aubameyang

Aubameyang dridhë Dortmundin

Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund në verën e ardhshme.

Periskopi.com Sporti

Kështu të paktën shkruan tabloidi britanik ‘Daily Mirror’.

Ylli nga Gaboni ka kaluar disa sezone fantastike te skuadra verdhezi dhe interesimi i klubeve të mëdha për të nuk mungon.

Manchester City, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Chelsea interesohen për të.

Kohë më parë, Aubameyang ka shprehur hapur dëshirën për të kaluar te Real Madridi. /Periskopi.com

aubameyang

Aubameyang bisedime me klubin e njohur anglez

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang ka mbajtur bisedime me Manchester Cityn në verën e fundit.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti nga Gaboni ka shkëlqyer me verdhezinjtë në sezonet e fundit, ndërsa edhe në këtë sezon duket në formë shumë të lartë.

Ndërsa ai konfirmon se babai i tij zhvilloi bisedime me ‘qytetarët’ për transferimin e tij të mundshëm në Etihad Stadium, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Është e vërtetë, ka pasur kontakt me Manchester Cityn”, deklaroi Aubameyang.

“Babai im zhvilloi bisedime me klubin, por në fund nuk kishte asgjë konkrete”, shtoi ai. /Periskopi.com

aubameyang

Ky klub i madh ofroi 60 milionë euro për Aubameyang

Arsenali ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro në afatin kalimtar të verës për sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti nga Gaboni ka shprehur disa herë dëshirën për të luajtur për Real Madridin, mirëpo klubi spanjoll nuk ka paraqitur ndonjëherë ofertë zyrtare për të.

Në anën tjetër, drejtuesit e klubit verdhezi nuk janë të gatshëm ta shesin sulmuesin në fjalë për një shifër më të vogël se 100 milionë euro.

“Nëse do të vinte ndonjë ofertë prej 100 ose 120 milionë euro, atëherë ne do ta shqyrtonim atë ofertë”, ka thënë shefi i klubit të Dortmundit, Hans-Joachim Watzke. /Periskopi.com