skene-krimi-mos-kalo

Momenti kur u gjet trupi i pajetë i 45 vjeçarit nga Podujeva (Video)

Trupi i i pajetë i një 45 vjeçari është gjetur sot në mëngjes buzë rrugës që lidh fshatin Dumosh me fshatin Batllavë.

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka konfirmuar gjetjen e kufomës, teksa ka cekur se në afërsi janë gjetur dhe dy gëzhoja të armës.

Nuk dihet se si ka ardhur deri tek humbja e jetës së personit, por ekipi mjekësor kishte konstatuar menjëherë se viktima është pa shenja jete.

Kurse përmes një video më poshtë mund të shihni momentin e gjetjes së trupit të viktimës në këtë fshat.

Toka

Në Skenderaj më së shumti mbillet gruri dhe jonxha, në Podujevë misri

Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë (RB) 2014 kanë treguar se pjesëmarrja e tokës së punueshme-arave, në gjithsej sipërfaqen e shfrytëzuar të tokës bujqësore është 43.6% (180 381 ha). Sipërfaqja mesatare e tokës së punueshme - arave për ekonomi bujqësore është 1.6 ha.

Periskopi.com Lajme

Drithërat zënë pjesën më të madhe të tokës së punueshme – arave, ku gjithsej janë 97 026 ekonomi bujqësore, me sipërfaqe të përgjithshme të kultivuar me drithëra 131 949. 39 ha. Madhësia mesatare e sipërfaqes me drithëra për ekonomi bujqësore është rreth 1.36 ha. Mbi 81.8% e ekonomive bujqësore, ose 79 396 sosh, kanë nën 2 ha sipërfaqe për ekonomi bujqësore të kultivuara me drithëra.

Kultura, që zë pjesën më të madhe të tokës së punueshme-arave është gruri (50.3%), i pasuar nga misri (19.4%).

Prodhuesit më të mëdhenj të grurit në nivel global në vitin 2013, sipas statistikave të FAOSTAT-it (2013) ishin: Kina, 115 milionë/t; India, 80 milionë/t; ShBA, 60 milionë/t; Rusia, 41 milionë/t; dhe Kanada, 23 milionë/t. Ndërsa, nga vendet e BE-së, sipas Eurostat-it (2013), prodhuesit më të mëdhenj ishin: Franca, me rreth 37 milionë/t; Gjermania, me rreth 25 milionë/t; dhe Bullgaria, me 5.4 milionë/t. Kurse, nga vendet e ish-Jugosllavisë, prinë Serbia me 563 403 ha, e pasuar nga Kroacia me 204 506 ha, të mbjellur me grurë.

Sipas Regjistrimit të Bujqësisë në Republikën e Kosovës, (RB) 2014, sipërfaqet e kultivuara me grurë, ishin 90 727.78 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që kanë kultivuar grurë ishte 74 532 ekonomi bujqësore, ose rreth 1.22 ha për ekonomi bujqësore.

Komuna me pjesëmarrjen më të lartë në kultivimin e grurit për nga sipërfaqja e kultivuar me grurë është Skenderaj, me sipërfaqe 6 936.96 ha, ndërsa komuna e Podujevës ka numrin më të madh të ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e grurit.

Prodhuesit më të mëdhenj të misrit, sipas FAOSTAT (2013) janë: ShBA me mbi 350 milionë/t;

Kina me mbi 217 milionë/t; Brazili me rreth 80 milionë/t; dhe Argjentina me mbi 32 milionë/t. Ndërsa, në vendet e BE-së (Eurostat, 2013) prodhuesit më të mëdhenj janë: Franca me mbi 15 milionë/t; Spanja dhe Rumania me mbi 11 milionë/t; dhe Hungaria me rreth 7 milionë/t.

Sipërfaqet me misër, në nivel vendi sipas RB 2014 ishin 35 038.22 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e misrit është 64 979. Mesatarja e sipërfaqes së kultivuar me misër për ekonomi bujqësore është 0.54 ha. Vetëm 15% e sipërfaqes së kultivuar me misër i përket klasës me mbi 5 ha, kurse 66% e sipërfaqes së kultivuar me misër i përket klasës nën 2 ha.

Sa i përket komunave, Podujeva ka numrin më të madh të ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e misrit, me gjithsej 5 237, ndërsa komuna e Lipjanit ka sipërfaqen më të madhe të kultivuar me misër, 2 222.40 ha.

Sa u përket bishtajoreve kokërr, kultura më e kultivuar është fasulja. Sipërfaqet e përgjithshme me fasule kokërr janë 3 958.55 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që kultivojnë fasule kokërr është 34 925.

Sipas komunave, Podujeva ka sipërfaqen (375.26 ha) më të madhe me fasule kokërr, krahasuar me komunat e tjera, në nivel vendi. Gjithashtu, kjo komunë ka edhe numrin më të madh të ekonomive bujqësore (3 951), që kultivojnë fasulen kokërr.

Sa u përket frytrrënjorëve, patatja është kultura kryesore frytrrënjoreve, që kultivohet në Kosovë. Sipas RB 2014, sipërfaqet e përgjithshme në nivel vendi me këtë kulturë janë 3 694.53 ha, të kultivuar nga 18 732 ekonomi bujqësore. Komuna, që ka sipërfaqen më të madhe të kultivuar me patate është komuna e Vushtrrisë, me sipërfaqe 1 327.84 ha.

Sa u përket bimëve foragjere, jonxha, tërfili, përzierja e barit, misri i gjelbër dhe kungulli foragjer janë kulturat më të kultivuara, si për nga sipërfaqja, ashtu edhe për nga numri i ekonomive bujqësore, që i kultivojnë këto kultura. Sipas Regjistrimit të Bujqësisë 2014, në Kosovë jonxha kultivohet në sipërfaqe prej rreth 15 010.77 ha, nga gjithsej 23 687 ekonomi bujqësore.

Komuna që dallohet për nga numri më i madh i ekonomive bujqësore dhe sipërfaqes me kultivim të jonxhës është Skenderaj me 2 419 ekonomi bujqësore dhe sipërfaqe 1 734.75 ha.

Sipas RB-së 2014, 34 827 ekonomi bujqësore merren me kultivimin e perimeve, në një sipërfaqe të përgjithshme prej 6 689.15 ha. Me perime është e mbjellë 3.7% e tokës së punueshme – arave (6 689 ha). Në mesin e perimeve, më shumë se 38% e tokës së mbjellë është me speca, kurse janë 30 533 ekonomi familjare, që e kultivojnë këtë kulturë në sipërfaqe të përgjithshme prej 2 553.01 ha.

Sipas komunave, dominimin si për nga numri i ekonomive bujqësore, që kanë kultivuar speca    (2 779 sosh), ashtu edhe për nga sipërfaqja kultivuese me këtë kulturë, 1 160.48 ha e ka komuna e Rahovecit./ Periskopi

 

 

 

 

 

shtepite ne podujeve

Jetojë me rrezik mbi kokë, familjet nga Podujeva kërkojnë drejtësi

Në kërkim të drejtësisë prej 12 vjetësh janë rreth 30 anëtarët e familjeve Sadiku të Podujevës. Atyre u janë vendosur telat e tensionit të lartë mbi shtëpi. Rreziku që u kanoset nga këta tela thonë se është i madh.

Periskopi.com Lajme

 

E madhe është edhe zhurma që krijojnë ata. Me stres e me nervozë në ankth thonë se po i plakin ditën e netët në rrugën “Dëshmorët” në verilindje të Podujevës.

Agim Sadiku thotë se e gjitha ka nisur më 2002 kur disa persona, që ai i identifikon si gjeodetë të Podujevës, kishin shkuar për t’i vendosur pikat se ku do të vendoseshin shtyllat e metalta të largpërçuesve. Ishin sjellë çuditshëm kur ishin pyetur se çfarë po bënin.

“Thanë ‘nuk po e dimë as ne’. Edhe mua nuk më ka lënë shumë përshtypje që po bajnë diçka. Më 2003 janë vendosur telat a pikat i kanë vendosur para një viti”, thotë Agim Sadiku.

Zyrtarja e komunikimit në KOSTT thotë se në bazë të dokumentacionit ekzistues të këtij projekti, përkatësisht procesverbalit të 21.08.2003 palët janë dakorduar që sipas vendimit mbi eksproprijimin nr.09.285/2003, pronari i paluajtshmërisë (shtëpisë) nëpër të cilën kalojnë telat, sipas legjislacionit, rregulloreve në fuqi, hapësira ajrore nëpër të cilën kalojnë telat nuk kompensohet. “Atëherë pala është dakorduar që të zhvillohen punimet dhe pronari ishte udhëzuar në kontest civil. Ndërsa për dëmin gjatë punimeve sipas Bordit të atëhershëm të KEK-ut palës i ishte ofruar kompensimi me vlerë prej 9600.00 €, të cilën pala nuk e kishte pranuar. Në vijim, pala ka ushtruar padi më 17.05.2004 ndaj të paditurës KK Podujevë, KEK-“Elektrobartja” dhe me precizimin e padisë në vitin 2015 si të paditurën e tretë KOSTT”.

Nga anën tjetër, Agim Sadiku, thotë se deri tashti nuk është bërë shpronësimi i kësaj prone

deminimi_forca_jone-_9-10-11-ii-650x358

Dy bomba të pa shpërthyera gjenden në Podujevë

Në rrugën “Bedri Bajrami”, në Podujevë, një person ka raportuar se ka gjetur dy granata dore pa siguresa.

Periskopi.com Lajme

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it Amerikan kanë tërhequr mjetet e dyshimta pa ndonjë incident

Kanabisi në Podujevë

Policia shkatërron një ‘mal’ me kanabis në Podujevë

900 bimë kanabisi janë gjetur në një plantacion në Podujevë.

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, në natën e 19 shtatorit ka arritur të lokalizojë vendin, bimë këto të cilat ishin afër procesit për tu korrur.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” shfaq vendin ku shihen bimët e kanabisit të cilat prekin rreth 4 metra ari, e ku gjatësia e tyre mbërrinte deri në dy metra.

Pas lokalizimit të vendit, policia vazhdoi me prerjen e 900 bimëve ku edhe me pas u shkatërruan të gjitha.

Nga bima kanabis sativa prodhohet substanca narkotike marihuanë.

Llogaritet që një bimë e tillë prodhon rreth gjysmë kilogrami lëndë narkotike, e cila në treg shitet në shuma deri në 1000 euro për kilogramë.