Peticion në ShBA, kërkohet arrestimi i Soros, vendimin në dorë të Trumpit

Një peticion i Shtëpisë së Bardhë është krijuar për të lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për George Soros.

Periskopi.com Lajme

Peticioni u krijua disa javë më parë dhe tashmë ka marrë mbi 5,500 nënshkrime.

Raportohet se duhen 100,000 nënshkrime për të marrë një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë. Lajmi vijon më poshtë ↓

Sipas peticionit:

George Soros është një kërcënim për botën e lirë dhe pengon për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. Ai është fajtor për krimet e mëposhtme:

Mbështetje financiare në qytet kryesore amerikane që kanë çuar në miliona dollarë dëmtim të pronave, si dhe humbjen të jetës.

Përpjekje për të manipuluar zgjedhjet demokratike duke dhuruar miliona dollarë për kandidatët e tij të preferuar.

Kërkon të kufizojë sovranitetin amerikan.

Është një manipulator i monedhës. Soros ka nisur një krizë financiare britanike, duke detyruar zhvlerësimin e monedhës dhe duke fituar një fitim miliarda dollarësh.

18 mijë nënshkrime në peticionin “Drejtësi për Astritin”, mblidhen edhe nesër

Organizatorët e peticionit që thërret për “Drejtësi për Astritin”, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet edhe nesër, në pikat qendrore në Prishtinë, si dhe në tri qytete të tjera.

Periskopi.com Lajme

Për katër ditë, janë mbledhur rreth 18 mijë nënshkrime.

Pas përfundimit të protestës #DrejtësiPërAstritin, shoqëria civile bëri thirrje për nënshkrimin e peticionit që ishte përgatitur mbi këto pika: Lajmi vijon më poshtë ↓

  1. Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë
  2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.
  3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.
  4. Kryesia e Kuvendit të Kosovës në bazë të Nenit 38, paragrafit 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, të thërras mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

“Aktivistët e shoqërisë civile do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, më datë 28 nëntor, me mbledhjen e nënshkrimeve në disa pika në Prishtinë: Sheshi Skënderbeu, Sheshi Zahir Pajaziti, Sheshi Nënë Tereza, Para Pallatit të Rinisë, përball Rektoratit dhe te Lesna.

Po ashtu nënshkrime do të mblidhen edhe në Gjakovë: te Parku i Qytetit, Sheshi Nënë Tereza dhe Qarshi të Vogël, nga ora 10:00; në Podujevë: Sheshi i qytetit, nga ora 10:00; në Ferizaj: në qendër tek Posta dhe tek në nënkalimi, nga ora 10:00.

Astrit Dehari vdiq në ditën e 5 nëntorit kohë sa po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Raporti i autopsisë ka gjetur se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia e shkaktuar nga vet 26 vjeçari, por familja Dehari e lëvizja Vetëvendosje pjesë e të cilës ishte ai nuk po e pranojnë këtë version.

Për 2 ditë mbi 7 mijë nënshkrime në peticionin për Astrit Deharin!

Brenda dy dite janë mbledhur më shumë se 7 mijë nënshkrime në një peticion qytetar të organizuar nga shoqëria civile, në të cilin kërkohet seancë e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Besa Luzha, anëtare e shoqërisë civile, bëri me dije për “Gazeta Blic” se vetëm gjatë ditës së sotme janë mbledhur mbi 4 mijë nënshkrime.

“Sot saktësisht 4572 kurse dje kanë qenë rreth 3000 nënshrkime”, tha Luzha. Lajmi vijon më poshtë ↓

Më tej, ajo tha se nga dita e nesërme, peticioni me qytetarë do të zhvendoset edhe në komuna tjera të vendit.

“Nesër fillon nënshkrimi edhe në Komunat e tjera si Podujevë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë”, tha Luzha e që më pas shtoi se “kemi presion edhe nga diaspora edhe ata po duan të nënshkruajnë. Po mendojmë t’ua dërgojmë edhe atyre qoftë edhe simbolikisht sado pak të kenë mundësi të shprehin pakënaqësitë”, është shprehur ajo.

Peticioni i nisur ditën e djeshme, sipas kësaj anëtareje të shoqërisë civile do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji.

“Do të vazhdojmë deri në fund të muajit nëntor fillimisht e pastaj shohim”, ka thënë ajo.

Shoqëria civile përmes këtij peticioni po mundohet t’iu bëjë presion institucioneve të vendin në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

Ky peticion ka nisur 18 ditë pas vdekjes së Astrit Deharit, anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.