Shkencëtarët: Procesi i plakjes mund të kthehet mbrapsht

Procesi i plakjes mund të kthehet mbrapsht dhe ky lajm vjen nga shkencëtarët. Ata kanë arritur të riprogramojnë qelizat e trupit të minjve duke përdorur një teknikë të re që i rinon ato.

Periskopi.com Uncategorized

Përpjekjet e mëparshme të kësaj natyre kanë çuar në qeliza të reja në dukje por minjtë kanë zhvilluar tumore dhe kanë ngordhur shumë shpejt.

Por shkencëtarët që kanë kryer kërkimin e fundit thonë se minjtë jetuan 30 % më gjatë dhe nuk u prekën nga kanceri.

Kjo teknikë ka pasur rezultate pozitive në qelizat e njeriut në laborator.

“Studimi tregon se procesi i plakjes nuk ecën vetëm në një drejtim. Për këtë arsye, me një moderim të kujdesshëm, plakja mund të kthehet mbrapsht”, thotë prof. Izpisua Belmonte, i cili ka kryer studimin.

Teknika përfshin kthimin e qelizave në qeliza bazë, të cilat më pas mund të kthehen në qeliza specifike. Studiuesit thonë se kur i nënshtrohen riprogramimit, qelizat bëhen më të reja, por ky fenomen nuk është testuar ende te kafshë të tjera apo te vetë njerëzit.

Krijimi i këtyre qelizave-bazë, të cilat mund të ndahen me ritme shumë të shpejta janë të rëndësishme për rritjen e embrioneve, por te të rriturit ky proces mund të rrisë rrezikun e kancerit.

Vdekja nga tumoret vjen pasi qelizat ndahen me shpejtësi të pakontrollueshme deri sa çojnë në mosfunksionimin e organeve.

Reklamë
Reklamë

Serbët po vdesin e nuk po shtohen

Serbia ka trend negativ të rritjes së popullsisë që nga viti 1992. Që atëherë, ajo ka humbur 600 mijë banorë, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

“Çdo vit Serbia humb nga një komunë me 35 mijë banorë”, citon gazeta e Beogradit “Politika” të ketë thënë udhëheqësja e Seksionit të Demografisë në Statistikat e Serbisë, Gordana Bjelobrk.

„Nëse vendos të lindë, mesatarja e lindjes te një grua është 1,4, e duhet të jetë 2,1, për t’u siguruar ripërtëritja e thjeshtë e popullsisë, që të jemi aq sa kam i qenë”, ka thënë ajo.

Zyrtarja serbe për demografi ka shtuar se edhe mosha mesatare në Serbi është gjithnjë e më e plakur. Pas tri vjetësh, ka thënë ajo, mosha mesatar e qytetarit në Serbi do të jetë 46 vjet.

Reklamë
Reklamë