mourinho3

Mourinho kërkoi dy futbollistë të Arsenalit në këmbim të Cech

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho nuk dëshironte të shiste portierin Petr Cech, kur dyshja në fjalë ishin pjesë e Chelseat.

Daily Star raporton se portugezi kishte kërkuar Theo Walcott ose Alex Oxlade-Chamberlain në këmbim të portierit çek.

Por, ‘topçinjtë’ kishin arritur marrëveshje me klubin nga Stamford Bridge për shifrën e 10 milionë funteve në verën e kaluar për transferimin e Cech. /Periskopi.com

cech

Cech: Duam titullin e Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Portieri i Arsenalit, Petr Cech ka shprehur hapur dëshirën për të fituar titullin kampion të Premier Ligës në këtë sezon.

‘Topçinjtë’ regjistruan sot fitoren e parë në këtë edicion ndaj Watfordit me rezultat 1:3 si mysafir.

“Ne duam të fitojmë titullin dhe nuk e fshehim këtë. Ne do të bëjmë më të mirën”, deklaroi Cech.

“Ka 35 ndeshje më shumë për t’u luajtur dhe ne do të luftojmë për të fituar çdo ndeshje”. /Periskopi.com