635905405115520101m

Philip Morris lanson llojin e ri të cigareve, më pak të dëmshme

Periskopi.com Lajme

Philip Morris ka lansuar një lloj të ri të duhanit në Britaninë e Madhe, që është më pak i dëmshëm, transmeton Klan Kosova.

Produkti i ashtuquajtur IQOS e nxeh duhanin në vend se ta djegë atë.

Prodhuesi gjigant ka deklaruar që kjo nënkupton që duhanpirësit do të marrin që njëjtën sasi të nikotinës, mirëpo rreth 90% më pak të toksineve që vijnë me duhanin.

Ndër të tjera është thënë që pas disa testimeve, ky lloj i produktit e ka impaktin e njëjtë si lënia e duhanit.

Philip Morris International (PMI), ka shpenzuar rreth 3 miliardë dollarë në krijimin e kësaj cigareje zëvendësuese.

Drejtori Ekzekutiv i PMI, Andre Calantzopoulos, ka deklaruar që dëshiron të bashkëpunoj me qeveritë në mënyrë që gradualisht të largojnë nga tregu cigaret tradicionale.