coutinho

U mendua se Coutinho mund ta humbiste sezonin, por ky është një superlajm

Dëmtimi i Felipe Cutinhos nuk aq i rëndë sa u mendua fillimisht. Sulmuesi brazilian që pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes kundër Sunderland, nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Periskopi.com Sporti

Lajmet që vijnë nga infermieria limitojnë dëmet pasi lojtari kryesor i sulmit të “The Reds” do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 6 javë, çka do të thotë se Coutinho do të jetë gati për të zbritur në fushën e lojës në mesin e muajit janar.

Objektivi i Coutinhos është rikthimi për transfertën e “Old Trafford” ndaj Manchester United, por ai do të jetë mungesa e madhe në sfidat derbi kundër Evertonit dhe Manchester City.

coutinho

Tronditëse, kështu duket këmba e lënduar e Coutinhos (Foto)

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho pësoi një dëmtim para pak minutash në ndeshjen kundër Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Braziliani u detyrua të largohej nga loja menjëherë.

Nëpër media po qarkullon një foto ku shihet këmba e dëmtuar e 24-vjeçarit, e cila ka shumë gjasa të jetë thyer. /Periskopi.com

coutinho1

coutinho

Tronditet Liverpool, i lëndohet ylli kryesor

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka pësuar një dëmtim në sfidën që ‘reds’ po e zhvillojnë ndaj Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Braziliani u përplas me një lojtar të skuadrës mysafire.

24-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha, ndërsa në vend të tij hyri Divock Origi.

Nga ajo që u pa, Coutinho mund të ketë pësuar një dëmtim shumë të rëndë, i cili mund ta mbajë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. /Periskopi.com

neymar-coutinho1

Neymar dhe Coutinho ishin shokë edhe në fëmijëri (Foto)

Njëri yll i Barcelonës dhe tjetri i Liverpoolit. Neymar dhe Philippe Coutinho ishin shokë edhe në fëmijëri.

Periskopi.com Sporti

Dy brazilianët raportohet se mbajnë ende kontakte të shumta mes vete.

Madje, kohëve të fundit Coutinho është duke u përfolur për një kalim të mundshëm te katalunasit.

Është raportuar se Neymar mund ta bindë Coutinhon t’i bashkohet te skuadra nga Camp Nou.

neymar-coutinho

/Periskopi.com

suarez-coutinho

Pse u takua Coutinho me Suarezin?

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka zbuluar arsyen e takimit me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.

Periskopi.com Sporti

Dyshja në fjalë ishin bashkëlojtarë deri para dy vjetësh e gjysmë te skuadra nga Anfield Road, ndërsa braziliani është duke u përfolur për një kalim të mundshëm te Barcelona.

Madje, dyshja në fjalë janë takuar, mirëpo Coutinho mohon që kjo të ketë të bëjë me mundësinë e transferimit të tij në Camp Nou.

“Ai është një shok i mirë i imi, shok shumë i afërt. Por, të jem i sinqertë kjo ndodhi për shkak se tre shokë më kërkuan bileta për të shikuar ndeshjen. Unë e takova atë, e përqafova dhe ai e pa vajzën time. Ai kishte mundësinë të më vizitonte më herët, kështu që edhe kësaj radhe mbajtëm një takim të shkurtër familjar”, deklaroi Coutinho.

“Ai është shumë i lumtur. Ai ka pasion të madh për futbollin dhe ndjek Liverpoolin nga distanca, ai është shumë i lumtur dhe na ndjek prej atje në secilën ndeshje”, shtoi ai. /Periskopi.com

messi-neymar

Neymar sjell yllin e Premier Ligës te Barcelona?

Ylli i Barcelonës, Neymar duket se ka marrë një rol jashtë fushës.

Periskopi.com Sporti

Braziliani po përpiqet të bind yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, që t’i bashkohet klubit nga Camp Nou, shkruan Mundo Deportivo.

Kohëve të fundit është raportuar shumë se 24-vjeçari i ‘the reds’ dëshiron kalimin te kampioni i Spanjës, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga ai.

Megjithatë, miqësia në mes Neymar dhe Coutinho mund të rezultojë me kalimin e këtij të fundit te gjigandi katalunas. /Periskopi.com

coutinho1

Coutinho zgjedh skuadrën e re

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho dëshiron të transferohet te Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka raportuar tabloidi britanike ‘The Sun’, ku shkruan se braziliani e dëshiron largimin nga Anfield Road.

Ish-anëtari i Interit ka qenë shumë herë i përfolur për një kalim në Camp Nou, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. /Periskopi.com

coutinho-firminho

Ylli i Liverpoolit largohet vetëm për Barcelonën

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho është i gatshëm të largohet nga Anfield Road vetëm në një rast.

Periskopi.com Sporti

Nëse kampioni i La Ligas, Barcelona dërgon ofertë në drejtim të ‘reds’, atëherë braziliani do të ishte i interesuar të kalonte në Camp Nou, shkruan e përditshmja katalane Sport.

Përndryshe, ai nuk do të shqyrtojë mundësinë e largimit nga 18 herë kampioni i Anglisë. /Periskopi.com

coutinho-firminho

Ylli i Liverpool mund të luajë te Reali ose Barcelona

Ish-kapiteni i Liverpool, Phil Thompson beson se mesfushori Philippe Coutinho ka cilësitë për të luajtur për Real Madridin ose Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Braziliani ka qenë në formë mjaft të mirë në sezonet e fundit.

“Ai mund të luajë dhe ju mund ta shihni atë si të përshtatshëm për skuadrën e Barcelonës apo Real Madridit”, deklaroi Thompson.

“Unë jam serioz, ai ka shumë aftësi dhe teknikë të madhe”. /Periskopi.com

2FB0141F00000578-0-Cristiano_Ronaldo_has_said_that_he_does_not_expect_to_remain_in_-a-31_1451953551282

Ronaldo: Dua ta shoh këtë yll te Reali

Cristiano Ronaldo dëshiron ta shohë te Real Madrid yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit ka shkëlqyer te të kuqtë që prej kalimit te kjo skuadër në vitin 2013.

“Do të doja ta shihja Philippe Coutinhon te Real Madrid”, deklaroi Ronaldo. /Periskopi.com

coutinho-firminho

Liverpool s’e shet Coutinhon për asnjë çmim

Liverpooli nuk është i gatshëm të heq dorë nga shërbimet e mesfushorit Philippe Coutinho.

Periskopi.com Sporti

Braziliani ka kaluar sezone fantastike te skuadra nga Anfield Road.

Dhe kjo ka bërë që për të të shfaqin interesim klube të njohura europiane, në mesin e të cilave bënë pjesë edhe Paris Saint-Germain.

Mirëpo, Daily Star raporton se drejtuesit e të kuqve nuk janë të gatshëm ta shesin atë për asnjë çmim. /Periskopi.com