ARCHIV - SYMBOLBILD - Sch¸ler der neunten Klasse malen in einem Gymnasium in Straubing (Niederbayern) das Wort ´PISAª auf eine Tafel (Archivfoto vom 23.06.2010). Foto: Armin Weigel/dpa (zu dpa-Jahresr¸ckblick vom 13.12.2013) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Rezultatet e PISA-s për Kosovën tronditin, por nuk çuditin

Pavarësisht deklaratave të ashpra dhe denoncimeve në opinionin publik kosovar pas rezultateve të testit të PISA-s, ku Kosova u zhyt në fund të renditjes botërore, pakkush shprehet i befasuar nga rezultati, ndërsa kontestime nuk ka.

Periskopi.com Lajme

Ekspertë të fushës së arsimit në Kosovë vlerësojnë se rezultatet e marra nga vlerësimi i PISA-s janë alarmuese dhe përgjegjësia duhet të kërkohet tek institucionet dhe shoqëria përderisa Ministria e Arsimit hedh fajin në qeverisjet e kaluara.

Megjithatë, as ata e as zyrtarë të qeverisë së Kosovës nuk janë shprehur të çuditur nga zhytja e Kosovës në fund të renditjes botërore të cilësisë së arsimit, por ekziston një pajtim se duhen marrë masa.

Në testin e fundit të publikuar të PISA-s, Kosova u rendit e fundit në Ballkan, e fundit në Evropë dhe në vendin e tretë nga fundi mes 72 vendeve që morën pjesë në nivel botëror, në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), në kuadër të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).

Eksperti i Arsimit, Jusuf Thaçi, tha për Gazetën Jeta në Kosovë, se përgjegjësia për këtë gjendje në arsim është e të gjithë zyrtarëve të kësaj fushe që nga paslufta e deri më sot.

“Këto rezultate nuk duhen asesi të lidhen me një institucion apo individ, këto janë rezultat i komplet punës në sistemin e arsimit që nga paslufta deri më sot, që i bie se të gjithë janë fajtorë për këtë gjendje, të gjithë ministrat e deritanishëm, qeveritë e deritanishme, gjithë mësimdhënësit e drejtorët e shkollave pa përjashtim”, tha Thaçi.

Ai theksoi duhej që diçka e tillë të shërbente si një kambanë alarmi.

Me publikimin e rezultateve të PISA-s, doli që Kosova radhitet në vendet e fundit sa i përket aftësisë së nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë.

Sipas këtyre rezultateve nxënësit 15-vjeçarë të testuar në Kosovë, në masë të madhe nuk kanë arritur nivelet minimale as në lexim.

Megjithatë, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ky rezultat është konsideruar si reflektim i punës së ministrive të kaluara e që do të arrijë të përmirësohet në tre vitet e ardhshme nga udhëheqësia aktuale e MASHT-it.

Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, tha se në deri në kohën kur do të bëhet testimi i ardhëm PISA në vitin 2018, Kosova do të arrijë nivelet e vendeve të BE-së sa i përket këtyre rezultateve.

“Kjo situatë reflekton gjendjen 2010, 2014, periudhën para ardhjes time si ministër dhe jam i sigurt se vlerësimi PISA 2018 do ta rangojë Kosovën jo vetëm në nivelin e njëjtë me rajonin por edhe në nivel të Bashkimit Europian”, tha Bajrami.

E kjo deklaratë e ministrit, sipas Thaçit, jo vetëm nuk duhet marrë seriozisht, por madje është përfaqësuese e të njëjtës mendësi që ka kontribuuar në situatën e sotme të arsimit në Kosovë.

“Pikërisht kjo mendësi me bo shaka me arsimin na ka sjellë në këtë gjendje ku jemi sepse thuhet se do t’i përmirësojmë rezultatet, do t’i arrijmë rezultatet e vendeve të zhvilluara brenda tri vitesh, është më shumë se shaka nga ana e institucioneve”, tha Thaçi.

Sipas Dugagjin Popovcit, Drejtor i Qendrës Kosovare për Arsim (KEC) këto rezultate, përveçse reflektojnë gjendjen e sistemit arsimor ato tregojnë edhe gjendjen ekonomike si rrjedhojë.

“Ne duhet ta kuptojmë dhe të këndellemi se arsimi është vërtet prioritet, sepse arsimi sot është faktikisht ekonomia nesër dhe nuk është e thënë gjithnjë se Kosova duhet të jetë e fundit në Evropë, në arsim në ekonomi edhe në demokraci e fundit, dhe në të gjitha fushat e fundit”, tha Popovci.

Sipas tij, gjendja është brengosëse dhe do duhej të perceptohej si e tillë edhe në shoqëri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se rezultatet e PISA-s duheshin marrë me “seriozitetin më të madh… tash urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë”.

Megjithatë, pavarësisht tronditjes së shkaktuar, sipas Jusuf Thaçit, rezultatet nuk duhet të çuditin askënd. “Rezultatet e PISA-s kanë treguar gjendjen që ne veç e kemi ditur por nuk kemi dashur të pranojmë ose nuk kemi pasur një rezultat ndërkombëtar që të na e konfirmojë sistemin e dërmuar të arsimit në Kosovë”, tha ai.

Vetë ministri i Arsimit, duke vendosur përgjegjësinë ekskluzivisht mbi paraardhësit e tij, i kishte ulur pritshmëritë për rezultatet ende të papublikuara, duke thënë “pritjet tona për vlerësimin PISA, janë reale pra nuk presim rezultate të mira”.

Të dhënat e detajuara të PISA-s për Kosovën

Kosova është radhitur si e treta nga fundi, prej 72 vendeve që kanë marrë pjesë vullnetarisht në testimin e PISA-s.

Pas Kosovës në këto rezultate janë vetëm Algjeria dhe Republika Dominikane.

Sa i përket krahasimit me vendet e Ballkanit, Kosova është e fundit në të tre fushat kyçe të PISA-s që janë leximi, matematika dhe shkenca.

Rezultatet e PISA-s renditen në 6 nivele nga 300 si minimali deri në 600, ndërsa mesatarja e OBEZH-it është 500.

Arritjet e përgjithshme të Kosovës në këto nivele sillen rreth 350.

77 përqind e nxënësve të testuar kosovarë nuk arrijnë aftësitë minimale të leximit që do të thotë se ata nuk e njohin idenë kryesore në një tekst dhe nuk mund të bëjnë interpretimin e domethënies brenda një pjese të kufizuar të testit.

Krahasuar me Slloveninë, si vendi me rezultatet më të mira në Ballkan, nxënësit që e kanë këtë nivel janë më pak se 20 përqind.

Në shkencë rezultatet janë pak më të mira por ende nën nivelin e shteteve të OBEZH dhe atyre ballkanike.

68 përqind e nxënësve në fushën e shkencës janë nën nivelin minimal për të cilën prapë ekziston mospërputhje e madhe ndërmjet Sllovenisë, si vendi me rezultatet më të mira në Ballkan.

Në matematikë, nxënësit nën aftësitë minimale janë 78 përqind e atyre që u janë nënshtruar testimit.

Sipas rezultateve të këtij viti, vendet në krye të renditjes së PISA-s janë Japonia, Koreja dhe Holanda.

Me rastin e prezantimeve të këtyre rezultateve, Dagmar Fuchs-Schmitz, udhëheqëse e programit “Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor” nga GIZ, bëri thirrje për kujdes të shtuar.

“Në mënyrë që të mbahet zhvillimi shoqëror, ekonomik, kulturor dhe politik i secilit vend ju duhet edukimi, që të zhvillohet ekonomia. Kjo do të thotë se edukimi është vital për riprodhimin e shoqërisë. Nuk është diçka që është mirë ta keni, është diçka që duhet ta keni”, tha Fuchs-Schmitz.

Në vitin 1989, regjimi serb i udhëhequr nga Slobodan Millosheviq i dha fund autonomisë së Kosovës brenda ish-Jugosllavisë, me ç’rast Kosova humbi të drejtat legjislative dhe sovranitetin mbi çështje lokale siç është edhe arsimi.

Në vitin 1991, nxënësit dhe studentët shqiptarë nuk u lejuan të arsimohen në shkolla, gjimnaze dhe universitete duke paralizuar arsimin e shumicës shqiptare në Kosovë.

Mbi 100 mijë nxënës në atë kohë u zhvendosën në mënyrë të përhershme në 3,200 shtëpi private, garazhe dhe bodrume që u kthyen në shkolla të improvizuara.

Qeveria

Një ditë pa rezultateve të PISA’s, Qeveria e Kosovës miratoi Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur mbledhjen e 119 të rregullt, në të cilën ka miratuar ndër të tjera Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021.

Periskopi.com Lajme

Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës. Me këtë Projektligj mundësohet krijimi, mbledhja si dhe shkëmbimi i informacioneve të centralizuara me vendet tjera sipas praktikave të Bashkimit Evropian. Bëhet përcaktimi i qartë i përgjegjësive të strukturave qeverisëse të Kosovës si dhe i kompetencave për krijimin, grumbullimin dhe shkëmbimin e informacioneve gjeohapësinore në Republikën e Kosovës.

U aprovua edhe Projektligji për Ndërmjetësim, i cili rregullon parimet dhe procedurën e ndërmjetësimit, kushtet dhe regjistrimin e ndërmjetësuesit, të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe ndërmjetësuesit, njohjen e ndërmjetësuesit të huaj si dhe dispozitat ndëshkimore.

Edhe vendimi për t’i rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës autorizimin e ministrit të Financave për nënshkrimin e “Marrëveshjes për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunimin Financiar” ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë, mori aprovimin e kabinetit qeveritar.

Qeveria e Kosovës miratoi, po ashtu, vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës Lidhëse me Rrugën Nacionale N9 Prishtinë-Pejë, zona Kadastrale Kijevë, Komuna e Malishevës.

Aprovimin e Qeverisë e mori edhe nisma për negocimin e “Marrëveshjes për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe Kapitalin” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut. Kjo marrëveshje synon eliminimin e tatimit të dyfishtë për të njëjtën kompani ose të njëjtin person fizik për të ardhurat e njëjta në këto dy shtete si dhe unifikimin e bazës tatimore kur është fjala për aktivitetet biznesore ndërkombëtare.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës, ndau mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve për shërim. Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi tha se Zyra e Kryeministrit ka marrë një kërkesë nga deputeti Bardhyl Meta, i cili është për shërim jashtë vendit, në Gjermani dhe i cili ka nevojë për mbulimin e shpenzimeve në shumën prej 34 mijë e 204 euro. Në koordinim të plotë edhe me Kryeministrin dhe me ministrin e Financave jemi pajtuar që të ndajmë këtë pjesë.

Kryeministri Mustafa lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve financiare tha se vetëm t’ju informoj se për deputetin Meta, Ministria e Shëndetësisë, e ka ndarë një shumë. Ai ju ka nënshtruar një operacioni, duhen edhe mjete tjera për arsye se ato nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe për këtë arsye ne tani e kemi marrë kërkesën meqenëse është fjala për një deputet që ta japim edhe kontributin tonë si Qeveri.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë mbledhjes e ka vlerësuar si shumë të arsyeshme që në këtë mbledhje ishte vënë për miratim Plani Strategjik i Zhvillimit të Arsimit, një ditë pas vlerësimit ndërkombëtar PISA, i cili ka nxjerrë rezultate jo të kënaqshme për sistemin arsimor.

“Tani po shihet se vlerësimet tona në fillim të mandatit që niveli i cilësisë në arsim nuk është në nivel të dëshiruar, kanë qenë të sakta dhe ne ende pa dalë ky vlerësim, që ka ndodhur në muajin prill 2015, kemi miratuar shtatë shtyllat preventive, të cilat do të ndërtojnë një politikë kombëtare për përmirësimin e sistemit arsimor.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Sigurimin e Cilësisë, kurse në ndërkohë është përfunduar procesi i rishikimit të pilotimit të kurrikulave dhe kurrikula do të jetë në nivel kombëtar. Poashtu ka përfunduar procesi i rishikimit të teksteve shkollore. Është aprovuar Korniza Kombëtare e Zhvillimit Profesional të Trajnimit dhe Ndërtimit të Karrierës së Mësimdhënësve. Është miratuar legjislacioni i nevojshëm dhe sot po e diskutojmë një dokument shumë të rëndësishëm, të cilin unë do ta prezantoj. Mendoj se vlerësimi i PISA-s është momenti i fundit i një vetëdijesimi të përgjithshëm shtetëror, shoqëror dhe kombëtar për trajtimin e arsimit si prioritet kryesor kombëtar, sepse duke e trajtuar arsimin si prioritet numër një në nivel kombëtar, ne do të sigurojmë zhvillim ekonomik, do të mundësojmë punësim, mirëqenie dhe do të mundësojmë shërbime të mira publike, për çfarë edhe jemi të obliguar. Andaj, me këtë rast, bëj apel të përgjithshëm shoqëror, për të gjithë faktorët relevantë që edukimi dhe arsimi të trajtohen si prioritet kryesor kombëtar edhe në politikat e buxhetit, edhe në ato investive, sepse vlerësoj se në periudhën pas pavarësisë, ndërtimi i një sistemi cilësor të edukimit, është një nga prioritetet kombëtare që duhet të fokusojë të gjitha institucionet”, tha ministri Bajrami.

Më tej, ministri Bajrami, ka bërë arsyetimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Arsimit për periudhën 2017-2021.

“Ky Plan Strategjik është dokumenti bazë për zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë për periudhën 2017-2021. Qëllimi i këtij plani është të përcaktojë kahet e zhvillimit të sistemit të arsimit për periudhën 2017-2021, në mënyrë që arsimi të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Si i tillë, Plani Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë, është në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe përfshinë:

  • Masat që kanë të bëjnë me rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në edukimin parashkollor,
  • Rritjen e kualifikimit dhe përgatitjen e mësimdhënësve, përmirësimin e relevancës dhe ofrimit të shkollimit për kërkesat e tregut të punës si dhe
  • Formimit të mekanizmave të llogaridhënies përmes vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, inspektimit të teksteve të jashtme

Janë tri shtyllat kryesore të këtij plani:

  • Gjithpërfshirja
  • Cilësia dhe
  • Llogaridhënia

Në fushën e gjithpërfshirjes janë arritur sukseset e pamohueshme. Kosova mund të krahasohet me secilin vend në rajon, madje edhe me shumë vende të zhvilluara evropiane në aspektin e fëmijëve dhe të rinjve në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Megjithatë, gjatë pesë viteve të ardhshme, ky plan parasheh masat për të përmirësuar përfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor, pasi që kjo periudhë jetësore është shumë e rëndësishme për zhvillimin e personalitetit.

Ne kemi obligim të ndikojmë për një sistem arsimor që ofron cilësi, sepse duam që Kosova të jetë një shoqëri, e cila zhvillimin e vetëm e bazon në dije, ndërsa qytetarët e saj të posedojnë njohuri dhe shkathtësi që e bëjnë të pabesueshëm në vend ashtu edhe jashtë vendit. Përmes cilësisë ne e zhvillojmë ekonominë tonë, krijojmë vende pune, në përgjithësi bëhemi konkurrentë në rajon dhe në botën globale. Prandaj, Plani parasheh zbatimin e kurrikulës, të bazuar në kompetenca, të pajisë shkollat me teknologji të informacionit dhe përmirëson cilësinë e teksteve arsimore mbi të gjitha përmirëson cilësinë e mësimdhënies në të gjitha nivelet e sistemit arsimor. Ndërkaq, në arsimin e lartë, bën fuqizimin  e mekanizmave të cilësisë, duke i zbatuar me përpikëri kriteret dhe procedurat e akreditimit dhe duke i ndihmuar institucionet e arsimit të lartë që t’i përmbushin standardet e cilësisë.

Shtylla e tretë është më e rëndësishme dhe nënkupton funksionin e llogaridhënies, që është parakusht për mirëfunksionimin e sistemit të arsimit. Përderisa, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është përgjegjëse për ndërtimin e politikave, kurrikulave, inspektimit dhe në përgjithësi në krijimin e kushteve optimale për punën në shkollë, komunat janë përgjegjëse për perfomancën e shkollave, ndërkaq, shkollat dhe personeli i saj janë përgjegjëse para komunitetit për suksesin e fëmijëve. Prandaj, ky plan, parasheh që bashkë me komunat të ndërtojmë një sistem, i cili ofron llogaridhënie funksionale në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit, duke përfshirë përmirësimin e menaxhimit të shkollës, funksionalizimin e sistemit për licencimin e mësimdhënësve, vlerësimin e performancës së shkollave, si dhe rritjen e besueshmërisë së testeve kombëtare, që kanë të bëjnë me vlerësimin e njohurive, shkathtësive të nxënësve.

Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë është rezultat i punës ekipore dhe pjesëmarrjes së gjerë të të gjitha palëve me interes, si autoriteteve lokale, institucioneve arsimore, partnerëve zhvillimorë, organizatave të shoqërisë civile dhe shumë faktorëve tjerë relevantë.

Vlerësimi i kostos së Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë, është rezultat i një procesi të gjerë të konsultimeve brenda institucioneve të Kosovës, por edhe me partnerët zhvillimorë dhe me shoqërinë civile.

Me këtë rast, janë marrë parasysh nevojat e vendit për zhvillimin e mëtejmë të sistemit arsimor, të siguroj nga fakti që Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Janë marrë parasysh edhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2017-2019, si dhe gatishmëria dhe planet e donatorëve për të mbështetur arsimin në Kosovë.

Prandaj, sigurimi i fondeve për zbatimin e PSA-së, nënkupton një rishikim të mundësive buxhetore të Qeverisë dhe konsultimeve plotësuese me donatorët dhe komunat, të cilat mendohet që mund të sigurojnë edhe pjesë të fondeve.

Duke qenë një nga dokumentet më të rëndësishme pas Planit Strategjik Zhvillimor, kërkoj që ky plan të miratohet dhe nga miratimi i këtij plani pastaj Ministria e Arsimit të ndërtojë të gjitha politikat publike adekuate, në mënyrë që vlerësimi i ardhshëm PISA, i cili do të reflektojë punën e këtij mandati qeveritar të del shumë më i suksesshëm. Mendoj që ky vlerësim ka ardhur në kohën e duhur, pas një situate më shumë se dy dekada ku s’kemi pasur vlerësime të jashtme kredibile.

Është me rëndësi që rezultati është real, është me rëndësi që Qeveria po e merr me shumë seriozitet, sepse në ditët kur ne po e miratojmë Planin Strategjik të Zhvillimit të Arsimit, po e trasojmë edhe rrugën që vërtet të kemi përmirësime në sistemin arsimor dhe të zëmë hapin me rajonin dhe me shtetet tjera në vlerësime që do të pasojnë në vitin 2018, e sidomos në vitin 2021, ku do të shihet efekti i politikave që kemi ndërtuar gjatë këtij mandati qeveritar”, tha ministri Bajrami.

Ministri Avdullah Hoti duke e përgëzuar Ministrinë e Arsimit dhe ministrin Bajrami për përgatitjen e këtij plani strategjik, ka theksuar që deri në rishikimin e buxhetit në qershor të vitit të ardhshëm, të organizohet një konferencë e donatorëve, në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm, për të parë kontributin e secilit prej donatorëve në mbështetjen e komponentëve të ndryshme të këtij Plani.

Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast ka thënë se tashmë ka një vlerësim që është bërë nga PISA lidhur me arsimin në Kosovë, i cili tregon se duhet të bëhet shumë më shumë në këtë fushë.

“Kemi tani këtë plan strategjik dhe unë pajtohem që t’i mobilizojmë të gjitha fondet dhe të gjitha mundësitë e kësaj pjese që është pjesë materiale që të mos mungojë. Por, pastaj duhet të shohim edhe ndërhyrjet që duhet t’i bëjmë pjesës programore me pjesën profesionale që e mbajnë këtë proces mësimor, sepse domosdoshmërisht duhet të krijojmë të gjitha kushtet për të pas rezultate më të mira”, tha kryeministri Mustafa.

 

Qeveria e miratoi edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ku palë kontraktuese janë vendet e Vishegradit, Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia.

Fondi i Ballkanit Perëndimor ka për qëllim që të promovoj zhvillimin dhe bashkëpunimin në mes të shteteve të Vishegradit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, forcimin e lidhjeve bilaterale në mes të këtyre vendeve, mbështetjen e integrimit në Bashkim Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe prezantimin e përbashkët të palëve nënshkruese në vendet e treta. Pjesë e këtij vendimi ishte edhe ndarja e mjeteve financiare në vlerë prej 30 mijë eurosh të cilat i paguan MPJ për të përmbushur nga ana e shtetit kontributin financiar për pjesën operacionale të vitit 2016 me Fondin e Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë mbledhjes, ka folur për rishpërndarjen e mjeteve që po teprojnë të cilat nuk mund të shpenzohen nëpër ministritë përkatëse dhe nëpër komuna.

“I kemi disa nevoja shumë të mëdha veçmas te veteranët dhe disa shpenzime që në disa pagesa që duhet t’i bëjmë, do të thotë edhe ministrive që u kemi marrë mjete gjatë rishikimit të buxhetit duhet t’i kthejmë te disa pagesa.

Unë kisha lutur ministrat përkatëse që të bëni përpjekje maksimale dhe të vlerësoni se sa mjete do të shpenzoni gjatë këtij viti, në mënyrë që mjetet të cilat nuk mund t’i shpenzoni t’i rishpërndajmë për këto nevoja, që janë nevoja themelore. Unë jam për atë që ne të bëjmë përpjekje që deri të premten ta bëjmë këtë dhe të premten ta mbajmë edhe një mbledhje të Qeverisë në mënyrë që të krijojmë kushte që edhe disa komuna që kanë pagesa dhe disa detyrime tjera që i kemi t’i kryejmë. Çështja e dytë ka të bëjë me Buxhetin për vitin 2017. Ne e kemi aprovuar në Qeveri por po ashtu të bëjmë edhe njëherë përpjekje që çka kemi për ndarjen e barabartë të buxhetit ose për ministritë dhe komunat të bëhen përpjekje maksimale që edhe ajo të arrihet, në mënyrë që buxheti të shkoj. Është mirë që e ka kaluar Komisionin Parlamentar, por unë konsideroj që asnjë arsye nuk e kemi që të mos kemi krejtësisht një trajtim të barabartë për gjitha nevojat që ne vlerësojmë dhe t’i ndihmojmë edhe Komisionit Parlamentar edhe Kuvendit që ai të kaloj sa më shpejtë”, tha kryeministri Mustafa./ Periskopi

PISA

Donatorët kërkojnë debat në Kuvend lidhje me rezultatet e PISA në Kosovë, kritikojnë MASHT-in

Rezultatet e publikuara dje të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) treguan se nga 72 vendet pjesëmarrëse Kosova radhitet ndër tre vendet më të dobëta.

Periskopi.com Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë / PPBE, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, Ambasada e Zvicrës dhe World Learning në Kosovë lëshojnë deklaratën e mëposhtme, përcjell Periskopi :

Përderisa ne e vlerësojmë pjesëmarrjen e Kosovës në PISA dhe të tjera vlerësime ndërkombëtare, rezultatet e kësaj përpjekjeje të parë janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze. Këto rezultate të PISA tregojnë performancën e nxënësve të shkollave të mesme në të gjithë Kosovën. Këto janë një tregues i rëndësishëm i efektivitetit të sistemit të detyrueshëm të arsimit bazik dhe një parashikues i besueshëm i edukimit të ardhshëm. Duke pasur parasysh këto rezultate të dobëta, duhet të ndërmirren veprime të forta, të menjëhershme dhe të përbashkëta.

Reformat në arsim duhet të miratohen pa vonesa të mëtejshme, duke përmirësuar në këtë mënyrë  transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha nivelet. Korrupsioni dhe nepotizmi nuk kanë vend në sistemin dhe institucionet e arsimit dhe duhet të ndërmirren veprime për të siguruar këtë. Korrupsioni duhet të eliminohet dhe përpjekjet kundër nepotizmit duhet të mbështeten. Koordinimi dhe komunikimi brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duhet të ridefinohen për të mundësuar bashkëpunim efektiv dhe efikas.

Strategjia e re e Kosovës mbi arsimin tregon fushat prioritare dhe ofron një kornizë për gjallërimin e reformës së arsimit. Kurrikula e re me fokus në mësimdhënie dhe të nxënit të bazuar në kompetenca ofron një plan shumë të fortë për të zhvendosur fokusin e sistemit arsimor nga përvetësimi i pastër i njohurive tek kompetencat që nxënësit e shekullit 21 kanë nevojë. Të gjitha parakushtet për një zbatim të suksesshëm kombëtar të kësaj reforme, të tilla si tekste shkollore të reja, trajnime të mësimdhënësve dhe udhëzues dhe materiale të mëtejshme duhet të ofrohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhepse arsimi është një detyrë shoqërore dhe të gjitha palët e interesuara duhet të kontribuojnë, është përgjegjësi e veçantë e Qeverisë së Kosovës për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë qasje të barabartë në arsim të cilësisë së lartë. Një shumë e mjeteve tashmë janë investuar në arsim por rezultatet kanë qenë të kufizuara. Për këtë qëllim, investimet në cilësinë e arsimit në Kosovë duhet të rriten ndërkohë që përdorimi efektiv i burimeve në dispozicion duhet të sigurohet.

Si përfaqësues të komunitetit të donatorëve që mbështesin zhvillimin e Kosovës, ne presim që MASHT-i të sigurojë një diskutim të gjerë të rezultateve të PISA në qeveri dhe në parlament. Këto rezultate të PISA mund të shërbejnë si një hap tutje për sistemin arsimor të Kosovës: Arsimi duhet të bëhet prioritet ndërpartiak kombëtar në mënyrë që të sigurojë punën e duhur të nxënësve të Kosovës në një treg konkurrues të punës.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në PISA dhe rezultatet e publikuara sot japin përgjigje mbi kompetencat e nxënësve të moshës 15 vjeçare, e ngjashme me një pikë referimi të besuar dhe të respektuar ndërkombëtar.”/ Periskopi

isa-mustafaaaaa

Mustafa: Vlerësimi i “PISA”-s do të na mobilizojë

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se vlerësimi nga testi “PISA” do t’i mobilizojë ata, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

“Duhet të krijojmë gjithsesi mundësi që të kemi rezultate më të mira në vitet që vijnë”, ka thënë ai

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur ndryshe si “PISA”, ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 70 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

Në këtë test u matën njohuritë e nxënësve në fushën e leximit, matematikës dhe shkencës.

ujkani

Ujkani probleme me klubin e tij

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani vazhdon të ketë probleme me klubin e tij, Pisa.

Periskopi.com Sporti

Klubi italian nuk po ua paguan me rregull pagat futbollistëve.

Prandaj, këta të fundit kanë vendosur të hedhin në gjyq klubin për këtë arsye.

Futbollistët e kësaj skuadre, nëpërmjet një kërkese të përbashkët, i janë drejtuar gjykatës sportive në Federatën Italiane dhe asaj civile, duke kërkuar të drejtën e tyre për rrogat. Sipas mediave italiane, futbollistët në fjalë i kanë lënë klubit afat deri në datën 16 tetor për të shlyer detyrimet e prapambetura, në të kundërt do të kërkonin nga organet përkatëse shlyerjen e detyrimeve nëpërmjet sekuestrimit të pronave të klubit.

Njëkohësisht, pas kësaj date, nëse nuk do t’u paguhen detyrimet, për Pizën fillojnë penalizimet me pikë, ndërsa lojtarët janë të lirë të kërkojnë sistemim në klube të tjera. Mes futbollistëve që kanë nënshkruar këtë kërkesë të përbashkët janë edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Edgar Çani, si dhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani. /Periskopi.com

????????????????????????????????????

Kapiteni i Kosovës nuk paguhet nga skuadra e tij në Itali

Periskopi.com Sporti

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës i cili aktivizohet te skuadra italiane Pisa, Samir Ujkani, nuk është duke marrë pagën e tij te ky klub.

Problemet financiare të klubit në fjalë kanë prekuar edhe lojtarët, të cilëve po u vonohen pagat e tyre mujore.

Pisa garon në Serie B. /Periskopi.com