Petrit Zogaj

Zogaj thotë e familja Dehari duhet çlirohet nga pengmarrja e Vetëvendosjes

Opinionisti Petrit Zogaj, ka thënë se e kupton dhimbjen e madhe të familjes Dehari, pas vdekjes së mistershme të të birit Astritit në burgun e Prizrenit, por se do të donte që ajo të mos rrethohej nga zyrtarët e Vetëvendosjes në secilën paraqitje publike.

Periskopi.com Lajme

“Rasti Astrit Dehari është rasti më i rëndë në vitet e fundit. Por unë nuk do të doja që familjarët e Astritit të ishin të rrethuar nga zyrtarë të Vetëvendosjes. Që të hiqet ideja se fëmiu biologjik është më pak i rëndësishëm se ai ideologjik dhe politik. Do të doja që ata të çliroheshin nga kjo pengmarrje që u ka bërë Vetëvendosja. Nuk besoj që një nënë dhe baba ndihet mirë me ata njerëz përreth dhe sigurisht janë nën presionin e partisë”.

Petrit Zogaj

Petrit Zogaj i godet kritikuesit për debatin me Edi Ramën

Pas debatit të zhvilluar ditën e enjte në Klan Kosova ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe analistëve politik, ku u zhvillua një debat i gjerë në rrjetet sociale se kush e fitoi debatin, ka reaguar edhe analisti politik, Petrit Zogaj.

Periskopi.com Lajme

Ai në një shënim në Facebook ka goditur të gjithë kritikuesit që u bënë opinionistëve nga Kosova, duke e postuar një thënje: “Turma është një kope e bindur që nuk mund të jetojë kurrë pa zotëri”.

Në debatin e shumëpërfolur me Edi Ramën ishin 6 opinionistë nga Kosova, ku pos Petrit Zogajt ishin edhe: Dardan Gashi, Ilir Mirena, Dastid Pallaska, Astrit Gashi e Krenar Gashi.

 

Petrit Zogaj

Zogaj thotë se Hashim Thaçi kërkoi falje për viktimat, Serbia jo

Analisti Petrit Zogaj ka shprehur qëndrimin e tij për deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të bëra në Serbi.

Periskopi.com Lajme

“Ne kemi kërkuar falje në cilësinë e Thaçit i cili ka shkuar në disa lokalitete ku ka viktima të popullsisë serbe por kjo nuk ja mohon faktin që ka shku dhe ka kërkuar falje”, ka thënë Zogaj.

“Ka kërkuar dënime të krimeve dhe asnjë lider serb nuk e ka bërë një gjë të tillë. Për Ramën është dashur të jetë e pranueshme si deklaratë me përmend një gjë të tillë në Beograd. Duhet me ja bë të çartë Ramës që Serbia është e pa-gatshme që të kërkojë falje”, tha ai.

Zogaj tha se cilido veprim i Edi Ramës që tenton me anashkalu shtetin e Kosovës, është antishqiptarizmi më i madh.