Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Një person është plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 23:50, në nr e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për të shtëna me armë zjarri në zonën e njohur si Babrru.

Mësohet se shtetasi U. M., është plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë dhe ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.

Pas verifikimeve është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar i kësaj ngjarje dhe kapja e tij, L. K., 25 vjeç.

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta mes dy personave.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe gjetjen e armës së zjarrit.

Pamje nga vendi ku plagos një person në Prishtinë (Foto/Video)

Periskopi.com Lajme

Në orët e mbrëmjes së sotme ka ndodhur një incident me armë zjarri në Prishtinë ku është plagosur një person.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se personi i plagosur në këtë incident është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Në ora 17:44 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rr. Eqrem Çabej në Prishtinë ku është plagosur një person i cili është dërguar me QKUK për tretman mjekësor, bëhet fjalë për një mashkull T.J(1992)”,  ka thënë Ahmeti

Gazetari i Blicit ka shkuar në vendin ku ka ndodhur ky incident dhe raporton se policia kanë bllokuar një pjesë të rrugës derisa po i zhvillojnë hetimet rreth rastit.

Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimin e personave të dyshuar.

 

Plagoset me armë në Prishtinë një i mitur

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash ka ndodhur një plagosje në qendër të Prishtinës.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda policisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, është plagosur një i mitur i moshës 16-17 vjeçare.

“Ngjarja ka ndodhur para pak minutash. Është plagosur një i mitur në Lagjen Pejton”, tha ky burim.

Të shtëna me armë në Prishtinë në mes të ditës, një i plagosur (Foto)

Periskopi.com Uncategorized

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë gjatë një përleshje në mes disa personave në lagjen ‘Dardania’ të kryeqytetit.

Dëshmitarët thonë se  incidenti kishte filluar me përleshje verbale, dhe më pas është përdorur edhe armë dhe thika.

“Si pasojë e përleshjes një person, F. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Kosovës, ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, bën me dije Policia e Kosovës.

“Gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale, ku nga predhat e armës, janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhë incidenti”, thekson më tej PK.

Policia ka arritur të identifikoj dhe të shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar./ Periskopi

 

Shpërthim në Londër, dy të plagosur

Periskopi.com Lajme

Në lagjen Finsbari Park në veri të Londrës të mërkurën ka ardhur deri te një shpërthim, në të cilin janë lënduar dy persona, në mesin e të cilëve ishte një polic, ndërkohë që po bëhet evakuimi i njerëzve nga kjo lagje, transmetojnë mediat britanike.

Shërbimi i zjarrfikësve aktualisht po përpiqet të shuajë zjarrin që ka shpërthyer pas eksplodimit, shkruan gazeta britanike “Express”.

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në SHBA

Periskopi.com Lajme

Nga të shtëbnat me armë zjarri në një restoran dy persona janë vrarë dhe një grua është plagosur në qendër të qytetit Tucson në Arizona të SHBA-ve.

Incidenti ka ka ndodhur rreth orës 19:30, sipas orës lokale, pas një përleshje, rrethanat e së cilës ende nuk dihen.

Viktimat thuhet se kishin lidhje familjare, mirëpo sipas zëdhënësit të Departamentit, hetimi tashmë ka nisur.

Policia thotë se është shtënë nga një armë dhe se gruaja është qëlluar në këmbë dhe nuk ka marrë plagë të rënda.

Njeriu që plagosi Vllasin përmend edhe Isa Mustafën

Murat Jashari e ka pranuar se ka dashur ta vrasë Azem Vllasin, pasi atë e konsideron tradhtar, mirëpo në dëshminë e tij ai ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Periskopi.com Lajme

Jashari, që zyrtarisht është i dyshuari kryesor për plagosjen e Vllasit, ka thënë po ashtu se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon.

Ai ka thënë se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës.

Jashari ka deklaruar edhe se ky grup ka për qëllim vrasjen e atyre që i konsiderojnë tradhtarë.

Në mesin e tyre ai ka deklaruar se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës.

Murat Jashari i dyshuar për plagosjen e Azem Vllasit

Policia ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Periskopi.com Uncategorized

Burimet e Indeksonline kanë treguar se i dyshuar për këtë rast është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës.

I dyshuari Murat Jashari ndodhet në arrati ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.

Azem Vllasi është plagosur mëngjesin e sotëm afër banesës së tij në qendër të Prishtinës.

Ai aktualisht ndodhet i shtrirë në Klinikën e Traumatologjisë në QKUK me gjendje stabile.

Policia e Kosovës po e ruan me forcat e saj si jashtë ashtu edhe brenda Klinikës.

Plumbi nuk ka depërtuar thellë në trupin e Vllasit

Avokati Azem Vllasi mëngjesin e sotëm është plagosur me armë zjarri nga një person tashmë i njohur për organet e rendit.

Periskopi.com Lajme

 

Indeksonline mëson nga burimet brenda policisë së Vllasi është plagosur në krahun e majtë, por plumbi nuk ka depërtuar thellë brenda në trup, në pjesën e kraharorit.

Policia është afër zbardhjes në detaje të këtij rasti.

Derisa Policia e Kosovës ka identifikuar personin e dyshuar që ka plagosur avokatin Azem Vllasi.

I dyshuari menjëherë pas kryerjes së aktit kriminal ka ikur në drejtim të panjohur.

“Kemi informacione se kush mund të jetë i dyshuari i plagosjes. Policia me të gjitha njësitet e saj përkatëse është duke u marrë me këtë rast dhe po punohet drejt kapjes së të dyshuarit”, kanë thënë burimet e Indeksonline brenda policisë.

Gjermani: Përleshje masive mes shqiptarëve dhe gambezëve, plagosje dhe arrestime

Në kampin e azilkërkuesve Patrick-Henry-Village (PHV) në Heidelberg ndodhi një përleshje mes 50 burrave, të enjten rreth 12:00, shkruan rnz.de.

Periskopi.com Lajme

Nga përleshja mbetën të plagosur lehtë tre persona, ndërsa shkaku i saj duhet të ketë qenë shpërndarja jo e drejtë e racionit të ushqimit, përcjell botasot.info.

Dy punëtorët dhe një person i sigurimit tentuan ti ndajnë dy grupet – njëri shqiptar dhe tjetri gambian.

Nga përleshja mbetën të plagosur një 22 dhe 58 vjeçar nga Gambia dhe një 28 vjeçar, pa u specifikuar kombësia.

Të tre u dërguan në spital, për shkak të lëndimeve me sende të forta metalike në kokë.

12 forca policore ndërhynë për ti ndarë shqiptarët dhe gambezët, të cilët arritën të neutralizojnë shpejtë. Mes tjerash janë arrestuar edhe dy gambezë./Bota sot

Tentim grabitje në Drenas, plagoset një person (Foto)

Si pasojë e një tentim grabitje në qendrën Al Trade në Drenas është plagosur një person.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, raporton Periskopi.

Persona të armatosur kanë provuar të grabisin arkën e qendrës, kanë thënë dëshmitarët për Periskopin.

Plagoset me armë zjarri një 39 vjeçar

Një plagosje me armë zjarri është shënuar gjatë mesditës në Dibër. Nga të dhënat e para, albeu raporton se plagë ka marrë një 39 vjeçar, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Periskopi.com Lajme

39 vjeçari Adi Losha, është plagosur me armë zjarri në këmbë, dhe ngjarja ka ndodhur në fshatin Kacni.

Ai është përgjegjës i rojeve të sigurisë në HEC Selishtë. Ende nuk dihet dinamika e vërtetë e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

KMDLNJ dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në veri, ku pati të plagosur

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Qendra Rajonale në Mitrovicë, e ka dënuar rastin e sulmit më armë që ka ndodhur një ditë më parë në familjen e vëllezërve Emin, Esat dhe Ekrem Barani në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovcë, ku Ekremi ka marrë plagë në kokë.

Periskopi.com Lajme

“Dje, më 27.X.2016, rreth orë 14:00, në lagjen Kroi i Vitakut pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, banditë kriminelë çetnikë serbë shkrepën armë zjarri prej kah breshëri plumbash goditën disa shtëpi në lagjen Qendra 1 në Mitrovicë. Më këtë rast disa plumba qëlluan në ballkone, shtëpi dhe oborre të vëllezërve Emin, Esat dhe Ekrem Barani, një plumb e qëllon në kokë Ekrem (Halim) Barani (56 vjeç), baba i katër fëmijëve, i cili që i shtyrë të kërkoi ndihmën e mjekut, ndihmë kjo që iu dha në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës”, thuhet në kumtesën e KMDLNJ-së, përcjell ksp.

KMDLNJ kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës, policia e EULEX-it, karabinierët italianë, të cilët vazhdimisht kujdestarojnë matanë urës kryesore të lumit Ibër, përkatësisht shumë afër lagjes, prej nga erdhën plumbat dhe nga paqeruajtësit, të cilët janë të thirrur për siguri të qytetarëve, që sa më parë t’i kapin akterët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’iu jepet dënimi i merituar.

“Duhet të ceket se jo rrallë në pjesën e okupuar të Mitrovicës, natën ditën dhe në çdo kohë dëgjohen të shtëna nga armë të ndryshme automatike dhe jo rrallë plumbat godasin çatitë e shtëpive të lagjeve Ilirida, Qendra 1 etj.”, thekson KMDLNJ.

Plagosja e sotme e 15 vjeçarit ka lidhje me të shtënat në Beer Fest

Plagosja e sotme e një 15 vjeçi në Prishinë sipas policisë është e lidhur me të shtënat në “Beer Fest” në fund të korrikut.

Periskopi.com Lajme

Sot në Rrugën “Nazim Gafurri” të Prishtinës u plagos një 15 vjeç, ndërsa policia këtë plagosje e lidh me të shtënat gjatë “BeerFestit” po në Prishtinë më 29 korrik, pas një mosmarrëveshjeje mes disa të miturve.

“Personat e përfshirë në incidentin e sotëm janë po të njëjtit persona të cilët kanë qenë pjesë e incidentit në ‘BeerFest’,” tha zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.

Policia sot arriti ta kapë të dyshuarin për plagosjen e 15 vjeçit në Prishtinë.

Pas të shtënave që ndodhën derisa po zhvillohej “BeerFest-i” në Sheshin “Zahir Pajaziti” më 29 korrik, të pranishmit në festën e birrës filluan të largohen në panik nga të gjitha drejtimet e mundshme, ndërsa 42 persona u lënduan.

I dyshuari për këto të shtëna u arrestua nga policia më 19 gusht, ndërsa atij më pas iu caktua paraburgimi.