torcida

Torcida fton Plisat në Mitrovicë

Nis të ndihet “aroma” e derbit të madh të basketbollit kosovar ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet në fundjavën e ardhshme.

Periskopi.com Sporti

Kryetari i tifo-grupit Torcida, Genc Voca, ka ftuar Plisat që të jenë të pranishëm në “Minatori”.

“Ftoj tifozërinë prishtinase që të vijnë në ndeshjen që zhvillohet në Mitrovicë. Kjo ndeshje është derbi më i madh në Kosovë dhe edhe Plisat duhet ta përkrahin ekipin e tyre të zemrës. Ata janë të mirëseardhur sepse vërtetë që një kohë të gjatë nuk e kanë shijuar atmosferën në palestrën Minatori. Ju garantoj personalisht që ne do t’ua sigurojmë biletat”, deklaroi Voca për “GazetaOlle.com”.

Tani mbetet të shihet nëse Plisat do të vendosin të udhëtojnë në mënyrë të organizuar drejt Mitrovicës.