coutinho

Ja sa do të mungojë Coutinho

Mesfushori sulmues i Liverpoolit, Philippe Coutinho, nuk do të luajë për gjashtë javë.

Periskopi.com Sporti

Ai është lënduar në ndeshjen e fundit që skuadra e tij e fitoi kundër Sunderland 2-0.

Coutinho pritet të mungojë kundër Bournemouthit, West Hamit, Middlesbroughit, Evertonit, Stoke Cityt, Manchester Cityt dhe Sunderlandit.

Sigurisht se do të jetë një mungesë e madhe për skuadren e gjermanit, ku tashmë skuadrat e Premier Ligës futen në muajn më kritik të sezonit, atë të dhjetorit. /Periskopi/

coutinho-una-las-figuras-seleccion-brasilena-1479240823351

Xavi: Coutinho është më i miri në Evropë

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar se mesfushori brazilian Philipe Coutinho do të adaptohej shumë lehtë në Nou Camp.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Liverpool në këtë sezon ëshë në kulmin e karrierës së tij duke u bërë lojtari kyç i Jurggen Kloppit në Anfield.

Së fundmi janë shtuar zërat për një transferimi të tij në skuadrën katalunase.

”Coutinho është një futbollist, i cili është i veqantë dhe me ardhjen e Klopp, ai ka kaluar në tjetër nivel. Nuk ka mesfushor në formë më të mirë se ai në Evropë”.

”Ai gjithnjë i ka treguar cilësitë e tij, por tani forma e tij është konstante. Mendoj që Coutinho do ta përmirësonte Barçën dhe t’i përshtatej filozofisë së klubit”, theksoi Xavi. /Periskopi.com/

gabi-gol

‘Nuk gabojmë me Gabigol siç gabuam me Coutinhon’

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausillo ka folur për situatën e talentit brazilian, Gabigol.

Periskopi.com Sporti

Gabigol u transferua nga Santos me bujë tek neroazzurët, por që ende nuk ka arritur të tregoj më të miren nga vetja. Braziliani që nga transferimi i tij në Seria A ka zhvilluar vetëm 13 minuta në fanelën e Interit.

“Gabigol? Ai është shumë i qetë, është pjesë grupit të lojtarëve të rëndësishëm. Është i ri, ka nevoje vetëm për eksperiencë. Në të kaluarën na ka ndodhur e njëjta gjë me Coutinhon, por të gjithë e dimë se si kanë shkuar gjërat, tani ai është një fenomen. Huazimi nuk vlen tani për atë, por do të presim vendimin e trajnerit”.

“Icardi? Është njeriu më i qetë që e kam njohur në botën e futbollit. Si të gjithë te rinjtë ai mund të bën gabime, por gjërat janë pozitive”, ka thënë Ausilio. /Periskopi.com

lfv watford

Liverpool 2-0 ndaj Watford (Video)

Skuadra e Liverpool është në epërsi prej dy golavë ndaj Watford.

Periskopi.com Sporti

Goli e shënoi Saido Mane pas harkimit të Coutinhos nga korneri në minutën e 26′. Ndërsa golin e dytë e realizoj ai që asistojë pas një solo aksioni të tij në minutën e 30′ /Periskopi.com

coutinho

Moura për Coutinho ?

Paris-Saint-Germain raportohet se dëshiron Coutinho dhe janë të gatshëm të ofrojnë Lucas Moura plus para.

Periskopi.com Sporti

Thuhet se kampionët françez do të përdorin 24- vjeçarin këmbë shpejtin si  pjesë e marrveshjës me Liverpool për brazilianin , Philipe Coutinho.

Anësori Moura ka  dështuar  të lë gjurmë në këtë sezon duke e humbur vendin në formacion me ardhjen e Unay Emery në klubin parisen.

Sipas  Le 10 Sport , Liverpool ka refuzuar ofertën e parë prej 22 milionësh të Psg , por klubi françez do të rrisë ofertën plus Lucas Moura .