Gjilanasja që luan në pianot e kohës së Moxartit, por preferon Filarmoninë e Kosovës (Foto)

Është vetëm 20 vjeçare por tashmë është shumë e njohur në Gjermani. Fatjona Maliqi nga Gjilani ka zënë vend kyç në koncerte të mëdha.

Periskopi.com Lajme

 

Është studente e profesorit Heribert Koch në Fakultetin e Muzikës në Münster, raporton Periskopi

Artistët atje tashmë të gjithë e njohin. Mediat nuk ndalën së shkruari për të.

Ka marr pjesë në koncerte me orkestra të ndryshme, koncerte solistike, mësuese dhe shumë e rëndësishme, ajo ka bërë prezantimin duke luajtur në piano si dhe duke shpjeguar për profesorët në Çeki si dhe për profesorët në Fakultetin e Muzikës në Köln të Gjermanisë, krejt këto bashkë më profesorin e saj të lartëpërmendur, që është president i organizatës Evropiane të profesorëve të pianos në Gjermani (EPTA Europian Piano Teachers Association) në kuadër të EPTA-s.

Koncertin e saj të fundit për nga rëndësia e kishte në ënëtor, ku të gjithë raportuan se si arrit të ngritë gjithë sallën në këmbë dhe duartrokitje, megjithëse ajo po e bënte koncert-provë.

Ka një gjë interesante te ajo. Ka mundësi të luaj në gjithë skenat, por dëshira e saj është të jetë pjesë e Filarmonisë së Kosovës.

“Në Münster është koleksioni i pianove speciale që nga koha e Moxartit dhe është një koleksion që në asnjë vend të Evropës nuk ke, aty jam e privilegjuar të luaj me to. Por, dëshira ime është që në të ardhmen të luaj solo koncert ose soliste me orkestrën e Filarmonisë së Kosovës”, thotë ajo për Periskopi

Ajo luan në koncert klase dhe çdo herë me program të ri.

Fatjona ka shumë koncerte, madje një kohë mbante nga dy në ditë.

Qysh e vogël e pëlqente muzikën, por për shumë vite hapat i mori në Kosovë, në Gjilan.

Njeri nga çmimet më të rëndësishëm është fituesja e çmimit Grand Prix -Pianisti i ri 2013, ku në juri ishte profesori Heribert Koch i cili tani është profesori i saj dhe e përkrahë dhe i ndihmon vazhdimisht./ Periskopi

 

100 vjeçari pianisti më i mirë në botë

Periskopi.com Lajme