Ndodh edhe kjo: Kontrabanduesit shkarkojnë 2.5 tonë drogë para syve të pushuesve (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka shokuar pushuesit në një plazh në Spanjë, kur derisa po shijonin rrezet e diellit, një anije e mbushur me kanabis shfaqet para syve të tyre së bashku me një grup kontrabanduesish, të cilët e shkarkojnë në “destinacion” duke u sjellë normalisht thuajse nuk po ndodh asgjë e keqe.

Periskopi.com Lajme

Sipas policisë spanjolle, anija e mbushur me lëndë narkotike ishte nisur nga Maroku drejt bregdetit spanjoll, ku edhe planifikohej të shkarkohej malli i porositur, transmeton Telegrafi.

Por njëri prej pushuesve menjëherë kishte kapur kamerën për të filmuar momentin, kur kriminelët transportonin drogën nga anije në një veturë të tipit Land Rover.

Sipas rojeve bregdetare, bëhet fjalë për 2.5 ton kanabis që shkarkohet nga disa burra për 15 minuta, derisa e gjithë kjo ngjarje ndodh në prezencë të dhjetëra pushuesve në pikë të ditës.