nuk lejohen të kalojnë./ Periskopi

 

Alarmohet sërish Franca, sulm në Paris, dy policë të plagosur

 

 

Aksidentohet polici me motoçikletë, 42-vjeçari në gjendje të rëndë

Një efektiv i policisë së Shqipërisë është aksidentuar pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur Pezë Helmes, në periferi të Tiranës.

Periskopi.com Lajme

Automjeti me targa AA848 me drejtues shtetasin Fatos. S, 45 vjeç ka aksidentuar E.K, 42 vjeç punonjës Policie.

Ky shtetas ishte duke udhëtuar me mjetin tip motoçikletë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.

I dëmtuari u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje jo te mirë shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime te mëtejshme.

Polici gjuan me armë në dasmë në Suharekë

Polici Xhafer Kabashi nga Suhareka nuk përmbahet dot kur dëgjon tingujt e sharkisë e çiftelisë në një dasmë në fshatin Sllapuzhan të kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Pas disa minutash të këngës së tre rapsodëve, zyrtari policor nxjerr revolen nga brezi dhe zbraz disa fishekë nga dritarja e odës së burrave.

Insajderi ka siguruar një video që pasqyron të shtënat e këtij polici. Pos kësaj, arma duket nga pamja se nuk është armë zyrtare e Policisë së Kosovës.

 

 

Duke shtënë për qejf, zyrtari i rendit rrezikon sigurinë publike dhe përdorë armën pa autorizim.